Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Edhe 555 vjet ky t’kujton
E hene, 16.01.2023, 07:54 PM
Nga
Fritz RADOVANI:
EDHE 555
VJET
KY T’KUJTON
“IN HOC
SIGNO VINCES.”
Në
fillim të shek. XV Turqit sulmojnë Evropen dhe shkretnojnë fise e mbretni.
Fatosi
i Krujës përballë rrezikut, qi i kercnohej Shqypnisë, i drejtohet Hyjit edhe e
lutë qi mos të premtonte, qi Shqypnija të bije ndër kthetra të Turqve. Lutja e
tij prekë të Amshuemin, i cilli i dergon së nalti Flamurin Kuq e Zi, emblemë
bashkimi e vetsundimi. Me atë flamur në dorë, Skanderbegu, i mberthyem në armë,
qet kushtrimin. Shqyptarët rrâjnë (nisen) menjiherë, kështu nisë lufta e
tmershme dhe Turqvet u thehet sulmi. Në dorëshkrim, qi ban Poeti, e ka datën
20/11/1919, nën titull, ndër kllapa, lexojmë: Fragment i njij poemthi të
pabotuem. Nuk dijmë kurrgja për ketë mendim të parë të tij rreth hartimit të
këtij poemthi. Kanga, si kemi theksue edhe ma nalt, merr nji ton liriko-epik,
tue u nda në shenj për fuqi shprehjesh, paraqitjesh të gjalla e fëtyrash
ndjekore.
(At
Viktor Volaj O.F.M. 1941)
Tue
zbardhun mosha dhetepesët e jona
Atje
prej shtojesh s’ Anadollit t’ plleshem
Hanza
pergjakshem nisë mbi Evropë t’ kukzohet.
Ishte
zot-madhi i Turqvet, qi në krye
5. Të ma s’ rrebtes ushtri së jetës s’
atëhershme
Ujnat
e njelmta dilte t’ Helespontit,
Edhe
betohej n’ mni të vet mizore,
Se
shpirti trupit s’ do t’i dahej para
Se
hanzen t’ ngrifte mbi Sh’ Sofi t’ Bizantit
10. E n’ Sh’Pjeter t’ Romës tagji t’i vête
kalit.
E
pse ai burrë dokrrash e pallavrash s’ ishte,
Perpara
tij ran frone e ran therore;
U
rroposen mbretni e u shkimen fise,
E
as bar ma s’ bijti andej ka ’i shkeli kamba.
15. Greku, Bullgari humben, humbi Serbi,
-
Humbi, po, Serbi, madhështija e t’ cillit,
Qatje
te e vona boten mbarë në zi
Do
t’a pshtiellte. – T’ felgruemun drojet, shuejten
Zanin
mbretent e Evropës. Zâmaret eshten,
20. Eshti edhe kanga e nji mjeri e shemtueme,
I ra mbarë dheut.
Kur,
qé, mbi kep të Kruejës
Titanike
po del nji hije burri,
Vetllat
ngerthye, si dy hulli rrufeje,
Me
do sy zjarmi e ‘i mjekerr t’ thijtë, e cilla
25. Shllungë gjatë nofllash i derdhej, si ajo
njegulla
Rreth
njaj curri s’ thepisun. M’ krye trishtueshem
Flakë
i shkelqan tarogza brynatake,
Qi,
tmershem ka ‘i vezllon nen rreze t’ diellit,
Kometë
zharitse dan nder sy t’ anmikut.
30. Ai asht fatosi i ndiemun Gjergj Kastrjota,
I
Madhi Gjergj Kastrjota Skanderbegu,
Qi,
pre’ atij kepi, si nji shqype mali
Kundron
kah forca e barbaris lindore
Shkon
tue rrëmbye mbretni e fise e popuj,
35. E gjithshka t’ mbarë perftue kisht’
mendja e nierit;
Si
rribë Verit, qi rêt i fshin prej qiellit
E
e lên token me u tha. Edhe tue pamun
Se
anmiku i rrebtë i gjytetnis njerzore
Po
nisë per s’ afermi Shqypnis t’ kercnohej
40. E se prej nierit s’ kisht’ pse ndimë me
pritun,
Çon
syt kah qiella, e zemra gjak tu’ i shkue,
“O
Zot! – gerthet, - O Zot i Madhi i Ushtrivet!
E
po a njimend se ma s’ do t’ ket Shqypnija
Nji
vend ku me t’ u lutë?... E se grat t’ona
45. Djepat n’ Azi mbas sodit do t’
perkundin?...
E
se Shqyptari tokën do t’ punojë
Veç
per me kndêllun n’ mish gocat qerkeze,
Qi
nji Tirani t’ i sherbejn ma kandshem?
Oh!
Pse ia mbrrim ksajë dite, e s’ ka shperthye
50.
Toka q’ me kohë, me na perpi per s’
gjalli!
Ti,
o Zot i Madh i Ushtrivet, Ti prej qiellet
Zemer
e forcë m’ dergo, qi ktij Tartari
Barbar
un t’ ia diftoj, se Shqyptarija
S’
merret pa gjak, e se per Fé e Atdhé
55. Din t’ desë Shqyptari”. Permbi flatra
Të
bardha t’ Fés kjo lutë u çue kah qiella
E
i shkoi n’ vesh Perendis e e preku n’ zemer.
I
Amshuemi, atëhera, prej visarit t’ qiellvet
Xjerrë
nji pelhurë të njyme “kuq e zi”,
60.
Qi Engjuit vetë n’ Parriz endun e
kishin:
E
mbasi e puthë i Lumi e ven në ball,
Nji
Kerubini t’ lehtë i urdhnon tu’ thanun,
“Na,
e ketë Flamur Skanderbegut çoja
Atje
poshtë n’ Krue, e thuej prej ane s’eme,
65. Se dersa t’ rrije tok fisi i Shqyptarit
Nen
hije t’ ktij emblemi t’em t’ bekuem,
Zot
m’ vedi e i lirë gjithmonë ai ka me kenun”.
Kshtu
tha i Amshuemi; e ai Kerubini i qiellvet
Palosun
m’ parsme Flamrin e Shqypnis,
70.
Hapë flatrat e prarueme, e poshtë
Empirit
Zhgjetë
nper nji rreze drite dirgjet n’ Krue.
Ku
Skanderbegut n’ dorë dhantin e Zotit –
Flamurin
e Shqypnis – ia nep e kshillin
E
t’ Lumit ia difton: Se si Shqyptari
75. Zot m’ vedi e i lirë gjithmonë do t’ mund
qindroje.
Si
ai nieri, qi trishtue njaj andrre s’ keqe,
Kur
gjumi i del, me vedi xen e gzohet,
Se
n’ hije e jo njimendtë iu tfaq rreziku:
Kshtu
Skanderbegu nisë me u gzue me vedi,
80. Si Lajmi i qiellvet n’ dorë ia dha Flamurin
E
i tha se per nën hije t’ tij Shqypnija
E
lirë e zojë m’ vetvedi p’rherë do t’ jitte.
Edhe
armatiset Burri i dheut krejt m’ hekur,
Njeshë
pallen n’ ijet – pallen t’ rrebtë mizore,
85. E m’ patershanë, me pafta arenzit t’
mathne,
Njet
Flamurin kuq e zi, qi vetë i Amshuemi
E
kishte puthë, edhe mbi shpinë të kalit,
Qi,
fry turijt, njuhatte erë të gjakut,
Hidhet
porsi duhi e rrebtë. Prej millit
90. E zjerrë pallen mizore, e drejtë kah qiella
Heshten
e ngrehë. Nji fllad i lehtë, i ambel –
Flladi
i Dashtnis – po e zhdrivillon Flamurin.
-
Flamurin e Atdheut t’ em – qi tue gufue
Mallnueshem
nepër ajr të lirë t’ Shqypnis,
95. Nisë me u valvitë si fleta e Kerubinit,
Si
njai skundilli i petkut t’ Perendis,
Qi,
mirë qendisë me hana, hyj e diella,
Prej
krahvet t’ amëshuem e t’ gjithpushtetshëm
I
mvaret poshtë neper hapsi t’ Empirit,
100. Kah, pshtetë m’ stuhi e m’ flatra t’ rribës
s’ murranit
Sheston
boshtin e moknes s’ rrokullis.
E
ashtu n’ atë dukë të rrebtë e t’ perfrigueshme
Me
‘i za, si tue ulrue, prej kepit t’ Kruejës
Po
u thrret Shqyptarvet t’ vet e u thotë: “Ktu burra!
105. Ktu eni, o bijt e Malevet! Shqypnija
Gjindet
n’ rrezik!” N’ atë bulurimë ushtuene
Malet
e fushat e Shqypnis kreshnike,
edhe
nji çetë e vogel homeridash,
-
Burrash si motit veç qi bate nana -
110. Per rreth tij mblidhen, e nen hije t’
Flamurit
Nji
bé të madhe bajn e lidhin besen,
Se
i pllâmë toket t’ Atdheut s’ ia lshojn Tartarit,
Po
s’ e lán’ para me gjak t’ tij t’ perdhosun.
T’
forcuem me atë bé, t’ forcuem me shejtni tagresh
115. E shpresë m’ Zotin tue mbajtë e m’ krah të
vetin,
Me
Flamur kuq e zi zhdredhun perpara,
Poshtë
errmorevet t’ malevet t’ thepisuna
Si
rreshme boret prej ndo ‘i kulmi t’ rryeshem,
Rrâjn
fulikare permbi rradhë t’ Turqvet,
120. Të cillt, prej s’ largut tue ua pamun hovin,
Thonë
se kulshedra me dragoj po u turret.
Edhe
mnershem nisë lufta titanike.
Kah
t’ idhta shpata, kah gjakbâset heshta
Çeken
nder shkndija me vringllimë t’ trishtueshme,
125. E bumbullojn henike edhe gopedra,
E
vrrasin keqas të varruemt per dhé.
Kaq
nji zhurmë, nji rropame e ‘i vigmë e kobshme
Çohet
per ajr të terratuemun pluhnit,
Qi
rreth e rrotull t’ tanë dridhet Balkani.
130. Shkon gjaku rrkajë. T’ tanë fusha e gjanë e
Dibrës
Me
kurma t’ zeshkët barbarësh asht mblue. Hidhet,
Hingllon,
trumhaset kali i Skanderbegut,
Kah
thundra e mbathne kthellë i humbë në dhé
Të
rijtun m’ gjak t’ barbarit. M’ dhambë brén buzen,
136. Atëherë zot-madhi i Turqvet pendohet
Qi
i ra kurr n’ mend t’ mësyjë Shqypnin mizore.
E
sheh, po, vetë gjakbâsi, se rob s’ bahet
Ai
dhé, ku Flamri kuq e zi valvitet.
Shenim F.R.: “Me këte shej ke me
fitue!”, At Gjergj Fishta na kujton fitoret e Heroit tonë të Pavdekshem Kombtar
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu!
Melbourne, 16 Janar
2023.