Kulturë
Përparim Hysi: Jehona e një promovim libri
E hene, 11.10.2021, 05:25 PM
Jehona e një promovim
libri
Nga
Përparim Hysi
Dje,
në një nga sallat e MUZEUT KOMBËTAR, u
bë promovimi i librit me poezi të POETES ARJANA FETAHU(GABA) dhe promovimi u
kthye në atmosferë festive të vërtetë, sa jehona e saj kapërceu muret e sallës
përmjet frymës të atyre që morën fjalën dhe mbështetje me duartrokitje nga
pjesëmarrësit e shumtë, disa prej të cilëve të gjithë këtë spektakël e ndoqën
në këmbë dhe nuk u ndanë, sado
që"spektakli" vazhdoi që nga ora 11.00 deri në 13.30.
* *
*
Moderatori
i gjithë kësaj atmosfere kaq festive qe ALBERT ZHOLI që jo vetëm është i
kudogjendur dhe i papërtuar, por dhe një profesionist i vërtetë, se duke
organizuar një"dasmë", si kjo e djeshmja ( ai të tilla ka organizuar
vazhdimisht), kish ftuar enkas profesionistë
të letërsisë dhe arteve dhe, ngaqë "paneli" qe i tillë,
dhe"Dasma", në mund ta quajë kështu,
u zhvillua me një atmosferë gëzimi dhe salla buçiti.
Por
si mund të mos kalonte mirë, kur në krah të moderatorit, qëndronte, E
MREKULLUESHMJA, NDERI I KOMBIT, MARGARITA
XHEPA; ARTISTI i MERITUAR, BUJAR ASQERIU; Profesori BERNARD ZOTAJ;
historiani BUJAR QELI; Poetja dhe PIKTORJA, FLUTURA MAÇI; POETI AGIM BAJRAMI;
nga ITALIA, ZOTËRIA I NDERUAR, ISMET MEHMETI; nga PRISHTINA, kritiku ENVER
MORINA.
* *
*
Secili
prej diskutantëve, solli përshtypjet për vëllimin me poezi, ku, si"emërues
i përbashkët", po të vjedhim një term nga matematika, POETJA ka sjell
vlera që për lexuesin, bëhen si"leksione" në jetën e përditshme, si:
dashuria për nënën; dashuria për
ATDHENË; në vëllim ka poezi që flasin për miqësinë.Poezitë për miqësinë
fitojnë kredite të fuqishme, në këtë kohë kur"planeti" dhe komunikimi
është bërë polar dhe i ftohtë. GJeografia poetike e autores është e tillë, që,
kur e hedh në hartë, duhet të përdorësh
lapsa me ngjyra të ndryshme. Atje gjen dashurinë për mësuesen;dashurinë për
POETIN e NDJERË, PETRIT RUKA;për atë valltarin çam që ngjalli me vallen çame:OSMAN
TAKËN. Karizma e POETES bëhet më e bukur, se ajo apelon (duket është thirrja e
gjakut), për viset shqiptare të ÇAMËRISË. Duke kënduar për ÇAMËRINË, POETJA
është e drejt përdrejtë:vargu "ne
jemi autoktonë" është vargu"apogje" që nuk lë vend për komente.
Poetja ka shumë poezi me temë sociale, si:"Hapu, moj botë, se
plasa";"LULI i vocërr" e ndonjë tjetër.
Vëllimi"Sa
do të doja..." është vëllim me poezi lirike dhe, pa dyshim, poezitë
erotike janë"qendisur me bizë mbi gjergjef"nga autorja. Poezia
erotike, -thotë ESENINI, - është mbretëresha e poezive lirike.
* *
*
Kur
them që salla oshëtiu dhe jehona e kapërceu sallën, kam parasysh atë fjalë me aq vlerë (jashtë
"protokollit") të DOKTOR BLEDAR KOÇI, DREJTORI i MUZEUMIT,
që theksoi, veç tjerave, jo vetëm si "hap dinamik" në muajin e
LETËRSISË dhe ARTEVE, por tregoi që gjithmonë do jetë mbështetës të
këtyre"shfaqjeve artistike".
Sado
90-vjeçare, NDERI i KOMBIT, MARGARITA XHEPA, recitoi me atë pathosin e ndjerë
rreth 5 poezi të autores.
Artisti
i MERITUAR, BUJAR ASQERIU, mend
e"plasi" dhe rrënqethi sallën me recitimin e tij aq dramatik të poezisë"Hapu, moj
botë, se plasa". Çudia dhe risia më
e bukur qe, se në plate, mes pjesëmarrësve, qe ulur ARTISTI i POPULLIT, LUFTAR
PAJA, që, tek erdhi afër autores, i uroj asaj suksese se, veç tjerash, është
dhe nga FIERI. I ardhuri nga ITALIA, ISMET MEHMETI, tek foli, i ofroi autores
një të fshehtë:- Kjo, -tha ISMET MEHMETI, -është një dasëm.Nusja është POETJA,
po "dhëndrri" kush është? Lëshoi këtë pyetje retorike dhe po vet u
përgjigj:"dhëndrri" është libri që ka 99-poezi. Unë të jap fjalën,
-tha Ismet MEHMETI, - poezinë"njëqind" do ta gjeshë, kur të dalë
një"Antologji"me poetë të postdiktaturës. Salla shpërtheu duartrokiti
për këtë risi.
Salla
duartrokiti, kur(edhe ky jashtëprotkolli) DHIMITËR XHONGA, 86-vjeçari nga
KANADAJA, kish improvizuar vargje për autoren. Duartrokiti, kur flautistja,
PARASHQEVI LEFTER ÇIPA, ekzekutoi melodi
nga jugu. Duartrokiti dhe kur këngëntarja KRISTINA NDOJA "koregjoi"
me zërin e saj një defekt nga aparati amplifikues. Recitimi me pathos të
vërtetë të ANXHELINA ALBERT ZHOLIT ,
tregoi veç tjerash, se ALBERT ZHOLI po e kthen shtëpinë e tij në atë
"SHTËPINË MITIKE RICORDI".
Një
risi që e rriti kurbën e duartrokitjeve qe, kur KRYETARJA E "SHOQATËS
KULTURORE-ARTISTIKE"JEHONA SHQIPTARE", ZONJA ZAMIRA KORANÇE"
lauroi me pranimin në këtë SHOQATË,
POETEN ARJANA FETAHU(GABA).
Në
fund, Autorja, falnderoi pjesëmarrësit(sigurisht, e emocionuar, se nuk është
lehtë të"nusërosh") dhe i ftoi ata(gati njëqind veta për një kokteie
dhe t'u dhuronte librin me autograf. NGaqë nuk qendrova për koktei,
shpresoj që mos ketë pësuar ndonjë"paralizë", duke nënëshkruar
mbi njëqind libra. Epo"dasma" ka lodhej dhe megjithatë uroj
që"dasma" të tilla të kemi.
Tiranë, 10 tetor 2021