Editorial
Gani Qarri: Vendi në rrezik, thirrje për mobilizim mbarëkombëtar
E hene, 12.12.2022, 09:00 PM
Vendi në rrezik, thirrje për mobilizim mbarëkombëtar
Reagim
urgjent gjithë-qytetar, në Kosovë dhe diasporë!
Nga
Gani Qarri
Qytetarë
të dashur të Republikës së Kosovës, përveçse është pritur dhe ditur qartë e me
kohë, ashtu siç kemi tërhequr vërejtjen edhe ne, në vijimësi, mbulimi i çdo
cepi të vendit me xhami arkaike islamiste si dhe pushtimi i Kosovës nga
hoxhallarët turko arab, të cilët përveç krijimit të oazës arabo-mesjetare në
zemër të Evropës dhe shkatërrimit të identitetit tonë kombëtar, dërguan edhe
rreth 400 të rinj shqiptar, në luftëra të terroristëve të ISIS-it, në Irak e
Siri, ata duke mos pushuar për 20 vite rresht edhe sharjet e mallkimet, kundër
vlerave demokratike të shteteve më të përparuara të globit tokësor, që nga
Evropa deri në Amerikë, nuk kalojë kohë e gjatë dhe arritën qëllimin e tyre
duke armiqësuar Kosovën edhe me miqtë tanë më mëdhenjë ndërkombëtar deri te vet
SHBA-të.
Madje
pikërisht shkaku i tyre, fatkeqësisht edhe më shpejtë nga sa ne, e kemi pritur,
kjo më në fund edhe ndodhi, moment shumë i hidhur, në të cilin të gjithë ne, po
e shohim me sytë tanë, se si shkaku i tyre, Kosova jonë e vogël, që nga çlirimi
prej SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, kurrë nuk ka qenë më në rrezik se sot, për
zhbërje të përhershme!
Kështu
që, në këto çaste dramatike nëpër të cilat po kalon Kosova krejt e vetme, edhe
në përballje me Serbinë fashiste, kërkohet një reagim gjithëqytetar, brenda dhe
jashtë vendit, për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, kurse Qeveria, duhet ti
ndalojë urgjentisht të gjitha aktivitetet e kundërligjshme dhe antikombëtare e
antikohë, të turko-arabëve dhe të vendos kontakt të drejtpërdrejtë me
Presidentin Joe Biden, pasi që, përveç përfaqësuesve evropian, së fundi edhe
ambasadorët dhe emisarët amerikan për Ballkanin Perëndimor, të tmerruar nga
hiper-xhamizimi arkaik dhe arabizimi masiv mesjetar i Kosovës si tokë
evropiane, kanë ndërruar anë dhe dalë tërësisht jashtë kornizave të Letrës së
Presidentit Biden, duke kërkuar edhe ata publikisht, formimin e
"zajednicës" kundër kushtetuese serbe, dhe mos përmendur më
marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E
kjo dhemb edhe më tepër, kur dihet mirëfilli se vetëm disa muaj më parë,
pikërisht njohjen e ndërsjellë, vet presidenti Biden e theksonte fort dhe e
vlerësonte si pikën më të rëndësishme dhe kryesore në letrën e tij!
Prandaj,popull
i dashur, qytetar dhe bashkëkombës të nderuar të Republikës së Kosovës, kudo që
jeni, përkundër të gjithave sa po ndodhin dhe gjendjes së tensionuar në veri të
vendit tonë, të okupuar nga bandat kriminale serbe dhe terroristët rus, të
organizatës "Wagner", e cila po shkon, përditë e më tepër, drejt
eskalimit të përgjithshëm, ku nga kriminelët serb, plagosen policët tanë,
gjuhen bomba, frikësohen qytetarët, digjen zyrat e KQZ-së, mbyllen rrugët dhe
të gjithë ne heshtim, kjo sjellje e jona, nuk është në rregull, nuk është
qëndrim korrekt, e nuk është as veprim që përkon me situatën dhe realitetin
kritik në terren, kur shteti ynë i shtrenjtë po rrezikohet me zhbërje, ndaj
zgjohuni ti tregojmë botës se, e duam vendin tonë, më shumë se çdo gjë tjetër
dhe jemi në gjendje të flijohemi për të!
Kosova
është atdheu ynë i vetëm, ne vend tjetër nuk kemi, andaj është shumë e
habitshme, se si për gjëra tepër të parëndësishme, dhe kohë e pa kohë, nga
persona të dyshimtë e të papërgjegjshëm politik të partive të inkriminuara në
sinkron me Vuçiqin, fare pa shkaqe, dhe vetëm për pikë të qejfit politik,
thirrej për rrëzimin e Qeverisë, madje organizoheshin edhe protesta e
demonstrata nëpër rrugë, të kamufluara me emërtime të “dhembshme”, qoftë nga
Rrahman Jashari apo edhe nga kuazi-veteranët e Klinakut, po ashtu për ta
rrëzuar qeverinë, por asnjëherë të vetme, nuk u reagua në mënyrë të organizuar,
nga ata dhe askush tjetër, me një akt sado modest edhe kundër ndërhyrjeve
brutale të Serbisë, kundër shtetit tonë të brishtë dhe të vetmuar në përballje
me një situatë kaq të rëndë të konfliktit të hapur me këtë shtet fashist, ish
okupator të Kosovës tonë!
Ndaj,
sidomos në këto situata të vështira e shumë të rënda, kur vendi, ndodhet në
rrezik serioz, për ricopëtim e zhbërje të shtetësisë, heshtja jonë, nuk ka më,
asnjë kuptim!
Mjaft
më me heshtje, edhe qetësia e pakuptueshme dhe durimi ynë duhet ta ketë një
fund dhe kufi!
Mjaft
më edhe me politikan të inkriminuar, rrahmana, klinaka e rraka-taka të shitur e
mafioz, që e sollën vendin tonë në këtë gjendje kaq të rëndë politike.
Mjaft
më edhe me xhamia të erdoganit, fe islamiste, e hoxhallarë turko-arab, që tash
e mbi dy dekada,duke arabizu Kosovën, po na armiqësojnë me krejt botën
demokratike, duke i kthyer edhe miqtë tanë më të mëdhenj ndërkombëtar, në
"armiq" të përbetuar të shtetit tonë të brishtë, të cilët shkaku i
turko-arabizimit masiv, kanë filluar t`ia kthejnë shpinën Kosovës dhe të dalin
publikisht në mbështetje të Serbisë!
Mjaft
më edhe me analistë të shitur, konformist e banalistë ordiner, interpretues perfid
dhe propagandist konfidencial të Serbisë, në Kosovë, të cilët sikur mos të
mjaftonin politikbërësit e partive të inkriminuara që janë vënë publikisht, në
mbështetje të kriminelit Aleksandër Vuçiq, edhe këta e bëjnë të mirëqenë, për
ditë, çdo veprim armiqësor dhe terrorist të Serbisë hegjemoniste, veçanërisht
në veri, kundër shtetit të Kosovës.
Qytetar
të dashur të Republikës së Kosovës, zgjohuni më nga përgjumja e mpirja
letargjike dhe kërkoni unifikimin e të gjitha forcave politike në vend, për mbrojtjen
e Kosovës, nga atakimet kriminale e terroriste të Serbisë, sepse pas këtij
momenti kritik dhe kaq serioz e vendimtar për të ardhmen, nëpër të cilin po
kalon Kosova jonë, mund të bëhet shumë vonë për çdo gjë!
Ngrihuni
përfundimisht dhe kërkoni me vendosmëri nga KFOR-i, NATO dhe SHBA, sa më zëshëm
dhe me këmbëngulje, që pas 23 vitesh kaosi e terrori të vazhdueshëm të bandave
kriminale serbe të Aleksandër Vuçiqit në Veri të Kosovës, përfundimisht të
bëhet dëbimi i të gjithë kriminelëve serb të luftës, të ardhur nga Kroacia,
Bosna- (republika srpska) dhe Serbia si dhe të terroristëve rus të organizatës
kriminale "Wagner" të futur ilegalisht në Veri të Kosovës, për
përshkallëzimin e gjendjes, shkaktimin e gjakderdhjeve, pengimin e sovranitetit
dhe sabotimin e shtrirjes së shtetësisë së Kosovës edhe në këtë pjesë të
pandashme të vendit tonë.
Drejtoni
thirrjen tuaj të unifikuar, në mënyrë sa më të fuqishme NATO-s, KFOR-it,
SHBA-ve dhe vendeve tjera mike nga BE, që nëse ata hezitojnë edhe më tej, ta
spastrojnë veriun e vendit tonë, nga kriminelët dhe bandat terroriste të
ardhura nga Republika srpska, Serbia dhe Rusia, të lejojnë Policinë Speciale të
Kosovës, të zhbllokojë rrugët dhe të mos pengojnë vendosjen e forcave të
Ushtrisë së Kosovës, në veri, për mbrojtjen e kufijve tanë dhe tokave të
pandashme të shtetit të Kosovës.
Dhe
përfundimisht bëjuani të gjithëve me dije, se përndryshe vet qytetarët e
frustëruar shqiptar, brenda dhe jashtë Kosovës, do të detyrohen të ndërmarrin
marshim kolektiv, në këtë pjesë të vendit tonë, prej nga përveç vrasjeve më
makabre të dhjetëra qytetarëve dhe bashkëkombësve tanë, mese 14 mijë shqiptar
etnik, janë dëbuar me dhunë, nga bandat kriminale serbe, vetëm pas lufte nga
Veriu i Kosovës, ku ata ende kanë vatrat e tyre, themelet, shtëpitë dhe trojet
e veta mijëravjeçare autoktone.
Kurse
nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoni edhe njëherë më tepër, që sa më
parë dhe në mënyrë urgjente, ta ndalojë përfundimisht arabizimin e vendit, dhe
defilimet mesjetare të harambashëve islamistë turko-arab, e të vendos kontakt
të drejtpërdrejtë me Presidentin Joe Biden, pasi që përveç evropianëve, së
fundi edhe ambasadorët dhe emisarët amerikan për Ballkanin Perëndimor, të
tmerruar nga arabizimi masiv i Kosovës, shkojnë aq larg, përtej kornizave të
Letrës së Presidentit Joe Biden, sa që kanë filluar të kërkojnë publikisht,
formimin e "zajednicës" kundër kushtetuese serbe dhe as që përmendet
më, tani as nga ata, marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë, edhe pse pikërisht njohjen e ndërsjellë, vet presidenti
Biden e theksonte fort, si pikën kryesore dhe më të rëndësishme në letrën e tij!
Gani Qarri
Cyrih, 10 dhjetor 2022