E shtune, 20.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Mendime

Artan Lleshi Gjomarkaj: Mirdita asht rrezja e lirisë dhe qytetërimit!

E diele, 28.05.2023, 07:50 PM


Mirdita asht rrezja e lirisë dhe qytetërimit!

Nga Artan Lleshi Gjomarkaj, Mirditë

I Dashur e i shtrejti Komb.

Të dashtuna gërma të njoma të Abetares; Fort e çmuara rrudhë e shpirtit mbi troje, i dashtun flamur, e shtrejta Liri!

Sivjet, ndër sofrat e votrat e Mirditës gjeti besë kujtesa e zanafillës, gjet kuptim rrugtimi i njiqind viteve, qyshkur Shqipria formoj shtet e ligj dhe Mirdita nuk provoj e lire ta gzonte dritën e diellit prej shtypjes.

Do të ishte vjeti 1416 kur lindi ky emër nën hije të nji tube lisash e do të trashëgohej me nder nga të zgjuar e të fortë trima. Katër shekuj pas mbretnimit të Mbretit Gjon, Kalanë e Rozafës e zaptuen deri në kthim të Lleshit të Zi nga Janina e kater shekuj pas amshimit te Kryetrimit Gjergj, nji njolle ruse përlau ballkanin e pushkatoj ndër djepa ma të qeshunit fëmijë, katër stinët e nji viti i bani sllavi dimën për Mirditën në të dyzetën vjet të shekullit të ri e të katër Vilajetet ranë nën poshtrimin e Partisë se Punës së cilës Mirdita i rezistoj  ma shum se çdo tempull. U vranë nga katër trupa për çdo zarm e u burgosën nga katër femijë për çdo kullë por edhe Liria paska katër duar., nji palë duar të vetes e nji palë duar të vetë Zotit.

Ky vend ka vuajtun e asht shplakue.Pushka e pabesë  më 1919 i mori Mirditës princin ma të rrall të saj Preng Bib Dodën e Mirdita ra në ditë të zezë por nuk u dorëzue.Misionin kapidanor të Preng Pashës si nje vazhdimësi e Kapidan Gjon Markut dhe Bib Dodës do ta vazhdonin Kapidan Marka Gjoni si kapidan i Mirditës dhe i biri i të vellate, kapidan Preng Llesh Gjoni si deputet i Mirditës deri sa dera e Gjomarkut te zgjonte nga djepat dritat e shpresës së Mirditës kapidanat Mark e Llesh Gjomarkaj.

Ata u zgjuen por u vranë.Kulshedra ruse ju zu pritë viganëve të Mirditës duke vra e pre kapidane e luftetar, meshtarë e abatë dhe e coptoj Mirditën ne katër shtate të përgjakuna për ta nënshtrue e për ta mbushun me burgje komuniste e giotina, për ti heq pasuni, fe e besim ne Zot, për ti heq pronë e atë pak pasuni çdo votre e për ti marre nderin, pyjet, nentokën e artë Mirditës se gjashteqind vjetëve Mirditë.

Sivjet asht zgjue Mirdita prej shtratit te plagëve të shum koheve mbi Mirditë.

Ajo hapi sytë, foli e i tha ''Jo,, Partisë së Punës, Nji ditë pas festes së Shën Llezhdrit, më 14 Maj Mirdita belbëzoj për së pari nga shtrati i tretjes e i tha "Jo,, sundimit komunist por Mirdita e zgjuar mes ethesh ka nevojë për uji në ball të saj, ka nevojë për burra krah nji filizi të pashoq bajraktar i cili i kthej nderin dhe bukurinë e vjedhun Mirditës e trojeve të saj.

Mirdita ka nevojë sot për mbështetjen e të gjithë mirditasve kudo që ndodhen, në Zvicër, Gjermani, Suedi e Amerikë .Bajini nji pyetje vetes.Pse ndodheni larg trojeve e s'kam nevoje për përgjigje.

Ja ku erdhi ora me tregue.Mirdita tregoj hapur se nuk e do komunizmin dhe asht radha juej me tregue sa e keni dasht e e doni Mirditë.

Hapeni kët fjalë në gjithë botën

Mirdita i tha "Jo,, Partisë së Punës sepse Mirdita asht rreze Lirie e rreze Flamuri.

Hapeni këtë fjalë e nëpër Oda, kuvende, festa e kongrese e vendosni nji gur mbi themel të lanë përgjys.

U drejtohem mbarë Diasporës kudo që ndodhet.Mirdita pret edhe ju si asnji mot tjetër.

Me mall për të gjitha rrethanat e vjetra të trungut e familjes, me shum dashuri për të gjitha rranjët e Mirditës dhe me urimet ma të p?rzemërta për bajraktarin Albert Mëlyshi tashma qytetar i Pare i Mirditës Tonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora