Mendime
Eshref Ymeri: Rrënjët mongole të barbarisë dhe të egërsisë fashiste ruse
E merkure, 10.08.2022, 07:49 PM
Rrënjët mongole të barbarisë dhe të egërsisë fashiste ruse
“Një
komb i mjerë, një komb skllevërish, nga lart deri poshtë - të gjithë janë
skllevër”. - Nikollaj Çernishevski
Nga
Eshref Ymeri
Analisti polak
Marçin Enxhejçak, ka shkruar se Rusia, në thelb, është një vend aziatik, me
qytetërim turanik (lidhet me emrin Turan - një territor në Azinë
Qendrore, i populluar në lashtësi nga skithë dhe fise iraniane, me emërtimin e
përbashkët “tura” - E.Y.), rrënjët e të cilit fillojnë
që nga mongolët, prandaj liria perëndimore e individit në këtë vend tingëllon
si një fjalë boshe.
Ai thekson:
“Rusia, duke qenë një vend që i përket qytetërimit turanik, me ndikim
bizantin, nuk mund të shërbejë si model për konservatorët evropianë. Si edhe në
kohën e “Hordhisë së Artë (kështu është quajtur shtetit mongol - E.Y.), në Rusi feja
kuptohet si diçka që duhet të të sjellë përfitime, aty mbretëron militarizmi
dhe si vlerë kryesore paraqitet pushteti” (Citohet sipas: “Mos i besoni
Putinit, ai është aziatik”. Faqja e internetit “Polonia Christiana”. 29
gusht 2014).
Në argumentim të
bindjeve të analistit polak për qytetërimin rus, mund t’i drejtohemi
këndvështrimit të historianit dhe të filozofit gjerman Osvald Shpengler (Oswald Arnold
Gottfried Spengler - 1880-1936). Në veprën e tij me titull “Perëndimi
i Evropës” (Der
Untergang des Abendlandes), të botuar në vitin 1924, Shpengleri ka
nënvizuar se për civilizimin rus
karakteristik është mohimi dhe madje me fjalën “qiell” nënkuptohen jo
vlerat pozitive, përkundrazi, me këtë fjalë nënkuptohet çlirimi nga vuajtjet e
jetës së përditshme. Me këtë rast, njeriu rus, sipas Shpenglerit, kur mendon
për botën e ardhshme, nuk shikon lart, po shikon tutje, drejt horizontit, dhe
kryesimboli i qytetërimit rus është stepa e pafund, e cila mishëron shkrirjen e
individit në një masë kolektive.
Një gjë të tillë e
pranojnë vetë rusët. Ideologu kryesor i Kremlinit, filozofi dhe politologu
Aleksandër Dugin (1962), njëri nga tellallët e regjur të politikës ruse për
krijimin e të ashtuquajturës superfuqi euroaziatike përmes integrimit të Rusisë
dhe të ish-republikave sovjetike në Bashkimin Euroaziatik (BEA), çirret në të
gjitha udhëkryqet e vendit se në antropologjinë ortodokse nuk ekzistojnë fjalët
individ dhe individual, sepse njeriu, sipas filozofisë së tij
shoviniste, u perceptuaka si pjesë e një bashkësie më të madhe. Sipas këtij
tellalli të shovinizmit rusomadh, në katolicizëm njeriu është individ, është
një tërësi e pandashme, kurse në ideologjinë ortodokse është një tërësi e ndarë
në dy pjesë.
Kjo dukuri në
jetën ruse, - shkruan analisti polak, - në një masë të konsiderueshme, pati
hedhur rrënjë në Rusi fill pas dyndjes mongole, kur Rusia, gjatë një çerek
mijëvjeçari, u gjend nën ndikimin e fuqishëm të qytetërimit turanik, gjurmët e
të cilit mund të vihen re në jetën shoqërore ruse të ditëve tona.
Qytetërimi mongol,
faktikisht, u shkri me qytetërimin rus, paçka se fillimisht këtu bëhej fjalë
për një akt agresiv. Megjithatë, ideologu Aleksandër Dugin, si një lake besnik
në shërbim të klikës shoviniste të Kremlinit, e ngre në qiell dyndjen mongole,
duke e vlerësuar si një ndërhyrje hyjnore me vlera praktike, e cila pati
krijuar një “etikë të re vëllazërore”.
Në të njëjtën
kohë, autoritetet e Kremlinit, sipas analistit polak, deri tani vazhdojnë të
përjetojnë një ndjenjë hidhërimi lidhur me pushtimin polak të Moskës gjatë dy
vjetëve, - 1610-1612 - por, çuditërisht, atyre nuk u bën përshtypje absolutisht
sundimi mongol që pati zgjatur një çerek mijëvjeçari. Kjo për arsye se dyndjen
polake ata e vlerësojnë si më të rrezikshme, sepse ajo sillte si pasojë
kërcënimin e ndryshimeve civilizuese.
Civilizimi turanik
pati lindur mes fiseve endacake aziatike, të cilët, që në lashtësi, patën
sulmuar shtete më të zhvilluara. Pikërisht për t’u mbrojtur prej tyre, në shek.
III p.e.r. qe ngritur Muri i madh kinez. Fuqia e atij civilizimi erdhi e u rrit
kur në vitin 1206, Çingiskani (1155-1227), themeluesi dhe hani
(sundimtari, monarku) i parë i madh i perandorisë mongole, që bashkoi fiset e
shpërndara mongole dhe tyrke, strategu që pati organizuar marshimet pushtuese
të mongolëve në Kinë, në Azinë e Mesme, në Kaukaz dhe në Evropën Lindore,
themeluesi i perandorisë kontinentale, më të madhe në historinë e njerëzimit,
u nis për të pushtuar botën dhe pushtimet patën vazhduar edhe pas vdekjes
së tij dhe ndarjes së perandorisë mongole.
Në mesin e shek.
XIII mongolët hoqën dorë nga sulmet kundër Evropës dhe krijuan shtetin e vet,
me kryeqytet Saraj-Batu (kryeqendra e Hordhisë së Artë, që shtrihej rreth 130 km larg qytetit të
Astrakanit, qytet rus ky që ndodhet në deltën e sipërme të lumit Vollga), i
cili sundimin e vet mbi tokat ruse e pati vazhduar për një kohë të gjatë dhe pati
ushtruar një ndikim të pashlyeshëm mbi civilizimin rus.
Ky shtet, si edhe
strukturat e tjera mongole, kishte si pikësynim luftën dhe qe organizuar sipas
një parimi ushtarak. Aty nuk ekzistonte ndonjë sferë private. Në kohën kur në
Evropën mesjetare patën lulëzuar organizime të gjithfarëllojshme, si zejtaria,
bashkësi fetare, universitete dhe qytete, te mongolët, praktikisht, jeta
shoqërore nuk ekzistonte, sepse si vlerë më e madhe në civilizimin turanik
konsiderohej pushteti. Madje sundimtari aty kujdesej jo për të mirën e
përbashkët, por për përfitime personale. Në luftën për pushtet mund të vrasje
këdo, nëse ishte fjala për “vlerën më të rëndësishme” - për
personalitetin e sundimtarit.
Shkencëtari polak
Meçislav Kurjanski vëren se pushteti dhe privilegjet që rrjedhin prej tij, për
mongolët kanë qenë qëllim në vetvete. Ai shkruan:
“Vullneti i sundimtarit ka pasë qenë ligji më suprem dhe etika përtej
caqeve të atij vullneti, në parim, nuk ka pasë ekzistuar” (Citohet sipas: “Pamja turanike e
Rusisë”. Faqja e internetit “inosmi”. 20 gusht 2014).
Me këtë rast, feja
te mongolët shërbente jo aq për vendosjen e kontakteve me Hyjninë, sesa për
argumentimin e pushtetit të sundimtarit: sipas besimeve tradicionale, hani
personifikon një vullnet hyjnor dhe prandaj është e ndaluar ta kundërshtosh.
Sundimtarët
mongolë ishin të bindur se vetë ata, me të drejtë, qenkeshin sundimtarë të
ligjshëm të mbarë botës dhe çdo rezistencë të shteteve të pavarura e
perceptonin si rebelim kundër kësaj të drejte. Prandaj luftërat konsideroheshin
si ekspedita ndëshkimore të domosdoshme kundër rebelëve.
Në periudhat më të
vona, rolin e hanit e mori përsipër cari. Për pasojë, “në ortodoksinë ruse ndikimet turanike erdhën
e u përzien me luksin bizantin dhe dominimin e shtetit mbi kishën” (Citohet
sipas: “Mos i besoni Putinit, ai është aziatik”. Faqja e internetit “Polonia
Christiana”. 29 gusht 2014).
Nënkuptohet që për
carin ishin krejtësisht të huaja parimet e mëshirës, se në qendër të ushtrimit
të pushtetit të tij ishte ndëshkimi. Prandaj cari Ivani i Tmerrshëm (1530-1584),
në historinë ruse, njihet si smbol i sunduesit sadist, si car mizor, i kapluar
tmerrësisht nga paranoja e frikës.
Sipas një
legjende, Ivani i Tmerrshëm qenkej shenjtëruar nga Hyjnia për fronin e carit
pikërisht për shkak të egërsisë së tij të jashtëzakonshme.
Pra, kjo egërsi e
sundimtarëve rusë, të cilën sot po e shikojmë të mishëruar në krimet e
përbindshme që ushtria e tyre fashiste po kryen në Ukrainë, ka pasur një
traditë mongole shumëshekullore dhe kulmin e arriti me vendosjen e totalitarizmit sovjetik, i cili s’ishte gjë
tjetër, veçse një përzierje skëterrore e Rusisë turaniko-bizantine me
ideologjinë marksiste.
Pikërisht krimet e
përbindshme të egërsirave ruse në Ukrainë, më sollën në kujtesë historianin dhe
publicistin e njohur rus Sergej Melgunov (1880-1956), pjesëmarrës në luftën
antibolshevike pas revolucionit të tetorit, i përndjekur dhe i burgosur nga
banda kriminale bolshevike, i larguar familjarisht nga Bashkimi Sovjetik në
vitin 1922. Ai është autor i librit me titull “Terrori i kuq në Rusi”, i
cili u botua në Gjermani në vitin 1924 dhe pati shumë jehonë pas përkthimit në
disa gjuhë të huaja. Në atë libër ai zbulon lakuriq natyrën prej egërsirash të
paimagjinueshme të komunistëve rusë. Ai shkruan:
“Çdo zonë, në periudhën e luftës civile, kishte tiparet e
veta specifike në sferën e shfaqjes së egërsisë njerëzore. Në Voronezh,
njerëzit e torturuar i futnin lakuriq nëpër voza, të mbushura me gozhdë të
ngulura nga jashtë, paskëtaj vozat i rrokullisnin. Në ballë u damkosnin me
hekur të nxehtë një yll me pesë cepa. Priftërinjve u vinin në kokë kurora me
tela me gjemba. Në Caricin dhe në Kamishin njerëzve u sharronin eshtrat. Në
Poltavë dhe në Kremençugë të gjithë priftërinjtë i ngulnin mbi hunj. Në
Ekaterinosllav parapëlqenin edhe kryqëzimin e viktimave, edhe vrasjet me gurë.
Në Odesë oficerët i torturonin, i lidhnin me zinxhirë pas dërrasave dhe i
futnin nëpër furra, duke i pjekur ngadalë, të tjerët i shqyenin në dy copa me
anë të rrotave metalike të vinçave, të tretët i zbrisnin, me radhë, herë në një
kazan me ujë të valuar, herë në det, mandej i flaknin në furrë”.
Përveç këtyre krimeve të përbindshme, një tjetër faqe të
turpshme, deri në neveri, në historinë e Rusisë, e përbën enciklopedia e
përdhunimeve shtazarake të femrave në vendet ku ka shkelur këmba e ushtarit së
saj.
Shkrimtarja bjelloruse Svjetllana Aleksijeviç (1948),
fituese e Çmimit Nobel në letërsi për vitin 2015, është bërë e shquar me
novelën me titull “Lufta nuk ka fytyrë femre”. E pati shkruar në vitin
1983. Kjo novelë dokumentare është bazuar në regjistrimin e rrëfenjave të grave
ruse, pjesëmarrëse në luftën kundër agresionit hitlerian më 22 qershor 1941.
Një pjesë të atyre rrëfenja-kujtimeve censura i pati flakur nga libri, sepse
autoren e akuzuan për pacifizëm dhe për natyralizëm. Në botimet e mëvonshme,
pjesët e hequra u rivendosën në libër. Në vitin 1985 libri doli nga shtypi si
botim më vete, njëhohësisht në disa shtëpi botuese, me një tirazh të
përgjithshëm që arriti në dy milionë kopje në fund të viteve ’80. Për krijimin
e kësaj vepre, autorja ka pyetur më shumë se 800 gra që patën marrë pjesë në
frontet e luftës. Pikërisht mbresat e tyre janë përfshirë në këtë libër. Pas
botimit të librit, autores filluan t’i vinin letra edhe nga meshkuj që kishin
qenë në vijën e parë të fronteve të luftës. Një fragment të njërës nga ato
letra autorja e ka përfshirë në libër. Ia pati dërguar një ish-ushtar,
pjesëmarrës në luftë. Në këtë fragment zbulohet lakuriq natyra shtazarake e
ushtarëve rusë, të cilët, si bisha të tërbuara, me radhë, përdhunonin me aq
egërsi femrat gjermane. Jo vetëm kaq, por edhe gajaseshin gjatë skenave të
përdhunimit. Ja fragmenti:
“Po vazhdojmë sulmin… U dukën
fshatrat e para gjermane. Ne, të rinj hesapi. Të fuqishëm. Katër vjet pa rënë
në femra. Nëpër bodrume ka fuçi me verë. Ka meze. Kapim vajza gjermane dhe i…
Dhjetë nga ne përdhunuan njërën… Femrat nuk na mjaftonin, popullsia kishte
marrë arratinë nga sulmi i ushtrisë sovjetike. Mbërthenim vajza të reja.
Njomëzake… Dymbëdhjetë-trembëdhjetë vjeçe… Nëse ndonjëra qante, e zhdëpnim në
dru, i rrasnim diçka në gojë. Ajo kishte dhimbje, kurse ne shkriheshim gazit”.
Natalia Gese (1914-1998), mikesha e ngushtë e
shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), gjatë luftës, punonte si
korrespondente ushtarake. Më vonë ajo kujton:
“Ushtarët rusë i përdhunonin të
gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte një
ushtri përdhunuesish” (Citohet sipas:
Nikollaj Ivanov. “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues…
I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm. Faqja e internetit “FakeOff”. 23
shkurt 2015).
Në mbyllje,
analisti polak zbulon lakuriq egërsinë e Rusisë putiniane:
“Dhe tani, pas
periudhës së shkurtër të lojërave me Perëndimin dhe liberalizmit të kohës së
Gorbaçovit dhe të Jelcinit, po vëmë re rikthimin në traditat ruse. Historia nuk
ka përfunduar dhe ne jemi bërë dëshmitarë të përplasjes hantingtoniane të
qytetërimeve [është fjala për Samuel Hantingtonin (Samuel Phillips Huntington - 1927-2008), sociolog dhe politolog
amerikan, autor i konceptit të ndarjes etnokulturore të qytetërimeve, të
shprehur në artikullin e tij me titull “Përplasja e qytetërimeve?” (The Clash
of Civilizations?), të botuar në vitin 1993 në revistën “Foreign
Affairs” dhe mandej në vitin 1996, në librin “Përplasja e
qytetërimeve” - E.Y.].
Rusia, me kultin e vet të pushtetit, me trajtimin pragmatik të fesë
dhe nënshtrimin e saj politikës, me forcimin e despotizmit dhe shtypjen e
lirive të individit, gjithmonë e më shumë po e zbulon pamjen e saj turanike”
(Citohet sipas: “Mos i besoni Putinit, ai është aziatik”. Faqja e
internetit “Polonia Christiana”. 29 gusht 2014).
Putini, që në
vitin 2005, ka pasë shprehur këndvështrimin e vet për shpërbërjen e Bashkimit
Sovjetik. Duke iu drejtuar parlamentit rus, atë shpërbërje ai e pati vlerësuar
si “katastrofën më të madhe të shek. XX” (Citohet sipas: “Rënien e
Bashkimit Sovjetik Putini e quajti tragjedi dhe shpërbërje të Rusisë
historike”. Faqja e internetit “rbc.ru”. 12 dhjetor 2021).
Në vitin 2019, gjatë zhvillimit të mbledhjes së
forumit “Rusia thërret”, si shkak për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik,
Putini pati vlerësuar politikën ekonomike jo efektive që pati ndjekur udhëheqja
e vendit. Ai ishte i mendimit se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk lidhej me
shtimin e tendencave nacionaliste në republikat e Priballtikut. Por
ish-presidenti Mihail Gorbaçov (1931), në përgjigje të pikëpamjes së
tij, pati deklaruar se në themel të shpërbërjes ishin raportet mes
republikave, jo arsyet ekonomike.
Përmes
kryeideologut të Kremlinit Aleksandër Dugin, mësojmë se Putini kërkuaka të
rikrijojë Bashkimin Sovjetik, por, siç u përmend më lart, me një tjetër emër -
Bashkimi Euroaziatik, duke përfshirë brenda tij ish-republikat sovjetike. Por
ky ideolog shovinist nuk na thotë asgjë se ç’mendojnë vetë ish-republikat
sovjetike për projektin e krijimit të Bashkimit Euroaziatik. Sigurisht që
s’mund të na thotë dot asgjë, se, në heshtje, ai është i bindur plotësisht se
ato ish-republikat sovjetike as që e mendojnë kurrë rikthimin në vathën e
shovinizmit rusomadh, i cili, gjatë tërë kohës së sundimit të perandorisë
sovjetike, pati bërë çmos për ndryshimin e ekuilibrave demografikë përmes
rusifikimit të tyre.
Me sa duket,
ringritjen e kësaj gërmadhe të re, Putini e filloi me sulmin fashist për
pushtimin e Ukrainës, si ish-republika më e madhe dhe me më autoritet politik
dhe ekonomik e ish-Bashkimit Sovjetik, duke planifikuar që, me mposhtjen e saj,
nuk do ta kishte problem pushtimin dhe mposhtjen përfundimtare të republikave
më të vogla ish-sovjetike. Por, si politikan dritëshkurtër që është, për shkak
të testit të intelektit poshtë mesatares, çka bën që ta brejë keq kompleksi i
inferioritetit, nuk e parashikoi dot që, në zbatim të projektit të tij idiot, në
Ukrainë do t’i ngecte sharra në gozhdë. Prandaj, për shkak të dështimit të
projektit, Putini zbuloi faqe botës natyrën mongole të barbarisë dhe të
egërsisë fashiste ruse, të mishëruar në Ukrainë me krime barbare të tmerrshme,
të cilat ua kalojnë shumëfish krimeve nazifashiste të luftës së dytë botërore.
Kryekrimineli
Putin, si frymëzuesi kryesor i bandave të tij ushtarake, të edukuara me
psikologji shtazarake, ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë një
makrokatastrofë të tmerrshme në Ukrainë, duke përhapur në këtë vend një epidemi
terrori, që të kujton epideminë e terrorit të Çinghiskanit, i cili, gjatë
marshimeve të tij pushtuese, pati shfarosur një të dhjetën e popullsisë
euroaziatike.
Para fillimit të agresionit kundër Ukrainës, Putini
dhe kori i servilëve të tij në televizionin shtetëror “Rusia 1”, çirreshin
në të gjitha udhëkryqet se operacioni special i ushtrisë ruse paskej për qëllim
mbrojtjen e qytetarëve rusishtfolës nga nacizmi dhe racizmi ukrainas. Ky ishte
një mashtrim skandaloz. Zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme vërtetoi konkretisht
se, me atë agresion, klika fashiste e Putinit paska pasur ndër mend të arrijë
një objektiv krejt tjetër - zhdukjen e Ukrainës nga harta e Evropës, çka
dëshmon më së miri se Rusia është një shtet banditesk, terrorist.
Drejtuesi i një
emisioni, me titull “Gagarini -
gënjeshtra kozmike (një mit 60-vjeçar për “kozmonautin e parë”)”, të
transmetuar në kanalin televiziv “Sotnik Tv” (një mjet i pavarur ky i
informimit masiv), të cilin e ndoqa në youtube më 09 gusht, ndër të
tjera, deklaroi:
“Propaganda
sovjetike asnjëherë nuk është dalluar për vërtetësi. Sovjetët gjithmonë kanë
mashtruar, kurse sot, këtë traditë, e vazhdon me sukses edhe Rusia. Ky është
një realitet objektiv. Tërë historiografia ruse, që nga lashtësia deri në ditët
tona, është karakterizuar fund e krye nga gënjeshtra. Po mbi një gënjeshtër
totale vazhdon të mbështetet edhe politika e sotme e Moskës”.
Fakti që ushtria
fashiste e Putinit gjuan me raketa pallatet e banimit në Ukrainë, dëshmon fare
qartë se synimi tij i fshehtë është
shpopullimi i saj, duke i detyruar njerëzit të shpërngulen në masë drejt
vendeve perëndimore, kurse ata që do të mbeten, t’i degdisë në Siberi.
Pikërisht ashtu siç vepronin edhe pjellat e tyre kriminale, egërsirat serbe në
Dardani në fundin e viteve ’90.
Gazetari i
talentuar dardan, Bajram Kabashi, në librin me titull “Rilindja, përkushtim
dhe trishtim”, përmend hakërrimin e një polic-banditi serb në prill të
vitit 1999, i cili e pati kërcënuar:
“Kuptoje mirë ti..., kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në
këtë vend”.
Sipas informacionit në vijim, synimi i fshehtë i
rusobanditizmit të Putinit, u bë i njohur publikisht disa ditë më parë.
Dmitri Medvedjevi (1965), ish-president dhe
ish-kryeministër, tani zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Federatës
Ruse, para pak ditësh, botoi dy variante të hartës së Evropës së ardhshme. Në
variantin e parë, pjesa më e madhe e territorit të Ukrainës i aneksohet Rusisë,
Polonisë dhe Rumanisë. Në variantin e dytë, territori i Ukrainës reduktohet
vetëm brenda qarkut të Kievit. Trevat e tjera u aneksohen Rusisë, Polonisë,
Rumanisë dhe Hungarisë. Madje Medvedjevi deklaroi:
“Analistët
perëndimorë janë të mendimit se, në të vërtetë, kështu ka për të ndodhur” (Citohet sipas: “Medvedjevi botoi një hartë me territore të Ukrainës në
përbërje të Rusisë, të Polonisë dhe të Rumanisë”. Faqja e internetit “Izvestija
iz”. 27 korrik 2022).
Interesante! Sipas Medvedjevit, këtij
ogiç-kryeservili të Putinit, me të cilin janë bërë si Coli e Loli në krye të
bandës kriminale ruse në pushtet prej më
shumë se 20 vjetësh, Rusia gëzuaka edhe përkrahjen e opinionit publik
perëndimor për zhdukjen e Ukrainës nga harta e Evropës! Sepse analistët
perëndimorë, të cilët jetojnë dhe krijojnë në vende me demokraci të
konsoliduar, gjatë daljeve të tyre në publik përmes mjeteve të informimit
masiv, reflektojnë domosdo pulsin e opinionit publik. Domethënë, sipas
trumykurit mashtrues Medvedjev, opinioni publik i vendeve perëndimore “qenka në
një mendje” me kastën kriminale të Putinit për “zhdukjen e Ukrainës nga harta e
Evropës”! Po pse Medvedjevi nuk citon konkretisht ndonjë analist perëndimor?
Sepse, në pëputhje me traditën e kahershme, enciklopedia e mashtrimit të
politikës ruse ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet në themelin e
propagandës së saj. Duke kërkuar në shek. XXI zhdukjen nga harta të një shteti
të pavarur dhe sovran, Medvedjevi dëshmon se ka degraduar mendërisht deri në
atë shkallë, saqë është bërë objekt hulumtimesh në gerontologji - shkencën që
studion aspektet biologjike, sociale dhe psikologjike të lajthitjes së trurit,
me pasoja plakjen e parakohshme.
Në një intervistë
për kanalin televiziv ukrainas “Unian”, të transmetuar në youtube në
emisionin e mbrëmjes të datës 05 gusht, Igor Strellkovi (1970), figurë e njohur
ushtarake dhe politike, publicist dhe shkrimtar rus, e etiketoi Medvedjevin si
hero kryesor të filmave të animuar për fëmijë, duke e quajtur budalla, ashtu si
edhe ministrin e mbrojtjes të Rusisë, Sergej Shojgu, të cilin Putini, nga çoban
drerësh, e pati ngritur deri në atë post të lartë.
Ndarja e Ukrainës dhe zhdukja e saj nga harta e
Evropës që kërkon të realizojnë Putini dhe Medvedjevi në krye të një perandorie
të përbindshme, më kujton kërkesën këmbëngulëse të përfaqësuesve të diplomacisë
ruse për copëtimin e trojeve tona etnike në Kongresin famëkeq të Berlinit
(1878), në Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës (1913) dhe në Traktatin e
fshehtë të Londrës (1915). Ato vendime kriminale kanë ndikuar së tepërmi në
shtresën e intelektualëve shqiptarë të krahut nacionalist, me vetëdije të lartë
kombëtare, që Rusinë ta konsiderojnë me shumë të drejtë si një armike të betuar
të kombit shqiptar.
Me sulmin gjakatar
që ndërmori kundër Ukrainës, klika fashiste e Kremlinit, pa e kuptuar as vetë,
për shkak të intelektit gjysmak të Putinit, i vuri minat Federatës Ruse, e
cila, sipas të gjitha gjasave, do të shpërbëhet në disa shtete. Kam parasysh
një fjalë të urtë të gjuhës ruse:
“Po mbolle luftën, do të korrësh revolucionin.
Ish-deputeti rus i
Dumës Shtetërore (parlamentit) Ilia Ponomarjov ka deklaruar:
“… pas gjysmë viti do të jetë më e rrezikshme të ndodhesh pranë kreut të
Kremlinit sesa të jesh kundër tij” (Citohet sipas: “Po rritet çdo ditë”: ish-deputeti i
Dumës Shtetërore u shpreh për mundësinë e një rebelimi në Federatën Ruse dhe
për rrezikun që e pret Putinin”. Faqja e internetit “TCH”. 19 maj
2022).
Po ky ish-deputet,
në emisionin e lajmeve të kanalit televiziv UA/TV të datës 07 korrik 2022, ora 15:12, duke
parashikuar shpërbërjen e Federatës Ruse në disa shtete, pas dështimit të
agresionit fashist kundër Ukrainës, ka dalë me një tjetër deklaratë:
“Rënia e Rusisë është paravendosur. Problemi është për kohën se kur do të
ndodhë një gjë e tillë”.
Si edhe shumë
analistë të tjerë rusë, ai është i mendimit se pas gjysmë viti mund të kryhet
një grusht shteti. Ka shumë mundësi që një problem të tillë, - theksoi ai, -
është duke e shtruar vetë elita ruse.
Në atë emision u tha se Rusia ka për t’u ndarë në 15-20
shtete. Madje në ekranin e televizorit u
paraqit edhe një hartë me kufijtë e atyre shteteve, duke filluar që nga
Republika e Kamçatkës në skajin e largët verilindor të Rusisë aziatike, deri në
Republikën e Arkhangelskut në skajin veriperëndimor të Rusisë evropiane.
Ushtaraku i lartë
rus në pension, gjeneral-kolonel Leonid Ivashov (1943), dhjetë ditë para sulmit
fashist kundër Ukrainës, pati deklaruar:
“Sot të gjithë po largohen me vrap
nga Rusia, si djalli nga temjani” (Citohet sipas: “Rusia
do të pushojë së ekzistuari: Leonid Ivashovi për luftën që është në përgatitje
e sipër”. Faqja e internetit “Biznesonline”.
13 shkurt 2022).
Dy qytetarë rusë, njëri sociolog, tjetri ushtarak i
lartë, kanë shprehur këndvështrimin e tyre se cilat do të jenë pasojat për
Rusinë, pas agresionit që ndërmori kundër Ukrainës.
Sociologu opozitar, Igor Ejdman (1968), shkruan:
“Kremlini hapi kutinë e Pandorës, duke filluar një
luftë të përmasave të gjera kundër Ukrainës. Disfata e ushtrisë sovjetike në
luftën kundër Finlandës (30 nëntor 1939 - 13 mars 1940 - E.Y.),
dikur pati shërbyer për Hitlerin si një argument i rëndësishëm për të filluar
sulmin kundër Bashkimit Sovjetik. Tani historia po përsëritet. Ushtria e
Putinit u mbulua edhe më shumë me turp në Ukrainë, çka shokët kinezë po e
ndjekin me shumë interes. Para luftës së dytë botërore, udhëheqja sovjetike
mundohej të miqësohej me Hitlerin, por, siç dihet, nuk doli gjë. Udhëheqja e
tanishme e Federatës Ruse po përsërit të njëjtin gabim, duke i varur shpresat te
Kina. Kinezët, psikologjikisht, vazhdojnë t’i konsiderojnë të tyret tokat që u
pati marrë Rusia në bazë të një marrëveshjeje skllavëruese të shek. XIX:
Primorjen, Zabaikalin etj. Në një moment të caktuar, ata mund të vendosin se ka
ardhur koha për t’i kthyer tokat e humbura, aq më tepër që nga pikëpamja
ushtarake kjo nuk përbën ndonjë vështirësi për t’u realizuar. Forcat ushtarake
shumëmilionëshe kineze në çast mund ta fshijnë ushtrinë vjedhacake ruse, që
ushqehet me konserva në kavanoza teneqeje të ndryshkur, sepse, siç tregoi lufta
në Ukrainë, ajo është e aftë të luftojë vetëm kundër një popullsie paqësore.
Kjo mund të arrihet më lehtë sesa pushtimi i Taivanit. Opinioni ndërkombëtar,
në një skenar të tillë, nuk do të rreshtohet në anën e Rusisë, e cila u stërpik
keq me gjakun e ukrainasve paqësorë. Rusët nuk duhet t’i varin shpresat as te
arma bërthamore, sepse ka shumë mundësi që ajo të rezultojë po aq “tigër prej
letre”, sa edhe fuqia e ushtrisë ruse” ?(Citohet sipas: Igor Ejdman.“Ushria e Putiniut u mbulua me turp në
Ukrainë, shoku Xi Jinping po përgatitet
të kthejë në “gjirin e vet” Primorjen dhe Zabaikalin”, Faqja e internetit “Dialog.ua”.
12 mars 2022).
Ushtaraku i lartë, Oleg Korotkjeviç, me detyrë
komandant i përkohshëm i armatës 41, sipas përgjimit të një bisede telefonike
nga shërbimi sekret ukrainas, ka thënë në intimitet:
“A mundet presidenti ynë, ta themi midis nesh, të
thotë nesër në televizion që mori vendim ta ndërpresë operacionin special? A
është në gjendje? Është. Se ai është komandant suprem i forcave të armatosura.
Sigurisht që mundet. Por ama ç’do të na rezultojë? Gjithçka që është bërë deri
tani, ka shkuar kot. Kjo e para. Dhe ja, gjithë ky nacionalizëm, i cili ka
mbetur i paeliminuar, prite kur të na shfaqet këtu pas një viti. Do të shfaqet
këtu, në Alejsk, në Novosibirsk, në Tomsk, në Tymenj (që të gjithë qytete në
Rusinë aziatike E.Y.), në Moskë, do ta kemi kudo. Sepse
shtetit tonë, si një qeni të rrahur, do t’i duhet të largohet prej andej, më
kuptoni..?”. (Citohet sipas: “Komandanti rus rrëfen për gjendjen reale të
ushtrisë ruse”. Radio “Svoboda” në youtube. 12 korrik 2022).
Parashikimet për shpërbërjen e Federatës Ruse në disa shtete të pavarura,
dëshmohen edhe në materialin në vijim.
Në muajin maj, në Varshavë, u mblodh forumi i popujve të lirë të Rusisë. Më 23 korrik ky
forum u mblodh në Pragë. Disa intervista të pjesëmarrësve në atë forum i
transmetoi kanali televiz i Ukrainës “FreeDom”. Të gjithë pjesëmarrësit
e popujve të ndryshëm të Rusisë, si nga Çeçenia, Burjatia, Tartarstani,
Bashkiria etj. deklaruan se Perandorisë shumëshekullore ruse i ka ardhur fundi,
ajo do të shpërbëhet në disa shtete kombëtare. Madje një gazetar nga Çeçenia
deklaroi se pikërisht nga studioja ku ai ndodhej do të shpallej dita e
pavarësisë së Çeçenisë. Në punimet e forumit mori pjesë edhe ish-deputeti i
parlamentit rus Ilia Ponomarjov, i cili deklaroi:
“Të gjithë ata që janë kundër
politikës së Kremlinit, duhet të hidhen në veprime të guximshme për ndërmarrjen
e hapave vendimtarë”.
Në mbyllje të punimeve të forumit më 24 korrik, u aprovua
një deklaratë e përbashkët, në të cilën theksohej:
“Në Pragë përfundoi forumi dyditor i popujve të lirë të
Rusisë. Sipas mendimit të pjesëmarrësve, popujt e Rusisë gëzojnë plotësisht të
drejtën e tyre për vetëvendosje. Është e domosdoshme që ky proces të kryhet
shpejt dhe jo me dhunë për çlirimin sa
më parë të popujve dhe të rajoneve autoktonë nga zgjedha e Moskës imperiale”
(Citohet sipas emisionit të lajmeve të kanalit televiziv “FreeDom”, 24
korrik 2022).
Në lidhje të drejtpërdrejtë me studion televizive, prej
andej ku ndodhet në mërgim, u mor në intervistë pjesëmarrësi në forum, Ahmet
Zakajevi, kryetar i kabinetit të ministrave të Republikës së Çeçenisë, së cilës
Moska ia ka mohuar pavarësinë. Forumin ai e vlerësoi si një ngjarje historike,
duke theksuar se në deklaratën e aprovuar u shtrua problemi i çmontimit të
Rusisë, të shtetit rus, të dekolonizimit të Rusisë, e cila mban nën zgjedhë
popujt autoktonë. Ai nënvizoi posaçërisht:
“Rusia që kemi njohur deri më 24
shkurt, nuk do të ekzistojë më”.
Po në këtë kanal
televiziv, në emisionin e lajmeve
të mbrëmjes të së njëjtës datë (24 korrik), u dhanë dy njoftime
befasuese, në të cilat zbulohet poshtërimi i paimagjinueshëm që Rusia i ka bërë
vetvetes në sytë e opinionit ndërkombëtar.
Lajmi i parë: “E shesin jetën për 200 mijë rubla: në Rusi mobilizojnë
të burgosurit për t’i dërguar në luftë në Ukrainë. Kushtet janë: gjashtë muaj
me këtë pagesë dhe mandej amnistia”.
Po të kemi
parasysh gjendjen, ku e ka katandisur Rusinë kryefashisti Putin, nënkuptohet që
ai do të mundohet të mobilizojë llojlloj mbeturinash të shoqërisë ruse, për t’i
dërguar në Ukrainë, duke i përdorur si mish për top në vijat e para të
luftimit.
Lajmi i dytë: Një rus i moshuar i është bashkuar ushtrisë agresive të
Putinit për punë parash. Ai ra rob në Ukrainë. Në vijim jepet intervista e tij
me një gazetar ukrainas. Para se të zhvillohej dialogu midis tyre, gazetari
theksoi:
“Ky është shek. XXI. Njeriu shkoi në Ukrainë për të vrarë njerëz, me të
vetmin qëllim për të fituar para, në mënyrë që të paguante dentistin për të
vënë proteza se i kanë rënë dhëndët”. Ja dialogu:
- Domethënë, ju
jeni vullnetar?Juve iu shtyu halli për para?
- Po, pra, për
të vënë proteza, derisa s’kam asgjë, s’gjej dot punë, për 15 rubla askund nuk i
vë dot protezat.
- Çfarë do të
dëshironit t’u thoshnit bashkëkombasve tuaj në të ashtuquajturën Republika
Demokratike e Luganskut?
- Çfarë t’u
them? Mos shkoni, or djema, në ushtri, mos t’ju
bjerë ndër mend të merreni me një të tillë punë të pistë. Ja, kështu do
t’u them. Sepse kjo është një idiotësi me brirë. Sepse po na dërgojnë si mish
për top”.
Një
qytetar ukrainas, me post të rëndësishëm në qytetin e Odesës, në një bisedë në
skajp me disa ushtarë rusë, të transmetuar më 06 gusht në kanalin televiziv “News
for you”, deklaroi:
“Në
Ukrainë ndodhen nëpër frigoriferë kufomat e 17 mijë ushtarëve rusë, të cilat
Moska nuk i tërheq për t’ua përcjellë familjeve të tyre, sepse, për çdo ushtar
të vrarë, duhet të paguajë një kompensim prej miliona rublash”.
Kryekrimineli
mburravec Putin kishte parashikuar që t’i lante hesapet me Ukrainën brenda 2-3
ditëve. Në një kronikë, kushtuar ecurisë së ngjarjeve në frontin e luftës, të
transmetuar më 15 korrik në kanalin televiziv “FreeDom”, u dha, me zë
dhe figurë, edhe një deklaratë e tij, sa qesharake, aq edhe
vetëposhtëruese:
“Ne, duke u nisur nga kriteret më të rrepta, hëpërhë, nuk kemi filluar
asgjë seriozisht”.
Pra, Putini,
megjithëse numri i ushtarëve, i nënoficerëve dhe i oficerëve të vrarë, të plagosur dhe të sakatuar, gjatë
gati pesë muajve, ka arritur në dhjetra mijë, vazhdon të tallet me delepopullin
e vet dhe të mburret para opinionit ndërkombëtar se deri tani ky s’paska parë
gjë, se gjëma që dashka t’ bëjë Ukrainës s’paska filluar ende!
Para
disa muajsh, ky vrasës faktik i ushtarëve rusë në Ukrainë, dha njoftimin në
vijim:
“Të
gjithë anëtarëve të familjeve të ushtarëve, të vrarë gjatë zhvillimit të
operacionit special në Ukrainë, do t’u paguhet një shumë prej 7 milionë e 421
mijë rubla” (Citohet sipas: “Putini tregoi se sa rubla kushton jeta e një
ushtari rus”. Faqja e internetit “Pravda e Ukrainës”. 03 mars 2022).
Po të
marrim parasysh kursin e dollarit në rubla më 07 gusht, kur një dollar këmbehej
me 60,38 rubla, na rezulton: shuma e mësipërme prej 7 milionë e 421 mijë rubla
është e barabartë me 122 984, 935 dollarë. E llogaritur kjo për 17 mijë ushtarë
të vrarë, do të thotë që Banka Kombëtare e Rusisë duhet të paguajë një shumë
prej më tepër se 91 miliardë dollarë. Me sa duket, ajo bankë nuk i ka “këllqet”
të paguajë një shumë kaq kolosale, prandaj edhe kufomat e atyre ushtarëve
vazhdojnë të dergjen nëpër frigoriferët e Ukrainës.
Çdo lexues
gjakftohtë, që udhëhiqet në jetë nga gjykimi objektiv, kur njihet me këto fakte
vetëposhtëruese për Rusinë neocariste, bie në mendime dhe përsiat:
Ja deri ku e ka
katandisur Rusinë kryekrimineli i shekullit, Putini - në një gërmadhë plot me mbeturina, gërmadhë që
mundohet ta maskojë me paradat qesharake të 9 majit, të cilave Televizioni Topchannel,
në një emision të 17 korrikut, në një
mënyrë të pahijshme, për të mos thënë të turpshme, u bënte reklamë në youtube
me tekstin prezantues sa provokativ, aq edhe tmerrues për teleshikuesit: “Lindje Perëndim. Rusia i shkatërron vendet e
NATO-s brenda gjysmë ore, mit apo realitet?”.
Gazetari i shquar
ukrainas Dmitri Gordon (1967), drejtues i perandorisë mediatike në internet “Gordon”,
më 07 gusht, në një
intervistë në youtube me ekspertin ushtarak Oleg Zhdanov (1966), deklaroi:
“Rusia është një vend i prapambetur dhe i fjetur, i cili mburret me
“madhështinë” e tij, ndërkohë që “madhështia” rezultoi imagjinare, sepse, në
krahasim me vendet e qytetëruara të Perëndimit, ka mbetur prapa njëqind apo më
shumë vjet dhe sidomos në sferën e armatimit”.
Mirë do të ishte
që Televizioni Top Channel të heqë dorë një herë e mirë nga servilizmi ndaj
rusoshovinizmit dhe të mos u bëjë reklamë paradave sa “madhështore”, aq edhe
qesharake në Sheshin e kuq të Moskës, me të cilat klika fashiste e Kremlinit
mashtron si opinionin e brendshëm, ashtu edhe opinionin ndërkombëtar.
Televizioni Top Channel le të mjaftohet vetëm me servilizmin ndaj Ramës dhe
ndaj Rilind(Rivdek)jes socialiste. Me sulmin fashist kundër Ukrainës, Rusia ia
çori maskën vetes përfundimisht. Këtë fakt Televizioni Top Channel gjithmonë ta ketë parasysh.
Tërë atë mjerim
ekonomik, të shkaktuar prej kastës sunduese të Putinit, shumica dërrmuese e
popullit rus e heq mbi kurriz pa u ndier, sepse nuk është çliruar kurrë nga
psikologjia e bujkrobërve, të cilët, gjatë shekujve, me ligj, deri në vitin
1861, kanë qenë në pronësi të
çifligarëve, të cilët mund t’ia shisnin dhe t’ia blenin njëri-tjetrit.
Kësisoj, ai popull nuk e njeh absolutisht institucionin e respektit ndaj
vetvetes, por respekton dhe mbështet fuqimisht Putinin dhe krimet e tij
shtazarake në Ukrainë. Një institucion të tillë nuk e njohin madje edhe
intelektualë rusë të sferës së artit e të kulturës, të cilët i servilosen
Putinit në një mënyrë vetëposhtëruese. Më 02 gusht, në kanalin televiziv të
Ukrainës “Gllavnoje”, në emisionin e mbrëmjes, u dha njoftimi në vijim:
“Aktorja ruse Maria Shukshina iu drejtua me një thirrje bashkatdhetarëve të
vet të bëjnë denoncime në organet e punëve të brendshme për të gjithë ata
qytetarë që dëgjojnë muzikë ukrainase”.
Kjo aktore, pa
dinjitet personal për shkak të servilizmit të saj të neveritshëm ndaj Putinit,
le të ketë parasysh edhe ndonjë kolegun e vet, që dallohet për një qëndrim
krejtësisht të kundërt në raport me kastën kriminale të Kremlinit.
Mihail Policejmako
(1976), aktor rus i teatrit dhe i kinematografisë, këngëtar dhe drejtues
emisionesh televizive, në një emision në youtube, të titulluar: “Ja si duhet
biseduar me deputetët dhe zyrtarët e Putinit!”, më 25 mars 2020, në një
sallë, ku ishin të pranishëm deputetë dhe zyrtarë të lartë, iu drejtua atyre me
fjalë të tilla, me të cilat zbulon lakuriq falsitetin e “madhështisë” së
paradave ushtarake çdo 09 maj në Sheshin e Kuq. Ai deklaroi:
“Gjatë 20 vjetëve, Putini e katandisi Rusinë në një kosh plehrash. Rusia e
Putinit është thjesht një turp. Të gjithë ne jetojmë në mes të fekaleve”.
Kërkesa e asaj
aktoreje trulajthitur më kujtoi kohën e diktaturës së kryekriminelit Enver
Hoxha, kur qytetarët shqiptarë përndiqeshin nëse dëgjonin muzikë të huaj.
Mungesa e theksuar
respekti ndaj vetvetes, i pati bërë përshtypje të keqe një analisti rus, i cili
para disa vjetësh ka shkruar:
“Respekti ndaj
vetvetes vjen e zhduket më shpejt dhe më me siguri jo nga sharjet e
personazheve në teleefir ose në hapësirat e internetit. Respekti ndaj vetvetes
shembet atëherë kur me njeriun sillen si me askushin dhe ai nuk e ka mundësinë
ta kapërcejë një qëndrim të tillë poshtërues, kur nuk interesohen të dinë se
cili është mendimi i tij, kur problemet e tij injorohen, kur përpjekjet e tij
për të hyrë në kontakt dhe për të vepruar në atë mënyrë që atij t’ia dëgjojnë
fjalën nuk merren absolutisht parasysh, pa e çarë kokën fare për të mësuar se
cili është këndvështrimi i tij. Që t’i biem shkurt, respekti ndaj vetvetes merr
fund atëherë kur shpërfillja sistematike ndaj dinjitetit të njeriut buron nga
ai që ka pushtet dhe e sundon”
(Citohet sipas: Vladimir Brehin. “Kur do të fillojmë ta respektojmë
vetveten?”. Marrë nga faqja e internetit “pravmir.ru”. 22 nëntor
2013).
Fjalët e këtij analisti të kujtojnë një figurë të shquar
të kulturës ruse - Nikollaj Çernishevskin (1828-1889), i cili ka thënë:
“Një komb i mjerë, një komb skllevërish, nga lart deri poshtë - të gjithë
janë skllevër”.
Mungesa e respektit të theksuar ndaj vetvetes, ka sjellë
si pasojë që, në gjuhën ruse, të përdoret gjerësisht shprehja vetëposhtëruese: “Shefat
janë më të zgjuar se ne”.
Cila është arsyeja
që kasta kriminale e Kremlinit e urren kaq shumë Ukrainën?
Në këndvështrimin
tim, dy janë arsyet kryesore:
Së pari, Kremlinin e gërryen smira vazhdimisht, për arsye se jo Moska, por Kievi ka
qenë dhe mbetet kryeqendra e kulturës sllavianolindore. Kievi është themeluar
në vitin 584, kurse Moska 563 vjet më vonë, më 1147. Madje edhe Moskën një
princ ukrainas e pati themeluar, Juri Dollgoruki (1090-1157), princi i madh i
Kievit. Përballë ndërtesës së Bashkisë së Moskës, ngrihet shtatorja e tij
madhështore. Prandaj kriminelët e Kremlinit, me Putinin në krye, kanë si
pikësynim ta zhdukin Ukrainën nga harta, në mënyrë që një kryeqendër e tillë të
jetë Moska.
Së dyti, standardi i jetesës të popullit ukrainas është më i lartë se ai i popullit
rus. Kjo ra në sy të bishave fashiste gjatë agresionit. Ushtarët e ndërkryer
rusë, futeshin nëpër apartamentet e pallateve të braktisura të qytetarëve
ukrainas, të bombarduara me raketa, dhe linin mendjen me komoditetin e tyre.
Shërbimi sekret ukrainas ka regjistruar biseda telefonike të ushtarëve rusë me
familjarë të tyre në Rusi. Ata u rrëfenin për ato komoditete. Nga ana tjetër e
telefonit vinin porositë e atyre familjarëve për të grabitur gjithçka dhe për
t’ua dërguar. Dhe ushtarët e tërbuar kanë grabitur gjithçka, deri edhe të
brendshme grash.
Nënkuptohet që
standardi më i lartë i jetesës së popullit ukrainas është infektues për fqinjët
rusë, të cilët, një ditë të bukur, mund të zgjohen nga gjumi letargjik prej
skllavi dhe të pyesin se pse ukrainasit jetojnë më mirë sesa rusët. Kjo mund të
sjellë si rezultat rebelimin e popullit,
me pasoja përmbysjen e pushtetit të kastës sunduese në Kremlin.
Habitesh kur
mendon se si është e mundur që Rusia shoviniste të vazhdojë të ushtrojë të
drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara?
Si është e mundur
që Rusia, si shtet fashist, terrorist, vazhdon të jetë anëtare e Organizatës së
Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që ajo duhej përjashtuar menjëherë nga radhët e
saj pas krimeve gjakatare që ka kryer dhe vazhdon të kryejë në Ukrainë? Krerët kryesorë të
këtij forumi më të lartë botëror, nuk e dinë vallë që Bashkimi Sovjetik, pas
agresionit që pati nisur kundër Finlandës më 30 nëntor 1939, u përjashtua nga
Lidhja e Kombeve?
Nuk mund ta them
dot me siguri se sa të bindur dhe sa të vendosur janë vendet
evropianoperëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i vënë fre
përfundimisht egërsisë mongole të fashizmit gjakatar rus, i cili, me
hekurishtet e armatimit të vet, nëse nuk arrihet të realizohet shpërbërja në
disa shtete e Federatës Ruse, përbën një rrezik të përhershëm për gjakosjen e
vendeve të tjera.
Kaliforni, 10
gusht 2022