Mendime
Zenel Çeliku: Triumfi i Berishës apo dështimi i Bashës ???
E enjte, 30.09.2021, 08:03 PM
Triumfi i Berishës apo dështimi i Bashës ???
Nga
Zenel Çeliku
Politika
shqiptare sot është në kolaps total sepse një vënd nuk mund të udhëhiqet pa një
opozitë konstruktive dhe të fortë aq më shumë që mandatin i tretë i Ramës
kërkon ballafaqim të frotë opozitar. Ç’po ndodh me opozitën shqiptare në këtë
parlament me shumë ngjyra interesash dhe me akuza dhe pasuri të pa zakonta.
Partia
Demokratike (PD) aktualisht është në një proçes konfliktual si asnjë herë
tjetër, ku djali “vrau babain” e tij politik. Konkretisht, Z. Lulzim Basha para
disa ditësh pa pritmas përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik të PD-
Z. Sali Berisha. Gjithkush kur e dëgjuan këtë lajmërim, menduan se është “fake
neës” sepse kurrsesi Basha nuk mund ta bënte këtë veprim pikërisht për Berishën
i cili e lançoi në politikë dhe në pushtet kur ai nuk njihej fare në publik.
Por ja që kjo çudi ndodhi, Basha pa asnjë proçedure statuore, me në autoritet
tipik komunist dhe befas deklaroi se; kam përjashtuar Z. Berisha nga grupi
parlamentar i PD sepse këtë ma kërkoi Amerika, PD duhet të zgjedh, me Amerikën
apo me Berishën. Ç’do kush e di mirë se Basha vetëm pro amerikan nuk është,
gojët e liga thonë se Basha gjetke e ka hëngër një lugë çorbë të prishur, por
Amerikën kurrsesi nuk e ka për zemer. Të gjithë e dijmë se SHBA-të janë fuqi
madhore në botë, aq më shumë për Shqipërinë e cila Amerikën e ka përzgjerdhur
partnerin strategjik dhe jetësor për shqiptarët.
Eshtë
e vërtetë se Z.Berisha është vlerësuar non grada nga DASH, por kjo është
çështje personale e Berishës me DASH dhe për këtë Berisha me vendosmëri ka
marrë një kurs për ta apeluar këtë vendim të DASH. Koha do ta provoi se është
apo jo fajtor Z. Berisha dhe këtë më mirë se amerikanët nuk e provon askush.
Por, vetë Z. Basha nuk mund ta provoi non gradën ndaj Berishës, Basha i cili
edhe kur e pyesin sa është ora, ai gënjen dhe qesh-ka thënë Presidenti Meta.
Deri këtu kjo mbetet një çështej ndërmjet DASH dhe Berishës, por kurrsesi Basha
në befasi të plotë dhe për interesa tërësisht personale nuk mundet të merte një
hap të tillë që nuk mundet as t’a justifikojë e sa t’a përballojë. Për të
parandaluar përgjegjësitë e tij penale për vrsajet e protestuesve në bulevard
më 21 Janar 2011, për akuzat për abuzimet në Rrugën e Kombit dhe për akuzën për
lobimin në SHBA nga rusët kundrejt një pagese extra, Basha zgjodhi këtë rrugë
të pa besë ku janë çuditur të gjithë shqiptarët, përfshi edhe vetë Bashën.
Veprimi i befasues i Bashës kundrejt “babait politik” ka gjeneruar debat të
fortë brënda PD dhe drejtpërdrejt konflikt Berisha-Basha. Ç’far po ndodh
aktualisht në PD e shikojnë të gjithë, në një kohë që shqiptarët presin një
opozitë të fortë përballë mandatit të tretë të PS-ës, pikërisht në këtë moment
hapet ky konflikt shumë i madh në familjen e demokratëve. Kjo situatë kaotike
pa dyshim i shërben PS-ës dhe dëmton shumë PD-ën e cila për hir të vërtetës sot
më shumë se kurrë është në agoni totale si produkt personal i Bashës dhe disa
personazheve të tij që e ndjekin nga pas. Opinioni shqiptar hapur thotë se
rrruga që ka ndjekur Basha është tërësisht e pa besë duke shkelur hapur
statutin e PD, jo vetëm kaq, por pjesa më e madhe e demokratëve janë
pozicionuar në krah të Berishës duke shpresuar e besuar se Berisha mundet ta
rikthejë PD një fuqi të madhe politike ashtu si dikur ku PD-ja shihej si
shpresa e parë kundra diktaturës komuniste. Vërejmë se takimet e Berishës janë
pritur me shumë interes nga demokratet por jo vetëm, ata shprehen me vrejtje të
forta ndaj kryedemokratit të emëruar nga vetë Berisha. Berishës po i arfrohen
disa figura që deri dje ishin në krah të Bashës, thuhet se nga grupi
parlamentar i PD, janë 28 deputet në momentin e duhur do të pozicionohen në
krah të Berishës. Një ditë më parë Z. Berisha bëri një takim në Durrës ku u prit
jashtzakonisht mirë dhe me interes të madh nga demoktatët durrsak. Ajo që ka
çuditur durrsakët por jo vetëm, ishtë fjala e aktivistes shqiptaro-amerikane të
njohur në Diasporën Shqiptare në Amerikaë-iva Kokalari e cila ndërmjet të
tjerave tha :
Lulzim
Basha në SHBA vendosi të përdori një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë
me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për
organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale
në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte
në Amerikë, pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës
për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që Basha të
nxirrte nga grupi Parlamentar Sali Berishën (Kokalari është ftuar nga Berisha
që t’i bashkohet në takimet me demokratët). Sali Berisha është shkëmbyer me një
dosje për korrupsion të Lulzim Bashës që ekziston në SHBA dhe Shqipëri. Një
pjesë e fondeve e kishin origjinën nga Rusia dhe skema e futjes së tyre për
lobim në SHBA ishte e jashtëligjshme-përfundoi Kokalari.
Këto
deklerata shqetësuan pa masë kupolën e PD të Lulzim Bashës të cilët menjëherë
deklaruan se Kokalarin do të padisin penalisht për shpifje. Çudia ka një fund,
Basha edhe pse bën sikur është filo amerikan, por askush nuk e beson, e aq më
shumë SHBA-të nuk e besojnë se Basha është fansa e tyre. Le të presim se PD-ja
do të ketë në krye Bashën që suprizon ma pabesitë e tij, apo PD-ja do të ketë
në krye arkitetkin e saj Berishën, i cili me siguri po lufton që të rikthejë PD
në shinat e lindjes së kësaj force politike si më 1990. Le të presim me durim
dhe me qetësi, shumë shpejt koha do ta provoi kush është me këmbë në tokë dhe
kush do të bëj lajmin e vitit, Berisha do të triumfoi apo Basha ka dështuar.
Zenel Çeliku
TiR-FAX Neës Agency 30
Shtator 2021