Mendime
Skender Jashari: Qasja Shqiptare dhe rajonale ndaj ndikimit rus dhe hegjemonisë serbe
E merkure, 29.09.2021, 06:59 PM
Qasja Shqiptare dhe rajonale ndaj ndikimit rus dhe hegjemonisë serbe
Nga
Skender Jashari
Me tensionimin e situatës dhe raporteve
mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në ditët e fundit, e bënë sërish më të
nevojshme këndelljen tonë si komb dhe si disa shtete Shqiptare në Ballkan. Në
vazhdimësi prej ekzistencës së Serbisë si shtet, ka qenë destabilizuese dhe
rrezikuese e paqes dhe sigurisë në Ballkan, madje ka qenë shkaktare edhe e Luftës
së Parë Botërore.
Qarqet serbomdha, kanë shfrytëzuar për
më shumë se një shekull për mrekulli, herë Perandorinë Osmane, herë Perandorinë
Ruse, e pastaj në kohën e Tito-s edhe Perëndimin, me politikën e të
painkuadruarëve etj. Mirëpo me rënijen e Bashkimit Sovjetik, ra edhe
Jugosllavia, si krijesë kopje e saj. Por ajo që duhet të na vë në paraveprim
para se të mund të ringritet Serbia, sërish duke kopjuar politikat
ekspansioniste të Rusisë, na bënë neve Shqipatrëve përgjegjës jo vetëm për
kombin tonë, Ardhmërinë tonë, por edhe për fqinjët tonë në Ballkan, të cilët
kishin fatin e ngjajshëm me ne, të viktimizuar nga fashizmi serb.
Pas vitit 1992, Rusia filloi të
ringritej, duke ingranuar kryesisht politika ekspansioniste ekstreme, përfshirë
sidomos ripërdorimin e terroristëve islamik, anarkistëve dhe veçmas duke ripërdorë
kriminelët ordiner, krimin e organizuar, korrupsionin dhe terrorizmin për qëllime
politike, por për më shumë duke përdorë edhe pacifistët( duke shpërndarë
propaganda që s’ka më luftë si dhe duke pacifizu dhe neutralizu ndërhyrjen ndërkombëtare
në konfliktet në botë etj); liberalistët( duke propaganduar politika të tilla
në vend a për vende të tjera, që i shkojnë në interes ringritjes së Rusisë etj);
nacionalistët ekstrem( me qëllim të minimit dhe përçarjes së Bllokut Perëndimor;
nxitjen e konflikteve ndërmjet antarëve të NATO-s dhe BE-së etj) etj. Të njejtën
strategji të ringritjes e ka adoptuar edhe Serbia për ringritjen e saj,
pasi humbi luftërat në ish-Jugosllavi.
Perëndimi sërish u përpjek me oferta të
ndryshme që ta tërheq Serbinë në BE, ta largoj nga Rusia, por që shihet se për
fat të mirë për ne Shqiptarët, Serbia sërish ka vendosur kundër Perëndimit dhe
pro Rusisë. Vazhdimisht Serbia prolongonte proceset, qoftë edhe procesin e
dialogut me Kosovën, me shpresën që do mund të vinte momentumi i përshtatshëm për
ta rifitu edhe ushtarakisht Kosovën, Republikën Srpska në Bosnje, Malin e Zi,
Maqedoninë etj.
Kurse ne Shqiptarët dhe as fqinjët tjerë
të Serbisë, nuk kemi bërë asgjë për të patur siguri dhe mbrojtje të sigurtë
kundër fashizmit serb. Shtete të brishta, me korrupsion galopant, me punësime
partizanësh, me Ardhmëri të vyshkur e që rinia ikë nga vendi, me ushtri që në përqindje
të fuqisë politike janë përpjestu për punësimin e partizanëve të partive
politike dhe duke mos armatosur ushtrinë me kapacitete adekuate për të përballu
agresionin potencial të Serbisë etj, të gjitha këto i kanë shkuar për shtati
Serbisë. Pa harruar edhe që buxhetin ushtarak për Serbinë, u’a kemi dhënë ne
Shqiptarët, duke blerë produktet Serbe. Përjashto Kroatët që si shtet kanë përparuar
në shumë procese qoftë edhe në forcimin perfekt të ushtrisë së tyre. Madje disa
herë zyrtarët kroat kanë deklaruar që nuk do lejojnë hyrjen në BE të Serbisë pa
i plotësu kriteret.
Pos tjerash, asnjë strategji kombtare a
institucionale në Republikën e Kosovës, nuk e kemi për t’u mbrojtur nga
veprimet agresive të Serbisë, qoftë në politikën e jashtme( në lidhje me
njohjet dhe çnjohjet; gjykimin e kriminelëve serb për krime lufte; faktimin e
gjenocidit të Serbisë kundër Shqiptarëve; faktimin e përdorimit të agjentëve
islamik të Serbisë për qëllime politike të Serbisë kundër Interesit Kombtar
Shqiptar; bllokimin e Serbisë në avansimin në proceset EuroAtlantike apo
largimin e Serbisë sa më shumë nga Europa dhe Perëndimi etj);apo për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbrojtjen e
ekonomisë dhe prodhimeve tona; apo një Strategji copy paste për sa i përket
sigurisë etj.
Krijimi i Minishengen-it pa Serbinë
Krijimi i Minishengenit Ballkanik, ku
do përfshihej edhe Serbia, kategorikisht do duhej bllokuar edhe nga ne Shqiptarët,
mirëpo ky projekt do duhej përdorur vetëm duke përjashtuar Serbinë.Zhvillimi
ekonomik Kombtar Shqiptar, ku do përfshinte inkorporimin e shteteve: Republikës
së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Republiksë së Malit të zi, por edhe duke përfshirë edhe Bosnje dhe Hercegovinën,
është në interes të qytetarëve tonë. Por sheshazi duket që politikat e
Bashkimit Kombtar Ekonomik të Shqiptarëve, kontrollohen nga politikan të
korruptuar nga qarqet dashakeqe. Asnjë shtet i këtij Minishengeni( pa Serbinë),
s’do kishte interes dhe varësi nga tregtia e mallrave të Serbisë. Asnjë
organizim, marrëveshje a traktat rajonal a ndërkombtar s’do duhej pranuar nga
ne, e do duhej të ndikohej edhe në fqinjët tonë që kanë pasur të kaluarën e
ngjajshme me Serbinë, qëSerbia mos të pranohet derisa nuk ndërgjegjësohen dhe përgjegjësohen
dhe nuk dëshmojnë civilizimin dhe europianizimin, duke reparu të kaluarën
gjenocidale të tyre. Fatmirësisht si projekt, është hedhur poshtë sidomos nga
politikanët e Kosovës, por do duhej kërkuar vetëm përjashtimin e Serbisë në
projektin e tillë, apo prolongimin e përfshirjes së Serbisë. Perëndimi e ka vërejtur
fare mirë, që Kosova ka varësi tregtare ndaj Serbisë, prandaj përmes kësaj
pike, përpjeken në tërheqjen e Serbisë dhe largimin nga Rusia dhe largimin e
ndikimit rus. Prandaj po për këtë fakt, qeveria e Kosovës, mund ta
instrumentalizoj inciativën për interes të vendit.
Projekti “Ballkani i hapur” pa Serbinë.
Një projekt i ngjajshëm me
Minishengenin, por me terme më të zbutura, me qëllim të joshjes së Serbisë dhe
largimin e saj nga ndikimi rus dhe të ndikimit rus në vendet e Ballkanit. Por
edhe në këtë rast, njejtë si për Minishengenin, do duhej kërkuar vetëm përjashtimin
e Serbisë-këtë kërkesë do duhej ta shtronte qeveria e Kosovës. Duke qenë se
është kundërshtuar nga disa vende tashmë, gjë që tregon se edhe iniciativat
rajonale të sponsorizuara nga Perëndimi, që projektohen për joshjen e Serbisë dhe
largimin e ndikimit rus nga rajoni, nuk funksionojnë. Prandaj nuk mund të
pritet që do vazhdohet me ndonjë projekt të natyrës së ngjajshme në të ardhmen,
pasiqë duket së interesimi i vendeve të rajonit për to është në rënije, derisa
ashpërsohet edhe kundërpërgjegja kundër hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në këto
vende. Prandaj krijohet hapësira dhe nevojë, për iniciativa rajonale Shqiptare
së bashku me fqinjët tonë( jo serb), për ta neutralizu, izolu hegjemoninë serbe
që përdoret nga Rusia dhe ndikimin rus.
Qasja e re, izolimi rajonal dhe ndërkombtar i Serbisë.
Tashmë ka ardhur koha, që qasja ndaj
Serbisë dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme agresive kundër fqinjëve të saj,
të ndalet me mënyrën më të përshtatshme, pasiqë përpjekjet e perëndimit për tërheqjen,
joshjen e Serbisë duken si të pafrytshme dhe të dështuara. Ngjajshëm si përpjekjet
e Perëndimir, për ta bindur Serbinë gjatë luftërave të fundit të
ish-jugosllavi, shpeshherë kanë qenë të dështuara, madje edhe kërcënimet dhe
sanksionet ndërkombtare nuk jepnin rezultat, veçmas kur ishte rasti i Kosovës. Prandaj
duke pasur parasysh angazhimin e Serbisë për këto dy dekadat e fundit, në
minimin e Pavarësisë dhe Shtetësisë së Kosovës, s’do mend që s’mund të pritet që
të zbuten qëndrimet e tyre.Derisa në vazhdimësi duket që Rusia është duke
rritur përpjekjet dhe duke u bë gjithnjë e më agresive për destabilizimin e
rajonit, gjë që ka gjetur Serbinë ta përdorë në Ballkan për këtë qëllim.
Prandaj qeveritë tonë në rajon( Republikë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së
Veriut dhe Malit të Zi) do duhej të kordinoheshin mes vete por edhe me qeveritë
e vendeve tjera fqinje në rajon( Kroacisëë, Bosnje Hercegovinës etj), që të
fillojnë fazën e re të në ndryshimin e qasjes rajonale dhe ndërkombtare kundër
Serbisë. Për të vazhduar në kordinimin e presionit dhe izolimit ndërkombtar
kundër Serbisë. Para se gjithash kjo është në Interes Kombtar Shqiptar, edhe për
ne Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Veçmas kur, Kroacia, Boshnjakët, Mali i
Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova( përfshirë edhe Luginën e Preshevës), drejtëpërdrejtë
janë të rrezikuara nga hegjemonia serbe dhe ndikimi rus. Prandaj në situatë të
tillë, është e vetëkuptueshme bashkërendimi dhe bashkëveprimi për ta neutralizu
së paku ndikimin Rus dhe hegjemoninë Serbe, prej nga kuptohet në mbështetjen e
sigurtë edhe të BE-së dhe NATO-s. Derisa vendet e kërcënuara nga ndikimi rus, përmes
Serbisë dhe hegjemonizmit serb, nuk ndryshojnë qasjen, do vazhdojnë përpjekjet
e tyre dhe do të kenë më shumë sukses.
Kurse për sa i përket zhvillimit
ekonomik, tregtisë etj, vendet e Ballkanit Perëndimor, do duhej të kërkonin
antarësim më të shpejtë në BE, për t’i ikur ndikimit rus, kinez dhe turk, të
cilat e përdorin Serbinë si trampolinë për qëllimet e tyre në rajon, brenda të cilave
edhe Serbia realizon a tenton t’i realizoj qëllimet e saj hegjemoniste.
Mini-NATO
Nuk duhet të shikohet si zëvendësim i
NATO-s, por si thellim edhe më i madh i aleancës së NATO-s, në nivel rajonal,
të Ballkanit. Shtetet ende të pa antarësuara në NATO, e që rrezikohen dhe kërcënohen
nga ndikimi rus dhe hegjemonizmi serb, do duhej përshpejtuar dhe ndihmuar në hapat
drejt antarësimit. Por në të njejtën kohë, krijimi i Mini-NATO-s, e përbërë nga
Republikat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, me mundësi
përfshirje edhe aleatët tjerë rajonal, Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë etj, që
mund të rrezikohen nga fashizmi serb dhe ndikimi rus. Derisa Serbia, përgatitet
ushtarakisht, kryesisht me armë tipike për sulm, pastaj publikisht deklaron
pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës dhe fqinjëve të tjerë, bënëmanovrime
kërcënuese ushtarake, krijon aleanca ushtarake sulmuese etj, të gjitha këto
tregojnë më së miri, qëllimin e Serbisë për të ardhmen. Derisa në anën tjetër
Republika e Kosovës, me hapa shumë të ngadalshëm avanson kapacitetet e saja
ushtarake, shtuar kësaj edhe stërmbushjen
e forcës ushtarake të Kosovës, me partizan të partive politike, duke dëmtu kështu
edhe gatishmërinë dhe kapacitetin ushtarak. Gjë që do duhej përshpejtuar
fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe spastrimin e militantëve politik nga
forcat ushtarake dhe forcat tjera të sigurisë. Por për shkak të ndikimit rus,
kinez, turk që mund të jenë edhe të bashkërenduar sidomos me Serbinë, në destabilizim
a krijim të konflikteve në rajon, imponon nevojën për bashkërendim të veprimeve
në nivel edhe rajonal kundër ndikimeve të tilla. Prandaj çdo ditë vonese është
e dëmshme, duke i dhënë mundësi më të mëdha Rusisë për ndikim, ashtu edhe
Serbisë për hegjemoni.
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin
komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi
i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.