Mendime
Idriz Zeqiraj: 'Mercenari' Anton Quni dhe komandantët milionerë
E diele, 17.10.2021, 06:40 PM
"MËRCENARI" ANTON QUNI DHE KOMANDANTËT MILIONERË
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Pas
Plenumit të IV-të të PKJ, në ishullin Brione të Kroacisë, më 1965, u shtua numri i kadetëve ushtarakë si
dhe të oficerëve shqiptarë në Akademinë Ushtarake. Sherbimi i tyre do të
shtrihej në tërë Jugosllavinë e atëhershme. Shkuarjen në shkollat ushtarake,
kuadrot atdhetarë, të inkuadruar në institucionet e kohës. Koha dëshmoi se ata,
një ditë, do t`i duheshin Atdheut-Kosovë, në luftën për liri, në mbyllje të
shekullit 20-të.
Falsifikimi i porositur
i historisë më të re të Kosovës
Disa
nga krerët politikë, të vetëquajtur "komandantë", përtej dy dekadave,
vazhdojnë ta mbajnë peng Kosovën. Ata, duke qenë pranë arkës shtetërore,
financave, kanë porositur, stimuluar dhe sponzorizuar shkrimin dhe botimin e
qindra librave, kryesisht, me falsifikime groteske të luftës së fundit në
Kosovë. Duke qenë se pas shuarjes fizike të Presidentit Rugova, LDK-ja,
përkatësisht, drejtuesit e saj, u kapën nga PDK-ja, PAN-i, të shantazhuar nga
banda mafioze e SHIK-ut, nuk pati kundërshti të organizuar, të kësaj ploje katastrofale
të historisë më të re të Kosovës.
Për
falsifikimin e historisë të Kosovës, ishte organizuar një armatë e tërë
pseudo-intelektualësh, të instruktuar nga SHIK-u kriminal, nën mbikëqyerjen e
drejtëpërdrejtë të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit me shokë. Sponzorizimi i
madh në kohë e financa, që kanë bërë krerët politikë të së majtës ekstreme
staliniste, të prirë nga PAN-i, për falsifikimin e historisë prgjatë tri
dekadave të fundit, është bërë bllok i koracuar, në mbrojtje të tezës
hashimiste se "historia nuk mund të rishkruhet!"
Realisht,
falsifikimin e historisë nuk e ka shpikur LPK-ja, me bishtrat e saj Hashimin,
Kadriun dhe rrospihanë të tjerë, tashmë, "të dalë boje", për krime
dhe hajni. Por, është kopjuar nga banditët komunistë shqiptarë të Enver Hoxhës.
Një seminar i përbotshëm, i organizuar në Durrës, me nismën e një historiani të
shquar amarikano-kanadez, i mbështetur edhe nga historianë evropianë,
ballkanikë e shqiptarë, me temën: "Në Shqipëri a kishte luftë çlirimtare
apo qytetare?"
Rishkrimi i historisë të
Kosovës, domosdo e kohës
Pas
debateve shterruese, rezultoi kjo e dyta, pra, "në Shqipëri ka pasur vetëm
luftë civile, qytetare, sepse nuk u dëshmua asnjë betejë, e bërë në mes
partizanëve të Enver Hoxhës, me pushtuesit italianë apo gjermanë".
Ndërkohë që studjuesi amerikano-kanadez numëroi dhjetra beteja, të zhvilluara
ndërmjet partizanëve komunistë dhe nacionalistëve shqiptarë, të organizuar në
"Ballin Kombëtar", përkatësisht, të djathtës shqiptare. Lufta e
përgjakshme qytetare në Shqipëri, u përmbyll me vrasje dhe ekzekutime,
fillimisht, pa gjyq, pas luftës me gjyqe fiktive, të rrejshme të kundërhtarëve
politikë.
Pikërisht,
atë të parën, pra, ekzekutimet politike i kopjoi banda-LPK-së, për ta marrë me
dhunë pushtetin. Dhe, duke e përgjakur Kosovën, me gjakun e luftëtarëve të
lirisë, ofikcerëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së,
gjithnjë, nën instruktimin fillestar të kuadrove sigurimsa të Enver Hoxhës,
themelues të organizatës ilegale kriminale SHIK.
Pjellë
e keqe e kësaj organizate, ishte edhe Hashim Thaçi, i cili dinakërisht e
poshtërsisht, depërtoi në strukturat partiake të LPK-së, për t`u infiltruar në
pushtetin qendror të paslftës. Me propagandën e sforcuar partiake, Hashimi me
shokë, synonte përvehtësimin e luftës së pabërë. Marrëzia dhe krimi eskaloi
deri në atë masë, sa u bë ndarja fiktive e partive të luftës dhe të paqes. Pra,
partitë që luftuan dhe ato që "bënë sehir", që nuk luftuan. Dhe,
çuditërisht, roli i tyre ishte i kundërt, sepse, pikërisht, krerët kryesorë të
PDK-së, nuk kanë asnjë ditë stazh lufte, nuk ishin fare pjesë e luftës!
Kjo
e vërtetë absolute, ishte shqetësuese për Hashim Thaçin, tashmë, në cilësinë e
presidentit të Republikës. Për ta kamufluar mosqenien pjesë e luftës, ndonëse,
të paktën, në një rast, ka pranuar, madje publikisht, se "kam qenë larg
frontit të luftës", intensifikoi thirrjen se "historia nuk mund të
rishkruhet!"
Megjithatë,
sllogani nuk mundi t`i rezistojë kohës, ashtu siç nuk arriti të mbijetojë
gënjeshtra e madhe e bandës-komuniste të Enver Hoxhës dhe historia e re dhe ajo
e sotmja, u rishkrua, pothuajse, tërësisht, duke lënë në harresë
"heroizmin" fiktiv të Hoxhës
me shokë. Urtësia thotë se "e vërteta vonon, por nuk harron". Dhe, kjo
u lëndëzua me rishkrimin e historisë shqiptare, duke shpërfaqur vlerat e
mirëfillta të ngjarjeve dhe të heronjëve, dikur të anatemuar dhe të përbaltur.
Brrylizmi i dështuar i
Hashimit, për ta përvehtësuar luftën
Është
ky makro-shqetësimi i Hashim Thaçit, i cili, me pretendimin për të hyrë në
histori si "luftëtar", deri edhe "realizues" i pavarësisë
të Kosovës, në një debat parlamentar, u marros i tëri, duke bërë akuza
shpifëse, qoftë edhe për Albin Kurtin, duke aluduar në lidhjet me sherbimet informative
armike; Vjosë Osmanin, për babain e saj se, kinse, ka sherbyer në organet e
Sigurimit jugosllav, ndërkohë që ai ishte i burgosur, si pjesë e strukturës së
FARK-ut, në vitin 1991! Dhe, duke kulmuar me akuzën e vrazhdët, për komandantin
e shquar, heroin e gjallë të Luftës së Kosharës, Anton Quni, se "ti ke
qenë ushtar me pagesë, ke qenë mercenar!"
Dihet
se Anton Quni ishte në katërshën e parë të komandantëve luftëtarë në Kosharën
heoike. Dhe, po të mos ishte Beteja ballore e Loxhës dhe Lufta frontale e
Kosharës, emërtesa UÇK-e, nuk do të kishte mbulesë reale. Komandant Quni, qysh
në rininë e tij ishte përcaktuar për profesionin e ushtarit. Siç ndodhte
rëndom, me kuadrin ushtarak, pas përfundimit të Akademisë, emëroheshin larg
Kosovës: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe gjetkë. Edhe martesat e djemëve të
Kosovës, në të shumtën e rasteve, imponoheshin me vajza vendore, pra, atje ku
sherbenin. Megjithatë, me mendje dhe zemër, ishin pjesë e Kosovës.
Dhe,
kjo u dëshmua sapo era e luftës u ndje në Kosovë. Djemtë e Kosovës, së bashku
me familjet e tyre, u kthyen në Kosovë, me qëllim të sherbimit për Atdheun.
Disa syrësh u burgosën, të tjerët, në grup, u përndoqën dhe, përkohësisht,
morën rrugët e botës, në pritje të urdhërit për veprim. Dhe, thirrja e Atdheut
i bashkoi në frontet e luftës për çlirim dhe liri. Dhe, krenarisht e
vendosmërisht, luftuan. Disa ranë në fushë-beteja me armikun; ca të tjerë u
plagosën; por, disa syrësh u ekzekutuan nga shqipfolës, hafije të pushtuesit.
Dhe, kjo është më e rënda, që vazhdon të mos ndëshkohet. Përkundrazi, edhe pse
janë duar-përgjakur, ata janë të lirë, gëzojnë favore e poste partiake e
shtetërore!
Ushtarakët luftëbërës të
FARK-ut, fitimtarë moral e faktik të luftës
Ushtarakët
kishin strehim të përkohshëm në Evropë dhe gjetiu. U rrjeshtuan në luftë dhe
vetëm tre muaj u trajtuan familjet e tyre, me nga 1.200 marka, nga Fondi
shtetëror i 3 %-it, që mezi arrinin të paguanin qiratë e shtrenjta të banimit.
Ndërkohë që "komandantët" e LPK-së, me shokë, bridhnin Evropës dhe
Tiranës, të akomoduar në vilat e Bllokut të zi të Byroistëve, zhvatnin jo
mijëshet, por milionat nga Fondi i 3 %-it dhe ai "Vendlindja
thërret", gjithnjë në emër të luftës. Por, kurrë nuk u përdorën për
luftën!
Tani,
shtrohet pyetja: Kush ishin mërcenarë? Ushtarakët e karrierës, në frontet e
luftës apo "komandantët"
"larg frontit të luftës", bredharakë e intrigantë, deri te
hartuesit e komunikatave shpifarake dhe bërës të listave vrastare, në emër të
një SHTAB-i fantomë, përkatësisht, "komandantë" pa ushtarë.
Përgjigja
dinjitoze, meritore dhe proverbiale e Komandant Anton Qunit, e dhënë
"komandantëve" "jallanë", të rremë, në sallën e
Parlamentit, se "do të qendroj në politikë, deri sa t`ju shoh prapa
grilave", ishte profetike. Dhe, kjo ndodhi, jo pse dëshironte Komandant
Antoni, por pse krimet janë serike dhe faktike.
Qenia
e mëparshme e Komandant Anton Qunit, në krye të Ministrisë të Mbrojtjes, ishte
sa profesionale, aq edhe simbolike. Është për keqardhje pse ky post duhej
dorëzuar me ndërrimin e qeverive, sepse Lufta e Kosharës identifikohet me vet
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, fjalët fisnike të Komandant Antonit se "ushtrinë po e dorëzoj
në duar të sigurta, mikut tim Armend Mehaj", ishte garantuese e
ngushëlluese, jo vetëm për miqtë numerikë të Komandantit, por edhe për të
gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë në Shqiptari.
Komandanti
markant i luftës për çlirim, dy dekada më parë, Anton Quni, dje ministër
profesional i Mbrojtjes, sot kandidat i LDK-së, për të parë të komunës së
Prizrenit, si gjithëherë, me integritet e dinjitoz, i gatshëm për t`i shërbyer
komunitetit prizrenas dhe Kosovës.