E shtune, 04.02.2023, 06:34 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të mëvetësisë

E hene, 28.11.2022, 07:52 PM


Udhëtimi i Ismail Qemal Vlorës nga Stambolli në Vlorë dhe disa çështje të mëvetësisë

Nga Kastriot Dervishi

-2 nëntor 1912, niset nga hotel "Pera" në Stamboll nëpërmjet Detit të Zi dhe mbërrin në Kostancë të Rumanisë.

-5 nëntor 1912, në Bukuresht.

-10 nëntor 1912 në Vjenë.

-12 nëntor 1912 në Budapest.

-19 nëntor 1912 në Triste, prej nga niset me anije.

-21 nëntor 1912 mbërrin në Durrës.

-27 nëntor 1912 në Vlorë.

-28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar shpall pavarësinë dhe formon qeverinë e përkohshme. Nuo nënshkruan të gjithë delegatët, pasi atë ditë nuk kishin ardhur. Ata që erdhën me vonesë nuk nënshkruan. Kuvendi i mbylli punimet e tij më 7.12.1912.

Përtej këtyre fakteve, kujtojmë se territori etnik shqiptar, i gjendur në atë kohë si pjesë e Parandorisë Osmane, u sulmua ushtarakisht nga aleanca ballkanike. Lufta e Parë Ballkanike nisi më 8.10.1912 me sulmin e Malit të Zi ndaj territorit shqiptar. Kjo luftë përfundoi më 30.5.1913. Territori shqiptar u pushtua i gjithë, me përjashtim të një trekëndëshi midis Kavajës, Beratit dhe Vlorës. Nga kjo situatë, ndërhynë fuqitë e mëdha, të cilët mbajtën një konferencë ambasadorësh në Londër. Mbrojtën çështjen shqiptare Austro-Hungaria dhe Italia. Ishte kundër Rusia, pak më neutralë Gjermania dhe Britania e Madhe. Kompromisi i arritur ishte se u njoh pavarësia në gjysmën e territorit, për të cilin urdhëroheshin pushtuesit të largoheshin, por u njihej atyre (pushtuesve) gjysma e pushtuar. Më 29.7.1913 fuqitë e mëdha njohën shtetin e ri shqiptar, për të cilin dolën garant. Në vitet 1925 dhe 1926 u nënshkruan protokollet e kufirit me Greqinë dhe Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene.

Mësimi i historisë: shqiptarët e zgjidhën pjesërisht me diplomaci çështjen e shtetit të tyre. Zgjidhja qëndronte te lufta dhe kuptimi në kohë i situatave. Me përjashtim të një qëndrese të shkurtër në Kosovë dhe luftimeve të gjata në Shkodër dhe Janinë, nuk u luftua askund tjetër. Madje në shumë qytete serbët u pritën paqësisht. Kontradiktat e brendshme dhe eksperimentet e shumta, e kanë gërryer në vite shtetin e vogël shqiptar, i cili nuk ka arritur kurrë të konsolidohet, por të mbërthehet gjithnjë nga iluzionet dhe rruga e paqartë ku duhet të ecë.

Në foto shtëpia e familjes Vlora ku u shpall pavarësia e Shqipërisë.

_______

Kështu çelej gazeta “La nazione albanese”, e cila dilte në Romë, në numrin 22 të 30 nëntorit 1912. Njoftohet se Shqipëria shpalli autonominë (kur në fakt ishte shpallur pavarësia). Interesant është fakt se në faqen e parë të gazetës është vendosur princi Ahmet Fuat Pasha, i cili mendohej se mund të ishte në krye të principatës së re.

_______

La nazione albanese”, e cila dilte në Romë, në numrin 23 të 15 dhjetorit 1912.

_______

Territori etnik shqiptar sipas gazetës "La nazione albanese”, nëntor 1912.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora