Mendime
Nikoleta Kovaçi: 2 javëshi i dytë i Gledisit të Policisë!
E merkure, 03.11.2021, 08:54 PM
2 javëshi i dytë i Gledisit të Policisë!
Nga
Nikoleta Kovaçi
S’di
si po të dalin ata drejtorat e provës, Gledis, po di që vendi asht kthye ne nji
arene te frikshme vrasjesh! Ani se je i ri, e s’pate kur me i msue ca punera qe
duhen andej kah kupola e Policisë, po le namë me rrembyesit e vrasesit e djalit
nga Lushnja! T’i kane kap kamerat e rrugeve rrembyesit e ata nuk rrine tue prit
ty se kane edhe ndonje pune tjeter neper Europen Perendimore, ate qe iu jep jo
vetem azil po edhe asistence…
Epo
hajt ma, djali nga Lushnja thate qe ishte i bandes se Aldo Bares, po mos harri
Glediso, se ti je i ri e s’kie faj, se ajo Banda i kishte shume xhan dhe
anasjelltas keta qe te kane emerue ty drejtor te madh! Ndaj duhet me leviz se
ku i dihet!
Ate
ngjarjen e Fierit nuk e zbardhe! Kot fare tani; a s’thate se vrasesit ishin
prej Vlore? He pra, kapi ma dreqnit, te pakten t’i shesesh mend Kimit se e
meriton tanë ate investim qe kane ba per ty ata! Ben Qimen mos e luj se ku i
dihet, ndoshta i duhet Edvinit per zgjedhjet lokale! Ai dhe sivllaznit e tij
nuk duhet me i trazue! A s’ti kane tregue ca sekrete?! Mos shkel ne drrasa te
kalbuna or çun, po edhe nese Beni do me u dorezue, shko vete e merre me makine,
siç bani drejtori qe i zune vendin!
Manej
m’thane qe ishe tue ba namin ne Laç me zbardh vrasjen e Reçit! E di une, se ti
e çunat e proves do t’i kapni atentatoret, po masi t’ju kete mbarue prova juj!
Aman,
me gzove shume me ate zbardhjen e ngjarjes ku u helmuen nga ajri ata 4 ruset!
Vuu do t’jete turizmi dimnor sivjet! Do na rritet borxhi, me fal, ekonomia, mbi
100 %! Sigurisht do t’kene besim te aftesite e policise tane te proves!
Po
ajo makina intelegjente ç’a po pjell rrugeve! Jam shume e lumtun, sidomos kir
shoh se si i kap ata krahtharet, ndersa alsidentet marrin nga tre-kater jete
njerezish neper rruget tona! Qysh se kie ardh ti, asht zgjerue edhe harta e
aksidenteve! Jam e sigurt qe per shkak te ksaj makines gjovevenese!
Po
hashashi a po korret, a joo? Dil e merr vesh te çunat e nderroji ndonjehere se kane
mbete veç nji pale neper parcela e kapanone! U kputen te shkretet; kane 7 vjet
qe punojne nate dite! Rregulloje ma ate sistem gradash e medaljesh se ata e
meritojne jo vetem shtesenpage e funksioni! Ata mos i fut ne prove e, se
prishet loja, e te zemrohet Edvini e une s’due te japesh doreheqjen pa mbarue
proven se intelektualet e ktij vendi kane besim ne aftesite tua amerikaniste te
drejtimit te Policise!
Se
mos harroj; aman, ai vrasesi i kamarierit ne restorantin e peshkut ne Elbasan
ç’u ba? Mos e ler ma rrugeve se andej shkon shpesh lideri i madh i Ballkanit,
djali i Kristaq Rames, e larg qofte mos ndodhet gjekundi ai…
He
te keqen, bane ndonje qyqe pune, nga kto te hajrit, e kam fjalen Gledis…!