Editorial
Andi Bushati: Me poture ulur nderojmë sulltanin
E merkure, 19.01.2022, 08:02 PM
Me poture ulur nderojmë sulltanin
Nga
Andi Bushati
Edi
Rama i është rikthyer një manipulimi që e ka perfeksionuar deri në detaje: atij
që tenton të hiperbolizojë një çikërimë qesharake, duke lënë në hije një të
vërtetë të madhe. Këtë ka mëtuar të bëjë edhe pas vizitës së fundit të
presidentit turk Erdogan dhe neverisë që ngjallën skenat e vasalitetit në sytë
e shumë shqiptarëve.
Ai
është kapur vetëm me një polemikë, atë të përkimit të vizitës së sulltanit të
ri me datën e vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Në
një tekst drejtuar kritikëve të tij Rama u tall me ata që e interpretojnë
historinë e sotme përmes heshtave dhe shpatave të dikurshme. Ai ironizoi se nuk
ka asnjë lidhje mes republikës moderne turke dhe rethimeve të Krujës, mes një
vendi aleat në Nato dhe luftrave të Gjergj Kastriotit kundër otomanëve, pesë
shekuj më parë.
Në
fakt, e vërteta është krejt tjetër. Që prej dy dekadash, kur AKP-ja
islamo-konservatore e Erdoganit mori pushtetin, nostalgjia për fitoret e 39
sulltanëve me radhë, përfshirë këtu edhet ato në Ballkan, është bërë një
konstante e politikës së re turke. Nuk ka studiues serioz sot që nuk flet për
neo-otomanizmin si për një pushtet të butë, që autokrati i Ankarasë po përpiqet
të instalojë në tokat e zaptuara dikur nga paraardhësit e tij. Me insistim,
vetë Erdogan, gjatë një përvjetori të vdekjes së Ataturkut në 2016, këmbënguli
se historia e Turqisë nuk ishte vetëm 90 vjeçare, por shekullore dhe se
duheshin korigjuar të gjithë librat shkollorë që bazoheshin tek ky gabim.
Pra,
pavarësisht se çfarë ushqimi për budallnj reket ti servirë kryeministri ynë
popullit të vet, Erdogani e ka të lidhur fort ideologjinë e tij me betejat,
rrethimet, dhe heshtat e periudhës osmane.
Këtë
Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër.
Ai
ishte vetë dëshmitar, në korikun e pesë viteve më parë kur Raisi turk i shërbeu
si shofer, në inagrurimin e urës Osman Gazi, e cila u kurorëzua me emrin e
themeluesit të dinastisë osmane. Ai e pa me sytë e tij se si, gjatë kësaj
ceremonie, u përshëndet nga ushtarët e veshur me uniformat e meherëve, rojeve
tradicionalë që ngrinin çadrat e betejave për sulltanët.
Edhe
nëse nuk ka qenë dëshmitar, kryeministri ynë me siguri e ka lexuar se, kur u
betua për herë të parë si president, Erdogani shkoi të përkulej në xhaminë Ejup
Sulejman, në bririn e artë, aty ku të njëjtën gjë e bënin sulltanët e
dikurshëm.
Ai
e di se sa popmpozitet ka fituar rënia e Kostandinopojës – ose pushtimi i saj
sipas disave-, që kur në Anadoll komandon “vëllau i tij”. Ai me siguri e ka
lexuar se ç’ndodhi së fundi me Shën Sofinë, të cilën në 1934-ën, Ataturku,
vendosi ti’a “dhurojë njerzimit”, por që në emër të së “drejtës së shpatës
osmane”, islamo-konservatorët e rikthyen në xhami për të përkujtuar pushtimin e
madh të qytetit të shenjtë nga Mehmeti II.
Pra,
sado i tkurrur të jetë formimi i tij intelektual, sado i pavëmendshëm të ketë
qenë si dëshmitar i mardhënies me Erdoganin, Edi Rama nuk mund të sillet sikur
nuk e di se bedenat, rrethimet dhe lufrtrat e shekujve më parë përbëjnë brumin
e me të ciliën partneri i tij strategjik, gatuan bukën e politikës së sotme.
Neo-otmanizmi dhe shtrirja e influencës në trojet e dikurshme të perandorisë,
janë në themel të saj.
Në
emër të kësaj ideologjie lideri autoritar turk, vende si Shqipëria, dikur nën
pushtimin osman, i quan pjesë të “kufijve të zemrës”. “Këto nuk janë botë të
ndryshme, por copza të shpirtit tonë” thoshte ai në një fjalim në Bursa në
2016.
E
pra, këtë janar, në Tiranë, Erdogan u soll fiks si padroni i këtyre kufijve
imagjinarë. Pamjet që ne pamë, ishin ato të një vendi trishtueshmërisht vasal.
Ceremonia tek Xhamia e Et’hem Beut, ku mbizotëronin flamujtë turq dhe
banderolat në të njëjtën gjuhë, ku shqip fliste vetëm përkthyesi dhe jo prezantuesi,
ku në podium shkruhej “arnautllëk”, ku lutjet u thanë në gjuhë të huaj nga një
hoxhë i huaj, nuk janë parë kurrë më parë gjatë vizitës të ndonjë shtetari
tjetër.
Erdogani
dhe shpura e tij e kanë përdhosur për disa orë çdo lloj sovraniteti, pikërisht
në sheshin që ironikisht mban emrin e heroit tonë kombëtar.
Në
mënyrë përçmuese ai përjashtoi nga ceremonia e rikontruksionit të një xhamie,
krerët e komunitetit musliman shqiptar që i etiketon si të kapur nga
gylenistët. Pa pikë skrupulli ai kërcënoi edhe deputetët shqiptarë që duhet të
dorëzonin këta terrorristë, të cilët bota demokratike refuzon ti njohë për të
tillë.
Prapa
gjithë këtij turpi, që e bën çdo qytetar me sado pak dinjitet, të neveritet nga
vendi ku ka zgjedhur të jetojë, qëndron vetëm një njeri: Edi Rama. Eshtë ai që,
në emër të bizneseve që ka me njerëzit e afërt të Raisit, apo si shpërblim për
ndihmën ekektorale që ka marë, sot sillet si i vetmi mes udhëheqësve të
ashtuquajtur pro perendimorë që njeh “fajtorët” e grushtit të shtetit dhe
dorëzon gylenistët, në kundërshtim me ligjet e shtetit të vet.
Eshtë
ai që pranon “kufijët e zemrës” të caktuar nga Erdogani dhe copëzat e shpirtit
turk mbi botën tonë.
Pikërisht
për të daravitur shijen e hidhur të këtij servilizmi të pështirë, kryeministri
iu shmang thelbit të çështjes. Ai hyri në polemikë vetëm me atë pjesë
tradicionalo-folkrorike që ishte prekur nga përkimi i vizitës së presidentit
turk me datën e vdekjes së Sëkënderbeut. Këtë e bëri me qëllimin perfid për të
fshehur turpin e vëtrtetë, atë të uljes së potureve përpara megalomanisë së
Erdoganit. Sepse skandali i asaj që ndodhi në Tiranë në 17 janar, nuk ishte
data e zgjedhur rastësisht, ose jo, nga “vëllai Taip” për të përçmuar
Kastriotin, por qëllimi i dukshëm për të parakaluar këtu si pasardhës i
sulltanëve.
©Lapsi.al