Mendime
Kimete Berisha: Injoroje injorantin
E merkure, 27.10.2021, 08:00 PM
Injoroje
injorantin
Nga Kimete Berisha
Kryeministri e porositi popullin që t'i injorojnë të gjithë
ata që thonë se janë ngritur çmimet e produkteve ushqimore!
Kushdo që thotë se janë ngritur çmimet e ushqimeve këtë të
vërtetë e thotë për inat të qeverisë, ka për qëllim që t'i nervozojë popullin
dhe të përhap panik.
Pra, shqiptarëve po u bjen ta injorojnë edhe vetveten, sepse
edhe vetë po besojnë se janë ngritur çmimet.
Kanë kaq dije shqiptarët, sa vetë ta zbulojnë se janë
ngritur çmimet, pa pasur nevojë të na tregojë askush, i njohin çmimet gjindja...
Por ama mbasi po thotë Kryeministri t'i injoroni ata që ju
tregojnë (juve injorantëve) se janë ngritur çmimet, atëherë vendosni vetë, a do
t'i besoni vetes a Kryeministrit.
Se nuk mund të ketë dy të vërteta: ose janë ngritur çmimet
ose s'janë ngritur.
Albin Kurti mendon se e vërteta u takon vetëm atyre që janë
njerëz të mirë.
Sipas tij, opozita është e poshtër, prandaj nuk ka të drejtë
ta thotë të vërtetën që janë ngritur çmimet.
Albin Kurti ju fton t'i injoroni çmimet e larta të
ushqimeve, të qeshni me ato çmime, dhe me durim e me qetësi t'i paguani çmimet
sado të larta të jenë.
Mos i besoni skamjes suaj, por besojini qeverisë, që ju
këshillon të bëni gajret!
Se, kqyrim naj pako a diçka bëjjmë ndërkohë, tha
Kryeministri.
Çmimet, sipas tij, janë ngritur, edhe sepse shqiptarët po
blejnë rezerva ushqimore.
P.S. He is lying.