Mendime
Adil Fetahu: Serbizimi i Universitetit të Prishtinës (1990-1998)
E marte, 28.09.2021, 08:04 PM
SERBIZIMI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS (1990-1998)
Shkruan:
Adil FETAHU
Universiteti
i Prishtinës ka qenë halë në fyt e terr në sy për politikën ultranacionaliste e
shoviniste serbe kundër shqiptrëve. Atë e quajtën me epitete më urrejtëse gjatë
tërë kohës, ndërsa në periudhën e suprimimit të autonomisë dhe të okupimit të
Kosovës (1990-1999), e serbizuan
totalisht. Dhe për ta kryer serbizimin e Universitetit, në krye të tij u vu
urrejtësi i tërbuar i shqiptarëve, malazezi i shartuar në serb, Radivoje
Papoviq, me “pajdashët” e tij rreth e rrotull. Politikën e serbizimit të
Universitetit të Prishtinës e përkrahte dhe ndihmonte me te gjitha mjetet dhe
mënyrat shteti dhe kisha e Serbisë.
Masat
e dhunshme të pushtetit të Serbisë në Universitetin e Prishtinës u futën në
ditën e “Vidovdanit”, 28 qershor 1991.
Nuk ishte kjo rastësi, por në këtë ditë që politika serbe e “festoon” si ditën
e humbjes të Luftës së Kosovës (1389),
deshi t’i jep konotacion festiv dhe madhështor politikës së dominimit serb mbi
identitetin dhe qenien shqiptare të Kosovës në përgjithësi, e të Universitetit
të Prishtinës në veçanti.
Sipas
Vendimit të Kuvendit të Serbisë, RS-nr.152,dt.27.VI.1991, të publikuar në
“Slluzhbeni gllasnik RS”, nr.38, dt.28.VI.1991, u shkarkuan:
Skender
Karahoda, nga detyra e rektorit
Dali
Emërllahu, nga detyra e prorektorit
Ndëra
e uemëruan:
Papoviq
Radivoje, organ i përkohshëm punëdrejtues (roli i rektorit)
Doshliq
Misha, zëvendës i OPP (zëvendës-prorektor)
Doganxhiq
Stanoje, poashtu zëvendës i OPP (zëvendës-prorektor)
kurse
në vend të Pleqësisë së Universitetit, u emëruan tre veta:
1.Shqpanoviq
Lubomir, kryetar
2.
Vukoviq Vlladeta, anetar, dhe
3.
Samarxhiq Drago, anëtar.
Më
heret, më 26.XI.1990, masa të dhunshme ishin futur në Bashkësinë Punuese
(administratën) të Universitetit (Vendimi RS-nr.57,dt.26.XI.1990; “Sll.gllasnik
RS”,nr.13, dt.26.XI.199), me ç’tast
Destan Halimi ishte shkarkuar nga detyra e sekretarit te Universietit, e në
vend të tij ishte emëruar Ranko Gjukiq, kurse
në vend të Këshillit të Punëtorëve të Universitetit ishte emëruar grupi
prej tre vetave:
1.Shçepanoviq
Sava, kryetar
2.
Simiq Ruzhica, anetare, dhe
3.
Çuk Natasha, anëetare.
Me
të marrë detyrën e rektorit të dhunshëm, Radivoje Papoviqi, u angazhua
maksimalisht për përzërnien e studentëve dhe profesorëve shqiptarë nga objektet publike të
Universitetit,gjë që edhe arriti që në nëntor të vitit 1991, u përzunë me
dhunë, për të vazhduar punën nëpër shtëpitë private të atyre zemërbardhëve që i lëshuan ato për
të ndihmuar mbajtjen e mësimit. Menjeherë, në nëntor 1991, rektor i
Universitetit që funksionte në shtëpi private,u zgjodh prof.dr.Ejup Statovci, i
cili punoi me shumë përkushtim dhe guxim.
Plotësimi i
Universitetit të Prishtinës me studentë serbë nga Serbia
Pas
suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe stabilizimit të pushtetit okupues të
Serbisë, të cilin e realizoi me desantin
policor-ushtarak më 5 korrik 1990, kur e
ndërpreu me dhunë funksionin dhe
punën e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës, vazhdoi me masa të dhunshme në
institucionet e pushtetit qendror dhe lokal, në ndërmarrjet ekonomike dhe në
institucionet shoqërore, duke i shkarkuar nga vendet udhëheqëse shqiptarët e
duke i zëvendësuar ata me serbë e malazezë. Poashtu veproi edhe me punëtorët e
kolektiveve punuese në të gjitha nivelet dhe subjektet, duke ndërruar
strukturën kombëtare në dëm të shqiptarëve e në favor të sllavëve. Hartoi e
miratoi plane e programe për rikolonizimin e Kosovës, ndërtoi koloni të reja
anembanë Kosovës, në të cilat solli serbë nga Serbia, sidomos refugjatë e
kriminelë të ikur nga lufta që
zhvillohej në Bosnje dhe Kroaci.
Një
ndër pikat strategjike për zhdukjen e identitetit dominues shqiptar në Kosovë
ishte Universiteti i Prishtinës, i cili dominohej nga studentë dhe profesorë
shqiptarë. Politika shoviniste serbe u
përpoq të barazojë numrin e studentëve
serbë dhe të sjellë profesorë serbë, për të cilët e ndërtoi edhe një koloni
banesash në Prishtinë.
Me
Vendimin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, RS.nr.411, dt.23 korrik 1990, të
shpallur edhe në “Gazetën Zurtare të KSAK”, nr.28/1990), ishte vendosur që në
të gjitha fakultetet dhe shkollat e larta të Universitetit të Prishtinës, të
vijnë e studjojnë 2198 studentë të rregullt serbë. Natyrisht, do të mbushej
edhe me studentë me korepodencë.
Në
vendimin e përmendur të Kuvendit të Serbisë:
“Vendim për numrin plotësues të studntëve për regjistrim në vitin e parë
të studimeve në takultetet dhe shkollat e larta në KSA të Kosovës për vitin
shkollor 1990/1991”, në nenin 1 të Vendimit ishte përcaktuar:
“Me
këtë Vendim përcaktohet numri plotësues i studentëvepër regjistrim në vitin e parë
të studimeve në fakultete dhe shkolla të larta në KSA të Kosovës në vitin
shkollor 1990/1991.
Kandidatët
të cilët e kanë dhënë provimin kualifikuar për regjistrim në vitin e parë
tëstudimeve në fakultet, përkatësishtnë shkollën e lartë në Republikën
Socialiste të Serbisë për vitin shkollor 1990/91, e për shkak të mundësive të
kufizuara nuk kanë mund të regjistrohen në fakultetet, përkatësisht në shkollën
e lartë në të cilën e kanë dhënë këtë provim, mund të regjistrohen në vitin
shkollor1990/91 në fakultetetin përkatës, përkatësisht në shkollën e lartë në
KSA tëKosovës në studime me mësim në gjuhën serbokroate dhe atë:…”.
Në
vazhdim të Vendimit jepet numri i saktë i studentëve të cilët do të mund të
regjistrohen në secilin fakultet, në secilin drejtim a sektor, si dhe në
shkolla të larta.
Për
të mos e ngarkuar këtë shkrim me shifra detale të vendimit, këtu po pasqyrojmë
vetëm të dhënat kryesore, për numrin e përgjithshëm të paraparë për
secilin fakultet dhe shkollë të lartë. Me vendim ishte përcaktuar kështu:
në
Fakultetin e Arteve 23 studentë
në
Fakultetin e Bujqësisë 150
në
Fakultetin Ekonomik 210
në
Fakultetin Juridik 210
në
Fakultetin Filologjik 250
në
Fakultetin Filozofik
75
në
Fakultetin e Kulturës Fizike
30
në
Fakultetin e Mjekësisë 190
në
Fakutletin e Shkencave Matematike-Natyrore 220
në
(katër) Fakultetet Teknike 530
në
Fakultetin XM-Arkitektonik në Prishtinë 110
në
Fakutetin Xeht.Metalurgjik në Mitrovicë 70
në
Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë 50
në
Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë 60
në
Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj 20
Në
Vendimin e Kuvendit të Serbisë, ishin caktuar edhe kuotat, numri i studentëve
nga universitetet e Serbisë, të cilët do të vinin për të studjuar në
Universitetin e Prishtinës. Ja edhe ato të dhëna:
nga
Universiteti i Beogradit 846
studentë
nga
Universiteti i Novisadit 319
nga
Universiteti i Prishtinës 158
nga
Universiteti i Kragujevcit 165
nga
Universiteti i Nishit 315
Një
numër tjetër më i vogël i studentëve do të vinin nga universitetet tjera të Serbisë,nga qytetet:
Bor, Valevë, Leskovc, Suboticë, Vranjë.
Në
Vendimin e Kuvendit të Serbisë, ishte përcaktuar se “Mjetet për zhvillimin e
mësimit të studimeve në fakultetet dhe shkollat elarta të KSA të Kosovës, për
studentë të rrregullt të përcaktuara me nenin 1 të këtij Vendimi,sigurohen me
kontratën të cilën e lidhin Fondi Republikan i Arsimit Universitar, Fondi
Krahinor i Arsimit Universitar të Vojvodinës dhe Fondi Krahinor I Arsimit
Universitar të SA të Kosovës, përkatësisht Bashkësia Krahinore e Arsimi
tëOrientuar të KSA të Kosovës”.
Se
sa studentë nga numri i përcaktuar me
vendim, kanë ardhur realisht për të studjuar në fakultetet dhe shkollat
e larta në Kosovë, për këtë nuk ka të dhëna dhe nuk e besojmë se kanë ardhur
gjithë ai numër.Por, sidoqoftë, me përzënien e studentëve dhe të profesorëve
shqiptarë nga objektet publike të fakulteteve e të shkollave të larta,
Universiteti i Prishtinës, deri pas çlirimit të Kosovës, e humbi pamjen dhe
identitetin shqiptar dhe mori identitetin serb, madje me tërë përmbajtjen, tërë
përbërjen dhe ikonografinë.
Sikur
që të gjitha rrugëve, shesheve dhe institucioneve të Kosovës iu ndërruan emrat
shqip e të personaliteteve ose të ngjarjeve nga historia shqiptare, edhe para fakulteteve dhe në kampusin e
Universitetit të Prishtinës u instaluan objekte e shtatore për të dëshmuar
vetëm identitetin serb. Para Rektoratit të Universitetit u vu shtatorja e
Dositej Obradoviqit; para Fakultetit Filozofik
u vu shtatorja e Vuk Karaxhiqit, ndërsa para Bibliotekës Universitare e
Popullore u vu shtatorja e Njegoshit.
Kisha serbe në Kampusin
e Universitetit – mbeti përmendore e turpit
Për
t’i dhanë fund identitetit shqiptar të Universitetit të Prishtinës, u kujdes
edhe Kisha Ortodokse e Serbisë. Në koordinim të politikës shoviniste me organet
e pushtetit serb dhe me rektorin famëkeq të Universitetit të serbizuar,
Radivoje Papoviqin, në vitin 1992 filloi ndërtimi dhe deri në vitin 1998, në
kampusin e Universitetit u ngrit objekti i madh i kishës serbe, dhe objekti
tjetër për selinë e kishës e për banim
të popave serbë dhe për të hapur fakultet të bogosllovisë, në kuadër të
Universitetit. Lejen për ndërtimin e kishës në kampusin e Universitetit e kishin
dhënë organet e dhunshme të pushtetit serb në komunën e Prishtinës, ndërsa
pëlqimin me shumë zell e kishte dhënë rektori Papoviq, me kryepriftin e
dioçezes se Rashkë-Prizrenit, Pavle, i
cili për këtë meritë më vonë u gjodh patriark i Kishës Ortodokse Serbe.
Për
çudi dhe për turpin e atyre që e lejuan, atyre që e ndërtuan dhe këtyre që nuk
e “shkulën” prej andej, objekti i kishës akoma qendron si përmendore e turpit
në kampusin e Universitetit, aty nuk e ka vendin.