Mendime
Dom Nikë Ukgjini: Ambasadori Turk në Shqipëri që fyen inteligjencën e Ndre Mjedës dhe tonën sot!
E hene, 22.11.2021, 08:56 PM
Ambasadori Turk në Shqipëri që fyen inteligjencën e Ndre Mjedës dhe tonën sot!
DITËT E MJEDËS
Edicioni XVI
Kukël, Vau i Dejës
Nga
Dom Nikë Ukgjini
Pjesëmarrës
dhe miq të nderuar, të nderuar autoritete lokale e shkencore e kulturore!
Vitin
e kaluar, për shkak të pandemisë, u mjaftuam me vendosjen e një buqete lulesh
pranë shtatores të poetit Mjeda.
Në
këtë vit, kur kremtojmë 155 vjetorin e lindjes të poetit, nuk kishim se si te
mos e përkujtomë me një program modest, karakteristikë kjo edhe e vete Ndre
Mjedës.
Sot
në përvjetorin e lindjes se tij të 155, mbushen
10 vite, që kur filluam organizimin e Ditëve të poetit Mjedës, këtu ku ai kishte
kaluar për 30 vite me radhë, duke i shkruar dhe rishkruar veprat e tij
ekselence për kulturën, gjuhën, letërsinë e historinë kombëtare.Ambienti ku
poeti jetoi, pësoi ndryshime të konsiderueshme për mirë, nga viti 2011 e deri
ne vitin 2014, e duke u shndërruar në një Qendër Kulturore e cila mund të krahasohet
lirshëm me ato të botes perëndimore.
E
si mund të ishte ndryshe, kur kemi te bëjmë, me lirikun, më të madh shqiptar, i
cili me intuitë dhe vetëdije ka ndërthurur shqetësimin për lirinë e Atdheut, për
lirinë dhe të drejtën e njeriut, dhe kjo e realizuar ne një trajte të veçantë
të subjektit lirik, shfaqje më të spikatura e individualitetit dhe identitetit
të tij. Kjo temë më rëndësishmja në veprën e poetit, hyn në rezonancë me kohën
historike e letrare të Rilindjes Kombëtare, duke e bërë një nga shprehësit më
të fuqishëm dhe me autentik të saj.
Mjeda
si atdhetar i tillë, pas këthimit nga Hamburgu, në gusht
1902, me 11 tetor 1902 arrestohet nga
Shaqir Pasha. Ai u dërgua në Shkodër, për t'u nisë për gjykim në Stamboll, por ndërhyrja
e Austro-Hungarisë bëri që qeveria turke të tërhiqej. Sulmet turke ndaj tij nuk
mbeten me kaq, me 1-2 nëntor 1912, letërsia shqipe pëson dëme të mëdha. Çetat
xhonturke djegin shtëpinë me bibliotekën dhe dorëshkrimet e Mjedës, e nder
tjera 2000 fjalë të rralla.
Bazuar
vetëm nga këto fakte të Mjedës, dhe shumë të tjera, shtrohet pyetja: si ka
mundësi që Ambasadori turk në vendin tonë, para disa ditëve, saktësisht më 12
Nëntor 2021, me rastin e hapjes së ekspozitës të fotografive të Marubit në Shkodër si dhe në disa raste të
tjera, duke e fye inteligjencën historike të poetit Mjeda dhe tonën sot, shprehet, se: marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira që gëzojnë sot, marrin forcë nga
historia e përbashkët, kultura dhe lidhjet rrënjësore mes popujve tanë. Miqësia mes turqve dhe shqiptarëve e
lindur afërsisht 6 shekuj më parë, aktualisht vazhdon të ndikojë pozitivisht të
sotmen tonë.
Ndërsa,
çfarë lidhje miqësore e kulturore kishin me Turqit, flet qartë, shkrimtari e
atdhetari i shquar, dhe miku i Ndre Mjedës, Sami Frasheri, (1850-1904) nga Frasheri,
Permet, i cili s bashku me Naimin punonin për oborrin perandorak në reformimin
gjuhës turke. Samiu, në librin e tij që u bë manifest i Rilindjes sonë
kombëtare: Shqipëria Ç’ ka qenë, ç’ është
e ç’ do të behet, botuar në Bukuresht, në vitin 1899, do shprehej: Tyrqitë që janë zotërinjet e tyre, që
pesëqind vjet e tëhu, s’u kanë mësuarë
Shqipëtarëvet as punë, as mjeshtëri, as dituri, por i kanë mësuarë, të lëftojen
e të rrëmbejnë;…
Sidoqoftë,
edhe pse kaluan 155 vjet nga lindja e poetit Mjeda, ai e ka sfiduar kohën, dhe
me veprën e tij të bukur shqipe ka fituar përjetësinë.