Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Elegji për babën
E diele, 23.04.2023, 07:54 PM
ELEGJI PËR BABËN
Nga
Blerim Latifi
U
ktheva te kafja në Skënderaj, aty ku rrije me shokët e tu.
Bosh
ish vendi ku uleshe - zgavër në zemrën time, ulërimë fluturash kujtimi për ty
se
Prekazi nuk vajton.
Një
pikë loti më tradhtoi kur u largova
e
nuk kisha kujt t'i them: Hajde plak se po shkojmë në shpi!
Nuk
të gjeta as te berberi, aty afër.
As
te furra e bukës, në anën tjetër të rrugës.
As
mbi udhëkryqin e Prekazit,
aty
ku ndaloje shpesh për t'u mbushur frymë
e
me u falë me udhëtarë me një tungatjeta burrë!
Ndalova
tek arat tona.
Fara
e grunit që hodhe në vjeshtë, ka fillu me lulëzu.
Kush
mund ta dinte se ajo do të ishte fara e fundit e hedhun nga duart e tua të
palodhuna.
Eh,
sa e doje gjelbërimin e grunit të ri!
–
Na ka dalë e mirë fara sivjet,- thoshe.
Kur
të piqet gruni një buqetë me kallinj kam me ta vendosë mbi vorr. Besën e ki!
Sepse
e di që kunorë ma të bukur nuk kishe me dashtë.
Ende
nuk kam taku në botë njeri ma të dashunuem në tokën, si ty.
Nuk
kishte vend në shpirtin tand për asnjë lloj urrejtje,
përveç
urrejtjes për tokën e lanun djerrinë.
Ktheva
kah shpia, por kambët nuk po më bënin të hyja në oborrin e lanun pa fërkemët tu
të kudondodhun.
Si
të takohem me boshin, si me u pajtu me ikjen e Zotit të ksaj shpie?
Si
ta duroj peshën e madhe të heshtjes n’ shpi e oborr?
Se
aty çdo send ka zânin tand ushtimë prej babe.
E,
more burrë Prekazi, sa shpejt ka fillu me më marrë malli!
Ai
malli që âsht dhimbje për kthimin e pamundun në ditët kur unë nga kudo e kurdo
që vija, isha i gzuem se gjeja babën që mbante trarët e shpisë mbi supe
me
praninë e tij!