Mendime
Kimete Berisha: Nanë oj nanë, Kosova Kroaci!
E premte, 29.10.2021, 07:23 PM
Nanë oj nanë, Kosova
Kroaci!
Nga
Kimete Berisha
Me
pagën e Kosovës ti nuk mund të blesh as biletë për Zagreb.
E
edhe nëse i mbledh paret për biletë, kur mbërrin atje, Kryqi i Kuq duhet të
merret me fatin tënd, derisa të dorëzojnë si fakirin në ambasadë, për kthim
prapa në mjerim.
Hekuran
Murati si Huckeberry Finn,
nuk
ka lidhje me Kosovën, jeton veç në ëndrra e në aventura.
Është
bestyt, i paedukuar, gënjen, mashtron, vjedh, fantazon, për ta kaluar lumin.
Që
mashtron s'ka dert, është gjë normale, ama që kujton se po i beson dikush,
është qesharake.
Dhe
ky më shumë na nervozon kur na bën të qeshim.
Nuk
bëhet fjalë këtu për zhvillim ekonomik, në Kosovë bëhet fjalë për mbijetesë,
Huck!
Që
pa diasporën, Kosova as s'do të ekzistonte si shtet.
Jo
që s'ka zhvillim, por Kosova kurrë nuk ka qenë më e varfër.
Nuk
fallsifikohet varfëria.
Pasurinë
edhe mund ta mbash fshehtë, të shtiresh si i varfër duke qenë i pasur, ama
varfëria nuk mund të mbahet sekret.
Jemi
populli më i varfër në Evropë.
Me
papunësi trishtuese dhe me ndihma sociale që i quajnë paga.
Këtu
nuk ka punëdhënes, ka vetëm skllavopronarë.
Por
Albin Kurti dhe Hekuran Murati e mohojnë të vërtetën, e zbukurojnë trishtimin
dhe e prezantojnë para botës një rren të madhe, për një Kosovë që ekziston
vetëm në psikozën e tyre.
Se
çfarë sjell e ardhmja po dihet...
si
mund të korrim ne diçka që nuk e kemi mbjell!
Tash
edhe më keq seç ka qenë, kjo qeveri e ktheu modën e asaj varfërisë burimore
shqiptare, që kur del me shoqni, bën kishe e kam harru kuletën.
'A
e ke bre q'aty 1 euro, se e
paskam
harru kuletën'!
--
Kur e pi kafen pa pare, e ta paguan dikush të duket sikur ja ke lshu 'kemrren'!
...e
konsideron veten se ke dal profit: 'Shuj se e nxjerra ditën'!
Albin
Kurti dhe Hekuran Murati po bëjnë tregti me varfërinë tonë.
Po
na e vjedhin edhe varfërinë.
Po
e mohojnë realitetin tonë para botës, duke prezantuar suksese që nuk
ekzistojnë, dhe kjo është çmenduri që na merr më qafë.
Sot
neve nuk na intereson e ardhmja, që na e parashikon Albin Kurti.
Sepse,
e ardhmja nuk 'ekziston'!
Ne
jemi mbushur mend dhe tash neve na intereson vetëm e sotmja, na intereson sa
pare i kemi në xhep, sot.
P.S.
Madje edhe Armend Rexhepagiqi në një momet e ka përjetuar një 'bllok kreativ',
kur nuk ka gjetur fjalë për vargun e këngës 'Treni vonohet', dhe ia ka futur
trup:
T
T T treni treni vonohet.
https://www.facebook.com/kimete.berisha