Kulturë
Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (12)
E diele, 10.10.2021, 04:59 PM
Dr.
Nuhi Veselaj:
Pse
'PO' paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (12)
Rezyme
Është e vërtetë se çdo njeri apo
vizitues sado shpesh të kalojë një rruge malore apo shëtit në një park
nacional, ai veç relaksimit fizik e shpirtëror që ndjen, përherë vëren
diçka të re, diçka të ndryshuar, qoftë nga dora e njeriut mirëmbajtës, qoftë
edhe nga vetë dora natyrë. Kështu disi na ka ndodhur e po na ndodh ne sa herë
zgjohem i këndellur nga meditimi relaksues në pyllfushën standarde të braktisur
të gegenishtes me paskajore pas konvertimit të saj ose pas përqafimit
standardit të ri me plot eufori e entuziazëm të shpallur standard i përbashkët
i gjuhës shqipe mbi bazë toskërishte pa paskajore në Konsultën gjuhësore të
Prishtinës 1968, përkatësisht të Kongresit të Drejtshkrimit 1972. Kështu, edhe
pse i armatosur me bindje se standardi i ri dhuratë nga Nana Shqipni,
përkatësisht Shqipëria Nënë, ishte vërtet ashtu siç propagandohej,
gjë që nuk ishte krejt pa të vërteta, dhese në standardin e ri ishin
inkorporuar të gjitha vlerat e mundshme të shqipes globale shqipe, edhe ato
formale të standardit të sapo nënshtruar mbi bazë elbasanishtes (gegnishte),
mirëpo ndërkohë pas këndelljes nga ajo eufori, gjithnjë, duke qëndruar nën hije
të pyllnajave të ligjërimit toskë e gegë të mbetur jashtë standardi,
filluam të vërejmë se përveç disa gjërave që me rastin e unifikimit kishin
humbur vetëm disa nuancime kuptimore e shprehjesore dialektore që për hir
unifikimi të drejtshkrimit të një gjuhe të përbashkët, i konsideronim, siç i
konsederojmë edhe sot, të tolerueshme, gjithnjë e më shumë si më madhore ndër
minore na binte në sy mungesa e paskajores së tipit me+pjesore të shkurtë, e
cila nuk ligjërohej në standardin e ri të përbashkët.
Në të vërtetë, kjo paskajore, meqë
aktualisht nga standardistët e rinj me orientim jugor nuk kishte gjetur
zëvendësim të plotë me mjete të toskërishtes së folur, atëherë ishte shporrur
tej allapartizançe. Mirëpo, ajo në të vërtetë, kishte mbetur e strukur në
pyllin e gegnishtes së folur, ku e gjeja aktive sa herë meditoja ose kërkoja
relaksim si në një gjumë fëmijënor nastolgjik në pyllishtën e ish standardit të
kohës së pavarësisë. Ç’është e vërteta, kjo paskajore si pjesë e të folmes sonë
nuk ishte braktisur nga sofra ushqimore e ligjërimit të gjerë
familjar, andaj ky ishte motivi që ndërkohë si student pasuniversitar i gjuhës
shqipe më ngacmoi dhe më ngjalli në kujtesë, shumë gjëra rreth paskajores dhe
autonomisë kuptimore të saj e përgjithësisht që i kisha përjetuar e përvetësuar
disi pakutueshëm si ushqim i jetës gjuhësore gjatë rritës sonë shoqërore,
prandaj edhe filluam t’i ndjenim e t’i kuptojmë këto gërricje paksa
ndryshe.
Së këndejmi, ndonëse paskajorja,
kishte mbetur jashtë standardit të ri, të cilin vërtet jo vetëm e pranuam
vullnetarisht, por edhe u obliguam që detyrimisht me ndërgjegje të plotë si të
tillë edhe ta përvetësonim. Mirëpo në këtë kompleks, megjithatë vetë natyra e
formëzimit të deriatëhershëm kërkonte edhe paskajoren pasi nga mësimi e
përvetësimi standardit mbi bazë gegnishte atë kategori si individë brenda
turmës e kishim të ravijëzuar thellë në sistemin tonë ligjerimor. Kështu pasi
standardin e ri e kishim në proces përvetësimi, sa i përket pikës së paskajores
domosdo na imponohej verifikimi i vlerave në raport të bremdshëm, por edhe
jashtë në krahasim me barasvlerësit e gjuhëve të huaja. Dhe në këtë
situatë arritëm në përfundimin që të hedhurit jashtë standardit të paskajores
vetëm pse dikush nga pazotësia e tij si standardolog, nuk i kishte gjetur
mbulesë nga dialekti apo e folmja vetjake, nuk na dukej zgjidhje e mirë.
Në të vërtetë, paskajorja edhe
pse e mbetur jashtë standardit ajo nga fushëpylli i saj siç kishte
vepruar edhe më parë në fjalëformim e sistem shprehjesh ofronte edhe tash
zgjidhje shumë më të plota barasvlerësie se ato që oftoheshin nga standardistët
mbi bazë toskërishte. E kam fjalën konkretisht për këto katër nënfusha
semantike:
1. përfaqësimi barasvlerës ndaj
infinitivit të gjuhëve të huaja,
2. specifika kuptimore e disa
shprehjeve abstrakte të vetë shqipes ku paskajorja mbulonte tetë veta në
kohëhapësira të veçanta të standardit në fuqi.
3. disa shprehje poetike mjedisore
nga jeta që mund të shfaqeshin jo vetëm nga trashëgimia po edhe nga jeta
praktike që mund të shprehen në atë mënyrë vetëm me paskajore, e cila
joshte poetëtët si një “mollë e ndaluar” dhe
4. në disa shprehje sinonimike që pa
paskajore nuncimi semantik del shumë më i zbehtë dhe jo i plotë.
Me këtë “arritje” fillimishte
konstatonim se standardi i ri duhej t’i shtonte vetës terren, të fuste brenda
kufijve të gjeografisë së vet doemos edhe pyllishten me paskajore, e cila do ta
begatonte atë, sepse ajo pyllishtë nuk ishte tokë e shkretë dhe pa histori. Kur
këto ide-konstatime ia pata shpehur guximtarisht prof A. Kostallarit në kushte
jo aq normale, me arsytimin se këto nënfusha të reja nuk preknin në standardin
në fuqi, ai jo vetëm nuk më qortoi, por më këshilloi që këtë ide duhet ta
studioja më thellë dhe ta paraqitja me shkrim. Nga kjo këshillë eprani
ndjeva lehtësi dhe njëherazi e kuptova si një detyrë-urojmë për punë të
mbarë. Kështu që edhe më tej meditimisht gjithnjë e më shpesh e më notivueshëm
e vizitoja pyllishten me paskajore gjithsesi në ballfaqim e ndërlidhur me
standardin dhe së andejmi më ntrashej shkak-nevoja që ai pyll me
paskajore patjetër duhej futur nën patronazhin e ligjërimit
standard. Mirëpo kur këto katër pika, disi pak si drojshëm, i paraqita në
diskutim të lirë në një Konferencë shkencore në Tiranë 1992, edhe pse prof.
Kostallari nuk ishte më, mendoja se çështja do të vete mbarë, do të pranohej e
zgjidhej menjëherë nga pasuesit e tij, po fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.
Nuk ndodhi as pas prekjes me shkrim më 1997 në veprën Çështje të shqipes
standarde I, edhe pse puna jonë si analitikan shkemcërisht nuk u nënçmua.
Nuk u nënçmua as kur e paraqitëm këtë ide tonën në librin Paskajorja çështje
e shqipes standarde, 2000, ku në propozimin tonë qëndronin dy alternativa
me arsyetim të bazuar se paskajorja mund apo duhet të integrohej, qoftë në
trajtën e ish gegenishtes që kishte histori të pamohueshme, qoftë në
trajtëformën me + pjesore të toskëzuar, po që edhe kjo i përshtatej sistemit
aktual, edhe pse nuk ishte pa efekt e jehonë nuk u pranua si zgjidhje e
domosdoshme, sepse mesa kuptohej Qendra donte që me çdo kusht çështja e
paskajores të mosdiskutohet fare, sepse, sipas tyre, konceptet e asaj paskajoreje
gege(!) ishin të mbuluara tërërisht me mjete të standardit (toskërishtes),
konstatim ky i kuptuar si aksiomë, andaj as që duhej diskutuar. Por,
sipas nesh dhe jo vetëm prej nesh, e vërteta tregonte se tërë autonomia
kuptimore e paskajores ishte shumë më e gjerë dhe nuk delte e mbuluar plotësisht
me mjetet e standardit në fuqi. Së këndejmi ne e shihnim vetëm
pjesërisht të drejtë konstatimin e prof. Sh. Demirajt se “paskajorja
në raport me foljen drejtuese mund të përdorej në të gjitha funksionet
sintaksore, duke përfshirë edhe ato të kryefjalës e kundrinës”, por nuk
pajtoheshim me konstatimin tjetër që gjoja paskajorja gege si kategori
gramatikore sa i përket gjëllimit qenka në asfiksim e sipër dhe se paska mbetur
në përdorim vetëm “në disa të folme të gegërishtes verilindore e
veriperëndimore”. Kjo ishte e padrejtë, sepse realiteti, bazuar në
veprat e shkruara dhe ligjërimi aktual që shihej në pyllnajën e pashkelur,
tregonte se fyshëpylli i përdorimit të paskajores ishte shumë më i gjerë, ngase
shprehjet me paskajore jo “mund” po ato shprehje me paskajoe
shtriheshin në mbarë Gegërinë, madje njihej e kalonte nën hije standardi
pothuaj në të gjitha shtresat shoqërore të Shqiperisë, të Arbëreshve të Italisë
e më gjerë.
Kështu në këtë situatë, duke qenë i
sigurt se pa paskajore të mirëfilltë do të vazhdojë të vuajë nga paplotnia vetë
standardi i shqipes së natyrshme, përsëri kërkonim që sipërfaqja e arealit
të pyllnajës ku gjallonte paskajorja duhet të integrohej në fushën e
standardit, sepse jo vetëm nuk prish asgjë, por përkundrazi ndreq, kjo e
përforcon standardin, e bën më të plotë, më shkëncor e më kombëtar, prandaj në
këtë frymë e hartuam edhe veprën tjetër Paskajorja dhe standardizimi 2006. Në
të vërtetë ndërsa atë e kisha në dorëshkrim pati reaksion për mosbotimin
e saj, sepse dikush nga kompetentët nga Qendra nuk donte që kjo vepër e një
gjuhëtari t’i bëhej krah veprës së një letrari si Mehmet Elezi, i cili me
veprën e tij Gjuha shqipe në bunker 2005 që nuk ishte i pashokë, i
frymëzuar po nga pylli i paskajores, kërkonte veç tjerash edhe çbunkerizimin
ndaj paskajores në raport me standardin. Ndërkohë u botua edhe libri ynë.
Por në anën tjetër reaksioni kundër paskajores nga militantët u rrit edhe më
shumë, ajo u shpall gogol përbindësh për standardin, rikthimi i së cilës do të
thante çdo çdo rrënjë standardi të shqipes së përbashkët, madje do të prishte
edhe harmoninë shoqërore ndërdialektore shqiptare etj. Kjo ishte e tërë
propagandë e zezë kundër zhvillimit të shqipes globale të natyrshme. Prandaj ne
përsëri vazhduam arsyetimin rreth propozimit që pyllishta me paskajore duhet të
pushtohej në mënyrë të qetë nga standardi aktual, sepse kjo fare nuk prishte
asgjë. Po tashti nuk ishim vetëm, as ne, as Mehmet Elezi, as Grupi shkodran,
madje as as disa studiues të matur nga Prishtina,Tirana e Tetova.
Kështu ne e hartuam veprën e re Drejt standardizimit ... 2015, ku si
atitudë, përmblodhëm mendimet e mbi 200 e sa studiuesve, të cilët ishin
shprehur në të mirë të integrimit të paskajores me+pjesore në standard. Përsëri
alergjia ndaj pyllit të paskajores nga disa standardistë nga Qendra vazhdoi.
Nuk bëri punë as diskutimi në Këshillin Ndërakademik, as Konferenca e Durrësit
2010, as kërkesat e parreshtura tona dhe të tjerëve, sepse istikamet kundër
paskajores thelloheshin me trille arsyetimesh e veprimesh ekstreme, deri me
organizim peticioni etj.
Në këtë situatë, në njërën anë
pengesa nga disa kapës të pushtetit të standardit, të cilët prëveç arsyetim-
gogolëzimit të shpifur, nuk kishin fakte, por ndër të tjera arsyetoheshin se
ende në praktikën gjuhësore nuk ka aq shembujsh autorësh seriozë në sipëfaqe që
e shohin të arsyeshme në shkrimet e tyre ta fusnin në përdorim atë paskajore
dhe në anën siç e shihnin dhe shohim ne që ajo vlerë e paskajores duhet dalë në
dritë, duhet aktivizuar, sepse zvarritja e saj po bëhet me sherr, em qëllim
që të arrihej asfiksimi i plotë i saj standardisht, atëherë ne duke
dëgjuar zërin e sovranit, guximtarishst në trajtesën: “Brerore lavdie ...”,
botuar më 19.11. 2019, në portalin “zemrashqiptare”, kërkuam
si njëfarë vetëqyqësie nga feniksëluftëtarët e shkrimshqipnxënies anonim e
të tjerë, kudo që ishin, janë e do të jenë, që ta përdorin
paskajoren sa herë që e ndjejnë të nevojshme pa pritur koncenzus apo ndonjë
derektivë nga Qendra, dhe si arsyetim sa kishim të drejtë apo jo, veç tjerash,
tregojnë edhe 10-12 krerët e këtij punimi të titulluar Pse po paskajorja në
standardin e shqipes së natyrshme.
Së këtejmi, pikërisht nga krerët e
këtij punimi, shprehet rezultati i qendrimit tonë meditativ ëidhur me
pyllnajën e paskajores, prej nga edhe vërejtëm sheshazi edhe një
mal faktesh të reja në të mirë të paskajores në standard, fakte këto gjithsesi
të parrëzueshme që arsyetojnë joasfiksimin apo zhdukjen e paskajores, por
përkundrazi kthimin dhe kultivimin e saj me tërë autonominë kuptimore që
ka brena standardit.
Të kuptohemi ne nuk dëshirojmë
me p[rmbysë, po e duam paskajoren nën patronatin e standardit të shqipes, dhe
sa për iluistrim po shkëpusin diçka-diçka nga risitë e veçanta që dalin të
shprehura në tërër këtë puninm si mesazh që sipas titujve të 10 krerëve
përkatës të këtij punimi po i shprehim në vijim:
I. Prania e paskajores
së mirëfilltë me + pjesore në shqipen e natyrshme globale para Rilindjes sonë
kombëtare
Paskajorja e sotme perifrastike me
+ pjesore që del e pranishme në shkrimet shqipe të pararilindjes, sipas
studiuesve pellazgologë, ajo si e tillë, ka shembuj identifikimi që në gjuhën e
homerit. Madje sipas ndërtimit kjo paskajore ndeshet dy lloje trajtash: pakajore
me +pjesore e shkurtë dhe paskajore me+pjesore e zgjeruar. Si e
veçantë del se paskajorja me + pjesore e shkurtë, ishte më e vjetër se e
zgjeruara dhe si e tillë ishte e përbashkët për dy dialektet e sotme të
shqipes dhe kjo dëshmohet sipas nesh nga formimi i këtyre tre
tipave të emrave të lashtë të trashëguar që janë aktivë edhe sot në të dy
dialektet, si:
a) emra
abstaktë (tash edhe konkretë) me –Ë,
nga foljet: sos (me sosë), sosË-a, des (me
dekë) dekË-a, prit (me pritë) pritË-a, mbuloj (me
mbulue) mbulojË-a, shtroj (me shtrue) shtrojË etj.;
b) emra prejpjesorë veprimi
më –IM: punoj (me *punO’) pun-IM, shikoj (me *shiko’) shikIM etj,
përkatësisht më -JE: rrah (me rrahë) rrahJE, mbath (me
mbathë) mbathJE, dal (me dalë) dalJE etj. dhe
c)
emra prejpjesorë vepruesi me
–S: ec (me ecë) ecëS, shëtit (me shëtitë) shëtitëS,
mbath (me mbathë) mbathëS , mësue (me mësue) mësueS etj.
Kanstatimin e mbështesim në faktin
se këto raste emërformimi janë të pa prekura nga pjesorja e toskërishtes apo
fenomeni i rotacizmit si tipar i dalluar identifikimi i toskërishtes, dukuri
kjo që iu pejdah ndërkohë po në lashtësi një pjese të Gegnisë, si me thënë,
brenda gjirit apo terrenit jugor të saj, në kohën kur gegenishtja ishte në
manipulim e sipër me përftimin e mbiemrave të paranyjëzuar, kur edhe e zgjeroi
për atë destinim pjesoren me prapashten -N, siç identifikohen sot b.f. te
rastet:
i punuenë (me punuenë, i shikuenë
(me shikuenë), i rrahunë (me rrahunë), i mbathunë(me mbathunë), i ecunë (me
ecunë), i shetitunë (me shetitunë) etj.
,
përftime këto të cilat rotacizimi në
këtë kohë i forcuar (në të folmen e vet separate), pra vetëm në Toskëri këtë
prapashtesë –N- të zënë mes zanoresh e rotacizoi në –R-, si i
punuarë, i shikuarë, i mbathurë, i ecurë, i shetiturë, që ndërkohë në
të dy dialektet u hoq -Ë-ja fundore, prandaj sot mbiemrat në dialekte dalin të
standardizuar dytrajtash me me -N a -M gegnisht ndërsa me –R
toskërisht, si p.sh. i shikuen a i shikuem ndaj i
shikuar e kështu me radhë.
Së këndejmi, ndërsa trajta e
zgjeruar e gegnishtes, si me thënë, funksionalisht mbeti et mbiemrat, ajo
e shkurta u rikthye në bazën e vet të vazhdojë si në procesin e emërformit
ashtu edhe në zgjedhim foljesh, ndërkaq trajta e paskajores së toskërishtes nuk
ndoçi atë rrugë, ajo pothuaj se u dyllos, apo ashtu u parapëlqye më vonë. siç
më thotë një mendje nga allapartizançja(!), por sidoqoftë si e tillë, siç
do të shohim për shkak të kësaj dyllosjeje në procesin e zgjedhimit foljor u
krijuan probleme të mëdha në procesin e standardizimit të njëzuar të
shqipes, siç po përjetohet sot.
II. Nga shqipja e
përzier” deri tek standardizimi gjatë periudhës së Pavarësisë mbi bazë të
gegnishtes me paskajoren e mirëfilltë në themel
Çdo rilindje kombëtare ka tipare e
veçori që e dallojnë ose edhe që e afrojnë gjuhësisht me veprimet e rilindëve
të popujve të tjerë. Rilindësit tanë, sa i përket gjuhës së shkruar edhe lidhur
paskajoren e trashëguan një gjuhë të përzier. Kështu ndërsa në
shkrimet gege të krahut verior të natyrës kristiane katolike, paskajorja e
zgjeruar mbizotëronte, ajo në anën tjetër në shkrimet e krahut jugor të natyrës
muslimane e kristiane ortoodokse, pëfshirë edhe Arbëreshët e Italisë,
paskajorja kishte prani, por nuk kishte paraqitje dominuese. Kështu e ndeshim
edhe në vazhdimësi. Dihet se nga rilindësit njëzimi i gjuhës ishte synim,
qëllim i lartë i programuar. Ndërkohë, pas alfabetit të Stambollit, në
“Kanonizmën” e saj paskajoren e ndeshim të përfaqësuar në të dy dialektet,
ashtu si edhe në gjuhën e shumicës së Shoqatave që u shtuan ndërkohë.
Dhe sidomos kjo ndodhi pas Kongresit të Manastirit (1908), ku u njëzua
alfabetii shqipes, pas Kongresit të Elbasanit (1909), ku u rekomandua
elbansanishtja me paskajore si gjuhë letrare kombëtare, por vendin e merituar
themelor në standardin e shqipes paskajores ia dha Komisia Letrare Shqiptare e
Shkodres (1917). Aty e në vazhdimësi gjatë periudhës së Pavarësisë pikërisht
paskajorja, përkatësisht pjesorja e saj e shkurtë u kurozua si shtyllë
kurrizore e sistemit emëror e foljor e shqipes së shkruar. Kështu paskajorja
identifikohej:
a) si trajtë përfaqësuese foljes;
b) vazhdoi si vepruari si
trajtë–temë emërformuese dhe
c) si trajtë themelore të kohëve
analitike në zgjedhim foljor.
Dhe pikërisht kjo zgjidhje gjithsesi
ishte arritje e madhe, sepse ndihmoi që në ato kushte, gjuha
zyrtare-administrative të ravijëzohej në masë si gjuhë zyrtare ose si gjuhë
letrare (standarde) e periudhës së Pavarësisë.
III. Pas LDB në Shqipri
allapartizançe me stimulimin e standardit mbi bazë të toskërishtes u bë
rrëzimi i gegnishtes letrare dhe shuarja e paskajores
Që jo vetëm gjatë L2B, por edhe pas
saj ndodhën përmbysje revoluicionare të mëdha në Shqipni edhe në lëmin e gjuhës
standarde s’do mend, sepse sa i pëket zgjedhimit foljor dhe sistemit foljor në
përgjithësi në thumb ishte vënë pikërisht paskajorja e gegnishtes, përkatësisht
pjesorja e saj në sistemin zgjedhor, ku në vend të saj në kohët analitike u vu
pjesorja e zgjeruar e toskërishtes. Për që vërtet pësoi kjo
paskajore (gege) me pjesoren e saj të shkurtë dhe të zgjeruar nga veprimi
allapartinançe të asokohshme, mjafton të sjell shembullin sesi u ndryshua
standardi edhe me dorën (jo mendjen) e tre gjuhëtarëve tanë të njohur si
anëtarë Komisioni: Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo dhe Eqerem Çasbej.
Që prof A. Xhuvani, elbasanas,
ithtar, themelues e zbatues fanatik i kodit pothuaj i fomëzuar të
elbasanishtes si standard, tashti i ngarkuar me direktivë pushteti në emër të
komisionit hartues pati aq liri vetëm sa ta hartojë Ortografinë e parë të
gjuhës shqipe të pas Çlirimit në gegnishte, por pa paskajore. Po
kështu bëri edhe K. Cipo, edhe ky elbasanas, që e përpunoi po atë tekst, po
ashtu në emër të atij komisioni, po tashti në toskërishte. Po shtojmë edhe këtë
se edhe anëtari i treti i këtij komisioni prof. Eqerem Çabej, i cili më parë
ishte i implikuar në hartimin e Fjalorit serbokroatisht-shqip (1945), ishte
pajtuar, sipas direktivës, që në tekstin basvlerësi të shqipes kundrejt
serbokroatishtes me paskajore të mos ketë asnjë gjurmë të
paskajores shqipe, apo jo (!).
Kështu ndërsa, në Ortografitë e
hartuar nga tre emrat e sapocekur anëtarë të këtij Komisioni, paskajorja (gege)
nuk figuronte dot, në të njëjtën kohë në ortografitë e Prishtinës paskajorja
vazhdonte të zinte vendin themelor. Mirëpo në Konsultën e Prishtinës 1968,
përkatësisht pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972, me rastin e pranimit pa
kurrfarë oponence të Projektit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe nga Tirana, pothuaj
u shua standardisht përdorimi i paslajoresedhe te ne. Thuhet se me këtë veprim
u fitua shumë politikisht, por sa i përket interesit të brendshem e në
perspektivë për nga aspekti gjuhësor e kombëtar, te ne, mbase pati vetëm ndonjë
rezervë në heshtje. Sidooqftë, siç u cek më sipër, mungesa e paskajores
konsiderohej e tolerueshme për hir të arritjes së një pike rrezatimi qendror të
shqiptarsisë, gjuhësisht e kombëtarisht, apo jo?!
Sa ishte me vend le të vlerësohet.
IV. Përmbysja e monizmit, dhe
pasojat nga pengojcat për rikthimin e paskajores
drejt standardit të shqipes së
natyrshme
Pa hyrë në problematika të tjera kjo
periudhë, periudha e përmbysjes së monizmit, krijoi atmosferë të tillë që mund
të flitej lirshëm edhe për talashet e përjashtimit të paskajores, madje të
jepen edhe propozime edhe për rikthimin e sajnë standard. Në këtë drejtim, edhe
ne e patëm çelë gojën, në një paraqitje në librin Çështje të
shqipes standarde I e botuar në 1997, kërkesë të cilën e
arsyetoja më gjerësisht në librin tjetër Paskajorja çështje e shqipes
standarde 2000, kushtuar vetëm kësaj tema. Mirëpo ky integrim nuk ndodhi
për shkak të kundërshktimit të standardologëve jo vetëm nga ata nga Qendra. Ne
vazhduam arsyetimin rreth nevojës së integrimit të paskajores edhe në veprën
tjetër Paskajorja dhe standardizimi 2006, e cila nuk mbeti e vetmuar,
ngase asaj kërkese i ishte shtuar libri i Mehmet Elezit, Gjuha shqipe në
bunker (2005), ku kërkohej çbunkerizimi i paskajores, por megjithatë edhe
pse iu shtuan asaj kërkese edhe shumë artikuj e trajtesa, megjithatë
kapësite e normës nga Qendra nuk lëshonin pe, përkundrazi kundërshtimin e
përforcuan edhe me trille gogolëzimi kundër paskajores, e cila gjoja
mosozot në të kthyerit eventual do ta prishë standardin dhe do ta
përçante edhe kombin.
Kështu as diskutimet në Këshillin
Ndërakademik, as Konferenca e Durrësit, madje kërkesë-arsyetimet e shumta të
mbi 200 studiuesve që i përmblodhëm në veprën Drejt standardizimit të gjuhës
shqipe (2015), nuk sollën zhbllokim. Tashti edhe ne si të tjerë nuk
reshtëm. Në të mirë të paskajores në standard.
V. Të rikthyerit e paskajores
si feniks i ringjallur dhe raporti ndërsinonimik ballafaques i saj me
format e standardit të sotëm.
Së këndejmi ne, duke dëgjuar zanin e
së vërtetës dhe kërkesën e sovranit, paskajoren, ashtu siç bashkëjetonte para
menjnanimit të saj në mënyrë normale, ashtu në këtë krye si sprovë e rikthyen
në përdorim në lëgjërim normal në ballfaqim me sinonimet përkatëse
shprehjesore, dhe kështu vërtetuam se paskajorja në këtë ballafaqim sinonimik e
në raporte të tjera jo vetëm nuk prishte punë, por ndreqte, sepse e kompletonte
standardin e gjuhës së natyrshme shqipe të mbetur bosh nga anashkalimi i
saj që nga fillet e monizmit.
VI. Disa prova bindëse që arsyetojnë
riintegrimin e paskajores së mirëfilltë
në standardin e shqipes kombëtare.
Në vazhdim duke demantuar
gogolëzimin e paskajores si bllof, në këtë krye sollëm nja 9 prova se as
rregullat e drejtshkrimit të Kongresit, as nuk ishin hartuar dhe as sot nuk
mund të kuptohen dot pa ndihmën e paskajores së mirëfilltë si mjet
konkretizimi. Me këtë u vërtetua fakti se shqetësimi se paskajorja prishka
standardin dilte vërtet mashhtrim i gënjeshtërt, ngase përkundrazi
faktohet se paskajorja si mjet konkretizimi ishte e domodoshme në të mirë të të
kuptuarit të rregullave drejtshkrimore përkatëse të standardit aktual mbi bazë
toskërishte, miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit 1972.
VII. Integrimi i paskajores, shpëtim
për standardin e shqipes së natyrshme dhe për lajthitësit naivë
respektues patolo-fanatikë të standardit të sotëm
Që, vërtet, heqja e paskajores nga
standardi te ne, në Kosovë, po jo vetëm te ne, ishte plandosur
allapartizançe, pa arsyeshëm dhe pa parapëgatitje të nevojshme, dëshmojnë
jo pak defekte me pasoja shkaktuar fatkeqëisht jo nga tjetërkush, po
pikërisht nga vetë ithtarët entuziaztë propagandistë lojalistë të këtij
standardi, që as vetë nuk e kishin pasë kuptuar sa e si duhet standardin që e përqafuan!
Si dëshmi rreth kësaj avarie patalogjike absurde në këtë krye u paraqiten nja 9
grupe lajthitjesh me shembuj konkretë. E veçanta qëndron se këto
lajthitje kishin ndodhur e po vazhdojnë të ndodhin pikërisht nga disa repektues
fanatikë standardi jo të pashkolluar, të cilët më parë duke e pasur thellë të
ngulitur paskajoren në sistemin e tyre ligjërimor nga trashëgimia, dhe duke mos
njohur barasvlerësit e përafërt të ofruar nga standardi, me pahir e skalperuan
dhe po e skalperojnë pjesëzen ME të pandashme të paskajores dhe
njëherazi, duke e zëvendësuar pjesoren e saj të shkurtë me pjesoren e zgjeruar
të standardit dhekështu pjesoren e standardit po e përdorin si paskajore gege
dhe kështu me këtë avari me pahir po dëmtojnë rëndë jo vetëm standardin në fuqi,
por edhe:
së pari, kulturën gjuhësore vetjake,
si dhe standardin e mëparshëm pa i gjetur mbulesë barasvlerëse konceptit të
paskajores së vet;
së dyti, po ndikojnë shumë
negativisht në mësimin e gjuhën amtare në rrethiet ku jetojnë e veprojnë,
së treti, njëherazi, si njerëz të
shkolluar po ndikojnë keqas në autoritetin e standardit në fuqi, duke i shtuar
avari pa kuptim e nevojë dhe
së katërti, duke mos e njohur këtë
lajthitje nga padija si shkelje norme dhe duke mos e pranua me kryeneqësi
korrigjimin po shkaktojnë dëme edhe në domene politike autoritetesh
ndërinstitucionale ndërshtetërore, apo jo?!
Sidoqoftë, për mendimin tonë, ndihma
e parë për shërimin e kësaj sëmundjeje duhet të vijë nga Qendra, duke i
këshilluar klientët e vet që si masë preventive ta kthejnë në përdorim
paskajoren nga sistemi i vet i lindur ligjërimor dhe pastaj pasi ta mësojnë
standardin të bëjnë përzgjedhjen si duhet intelektualisht, apo jo?!
VIII. Trill gogolëzimi, armë e
fundit kundër rikthimit të paskajores në standard dhe prirja metamorfozuese të
shndërrimit të mitit gogol në zanëmirë orëbekuese.
Që plandosja apo eleminimi i
paskajores nga standardi si veprim allapartizançe ka qenë shumë i gabuar, madje
e aq më tepër si të tilla edhe më të gabuara janë edhe akuzat e trillta të
mbiforcuara pas rënies së monizmit se rikthimi i saj është i pamundur, ngase
nuk e qaska struktura ekzistuese e vetë rregullave të standardit të
toskërishtes(!) etj. Së këndejmi, si përgjigje që arsyetimi i tillë ishte
gënjeshtër e kulluar u dëshmua me 9 pyetje - përgjigjjet e ekspozuara
prej nesh në formë intervistimi si prova të argumentuara në raportin standard/paskajore,
ku faqëza u demaskua gogolëzimi fort i paqëndrueshëm, sepse, asnjëra nga akuzat
nuk kishte të bënte fare drejtpëdrejt me paskajoren në standards, po me
kategori të tjera dualiste ndërdialektore.
Kështu edhe nga kjo analizë
paskajorja fiton tagrin që përmenjëhershmërisht të kthehet në standard dhe ta
plotësojë vakuumin që i ka mbetur hapur qysh nga dëbimi i saj sharllatanisht
nga standardi që nga fillet e monizmit, apo jo?!
IX. Metamorfozimi e disa prova
ndikuese ndaj shndërrimit të konceptit të paskajores nga një mit-gogol në
zanëmirë orëbekuese për standardin e shqipes së natyrshme.
Meqë kjo temë kap një gamë të gjerë
çështjesh, gjë që në këtë krye edhe është shtjelluar në pesë pika, andaj për
t’u kuptuar më lehtë e drejt e vërteta, e shohim të arsyeshme t’i përsërisim me
ndonjë përsqarim tematik po në pesë pikat me radhë:
së pari, rreth përjetimit tonë ndaj
paskajores së mirëfilltë para e nën ndikimin e Konsultës gjuhësore të
Prishtinës 1968 dhe Kongresit të Drejtshkrimit 1972, ku paskajorja nga neutrale
u vu në thumb zhdukjeje, edhe pse ajo në botën e ligjërimit tonë e
përgjithësisht u tregua e pazhdukshme;
së dyti, metamorfozimi ose
shndërrimi i mitit “gogol” për paskajoren në zanëmirë orëbekuese, ku vërtet atë
shndërrim metamorfozues të paskajores nga përbindësh gogol në zanëmirë
orëbekuese, sidomoa pas rënies së monizmit, veç tjerash te ne ndodhi edhe
për shkak të shfaqjes së fytave (grykave) të ngushta në
stilin tekniko-ekonomik në krahasim me ndërtimet në gjuhët e huaja
që ishin më të dukshme pikërisht me paskajore në themel.
Së treti, dëshmi që rikthimi i
paskajores në standard erdhi si shans për të stabilizuar të çorientuarit, u
shfrytëzua paskajorja me pjesoren e shkurtë të saj edhe përpër të
treguar rregullsinë e ndërtimit të emër-apelativit shqiptar, nga
folja shqip (me shqipë) si dhe të ndërtimit mbiemrit i
trullavt, jo si huazim nga serbishtja, po si krijim autokton nga
folja me (u) trullavë, me etimologji shqipe nga tema tru-
(truri): tru +LL+AV, ngjashëm si: tru+ll+oj trulloj trullim apo
tru+ll+os trullos trullosje etj.
Së katërti, rreth veçorisë së
alternativitetit të paskajores së mirëfilltë tek tipi i foljeve –UEJ/-UAJ. ku
sipas shembujve të ofruar mund t’u shtrohet pyetja standardologëve
paskajorefobë:
Si mund të pajtohet një studiues apo
adhurues i shqipes me logjikën e vet që paskajorja duhet të mbesë jashtë
standardi vetëm pse ka thënë dikush se nuk e qaska standardi i sotëm i
njëdialekti?-
kur dihet fakti se paskajorja me
pjesore të shkurtë i takon gjuhës shqipe globale, madje si pjesë
përbërëse e të njëtës gjuhë e ushqen edhe vetë atë dialekt, konkretisht, kur
vetëm nga tipi i foljes më -UEJ/-UAJ, tipi shkruej./shkruaj me shkrue me
shkruejtë i dhuron po këtij standardi mbi 100 emra e mbiemra, apo
jo?! Dhe, siç dihet të gjithë këta shembuj janë krijuar e krjohen me
pjesoren e shkurtë të paskajores, të cilën nuk e njihka po ky standard, apo
jo?!
Së pesti, në këtë pikë janë dhënë dy
opsionene në të mirë të paskajores në standard, që zgjojnë interes:
a) Opsioni i parë ka të bëjë rreth
përzgjedhjes së trajtës së pjesores në gegnishte si trajtë përfaqësuese, ku për
mendimin tonë nuk duhet pasur dilemë: gjithssi duhet respektuar pjesorja e
shkurtë, dmth pa prapashtesën N/M dhe UN dhe as ato të mbingarkuarat
-MUN e -NUN, madje për foljet më –O duhet respektuar trajta me fundore -
UE, jo me variante të tjera si –UË as ajo e cunguar më –U, e faforizuar
në kohë të fundit nga disa entuziastë, sepse kjo po e prek vetëm trajtën e
standardit (mbi bazë gege) –UE e jo atë –UAR të standardit, për çka destinohej
qëllimii propozusve dhe njëherazi trajta më –U po krijon ngatërresë në
funksione të tjera të natyrës fjalëformuese etj. Sidoqoftë, kjo
përzgjedhje lypset zbatuara menjëhershmërisht.
b) Si opsion i dytë qëndron
propozim-sugjerimi ynë, që të shihet mundësia e një reformimi jo të rëndë të
pjesores së standardit, në procesin e zgjedhimit të foljeve në kohët analitike,
ku kërkohet pjsorja e tillë të lirohet nga R-ja fundore, ashtu siç qe
liruar gegenishtja nga prapashtesa N/M. Ky reformim nuk kërkon sakrifikim
të madh të papërballueshëm jo vet[m te shumica shqipfolëse që nuk e kanë
të lindër, po as nga respektuesit e stanmdardit të sotëm, pasi ka jo pak raste
që po kjo pjesore para qitete në standard pa këtë prapashtesë mbiemërore. Fundi
i fundit kur kemi parasysh parasysh fitimimin, sepse kjo zgjidh përfundimisht
problemin e njëzimit në zgjedhimin foljor të gjuhës standarde dhe
përgjithësisht, atëherë sakrifikimi arsyetrohet edhe te ajo pjesë
shqipfolësish.
Që sugjerim-propozimi ynë nuk është
utopi po zgjidhje që mund të arrihet me mirëkuptim që është prekur në këtë krye
është bërë fjalë më gjerësisht në dy krereët e fudnit në librin
Paskajorja 2000. Këtu sa për qartësim po e sjell tabelën e mëposhtme
sipas rubrikave foljet e mëposhtë:
1) numri rendor
2) folja
3) pjesa e parë e foljeve
analitike (kam, kisha, pata, me) dhe pjesorja e shkurtë e paskajores
sipas sugjerimit në të dy dialektet
4) pjesorja e standardit në krahasim
me fundore-prapashtesën e skaduar të gegenishtes
5) mbiemri prejpjesor nga
pjesorja e zgjeruar në të dy dialektet
__________________________________________________
1
2
3
4
5
------------------------------------------------------------------------------------------------------
1.
punoj
(kam /me) punue/punua
punua/r//uen/uem - i
punuem/i punuar
2.
shkruaj
(kam/me)
shkrue/sh
shkrua/r //uen/uem - i shkruem/i
shkruar
3. mat
(mas) (kam/me)
matë
mat/ur //un
- i matun/i matur,
4.
shkëlqej
(kam/me)
shkëlqye
shkëlqye/r//m
- i
shkëqyem/i shkëqyer,
5.
ndaj
(kam/me)
nda
nda/rë //më
–
i ndamë /i ndarë,
6/
ziej
(kam/me)
zie
zie/r //m
–
i ziem / i zier,
7.
dal
(kam/me) dalë
dalë
–
i dalë
8. shëtit (shetis)
(kam/me)
shëtitë
shëtit/ur //un
-
i shëtitun /i shëtitur
Sidoqoftë, kjo zgjidhje mbase nuk
kërkon shumë kohë që të arrihet mirëkuptim, nëse në këtë drejtim angazhohen
standardologë të matur, përkatësisht studiuesit me shokë, si Gjovalin Shkurtaj
e Emil Lafe, i cili asnjëherë nuk e ka mohuar paskajoren në standard, por ka
pritur masivitet të përdorimit të saj në bazë, atëherë edhe propozim-sugjerimi
ynë rreth shkurtëzimit të pjesores së standardit nga prapashtesë-fundoja -R,
besojmë se nuk do do të jetë i papranueshëm prej tyre, sepse me këtë zgjidhja
madhore që mund të do të bëhet pa kurrfarë buje e reaksioni, fiton për jetë e
mot shqipja e natyrshme, standardi i saj dhe kombi shqiptar.
X. Pse PO
përmenjëhershmërisht paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme?
Për të arsyetuar formulimin e
titullit të këtij kreu, të fundit, përveç asaj që është thënë e stërthënë
në nëntë krerët e mëparshëm, këtu të shtjelluara në ri mbipika, janë
shtuar e ritheksuar si përgjigje disa sqarime e përparësi :
së pari, u argumentua në
14 pika se në të gjitha fazat historike të të qenit e të zhvillimit të gjuhës
shqipe si dhe tani paskajorja ka shërbye dhe shërben si zemberek ndërlidhës
frymimi e gjallimi në mbarëvajtjen e ligjërimit shqip si në sistemin foljor
ashtu edhe në atë emëror;
së dyti, me të rikthyerit
legjitimisht të paskajoren në strukturat standarde ligjërimore të shqipes së
natyrshme në 28 pika vargëzohen disa nga përparësitë që rifiton shqipja e
standardi i saj vetëmpërvetëm dhe në raport me gjuhët simotra e të tjera, sa
për ilustri po mjeftohem vetëm po e spikasim vetëm zgjidhjen e çështjes së
tipizimit të gjuhës shqipe dhe
së treti, në fund u shprehen
disa meditim-konstatime shtesë në të kuptuarit pse u kërkua njëfarë
vetëgjyqësie për zgjidhjen përfundimtare të fatit të paskajores, e cila pësoi e
po pëson pa të drejtë nga prangimi arbitrar i vendosur gjatë dhe e pas monizmit
e po zgjat pa kuptim me zvarritje deri në ditët tona, dhe kështu duke pasur
parasysh vlerën e saj arsyetohet zbatim-përmbarimi i përdorimit të paskajopres
si zgjidhje menjëhershme, për t’i siguruar kështu të sotme e të ardhme të
ndritme shqipes së natyrshme dhe standardit të saj.
Përmbyllje e rezymesë
Në të vërtetë, kjo paraqitja e
fakteve që doli nga vizita në rutinë që i bëmë meditimisht pyllishtes së
paskajores të shprehur në 10 krerët e këtij punimi besoj se mjafton për
të arsyetuar pse u kërkua njëfarë vetgjyqësie rreth rikthimit të paskajores në
standard, pa pritur koncveszus e mirëkuptim njëgoje apo direktivë nga Qendra,
sepse kështu të përbashkuar në veprim integrimi, pra gegët me pyllishtën e
paskajores dhe me vlera të tjera ashtu si edhe toskët me normën aktuale,
gjithësesi, duke e shkurtëzuar pjesoren e zgjeruar me heqjen
mbaresë-prapashtesl -R te foljet analitike , kryesisht a vetëm në
procesin e zgjedhimit të foljeve, atëherë të gjithë shqifolësit, me
prejardhje gegë e toskë gjuhën standarde do ta kenë më të plotë dhe më të
natyrshme, më cilësore dhe më kombëtare.
Sidoqoftë, ne edhe në këtë
punim kemi dhënë prova që me vullnet, me kujtesë të mbarë historike
dhe me ndërgjegje të hapur të arsyeshme, kemi mundësi ta arrijmë ta kurorëzojmë
me sukses të plotë këtë ideal të shenjtë. – gjuhën e përbashkët standarde, duke
shfrytëzuar të gjitha vlerat që ka gjuha shqipe. Kështu me pranimin e
paskajores me +pjesore të shkurtë në standard dhe me shkurtëzimin e pjesores së
standardita (toskërishtes) pa –R fundore (prapshtesë) në zgjedhim foljor, kombi
shqiptar, gjuha e tij fiton plotninë e vetvetes. Mbeten gjëra miniore
për diskutim si -UE e -UA te foljet më –O, që mendoj se ky mozaik
duhet të mbesë në raste, sepse shprehjet e tilla me vlera e nuanaca të caktuara
stilistike e kuptimore si veçori stilistike e kuptimore qoftë të
trashëguara nga diaktet ose të krijuara rishtazi janë të mirëseardhura si
vlera, sepse e ndritin gjuhën e kulturën shqiptare brenda vetvetes, por edhe në
krahasim me botën.
Është e vërtetë, pra, se me këtë
zgjidhje në standardin e njëzuar të shqipes as që do të mbesin edhe më çështje
serioze të diskutueshme, ndonëse ka nevojë për disa konstatime e sqarime të
lehtëkuptueshme, por për këtë më në hollësi në kreun e përpunuar, por edhe në
dy krereët e fudnit të librit Paskajorja çështje e standardit .... 2000.
Ky është në të vërtetë edhe mbetet
mesazhi fisnik edhe i këtij shkrimi prej 10 krerësh që kërkon esëllim, dhe mirëkuptim
nga të gjithë, sepse, vërtet pyllishta e paskajores e futur nën patronazhin e
pyllfushës së standardit relakson dhe fizikisht e shpirtërisht bijt e bijat e
shqipes që shqipin dhe shqipojnë në e me këtë gjuhë, e cila josh e këndell jo
vetëm shpirt e trup shqiptarësh, por edhe të të gjithë dashamirëve të shqipes
dhe të kulturës shqiptare anembanë universit.