Mendime
Reshat Nexhipi: “Shqiponjën” nuk e mposhti dot “ Luanesha”
E hene, 04.10.2021, 06:44 PM
Rast:
“Non grata” e dr. Berishës
“Shqiponjën”
nuk e mposhti dot “ Luanesha”
(Doktorin
Jurri Kimi)
Nga Reshat Nexhipi
Ja pse: “Ultimatumi” i saj për largimin e Berishës nga
parlamenti dështoi, sepse, veç tjerash, ishte në kundërshtim me parimet
demokratike të Amerikës, kurse doktori u tregua më demokrat dhe më proamerikan
se ambasadorja, prandaj dhe para parlamentit u prit me brohoritje dhe avacione
të cilat një militant i tij, i krahason me ato të Cezarit gjatë hyrjes triunfale në senatin e Romës, si dhe doktorin
e krahason me shkëmbin i cili vazhdimish qëllohet nga valët e detit, por ai me
tepër forcohet dhe shkëlqen.
Një analist tjetër, e tepron edhe më shumë, kur thotë,
citoj: “ Doktor Berisha është i vetmi demokrat që, siç e themeloi ashtu edhe
mund ta nxjerrë nga balta P.D., që ,siç e futi Shqipërinë në NATO mund ta
shpjerë edhe në Europën e Bashkuar ,siç e ka krijuar pluralizmin ashtu dhe mund
ta mbrojë nga monizmi dhe diktatura që po i kanoset dita ditës dhe, fare në
fund, Berisha ka mundësi më tepër se çdo burrë shteti tjetër t’a afrojë Kosovën
me Shqipërinë dhe të bëjë bashkimin kombëtar.
Se sa kjo tingëllon si fantazmë dhe utopi, nuk do sqarim,
por një është e vërtetë që s’e lot dot as topi: Doktor Berisha, me veprimet e
tij, mbrojti dinjitetin personal dhe sovranitetin kombëtar, sepse nuk lejoi që
vendi i shqiponjave të komandohet nga një zonjë me origjinë aziatike, korejane,
pra lindore, jo perëndimore dhe aspak europiane dhe amerikane.
Shkurt: Ambasadorja lojti rolin e femrës e cila duke
rregulluar vetullat, dëmtoi sytë dhe fytyrën, prandaj, për t’a ndrequr atë,
duhet të zbulojë nxitësit, sepse populli thotë:
“ Po shkove pas grumbullit, dihet ku përfundon’’.