Mendime
Refik Hasani: Takimet e dy qeverive, do të duhej të jenë në të mirë edhe për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve
E enjte, 07.10.2021, 06:10 PM
Takimet e dy qeverive, do të duhej të jenë në të mirë edhe për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve
Shkruan:
Mr.
Sc. Refik HASANI
Në
këtë rast sa është trajtuar jo vetëm në këtë takim por në të gjitha takimet e
përbashkët të dy qeverive dhe sa e cilat efekte të matshme kan ndikuar në
krahinën e mbetur nën administrimin e Serbisë,që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe
Preshevë.
Sa
pika jan trajtuar dhe cilat jan ato.Së paku pse nuk është dënuar diskrimimin
përmesë një konkluzioni të përbashkët të dy Qeverive dhe dy Parlamenteve. Takim
i dy qeverive do të duhej të prodhonte miratimin e një deklaratë të përbashkët
të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskriminimit në Medvegjë, Preshevë dhe
Bujanoc.
Nuk
duhet të mjaftohet vetëm të japë një mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë,
Preshevë e Bujanoc por edhe të njoftojë, alarmojë dhe sensibilizojë opinionin
mbi diskriminimin,por mbi të gjitha të ndajë mjete dhe të krijojë një fond të
përhershëm.
Të
ndahen detyra e përgjegjësi saktë të dihet për çdo vjet nga sa mjete do të
ndahen jo vetëm premtime në letër. Dy qeveritë shqiptare kanë obligim moral,
institucional dhe kombëtar që më në fund në këtë takim të Nëntorit të fillojë
një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy
shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë strategjitë e
veprimi,si:
Për
Referendumit të një e dy marsit 1992, për Marrëveshjen e Konçulit, Këshillin
Nacional të Shqiptarëve, Trupin Koordinues, për diskriminimin në këtë Krahinë,
për amnistinë e ushtarëve të UÇPMB-ës, për të dëbuarit, zhvendosurit, etj.
Studentët
nga këto tri komuna do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe
pagesa tjera, por edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në
mensa të studentëve të këtyre universiteteve publike të jetë i rregulluar pa
pagesë. Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare u bien hise më së
shumti të investojnë jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të kësaj
Krahine shqiptare por edhe në investime tjera.
Mbajtja
e një qëndrimi i dy shteteve duhet të jetë që do të pasqyrohet dhe prezantohet
edhe në Bruksel, Nju Jork e kudo tjetër në botë. Çështja e pazgjidhur e kësaj
Krahine të ngrihet edhe në mekanizma e instanca si në Parlament të Europës dhe
seanca të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përveç
bashkëpunimi ndërkufitar të nivelit Komunal na duhet edhe bashkëpunimi Rajonal
i shteteve në shumë fusha të bashkëpunimit në mesë tyre që është interes i
përbashkët.
Këso
takime për kabinetin qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë do të duhej të
vazhdohen si të rregullta, kurse dy Parlamentet të caktojnë nga një pikë të
rendit të punës dhe të diskutojnë dhe propozojmë që të dy Parlamentet Nacionale
të themelojnë një Komision Parlamentar miks për shqiptarët jashtë kufijve
administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Organizmi
i një konference të donatorëve, krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të
rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale për
popullatën e kësaj Krahine. Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të
nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mëdhenj do të jemi ne
shqiptarët. Takim i dy qeverive besojmë se nuk do të mjaftohet në diskutimin
ende në lidhje dhe rreth Abetares.
Fryma
shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë, por edhe në çdo cep
të hapësirave tjera etnike shqiptare.