Mendime
Ibrahim Kabili: Dyshja që i duhet Kosovës
E premte, 24.09.2021, 07:11 PM
Dyshja që i duhet
Kosovës
Nga
Ibrahim Kabili
Kam shkruar
shumë për Albinin. Ai ka pasur një rrugë të vështirë drejt pushtetit. Rruga e
tij gjithnjë ka qenë e minuar dhe e
bllokuar nga kundërshtarët e tij. Kundërshtarët kanë qenë të shumtë e për të
mos mjaftuar "palopolitikanët serb", na hidhen në sulm edhe palot
shqipfolës. Sa e trishtueshme është kjo e dyta! Për mua Albini është një
politikan model dhe i pakapur nga shërbimet e huaja intelegjente. Presidentja e
vendit Osmani po e mbështet fuqishëm në përpjekjet e tij për shtetndërtim dhe
për bisedimet me Serbinë. Bravo
politikanë të tillë i bëjnë nder Kosovës! Sa bukur do ishte që ato të vazhdonin
kështu! Unë kam bindje se Kurti, nuk do gjunjëzohet para Vuçiçt dhe Serbisë!
Vendosja e reciprocitetit me targat e vërteton qartë këtë. Me këtë Kosova po
sillet si shtet! Hesht opozita në Kosovë! Heshtin politikanët e opozitës! Ramushi
nuk duhet të heshtë. Ai ka bërë shumë për Kosovën gjatë luftës në vitet
1998-99. Ai ka bërë diçka edhe si kryeministër. E për këtë ka vuajtur shumë
pasojat prej pushtetit serb... Disa
medio janë të shitura! Disa "analistë" hiqen si fudull dhe bëjnë pazare me çështjen kombëtare... Nuk dua
dhe nuk mundem të ofendoj njeri, por nuk mund të gjej fjalë tjetër për këtë
"takam" njerëzish. Këtë model e gjejmë në një pjesë të mirë të
politikanëve, në një pjesë të mirë të mediave, në indiferencën e akademive dhe
shumicën e akademikëve... Më e çuditëshmja në këtë histori është fakti se sa
herë Kosova merr masa mbrojtëse siç qe rasti i reciprocitetit me targat, dalin
përfaqësuesit e BE-së etj, dhe thonë: "Kosova dhe Serbia të ulin
tensionet". A thua këta të dyja janë palë të barabarta? Jo. Pra nga
ndërkombëtarët barazohet viktima me agresorin. Përkrahet prej tyre më i
fuqishmi. Prej katër ditësh janë bllokuar rrugët në veri, madje dhe me inerte.
Heshtje për këtë! Vuçit kërcënon me luftë. Heshtje, heshtje dhe servilizëm!
Serbia kërcënon me luftë Ballkanin, përsëri heshtje. Vuçiç thotë se kurrë nuk
do e njohë Kosovën.Të vazhdojnë bisedimet, përsërisin të mëdhenjtë! Po përse?
Të ulen tensionet! Po kush i shkakton artificialisht tensionet? Serbia. Asnjë
fjalë për Serbinë. Po përse kështu? Përse bëhet fajtor vetëm viktima? Viktima,
në rastin tonë Kosova, është më dobët por gjithësesi në të drejtën e saj. Ajo
është shtet i pavarur dhe e njohur nga më shumë se 110 shtete. Mbi të gjitha
Kosova është shtet i bekuar nga Amerika dhe kjo mundëson sovranitetin dhe
ekzistencën e saj... Albini si kryeministër dhe Vjosa si presidente e Kosovës
janë udhëheqësit më simpatikë të Kosovës së pasluftës. Sa kontrast të madh kanë
këto burrështetas në lidhje me paraardhësit e tyre, tanimë të larguar dhe
dënuar me votë. Çdo ditë e në vijim ato po përballen me eleminimin e dëmeve që
kanë shkaktuar marrëveshjet e dëmshme me
Serbinë të nënshkruara nga ishët. Nga ishët e gjorë që ranë pre e pushtetit,
pasurisë, pse jo dhe e Serbisë. Në "epokën" e pas tyre Kosova po ecën
në rrugë të mbarë. Kjo rrugë është e vështirë dhe e minuar hap pas hapi nga
Serbia. Ajo vetëm saboton, saboton dhe godet shtetin e brishtë të Kosovës.
Qëllimi i saj është zhbërja e tij. A do t'ia arrijë qëllimit? Asnjëherë jo. Në
lojë për fatin e mirë të shqiptarëve, është Amerika! Ajo nuk mund të dështojë.
Këtë e kanë parasysh dhe duhet ta kenë edhe më shumë në qendër të vëmendjes
dyshja e sotme e udhëheqjes kosovare Osmani dhe Kurti. Këta si deri më tani
duhet: Thënë JO:
?
"Open" Ballkanit.
?
Ndryshimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.
?
Krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me kopetenca ekzekutive.
?
Bashkëpunimit me politikanët pa vizion.
?
Inferioritetit në bisedimet me Serbinë.
?
"Bisedimeve", pa shtuar titullin; Bisedime për njohje.
?
Kultit të njëshit.
Thënë
PO:
?
Shengenit europian.
?
Proçesit të Berlinit.
?
Integrimeve euroatlantike.
?
Forcimit të shtetit dhe institucioneve.
?
Denoncimit të krimeve e gjenocidit serb mbi Kosovën.
?
Bashkëpunimit dhe unifikimit të qëndrimeve me shtetin shqiptar për bisedimet me
Serbinë.
?
Për qëndrimet e përbashkëta në lidhje me çështjet kombëtare në lojë duhet të
futen Kuvendet përkatëse, Presidencat dhe institucionet e dy shteteve.