Mendime
Dedë Preqi: Edi Rama kërcënon Kosovën për Serbinë
E shtune, 06.11.2021, 08:00 PM
EDI RAMA NJË FATKEQËSI APO FAQE ZI, KËRCËNON KOSOVËN PËR SERBI
Nga
Dedë Preqi
Vizita
e Edi Ramës, që ia bënë Beligradit, lë përshtypjen e një burrështeti jo serioz,
që do të dallonim se ka në vete një mister të dyshimtë me Vuçiqin, ndërsa në
anën tjetër, sikur po mbetët edhe një përson i pa mposhtur në skenen politike
ndër shqiptare, si një njeri i veqantë apo si «baba» i kombit, i cili përveq etjes së tij të madhe për pushtet dhe për të qenë i
pari, ai edhe tiparin e kësaj shoqërie njerëzore do ta ndryshote, apo do ta
bënte vepër arti dhe kulture të duarve të veta.
Vizita
e Edi Ramës këto ditë në Beograd, mbi të gjitha lidhet vetëm mbi afirmimin e
përsonalitetit të tij, por jo edhe në interes të popullit shqiptarë, sepse po
të lidhej në interes të këtij populli, imazhi i shqiptareve do të ndryshonte së
paku i shqiptareve të Luginës së Preshevës, të cilëve u cënohen përditë të
drejtat e tyre si komunitet shqiptarë brenda këtij shteti, poashtu edhe
marrëdhëniet me Kosovën, këtyre ditëve
të fundit, sikur po përshkallzohen në çdo çast deri në një shkallë konflikti,
por edhe lufte, që po e shkakëton politika e Vuçit, dhe mikut të Edvinit.
Shtrohet
pyetja, çka kërkon Edi Rama në Beograd, pa një marrëveshje edhe me Kosovën, dhe
flet në emër të Kosovës, kur ky vend në krye me Vuçiqin, bashkëpunëtorin e
ngushtë të kriminelit Millosheviq, para pak ditësh i drejton makineritë
ushtarake dhe aeroplanët luftarak deri në kufi të Kosovës, duke iu kërcënuar
shtetit dhe popullatës së këtij vendi, sikur Serbisë dhe Vuçiqit, po i duket
pak se çfarë i shkakëtojë këtij populli vetëm në luftën e fundit të vitit
1998-99, po të mos intervenonte NATO-ja, këtë popull do ta ç’faroste dhe
eliminonte nga faqja e dheut.
Është
një iluzion i tmershëm se Edi Rama, do ta zbuste në një mënyrë Vuçiqin, ndaj
Kosovës, para do ta zbuste një ari apo derr të egër, çfarë uurrejtje
patologjike ka ndaj shqiptarëve, me politikat e tij fashiste, duke mos
ndryshuar fare për sa vjet që është në krye të shtetit serb, prandaj nuk mund
të parashikohet se çdo të ndodh me projektin që e ka në krye të vet Vuçiqi,
ndaj Kosovës, i cili e vë në rrezik çdo zgjidhje pozitive në mes këtyre dy
vendeve, duke u kthyer sëcilën herë e më shumë në pikën zero të marrëveshjeve.
Për
ta futur Kosovën, nën ombrellën e vet, Vuçiqi e ka çpikë projektin më të ri
«Open Ballkan», të cilin po e përkrah miku i tij i famshëm Edi Rama, dhe po i
bëhët bashkëpunëtor i ngushtë i një projekti të tillë misterioz, ku brenda
këtij projekti janë përgaditur edhe plot projekte tjera, i cili këmbë e krye ka
për qëllim që vendet ballkanike ti fusë nën thundrën e vet, e një ndër ato edhe
Kosovën, të cilën e ka në listë të parën, ndërsa Edi Rama dhe të tjerët do jenë
vetëm spektatorë.
Për
fat të keq, me dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zajev,
tani këtij organizimi do ti mungonte edhe një «argat», i miratimit, cili nuk
ishte në gjendje ti bëjë asnjë lloj kritike kundër këtij projekti, vetëm ia
bënte aminin sikur thoshte dhe vendoste Vuçiqi, duke i shkuar mbrapa ky edhe
Rama, sikur «mazi pas pelës».
Është
shumë skandaloze për një burrë shteti kur shkon në vizitë në një shtet tjetër
dhe para se të filloj vizitën i heqët flamuri i shtetit të tij dhe i
nëpërkëmbët për tokë, ashtu sikur i ndodhi edhe Edi Ramës, këto ditë në vizitën
e tij në Beograd, por për kryeministrin në fjalë këto veprime nuk heçin në
kandar, sepse ky njeri në Serbi, po merr shkollë, sikur më herët në
ish-Jugosllavi, shumica e shqiptarëve në kohen e monizmit shkojshin e kryejshin
shkollë politike në Kumrovc, ose në Beograd, dhe kur ktheheshin këta njerëz në
vendin e vet, sikur do të kishin ardhë prej hëne, apo të ngjajshëm me alienet
dhe jashtëtoksorët.
Edi
Rama edhe prej Beogradi, i kërcënohet Kosovës dhe Albin Kurtit, se nuk po i
afrohet projektit të Vuçiqit, që në një mënyrë, të gjitha vendet e rajonit
munden të përfitojnë nga ky projekt, të cilin e ka modefikuar arkitekti dhe
miku i tij Vuçiq, për të ngjallur besimin pa rezerva nga ky vend dhe nga ky
njeri, që nënkupton thjeshtë, këto vende do kenë vetëm kufinjt e masës, apo
kufinj pa kufi në shkëmbim të mallrave dhe lëvizjeve njerëzore, ku në këto
rrethana do të përfitonte edhe shteti i Kosovës, ishin këto sygjerime dhe
këshilla që ekselenca dhe filozofia e Ramës, i shpalosi në Beograd.
Pikërisht
për këtë arsye mos pjesëmarrja e vendeve ballkanike e në veqanti edhe
mospjesëmarrja e Kosovës, do shkakëtojë dëm të madh këtij vendi dhe këtij
populli, ishin fjalët e presidentit shqiptar, thua se kjo qenje e rëndësishme
politike që i drejtohet bashkëkombasve të vet me një lloj thirrje dhe me një
lloj kërcënimi, do e bindëte popullin e Kosovës, i cili akoma i ka plagët e pa
shëruara që ia ka shkakëtuar Serbia, të futët edhe njëherë në kurthën e Vuçiqit
dhe bashkëargatëve të tij.
Prandaj,
zotëri Edi Rama, me këto rrole tragjikomike, që po i luani ju, janë koxho të
vështira, në njërin po e luani rrolin e atdhetarit, kur merrni guximin dhe
shkoni para xhelatit të shqiptarëve dhe pini verë të kuqe, duke i cakërruar
gotat në shenjë respekti ndaj gjakut të tyre, ndërsa tjetrin rrol po e luani
rrolin e tradhëtarit, sepse përveq aplauzave të «vuçiqëve» dhe të ndonjë miku të tillë, të tjerat
mungojnë, ku brenda këtij rroli ka edhe një mister të rrezikshëm për Kosovën
dhe shqiptarët, që po përgaditet nga skenari kryesor dhe regjiseri i tragjedive
njerëzore, që ju e keni përzgjedhur.