Mendime
Kimete Berisha: Ku po shkon me drapër n'dorë, kryeministër?
E shtune, 26.11.2022, 07:46 PM
Ku po shkon me drapër n'dorë, kryeministër?
Nga
Kimete Berisha
Foli
për Kantin, si për naj shok t'shpirtit, për të cilin u shku me lyp nuse në
Internacionalen e socialistëve.
Nuk
ju intereson njerëzve e kaluara, edhe më pak ju intereson krahasimi i shekujve
e filozofitë e lashta, kur e kaluara gjithmonë duket absurde dhe e padobishme.
Internacionales
socialiste nuk i linte përshtypje që Kurti as nuk e dinte se Kanti kishte edhe
qëndrime raciste dhe pro skllavërisë.
Kanti
ka shkruar se 'afrikanët për nga natyra nuk kanë asnjë ndjenjë tjetër përveç që
janë qesharakë' dhe se 'indianët nuk janë të aftë për asnjë kulturë'.
Dhe
ka propozuar hierarkinë e racave në mesin e evropianëne.
Çka
të duhet e kaluara e huazuar, kur i ke shembujt e t'u.
Ti
trego kush je!
Se
ata e dinë kush ishte Kanti!
Kur
flet për paqen mund ta citosh pa u frikësuar se po gabon Nënë Terezën, për
shembull.
Socialistët
e ulën kokën kur foli kryeministri Kurti.
Jo
që është veç monoton por sepse nuk i ka lexuar dy biografitë e Kantit, që e
zbulojnë se jeta e tij nuk ishte veç mekanike qysh kemi kujtuar.
Kanti
dinte të pinte aq shumë sa i ndodhte të mos e gjente rrugën për në shtëpi.
Edhe
më keq - ishte seksist.
Kanti
fliste keq për femrat.
Mendonte
se femrat janë të dobëta, inferiore, dhe 'nga djalli largohen jo që djalli
është i keq, por se djalli është i shëmtuar'.
(Për
femrat rrallë ka filozof që s'ka shkruar keq. Plato, Aristoteli, Sartre,
sidomos Shopenhaueri...!).
Kryeministri
Kurti foli me afsh për Kantin, sepse konsiderohet se filozofia e Kantit është
baza mbi të cilën u ndërtua marksizmi.
Që
Kanti vishej me rroba ngjyrash të ndritshme - kryeministri nuk e përmendi.
Një
një moment dalldie filozofike...kryeministri foli për paqen e përhershme (të
Kantit) në politikë....!
S'di
ku e gjeti ky te Kanti 'paqen e përhershme',
se
Kanti ka thënë që 'Paqa e përhershme gjendet veç në varreza'.
Prandaj,
socialistët nuk e dëgjuan.
Nuk
mund të jesh atraktiv derisa flet për të kaluarën.
Nuk
ka njerëz më të mërzitshëm dhe më jointeresant se sa ata që flasin për të
kaluarën....!
Kur
flet për të kaluarën, thuaj shkurt diçka që nuk e ka dëgjuar kurrë kush dhe
gjithqysh
lidhe
me të tashmen, përndryshe punë e madhe çka ka menduar Kanti për paqen e
përhershme kur vet nuk ishte i zoti ta gjente paqen personale.
Kryeministri
u tha socialistëve të botës se 'Demokracia është despotizëm', sepse kështu ka
thënë Kanti për demokracinë:
'Demokracia
është, thënë siç duhet, domosdoshmërisht një despotizëm, sepse vendos një
pushtet ekzekutiv në të cilin "të gjithë" vendosin pro ose edhe
kundër atij që nuk është dakord'.
Kanti
këtu e kishte fjalën për 'lirinë individuale', por Albin Kurti nuk e bëri dallimin.
Kanti
ishte shumë i keq kur fliste për racat dhe për femrat, por ishte shumë i mirë
kur shkruante për të bukurën dhe të madhërishmen...
Filozofia
e tij për 'dashurinë praktike' është shumë interesante, pikërisht pse është e
parealizueshme.
Për
Kantin, dashuria është obligative:
'Dashuria
nuk mund të komandohet nga detyrimi - por të duam e kemi për detyrë' - Immanuel
Kant.
P.S. Kryeministri mund të
konsultohet pak me ministrin e bujqësisë kur flet pëe tema të thella.
Ministri
i bujqësisë flet palidhje, ofendon dhe askush nuk e 'heton'.
E
vetmja herë kur lë gjurmë e bëhet interesant është kur Peci qan për mbiemrin e
tij.
Parmrëmë
ministri i bujqësisë tha: 'Opozita janë bërë si ato gratë shtinëse të
katunit'...
dhe
askush nuk ia pa për të madhe...asnjë qytetare nuk reagoi për ofendimin e
katundareve.