Kulturë
Tahir Bezhani: Mos i lexoni vargjet e mia
E hene, 04.10.2021, 06:35 PM
Tahir Bezhani; tri poezi
MOS I LEXONI VARGJET E
MIA
Mos
i lexoni vargjet e mia të rebeluara
Mendimet
bëjnë zhurmë, trysni
Shikimet
treten vrimave të universit
Presin
gëzimet e vonuara stuhive
Dallgët
kalojnë si të çmendura
Reagojnë
instinktet e lodhura
Sa
vështirë mësohet kënga përmendësh
Kur
nata të zë në barkun e qiellit me shtrëngatë
E
lutjet kah mund të gjejnë rrugëtimin
Rrugëtimin
me alveolën, djep dëshirash
Ku
përkunden shpresat e vrara nëpër mote
Sa
vonohen mendimet kur ndizen gacë në qiell
Rrugëtimeve të ëndrrave përvëluese
Syprinës
pafund, deteve të dallgëzuara
Mos
i lexoni vargjet e mia idhnake
I
ngjajnë anijes në valëvitje, e pa ankoruar
PËRHERË KAM THËNË....
Kur
më shikoni flokët e shprishura, të serta
Dijeni,
era i ka lënurë tërë natën pa hënë
Nëse
shikon mrrola të çakërdisura në ballë
Më
kuptoni drejtë ,ashtu siç u kam thënë,
Dikush
shpirtin ma ka trazuar
Lotët
nëse i shihni duke gjëmuar
Ashti është arratisur dhunshëm
Plaga
ulërinë damarëve plot zjarrmi
E
kënga ku fshehët kurrë nuk e dita
Ndoshta
në flaken e qiriut po tretet
Duke dhënë pakës dritë
E
unë, ofshamë përvëluese mbeta
Jam shpuzë
e bardhë
Në
fitil të djegur....
TI ISHE E VETMJA....
Ishe e vetmja që vidhje natën
I
gjeje lehtë rrugët e verbuara harresave
Prekjet
e gjuhës lenin rrugën kërmillçe
Si
ndryshkë kohëve në ikje dhimbshëm
Shpirti
shuante etjen e tkurrur thatësirave
Në
qerpikë shkrumb malli, lot fëmijësh
Ti
ishe e vetmja zjarrishtë
rrezitjesh
E
vetmja me atë ngjyrë të syve bojëqielli
Që
therëshe thellësive padiktueshëm
Katarakte
të zhurmshme epsheve të shpirtit
Skalitje
e netëve të vjedhura tymnajës
Përmendore
e mbështjellë hinajës
Ishe e vetmja hajdute nate
Ndizëshe
zjarr e ikje, bëheshe furtunë
Ishe
e vetmja dhimbje që mbete statujë
Përlotshëm
shikon e nuk bëzan, dënesë
Heshtja
është luftë që nuk mbaron kurrë
Muratore
e djegur në kohë....
Shtator,2021
Gjakovë