Kulturë
Përparim Hysi: Takim me një të vdekur?!!!
E marte, 24.01.2023, 06:00 PM
Takim
me një të vdekur?!!!
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Kur
vdiq ai, unë isha në mërgim. Sa e mora
vesh, u ndjeva keq. Qe krejt befas vdekja e tij: nuk kish as moshën (sa kish
hyrë në të shtatëdhjetat) dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Ndjeva dhimbje si
për një mik të mirë e të dashur dhe,
përmjet telefonit, ngushëllova të shoqen. Sa bëra këtë detyrim të gjallësh për
ata që ikin nga kjo botë, zura dhe hamendësova për vdekjen. Ku nuk e çoja
mendjen , se kohën e kisha me tepricë. Më vinin parasyshë raste të ndryshme
vdekjesh, si: vdekje për arsye moshe, të
parakohshme, vdekje aksidentale dhe, ca më keq:vdekje nga vrasje. Ndonjëherë,
kur përsiatja për vdekjet, edhe vija buzën në gaz. E di që, sa të lexoni, do hidheni përpjetë. Dhe do
shtoni:-Si është e mundur? Nuk jam as cinik dhe as i ftohtë për çdo vdekje.
Përkundrazi, e vuaj emocionalisht një vdekje, aq më shumë, kur ndahem me një
mik apo një të afërm. Megjithatë, unë kam jetuar "ca llojvdekjesh",
për të cilat do t'ju flas dhe provoni:do qeshni apo jo?
* *
*
Në
lagjen tonë kish vdekur Koli, një i moshuar. Gruaja e xha Taqos, i thotë të
shoqit:-Dëgjo, po shkoj andej nga Vara(ishte e shoqja e Kolit), se ka vdekur
Koli.
Xha
Taqoja, pasi mbuloi kokën me jorgan, bërtiti:-Mos shko! Unë po vdes vet!!!
I
shkreti xha Taqo, sa merrte vesh që vdiste dikush, mbulohej me jorgan, skur
kështu mund t' i fshihej vdekjes.
Këtë
dialog të Taqos me të shoqen, e dëgjon i biri,
që thotë:-Epo mirë bëri që vdiq Koli, se i ka kaluar të shtatëdhjetat.
-
Po unë jam 80-të, -ulëriti Taqoja nën jorgan.
Një
rast tjetër, si më të freskët.
Doktori,
nga më të mirët që kishim në qytetin tonë,
pothuaj se qe bërë mik me një pacient që hynte e dilte nga spitali.
Unë,
si doktorin ashtu dhe pacientin, i kisha miq.Miku im ishte boshnjak dhe lexuesi
të më falë që do t'i përshtatem pak të folmes së tij. Sapo kish dalë nga
spitali dhe unë i shkova pëpr vizitë.
-
Eh, Bacë, çfarë të tha doktori?
-Më
ka pvet:-Sa vjeçët i ke?
Veta
i kam thanë:- Jam 80-vjeç!
Dhe
AJ(nënkupto)doktori:- Shiqo, - më ka thanë, - 80 vjete e ke sëmundjen mbi
shpinë. 50-vjet ke kanë i ri dhe e ke vnu sëmundjen mbi shpinë. Hiç nuk ke dit
a ka sëmundje në dynja. Mandejna, kini ndërrue"konak". Sëmundja të ka
marrë mbi shpinë e po të mban kaliboç. Ka tridhjetë vjet kjo"lojë"
mes jush dhe, vallah, sëmundja asht
"lodh" dhe por tutem se po të
shlonë. Miku im, pas kësaj diagnoze, ndërroi jetë. Sëmundja e"shloi".
* *
*
Por
le të kthehemi atje, në atë takimin me mikun tim që ndërroi jetë, kur isha në
mërgim. Nuk e di, por një natë m'u rrëfye si i gjallë. Ballë për ballë me mua
dhe, ndërsa po afrohej, u alarmova. E
dija mirë që kish vdekur dhe unë nuk jam nga ata që të besoj se mund të
ringjallet një i vdekur. Ai vazhdonte drejt meje.Pra, qenka ringjallur, se nuk
ka se si të ndodhë ndryshe që vë buzën
në gaz, siç ndodhë me dy miq që takohen pas një kohe të gjatë. Pata vërtet
frikë dhe dorën nuk ia zgjata (epo as unë nuk i shpëtoja dot paragjykimit:ti i
gjallë dhe të bësh "toka"me një të vdekur!!!). Të mundon një
pragjykim tronditës: si një mister që fsheh, domosdoshërisht diçka të ligë e me
pasoja. Malli vërtet më kish marrë, por e"mistershmja" e vuri poshtë
mallin. M'u bë sikur mbi zemër kisha një shuk me dëborë dhe, sado që dorën nuk ia
zgjata, ashtu, me gjysmëzëri, i thashë:
-Ti
je?
-Unë!
-Pse?-pyeti.Kaq
kam ndryshuar unë.
As
që guxoja ta shihja në sy, por ashtu si"pulë e lagur", i them:
-Jo.Jo,
po për ku je nisur?
-Në
shtëpi do vete, ku tjetër? Më këputi malli për nipin.
Unë
u përlota se pashë lotët që i vareshin:rrëshajë. Sa po matesha që të fshija
lotët, kur dëgjoj Brahushin, një të njohur
të përbashkët dhe Brahushi qe gjallë dhe i drejtohet këtij të vdekurit:
-
More ti qenke gjallë dhe unë për tri ditë e mbylla dyqanin dhe humba një thes
me para! Pale, paske ardhur dhe shkoqesh
me muhabet?!
Tani
zura të dridhesha unë, se u bëmë dy që po shihnim një të vdekur, të gjallë!!!
Po si do vejë më tej një takim i tillë?
Por
i vdekuri ia priti Brahushit:
-Ore,
prapë nuk i kini lënë sherret ju, të
gjallët? Unë kam tri vjet atje dhe, ndër ne, nuk ndodh kurrë që të ketë sherre
e shamatara. As edhe një herë.Kurse ju me sherre ju lashë dhe me shherre ju
gjeta. Më mirë po kthehem andej nga erdha, se sherret më kanë ardhur mu në majë
të hundës.Këto"sherre" më dërguan më shpejt në tjetrën botë.
Si
tha kështu, iku dhe humbi mjegullash. Më nuk e pashë. Tek më doli gjumi, zura
të shkund kokën.Sidoqoftë, qendrova më gjatë në krevat dhe, si për të
përmbledhur veten, thashë:
-Aq
sa ëndërr e çartur që qe, aq la dhe një mesazh të madh.Si mesazh i
të"vdekurve" për ne të"gjallët":
-Vallë,
a do t'i lëmë ndonjëherë sherret, ne, të gjallët?!!!
Tiranë, 17 janar
2023