Kulturë
Përparim Hysi: Një "kalorës" shkruan poezi dashurie
E premte, 19.11.2021, 01:03 PM
Një "kalorës" shkruan poezi dashurie
Libri
me poezi "Kalërim në tokën e ëndrrës"
i ODISE PLAKUT
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Sholom
Aleichem thotë diku:"Jeta është një ëndërr për të mençmit" dhe në
vazhdim të kësaj sentence, tek shfletoj librin me poezi të ODISE PLAKUT, bindem
jo vetëm për sa thotë ky diturak, por shkoj dhe më tej:jo vetëm është ëndërr,
por një nga të mënçmit që quhet ODISE PLAKU bëhet"kalorës" dhe
kalëron, mbi "tokën e ëndrrës", jo duke zhveshur shpatën, por penën dhe përcjell kumte, sa të bardha,
aq të ëmbla, me lirika që të ngrohin shpirtin, në këtë kohë që është e ngarkuar
me strese. Në një farë mënyre, me poezitë e tij ai, si të thuash, tenton që të
zbutë klimën"polare" që rëndon
shoqërinë tonë.
Duke
u mbyllur në "atë dhomën e vetmisë" ku, zakonisht, mbyllen krijuesit,
ai vjen me një tumb të madhe lirikash dhe ngjet me një "pëllumb
postier" që sjell kumte të bardha,
Të mbyllesh në një dhomë vetëm, për të krijuar diçka të bukur, është jo
vetëm shenjë force, por tregon dinjitet dhe karakter. Se, siç thotë ANDRE
MAURIOS, "Artisti duhet të jetë reaksionar.Ai duhet të qendrojë kundër
rrjedhës së kohës dhe jo duke u përshtatur me rrjedhën". Dhe
ky"reaksionari" që quhet ODISE PLAKU jo vetëm"nuk përshtatet me
rrjedhën", por "vesh parzmore kalorësi" dhe niset në beteja
"dashurore" si askush tjetër deri sot, për aq sa njoh unë poezinë
erotike. Natyrshëm, mendmi im është subjektiv, por, sidoqoftë, jam në gjendje që ta mbroj mendmin tim.
RAFAELE
MORELLI thotë:- Kemi nevojë për heshtjen e brendshme si për bukën e përditshme
që hamë.Ndoshta dhe më shumë, sepse, në fund të fundit, heshtja na ndihmon që
të arrijmë paqen shpirtërore.
ODISE
PLAKU, tek"kalëron", e ka arritur atë paqe shpirtërore
duke"kullotur kalin poetik" në "livadhet e dashurisë".
Poezia
është një shpërthim që të rrëfejë atë që ndien përbrenda. Se poezia s'ësht
asgjë tjetër, veçse mendja e POETIT. Nobelisti, OKTAVIO PAZ, e quan poezinë
herë"sekret të shpirtit",
herë"vetdija e fjalëve".
* *
*
Libri
"Kalërim në tokën e ëndrrës" ( sa mirë, sikur ta quante"Tokë e
ëndërtë"!Po kush të merr dorën?!!!), është një botim tepër cilësor nga
"ONUFRI" dhe ka një parathënie, po kaq cilësore nga Profesor-doktor
SHefkije Islamaj.DHe kjo"ese" imja është vetëm se si i shijoj unë, si
lexues, poezitë e këtij libri goxha të madh, ku mbi 90% e poezive janë lirika
dashurore. Pse them kështu? Për herë të parë që kam kontakt me krijimtarinë e
ODISE PLAKUT.
Thotë
diku, poeti i madh rus, JEVTUSHENKO:"Poezia është biografia e
poetit". Duke e marrë sentencën si të mirëqenë, atëherë në"biografinë" e ODISE
PLAKUT duhet shtuar dhe atributi; dashuria. Pra, ODIESE PLAKU-DASHURIA. Mos
kujtoni se jam larg së vërtetës. Nëse hyn nëpër faqet e librit, jo vetëm
do humbësh në"labirintet e
dashurisë", por kërkon të gjashmin. A më saktë:kë model ka ndjekur? ZONJA
E NDERUAR, ISLAMAJ, shkruan se i ngjan
DRITËROIT, por unë kam shijen time dhe në mendmin tim, ODISE PLAKU, ka një poezi të mbështetur, shpesh, në
tabanin popullor dhe, me lirikat erotike
ku ruhet displina metrike dhe rima, është më afër LIRIKUT TË BUKUR, ALI
ASLLANI. Në lirika të veçanta (në poezi që nuk kalojnë gishtat e njërës dorë)
herë ngjet me OMAR KHAJAMIN dhe herë me lirikun e madh RUS, SERGEJ ESENIN. Por,
kur flas për këto përgjasime, në të
gjitha poezitë- kjo, mandej, ia rrit
karizmën si krjues, - ODISE PLAKU është vetvetja. Unë, kur shkruaj kështu, poezitë i shoh me
sytë e shpirtit.
* *
*
ODISE
PLAKU-DASHURIA vërtet që është lirik erotik, por, para së gjithash, ai shkruan me këmbë në tokë.Toka
e"ëndërtë" është SHQIPËRIA. SHQIPËRIA jo e cunguar nga"shartesat
shovene të kohës", por me atë shtrirjen gjeografike ku përfshihen të
gjithë ata banorë që fjalës bukë, i thonë"bukë".Dhe këtë himn
dashurie për ATDHENË, e shkruan" me fjalë të thjeshta zemre",
si:" në trupin tënd, do të rritem përditë/larg teje nuk do të jem
asnjëherë", se, në fund të fundit, " iki dhe kthehem në folenë e
ngrohtë/ më e mira kështjellë/ në të egrën botë"."Dashuria jonë
rritet në të njëjtën fole/ o i bukuri im;me emrin ATDHE!". A ka më
amplifikim me jehonë shpirti më shumë se sa kaq që, për t'u bërë edhe më i drejtpërdrejtë, POETI
"nis këngën e jetës". Shihni dhe gjykoni vet:
"Hej
ti, këngë fluturake, shpresën ndiz si
një diell
Kjo
PRISHTINA, ÇAMËRIA, PEJA kanë një qiell
Më
dalldis prej gëzimit, edhe vdes në liri
Me
gazmendin mu në zemër shqyej çdo kufi!.
E
përsërit atdhe dashurinë dhe në poezi të tjera, si:"Prapë jam shqiptar",
"Kalërim në tokën e ëndrrës";në"Gjeografia ime" apo dhe në
ndonjë tjetër. NGaqë libri mban titullin sinjifikativ"Kalërim në tokën e
ëndrrës", ja një fragment për t'u gjykuar nga lexuesi i këtyre radhëve:
"
kalëroj në ëndrrën e madhe nga ULQINI në ÇAMËRI,
Presheva
zgjat dorën, për të rrokur SHKUPIN në gji.
Edhe
TIRANA me PRISHTINË luajnë lojën e fëmijërisë
...
dhe pastaj, jashtë metrikës e rimës, vargu shumë domethënës:-Fëmijët ndërtojën
shtëpinë e madhe! Ky varg, në gjykimin
tim, i vë dafinën e lavdisë në ballë
POETIT.
Tek"GJeografia
ime", është tërë jeta e POETIT, ku, përmjet vargjesh, tregon:"shkoj
nga shkoj;lindi në MYZEQE/ u rrit në MALLAKASTËR/u arsimua në GJRIKASTËR apo
SHKODËR.Brodhi Evropës dhe deri nëAZI(në PEKIN), por prapë"avioni ulet si
zog në pistën e RINASIT. dhe poeti thotë:- E dua atlasin e vendit tim, se
ëndrat nga këtu nisin,
* *
*
Erotizmi:
Sa
natyrshëm! Ç'relaks ndjen përmjet vargjesh, si:"Hiqmu, moj lanete!"
"Mjerë
unë, i mjeri, si duroj pa ty?
Ditët
më humbasin, nuk më bëhen dy.
.............................
Lart
e poshtë në rrugë më del për inat
AH,
çfarë t'i bëj moshës që nuk kam takat/
Tek
një tjetër"Nga netët tona"
"të
vrava, moj dreqkë, me puthje, në tëndin
harbim
Në
natën e gjatë që nuk kishte mbarim.
............................
Kapërthyer
si hardhia në trung të manit rrije.
Tek
poezia"çast i përhumbur"
"
e putha për herë të fundit, në ikjen turravrap
Dhe
e pyeta ZOTIN:" Mos bëra mëkat?"
Ja
dhe një tjetër që duhet ta këndosh labçe "Një ditë me borë"
"Gjoksjashta,
ti, moj mike!
Hidh
një cipëz, se më fike
Në
mos pate, të jap unë
Të
mbuloj me trupin tim
(unë,
do thosha:-Unë do të bëhem gunë!), por POETI ka zërin e tij dhe nuk të njeh,
për SULO-be!!! Dhe ja si vazhdon:"gjoksjashta, ti, moj mike/ me majëcice më godite/me dybuzëfitil më
fike/prapë s'më munde, nuk më frike.
Tek"Mallkimi
i mëngjesit"
"M'u
rrokullis shpirti, gjoksit tënd ndaloi
Nuk
di kush më vrau? Kush më lëndoi?
.........................
Nëpër
kurmin tënd nuk ndaon ky"krua"
Lutesh,
drithërohesh, më varros mua.
Dhe shihni sa bukur e mbyll POETI poezinë:
"Hajde,
kur të duash, veç mos u vono
Eja,
do të pres;shpirt, mos më harro!
Sa
të ketë ujë"lumi", "mokrra" do punojë
Kur
të thahet "rrëza", më mos më kërko.
(Në
thonjëza kam vënë "Metaforat" aluduese për lexuesit).
Ç'demision
shpirtëror ka tek poezia"Çast"
"e
vesha dhimbjen në vend të bluzës".Që në vargun e parë, POETI e
"vret" poezinë:dhimbjen e ka kaq shpirtërore, sa e kthen në send,
S'ka gjetje metaforike më të bukur. Tek"Ç'është dashuria", POETI
kthehet në një"lektor" që mban
"leksionin etij":Dashuria, veç tjerash, është dhe"mjaltë e
ëmbël", por dhe"tëmerr si tërmeti".
Zakonisht,
poezitë lirike të dashurisë, shkruhen për t'u shijuar dhe, sikur të ndalesh në
morinë e poezive erotike të ODISE PLAKUT, duhet nnjë natë dimri dhe një ditë
behari. Unë po ndaloj këtu dhe si"nun", pasi lexova gati 140 poezi të
tilla, ta gëzojë atributin "Dashuria"!
Tiranë, 18 nëntor 2021