Kulturë
Iskra Tata: Pajtim Xhelo - Udhëkryqi i një dashurie
E enjte, 14.10.2021, 06:39 PM
"Udhëkryqi i një dashurie" novela elegante e Pajtim Xhelos
Nga
Iskra Tata (Thoma)
Ndodhia
është reale. Mbase për disa nga lexuesit do duket si diçka e tejkaluar në kohë,
por ja që edhe në ditët e sotme, kur brezat e rinj ne të vjetrit i paragjykojmë
se e kanë zhvlerësuar ndjenjën hyjnore të dashurisë, ka akoma njerëz që e
përjetojnë atë me gjithë fuqinë e shpirtit dhe i përkushtohen me pastërti e
çiltërsi, pa paramendim dhe pengesa zakonore apo mendësi dritëshkurtra të të
kaluarës. Nuk është ngritur shkrimtari Pajtim Xhelo kundër “ tabuve” apo “
aksiomave” të ndryshimeve të moshës së partnerëve në dashuri...Thash që në
fillim që ngjarja është reale dhe dy
personazhet e novelës, si djali që ishte 29 vjeç, edhe gruaja 58 vjeçe,
nuk ranë pre e paragjykimeve hipokrite,
të paqenësishme, sipas të cilave një mardhënie e tillë, midis një gruaje të
motuar dhe një djaloshi nuk duhej të ndodhte. Po ja që ndodhi dh zjarri që u
ndez në dy shpirtrat e djaloshit dhe të gruas u ndez përjetësisht, pa çka
se fati nuk qe në anën e dashurisë. Kam dëgjuar shpesh të thuhet se
dy njerëz që duhen marrëzisht, nuk e shijojnë rrugëtimin e gjatë të asaj
dashurie.
Më
duket se këtu ka diçka të vërtetë. Përse duhet të ikte në një aksident tragjik
“ Vejusha me sy të gjelbër”, që
njohu ndjenjën e vërtetë në moshën 58
vjeçe. Ajo nuk bëri mëkat. Ishte jeta që
qe treguar e padrejtë me të , sepse nuk
ia kish ofruar dashurinë që i përkiste në kohën e duhur. Sidoqoftë , fati ndëshkoi
dy të pafajshëm. Shkrimtari nuk i
paragjykon, përkundrazi. Edhe lexuesi
duhet të jetë në anën e asaj dashurie hyjnore.
Sa
i përket vlerësimit të novelës, duhet thënë që është shkruar në përputhje të
plotë me fabulën. Shrimtari Pajtim Xhelo noton me një ngrohtësi dhe ëmbëlsi në
shtratin e një niveli të lartë artistik e letrar, mes përshkrimesh fizike,
shpirtërore e psikologjike, si njohës me përvojë i natyravenjerëzore. Nuk po
futem në hollësi. Them pa e tepruar se novela arrin të të mbajë pezull, mbi
ndjesi dhe përjetime reale dhe të përfytyruara dhe në fund, kur fjalët e
autorit kanë mbaruar, të mbetet një dëshirë e ndezur dhe e parealizuar...Ti do
doje që novela të vijonte akoma, të vijonte në pafundësi.
Po
ç’gjë tjatër mund të shkruante Pajtim Xhelo???
Ai
i ka thënë të gjitha.
Dhe
vërtetë : Vejusha me sy të gjelbër mbetet si dyzimi i lexuesit për disa kohë.
Lexojeni
dhe do më jepni të drejtë për gjithçka thash më sipër.
Me
respekt dhe mirënjohje.