Mendime
Lekë Dodani: Gjithë familja, studentë ekselentë
E merkure, 13.10.2021, 06:28 PM
Fran Kamshi dhe familja e tij integrohen në Lion të Francës
Gjithë familja, studentë
ekselentë
Nga
Lekë Dodani
Franca
e Hygoit dhe korifejve të mendimit më të ndritur iluminist e progresiv, është
toka e vlerave universale në shërbim të lirive dhe të drejtave njerëzore nga e
gjithë bota, që jeton në këtë vend bekimi.
Para
disa viteve, iku nga Shqipëria në Francë për një jetë më të mirë, i detyruar
nga shantazhet dhe kërcënimet që përbëjnë jetën e një gazetari në një vend ende
të pasigurtë dhe atje gjeti “Tokën e Premtuar”, lirinë e të shprehurit dhe çdo
liri tjetër që duhet të gëzojë çdo njeri në këtë botë.
Fran
Kamshi u vendos në Lion të Francë ku fitoi të drejtën e azilantit politik dhe
menjëherë, ky vend i bekuar i të drejtave njerëzore, mundësoi për të dhe
familjen e tij një integrim të shpejtë.
Familja
e tij e përbërë nga pesë veta u përfshi në sfidat e një vendi të zhvilluar ku
përparësi është jeta jerëzore, strehimi, ushqimi, shkollimi dhe, mbi të gjitha,
dinjiteti njerëzor.
Tani
Fran Kamshi punon dhe është njëherësh student, bashkëshortja Vera, studente
ekselencë), e bija Kaltrina, në Universitet, studente ekselencë, Indriti
studente ekselencë, vajza tjetër, Marija, studente ekselencë.
Familja
ndihet e çliruar nga barrët e të kaluarës që mbartnin nga një vend, të cilin
edhe pse e donin dhe e duan shumë, nuk iu siguronte të drejtën e ushtrimit të
profesionit pa pengesa, siç ka ndodhur me Fran Kamshin dhe mundësitë e një jete
të sigurtë, ku shkollimi është shumë i rëndësishëm.
Nuk
ka veçse fare pak kohë që ndodhet në Lion, i sulmuar politikisht dhe në kërkim
të mundësive për një jetë tjetër, dhe këtu, në këtë tokë dashurie për njeriun,
ka nisur shkollimin, mësimin e gjuhës frënge dhe gjithçka tjetër që lidhet me
një integrim real në tokën pritëse.
Integrimi
I shqiptarëve në Lion të Francës ka ndodhur dhe po ndodh me shpejtësi, duke
bërë që ata të çlirojnë energjitë e tyre më pozitive dhe të jenë një grupim
shoqëror, që ka fituar respektin dhe mbështjetjen e autoriteteve franceze.