Editorial
Arbëri Demaçi: Prindërit emrat shqip, kurse fëmijët emra arabë!
E premte, 07.01.2022, 10:20 PM
Prindërit emrat shqip, kurse fëmijët emra arabë!
Nga
Arbëri Demaçi
Pas
luftës ky fenomeni i konvertimit nga feja muslimane (që paska pas qenë fe e
gjyshërve tanë analfabet dhe primitiv) në fe muslimane “moderne”( me ferexhe,
me mjekrra e trefertalka) është bërë më se e zakonshme.
Mirëpo
përveç kësaj veshjeje çka tjetër e karakterizon këtë fe “moderne”?
Përveç
se po i emërtojnë fëmijët e tyre në gjuhën arabe, po i ndërrojnë edhe emrat e
tyre, emra të cilët në kohën kur janë pagëzuar nga prindërit e tyre në gjuhën
shqipe (kur certifikatat e lindjes janë lëshuar në çirilicë dhe ka qenë shumë
problem emërtimi në gjuhën shqipe), tani i ndërrojnë edhe emrat e tyre nga
Agron në Ali, nga Kujtim në Abdul etj. etj. Apo prindërit emrat shqip e fëmijët
i emërojnë me emra arab ( e që fatkeqesisht ndër ta ka edhe deputet ku vetë
kanë emra shqip e fëmijët me emra arab)
Çka
do të thotë kjo?
A
nuk është ky një lloj asimilimi (në heshtje, por shumë i sigurt), kur sot ua
ndërruan veshjen dhe emrat, po nesër çfarë do bëjnë? Do flasin arabisht në
shtëpitë e tyre dhe Kosovën do e shpallin djep të “muslimanizmit modern” (jemi
mësuar të jemi djep i dikujt)!
O
shqiptar, nëse je musliman nuk je arab. Kombi nuk identifikohet me fe dhe
fëmijës tënd nuk je duke i vu emër fetar por emër arab. Nesër në shkollë do të
jetë inferior karshi fëmijëve të tjerë që kanë emra shqip (madje edhe nuk do ta
di kuptimin e emrit), dhe ti që e ke ndërruar emrin, më e kapshme është edhe
për vet Zotin (nëse veç po thirresh në emër të Zotit) ta respektosh emrin që ta
kanë vu prindërit, sepse edhe gjuha shqipe është gjuhë e Zotit.
Marrë
nga Drini.us