E merkure, 08.02.2023, 10:04 AM (GMT)

Faleminderit

Nue Oroshi: Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare

E shtune, 21.01.2023, 07:56 PM


Presidenti Dr. Ibrahim Rugova i takon plejadës së politikanëve me rrënjë nga familjet e nacionalizmës shqiptare

Nga Nue Oroshi

Dardania jonë për një kohë të gjatë e ka pasur një fatkeqësi të madhe për faktin se në krye të saj për shumë dekada kanë udhëhequr me politikën politikanët komunist që kanë qenë të orientuar në vijën politike Beograd – Stamboll - Moskë. Fati e deshti që ky orientim politik të nderprehët pas ardhjes në krye të LDK-së dr.Ibrahim Rugova. Edhe pse mbrenda LDK-së në këtë periudhë kohore ishin të përzier shumë politikanë me orientime të ndryshme ideologjike por që vendimët i merrte dr.Ibrahim Rugova vet.

Presidenti Rugova e dinte më mirë se çdo kush tjetër se si është të jesh viktimë e komunizmit pasi që disa muaj pas lindjes kriminelët komunistë i vranë babain dhe xhaxhain. Ai gjatë udhëheqjës politike e orientoi Dardaninë në vijën politike Berlin-Bruksel-Washington duke u larguar nga vija politike Beograd – Stamboll - Moskë.Për lirinë e Dardanisë kanë dhënë kontribut shumë personalitete por dy personalitete kanë mbetur të shënuar në historinë e Dardanisë.

Presidenti Rugova si politikan,diplomat e vizionar dhe Adem Jashari si komandant legjendar.Të tjerët kanë dhënë kontributin e tyre kush më shumë e kush me pak për lirinë e Kosovës, e cila pa nderhyrjen e Forcave të Natos do ta kishte të veshtirë që të lirohet nga pushtuesi i egër serb.Sot në shtatëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së Presidentit dr.Rugova politikës së Dardanisë i ka humbur rruga në oborr.Ata ende nuk e kanë të qartë se largimi nga vija politike Berlin – Bruksel - Washington është një vetvrasje politike për Dardaninë.Meqë ka 32 vite që jam aktiv në aktivitetët kombëtare dhe politike,disa herë e takova edhe personalisht gjatë aktiviteteve kombëtare.Ai kishte një vizion të qartë Pavarsinë e Kosovës.

Në këtë rast dua të theksoj fjalët e të ndjerit juristit Nexhat Shatri i cili kishte punuar disa vite në Presidencë.Ai kishte percjellë disa president por thoshte se ma këmbëngulësi në qëndrimet e tij për Pavarsinë e Kosovës ishte presidenti Rugova. Dhe nuk është e rastësishme që herë pas here delegacionet e huaja kur dilnin nga Presidenca ishin skuqur se nuk ju kishte ecur mendimi i tyre. Përkundër kësaj Evropa dhe Amerika e ka dashur Presidentin Rugova për dy arsye.

E para se vizioni i tij politik ka qenë në orientimin e vijës politike Washngton –Bruksel - Berlin dhe e dyta se asnjëherë nuk ka bërë kompromis me lindjën dhe e ka luftuar depërtimin e politikës karpatiano-aziatike. Sot fatkeqësisht politikanët tanë  në trojet etnike  shqiptare janë në një mjegullnajë politike që po shiten shumë lirë siç është rasti me Edi Ramën i cili komplet është orientuarë në vijën politike Beograd - Stamboll - Moskë.

Presidenti Rugova shpeshherë është sulmuar nga ata politikanë që kanë qenë të orientuar në vijën politike Beograd – Stamboll - Moskë. Porë ai asnjëherë nuk është marrë me të tillët por ka shikuar përpara. Kur ka qenë rasti i unitetit Presidenti Rugova i ka mbledhur të gjitha partitë shqiptare dhe nuk i ka shikuar ndasitë politike. Presidenti Rugova e ka studiuar dhe dashur Pjetër Bogdanin, pasi që Pjetër Bogdani në vitin 1689 së bashku me Pikolominin gjeneralin austriak e ka udhëhequr luftën kundër Perandorisë Osmane. "E sot n´hall me rrnu e n´gjygj me vdekë". Sot është ngulur ´këmbëkryq politika serbo - turko - ruse në trojet shqiptare. Pa dalje në skenën politike të një besëlidhje shqiptare Kastriotase  kjo mjegullë dhe ky orientim politik do të vazhdoj edhe më tutje.Presidenti Rugova asnjëherë nuk e ka përjashtuar edhe rrugën e bashkimit kombëtar por shpesh e ka thënë se kjo i takon brezit të ri.Te hysh në politikë për përfitime financiare dhe të hysh në politikë për arritjen e qëllimit të idealizmës shqiptare janë dy botëra dhe një mur i madh që i ndanë. Pra,Presidenti Rugova i takon plejadës së politikanëve shqiptarë që në politikë ka hyrë për realizimin e idealeve kombëtare, Pavarsisë së Dardanisë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora