Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kosova në zgripin e saj më të rrezikshëm
E shtune, 05.02.2022, 07:42 PM
Kosova në zgripin e saj më të rrezikshëm
Shkruan
Fahri Xharra
Populli
shqiptar në zgrip; po përsëritet e keqja . “Në fund të shekullit te 19-të kur
na u dobësua Turqia,(dhe mbetem përfundimisht nën Serbi ) shkuan disa fshatar
te pleqnari Xhemajl Abrija dhe e pyeten? Xhemajl Aga… Po na pysin per
regjistrim ” A jeni Shqiptar a musliman” e nuk po dimë si me u pergjigj!
Shkrunu kurrkusha ju tha Xhemajl aga.. Si bre kurrkusha i than fshataret!
-Po,
kur nuk e dini se c’ka jeni ,ma mire me u shkru si kurrkusha.”
Buza
e një gremine dhe i një shkëmbi të thepisur quhet :Zgrip . A jemi ne në zgrip?
Kur
flasin politikanët tanë të Kosovës, me
siguri që eshtrat e të rënëve për liri , për një Kosovë si duhet; shtet i
pavarur ! iu dridhen. Por nuk e ka lejuar natyra, sepse këta ishin zgjuar dhe
kush e di se si kishin reaguar.
Çfarë
absurdi i llojit të vet: lufuan për Kosovë , NATO-ja e bombardoi Serbinë për 78
ditë e ne i falim Serbisë ato që ajo i deshi.
Ta
kishim ditë që Veriu do t`i kthehet Serbisë , Ujmani gjithashtu. Ta kishim ditë
që do ta cungojmë hartën e Kosovës, atëherë pse luftuam ? Pse nuk e ngritëm
flamurin e bardhë dhe t`iu thoshim:
Merrni çka të doni, por mos na shtini që
një milion shqiptar të ikim, mos na i dhunoni 25 gra, vajza dhe burra,, të mos
vdesin 16 mijë të pafajshëm . Ndoshta do e pranonin ofertën tonë.
Por
jo, nuk u dorëzuam dhe me ndihmën shumë të madhe të Euro- Amerikës e arritëm
atë që është ëndërruar dhe dëshiruar me shekuj.
Nuk
e dinim që kishim biseda të fshehta për copëtimin e ëndrrës sonë; nuk e dishim
që që dikush nga apo më shumë nga ne po
merret me Serbinë që ;
-
të falet Veriu i Kosovës
-
të falet Liqeni i Ujmanit,
-
të krijohet “zajednica “ serbe, jo si OJQ si e thoshin por të krijohet një
Serbi në Kosovë.
-
të falet trashëgimia historike e
shqiptarëve të Kosovës.
Jo
dhe jo, këtë nuk e kemi pritur! E pa besuar të nënshkruhet nga vet ne. Pse kjo
ndodhi, askush nuk na dha përgjigje.
Zgripi
i humnerës kombëtare është shumë afër. Zgripi është pika e fundit, fundi,
mbarimi i diçkaje Sa jemi ne në zgrip? Kush është vënë në krahun antikombëtar
duke gdhendur (gërryer) në tokën e etnisë së vet në emër të çkafit ?
A
duhet të flasim nga froni, fron ky që e braktisëm me shekuj, a duhet të flasim
nga malli për zërin tonë burimor shqiptar?
Thënja
“patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo
tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare.(I.Kadare)
Por
strehsat nuk po dorëzohen lehtë. Ata e kanë kuptuar se do të ishte më mirë të
përdorin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptojnë se po
e tronditin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e
rreme e jonë, po vihen në zhbirimin e ca dokumenteve dhe ca hartave të ca
arkivave, me ngulm të vërtetojnë pasurinë tonë.
Zgripi
moral ,historik dhe identitar i një kombi të lashtë.
Ish-ministri
i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse kryeministrit Albin Kurti
nuk i pëlqejnë marrëveshjet e deritanishme që i ka arritur Kosova, le t’i
sjellë ato në Kuvend dhe le t’i shfuqizojë.
Hoxhaj,
thotë se thënë beson në dialogun Kosovë-Serbi dhe e sheh atë si platformë për
ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës.
Ai,
tutje ka shtuar se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin sipas vendimit të
Gjykatës Kushtetuese.
“Ne
e kemi ndërtuar një shtet nga themelet bashkë me partnerët tanë amerikanë,
kushdo që beson që Kosova duhet të ngritë flamurin në OKB dhe duhet ta mbyllë
shtetndërtimin do të duhej ta sheh dialogun si platformë zgjidhëse.”, ka thënë
Hoxhaj tutje.
(https://www.epokaere.com/nese-kurtit-nuk-i-pelqejne-marreveshjet-e-deritanishme-le-ti-sjell-ne-kuvend-ti-shfuqizoje/
Athua
çka kishte me thanë pleqnari Xhemal Abrija , pas kësaj deklarate .
Foto credit ; gazeta “Epoka e Re”
Fahri Xharra,01.02.22