Kulturë
Albert Zholi: Tomorr Topore - Festivali i 11-ishte një prurje ndryshe ndaj u dënua
E enjte, 09.09.2021, 06:00 PM
Flet ish gazetari i TVSH, ish-përgjegjës i redaksisë së Informacionit, Tomorr Topore
-
Drejtuesi i parë, organizuesi e krijuesi i TV ishte Klimi Misa
-
Marash Hajati, një njeri me horizont, autoritar me iniciativë, i guximshëm
-Për
30 vjet nëpërmjet syrit tim kanë kaluar 85 klm film
-Ministri
Thoma Deliana, mbetet ministri korekt më dha emërimin për TVSH
-
Për mësimin e artit kinematografik, na jepnin leksione regjisori Piro Milkani e
operatori Faruk Basha.
-
Kronika e parë zyrtare e imja që edhe u transmetua ishte më 1 Maj 1969
-Gazetarët
e parë në TV Alfons Gurashi, Milto Baka, Shyqyri Skënderi, Vladimir Grillo,
Amalia Dhamo
-
Operatorët e talentuar Gazmir Shtino, Astrit Omeri, Bujar Kore, Astrit
Kazaferi, Arjan Negro
-Festivali
i 11-ishte një prurje ndryshe ndaj u
dënua
-
Për herë të parë kam dalë jashtë shtetit në tetor të vitit 1978 në turneun e
Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve në Itali
Nga
Albert Z. ZHOLI
Vite të tëra në emigracion ai sërish e ka mendjen në
atdhe. Gjen momentin dhe e viziton atë. Në facebook herë pa here hedh kujtime
nga TVSH. Sidomos në këtë kohë Pandemie këto kujtime të së kaluarës janë
nostalgjike. Ka studiuar në Institutin e Lartë Bujqësor 1964-1969. Zgjodhi me
dëshirë këtë degë, që nuk pëlqehej shumë në atë kohë nga ata që banonin në
Tiranë, sepse si tip romantik, i pëlqente natyra, edhe sepse daja kishte
studiuar në B.Sovjetik i specializuar për seleksionimin e krijimin e
varieteteve të reja të grurit me prodhimtari të lartë. Bisedat me të e shtynë
të zgjedhë fakultetin e agronomisë. Ka qenë student i mirë. Kisha shumë shokë,
si Sotir Tashi, Nevzat Kurti, Fuat Memeli, Ibrahim Baçi, Zyhdi Pepa, Mandir
Cela etj. Nga gjithë krahinat e vendit. Marrëdhëniet me shokët ishin të mira,
megjithëse banonte në Tiranë, e ata shumica ishin konviktorë. Shumë nga shokët
ju bënë kryeagronomë, kryetar kooperativash, kuadro në komitetet ekzekutive të
rretheve të Kom.Partisë, gazetarë, shkencëtarë etj. Kërkesa e llogarisë nga
pedagogët ishte normale, pa probleme në marrëdhëniet student-pedagog.
- Në facebook në këtë situatë Pandemie
hidhni kujtime të TVSH....Ndoshta përbën një veccanti në fushën e gazetarisë
shqiptare pasi ju studionit në Institutin e Lartë Bujqësor. Kur shkove për herë
të parë në TV dhe me çfarë detyre?
Po është e vërtetë. Studiova me dëshirë në atë Institut,
por ëndrra e gazetarisë ishte brenda meje. Dua të të them një detaj. Kur kaloja
me të fejuarën para godinës së Radio Tiranës i thosha me shaka: këtu do të
punoj. Ajo më shikonte me habi dhe qeshte.
Fakulteti ynë ishte katër vjet e gjysmë, pasi në dhjetor
jepnim provimet për diplomën. Si rregull emërimet i mernim në Ministrinë e
Bujqësisë. Kur vajtja në ministri më thanë duhet të shkosh në ministrinë e
Arsimit. Mendova, do më kenë emëruar në ndonjë shkollë bujqësore për të dhënë mësim.
Në ministrinë e arsimit u ndesha me burokracinë e kohës. Nëpunësi që merrej me
emërimet, më përcillte duke më thënë që dokumentet janë gati, por nuk janë
firmosur nga ministri. Më sorollati rreth 20 ditë, derisa portierja që më dinte
hallin me tha një ditë:ngjitu lart se ministri është në zyrë. Dhe ashtu bëra, e
për fat e ndesha atë në korridor. Ministër në atë kohë ishte Thoma Deliana. I
thashë dua të bisedoj për një problem. Mirë, më prit tek sekretarja për dy
minuta kthehem. Dhe ashtu ndodhi. I thashë hallin, më dëgjoi me vëmendje e
thiri nëpunësin e kritikoi dhe duke më thënë: sa të shkosh në Institut me
autobus, do të gjesh emërimin gati. Vajtja tek sekretaria dhe më dhanë
emërimin: “do te paraqitesh në Radio Tirana. Ishte fillimi i shkurtit 1969. Të
nesërmen u paraqita dhe më priti drejtori i radios Klimi Misa, i cili më tha të
bëja nja dy foto për flete hyrjen dhe nesër të fillosh punë. Emërimi im përkoi
me vendimin e Byrosë Politike të P.P.SH, për të
kaluar televizioni nga faza eksperimentale në program të rregullt
Ditën e parë drejtori K.Misa më vuri në dukje se po
organizohemi e po mbledhim kuadro që do të punojnë në TV. Në bërthamën që gjeta
ishin A,Gurashi, Dh.Rembeci, S Beli, P Lati,G. Shtino. Unë, Petro e Gazmiri do
të përgatiteshim për t’u bërë telekronista. Kishin ardhur dhe disa djem nga
rrethet e mëdha të vendit që do ishin telekronistët e atyre rretheve.
Në redaksinë e informacionit të radios mësonim si
përgatiten lajmet. Ndërkohë për mësimin e artit kinematografik, na jepnin
leksione e na bënin praktikë regjisori Piro Milkani e operatori Faruk Basha.
Detyra ime ishte telekronist, i cili filmonte dhe përgatiste lajmin , pra
pasqyronte jetën ekonomike, kulturore e artistike, ngjarjet e ndryshme.
-Drejtorët në atë sistem ndërroheshin
shpesh Kush ishte drejtor në atë kohë dhe cilat ishin marrëdhëniet e tua me
drejtorin? Ku ju caktoi?
Ishin vitet e para të televizionit. Siç thashë edhe
më lart drejtori i radios dhe njëkohësisht i TV ishte Klimi Misa. Njeri shumë i
mirë, i urtë, komunikues,dhe me kulturë. Marrëdhëniet me të ishin shumë të mira
e respektoja e kryeja mirë punët dhe ai sillej ngrohtë dhe më donte e më
vlerësonte .
Puna në një televizion është komplekse, është zinxhir, ku
duhet të funksionojnë në mënyrë harmonike të gjithë hallkat. Gjëja më e parë
ishte ngritja e nivelit profesional. Për këtë me mundësitë e athershme
shfrytëzonim çdo mjet për tu kualifikuar. Takimet, vizitat në Kinostudio më
ndihmuan shumë për të njohur teknologjinë e kohës, radhën e punës përvojën e
realizimit të kronikave e dokumentarëve. Natyrisht ngritja profesionale e çdo
individi çon dhe në rritjen e cilësisë, e larmisë së paraqitjes së emisioneve.
Një ndihmesë të madhe kam dhënë në përgatitjen profesionale të telekronistëve
të rretheve të vendit. Të gjithë telekronistat, që janë emëruar gjatë 23 viteve
që punova në TV janë përgatitur nga unë.
-Sigurisht një jetë të tërë në TVSH.
Nuk mbahet mend ccdo detaj, por ndoshta mbahet mend xhirimi juaj i parë?
Provën e parë te suksesshme e kam bërë duke filmuar
ceremoninë e fejesës së vëllait të gruas, film që e kam dhe sot. Ishte një
detyrë shtëpie që P.Milkani më caktoi për të parë punën e pavarur, se si
do ta filmoja, montoja e të bëja tekstin e ngjarjes.
Por kronika e parë zyrtare që edhe u transmetua ishte 1
Maj 1969, pra pas rreth tre muaj që kisha filluar punën. U pëlqye dhe ishte
suksesi im i parë.
- Cilët ishin gazetarët që mbanin
gjallë këtë media të vetme vizive?
Duhet të të them që redaksia ku unë punova për 23 vite,
pra ajo e informacionit, ishte si të thuash zemra e televizionit. Aty
pasqyrohej jeta politike, ekonomike, kulturore e artistike e sportive e gjithë
vendit. Nga puna jonë informohej publiku se ç’bëhej çdo ditë në Shqipëri e
jashtë saj. Pra ajo mbante peshën kryesore dhe aty ishin njerëzit më të
përgatitur. Po të përmend Alfons Gurashin, Milto Bakën, Shyqyri Skënderin,
Vladimir Grillon, Amalia Dhamon. Gëzim Qinami, Halit Lleshi etj ,si dhe
operatorët e talentuar Gazmir Shtino, Astrit Omeri, Bujar Kore, Astrit
Kazaferi, Arjan Negro etj.
Cilët ishin drejtorët që kaluat gjatë
punës suaj në TV dhe mund të na thoni disa karakteristika të tyre?
Drejtuesi i parë, organizuesi e krijuesi i TV ishte Klimi
Misa. Pastaj erdhi Marash Hajati, një njeri me horizont, autoritar me
iniciativë, i guximshëm, i cili bëri si të thuash një revolucion, duke futur
ide të reja e duke bërë organizime për një funksionim më të mirë të punës në TV
gjë që bëri të ngrihet ndjeshëm cilësia e programeve.
Pas tij erdhi Agron Çobani, radiokronist i shquar,
novator e i talentuar.
Virgjil Kule është drejtori simpatik e i fundit i
periudhës deri në vitin 1992. Gazetar i talentuar njeri i qetë i respektueshëm
zotërues i disa gjuhëve të huaja, bëri shumë për t’i dhënë një larmi programeve
e roitjes cilësore të tyre.
-Sa emisione, filmime, xhirime ke kryer
dhe në cilat qytete të Shqipërisë ke qenë, si ju kanë pritur?
Në redaksinë tonë të informacionit përfshiheshin edhe
emisionet ekonomike-bujqësore, e sportive. Kam realizuar qindra emisione, që po
të bësh një llogari të thjeshtë që për një emision 30 minuta harxhoheshin 500
deri 600 metra film i bie të kenë kaluar nëpërmjet syrit tim 60 kilometra film,
plus gjatë punës 10 vjeçare si telekronist i Tiranës kam harxhuar 25 kilometra
film të tjera.
Këto emisione rubrika e telekronika janë realizuar duke
shkelur në të gjithë vendin. Nuk ka mbetur jo qytet po fshat pa shkuar, nga
Konispoli deri në Vermosh dhe jo vetëm njëherë.
Pritja nga populli ka qenë e mrekullishme, e
papërshkruar, gëzoheshin kur shkonim të paraqisnim jetën dhe punën e tyre.
Çfarë të të them nuk mbahen mend drekat e darkat që kemi ngrënë me ta, me atë
që kishin dhe sa herë e kemi gdhirë duke pirë raki .
Ku ishe në festivalin e 11 të RTV,
çfarë u thanë për këtë Festival kaq shumë të diskutuar?
Festivalet organizoheshin nga redaksitë e kulturës së
radios e televizionit, kështu që ne nuk mernim pjesë drejtë përsëdrejti në
përgatitjen e tij. Por në diskutimin që u bë në kolektiv për dënimin e
T.Lubonjës kam qenë në sallë.Midis të tjerave ju vu në dukje liberalizmi
i thellë ën këtë Festival kaq të bujshëm. Se besonim që do të mirte kaq rëndësi
dhe kaq dënime. Por orientimet ishin të qarta në luftën ndaj liberalizmit.
-Çfarë aparaturash gjete në RTV dhe si
u modernizua RTV?
Aparaturat e para që u vunë në godinën e re te TV ishin
kineze, të prodhuara për herë të parë dhe që u eksperimentuan tek ne. Filmi që
përdornim ishte film negativ, montohej po në negativ dhe kur transmetohej në
Efir aparatura e kthente në pozitiv. Në fillim filmat i lanim në laboratorin e
Kinostudios nën drejtimin e inxhinierit teknologjik Nasi Shamia. Më vonë me
specializimin e disa vajzave bëhej tek ne në TV. Por teknologjia kineze nuk i
rezistoi kohës, kishte defekte, ishte me cilësi të dobët dhe më vonë u blenë aparatura
të reja në Francë. Me kalimin e viteve edhe teknika përmirësohej, silleshin
aparatura të reja me teknologji të kohës.
Në fillim kamerat tona ishin të markës zvicerane Bolex që
kurdiseshin me dorë, ishin me zemrek. Më vonë erdhën kamera gjermanoperëndimire
Ariflex më të avancuara që lidheshin me një manjetofon dhe bëhej njëkohësisht
edhe marja e figurës edhe e zërit,që në gjuhën tonë i themi sikron.
Pastaj erdhën kamara elektronike Ikegami nga Japonia,dhe
kur kaluam në transmetimin nga bardh e zi në atë me ngjyra, teknologjinë e
morëm nga gjermania perëndimore. Aparaturat ishin të firmës Boch.
- Kur ke dalë jashtë shtetit për herë
të parë dhe në ccvend?
Për herë të parë kam dalë jashtë shtetit në tetor të
vitit 1978 në turneun e Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve në Itali.
Përgatita një dokumentar prej tre orësh qe u transmetua në dy pjesë.i cili u
pëlqye shumë, një turne që korri një sukses të shkëlqyer e u prit me shumë
entuziazëm nga publiku italian në Venecia, Milano, Firence e deri ne
Kalabri e Sicili tek arbëreshët. Pastaj më vonë kam qenë në Turqi, Kosovë,
Francë etj.
Si u ndjetë jashtë shtetit dhe a i
tregove në Shqipëri ndryshimet?
Unë nuk ndjeva ndonjë gjë të veccantë, sepse gjerat i
shikonim si turistë, nga pamja e jashtme Ato që më bënin përshtypje ishin
gjerat antike, godinat e vjetra, qendrat antike muzetë që vizitonim, sheshet e
mbushura me vepra arti, skulpturat etj. Natyrisht bisedova si me kolegët e
punës ashtu edhe me familjen e shoqërinë time.
Dua të evidentoj një gjë me rëndësi: Ne në redaksinë tonë
bisedonim lirshëm për çdo gjë që na bënte përshtypje. Kishim krijuar një besim
të tillë me njeri tjetrin dhe nuk kemi pasur asnjë problem “tradhëtie”.
- Kur e ke ndjerë veten më
keq në TV dhe pse?
Nuk është vetëm një rast. Një herë po drejtoja një
emision direkt për problemet e frutikulturës. Midis të tjerëve kisha te ftuar
në studio edhe drejtorin e frutikulturës në Ministrinë e Bujqësisë Stefan
Gjoka,i cili ishte pa flokë por dukej sikur kishte barseta të
gjata. Sa mbaroi emisioni më thirri në zyrë Marashi, e më tha :të keni kujdes,
sapo më mori në telefon Fiqirete Shehu e më tërhoqi veshin, që nxirni njerëz me
flokë të gjata. E keqja ishte se sa herë bëhej mbledhja e kolektivit unë
përmendesha për të keq.
Më keq e kam ndjerë kur filloi ndryshimi i sistemit.
Shikoja shokë të mi e punonjës të TV, që kishin ardhur aty më shumë nga
biografia se sa nga aftësitë, shikoja anëtarë të PPSH, që bërtisnin e ulërinin
kundër sistemit ku ata ishin pjesë përbërëse dhe thosha me vete : si është e
mundur, ç`patën, çfarë virusi ju ka hyrë në tru dhe i ka çmendur, që kanë
humbur logjikën. Filloi një shthurje e përgjithshme, asnjë nuk bindej të
kryente punën, rrinin gjithë ditën shkallëve të TV.
Po të jap një detaj. Unë nga viti 1988 deri ne vitin 1992
isha përgjegjësi i redaksisë së informacionit. Nga unë kalonin lajmet që dilnin
në ekran. Punonjësit e TV bënin grevë dhe qëndronin në shkallët tek hyrja e TV.
Në atë kohë shtypi ishte paralizuar, gazetat nuk dilnin se nuk kishte letër për
t’u shtypur. I vetmi mjet informimi në atë terr ishim ne dhe: prandaj
punonim e nuk morëm pjesë në grevë. Kisha shkuar për kafe me Artan Gjatën,
gazetar në ATSH dhe po kthehesha në TV. Një nga grevistët më drejtohet duke
bërtitur: po ju pse s`merni pjesë në grevë?!.Dhe unë me qetësi i them: Zbrit
pak shkallët dhe eja të bisedojmë dhe me zë të fortë që ta dëgjonin të gjithë i
thashë: E di ti kush je, je djali i P.SH. Anëtare e K.Q të PPSH, babai yt
komunist e ushtarak i lartë, gruaja jote sekretare e Haxhi Lleshit, hajde
mbushu, bëj grevë.
Një rast tjetër është kur Arjan Negro më jep librezën e
punës. Kush ta dha: ku e more e pyeta? Asnjeri, kisha punë në zyrën e kuadrit
dhe e pashë në koshin e plehrave librezën tënde e të M. Bakës. Shiko ku
arritën.
Kë nga udhëheqësit e asaj kohe ke
takuar gjatë punës apo i ke xhiruar E.Hoxhën, M.Shehu, A.Çarçani, apo ushtarakë
të lartë?
Të gjithë anëtarët e Byrosë Politike të K.Q.të PPSH, e
ministra të ndryshëm, duke përfshirë E.Hoxhën, M.Shehun etj i kam takuar,
biseduar e filmuar.
Takimi i parë emocional me E.Hoxhën është në prill 1969
në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve mbajtur në sallën e
Akademisë. Unë kisha rreth tre muaj që kisha filluar punë dhe shefi i redaksisë
së lajmeve të radios Thoma Kërkeshi, më thotë do shkosh bashkë me A.Ccobanin të
ndiqni punimet e Kongresit. Do shikosh kush merë pjesë nga udhëheqësit, kush do
hapë punimet e kush do mbajë raportin, e të na japësh lajmin në telefon. Disa
minuta para se të mbaronte pjesa e parë e të bëhej pushim, ndërsa Agroni merrte
intervista, unë hyra në një dhomë me kolltukë ku ishte telefoni i vendosur në
një tavolinë të vogël pranë dritares. Formova numrin dhe me fytyrë nga dritarja
fillova të flas e të jap informacionin. Sapo ula receptorin, befas ndjeva që
dikush më preku lehtë në sup. Kthej kokën shoh E.Hoxhen, i cili më buzëqeshi e
më tha: flet bukur, ku punon ? Pasi e mora veten nga emocioni i thashë se kam
filluar punë në radio. Ashtu, shumë mirë. po nga je? Prindërit i kam nga
Gjirokastra, nga familja Topore.U mendua një çast dhe m’u drejtua: A e di që në
Gjirokastër ka një rrugë që i thonë sokaku i Toporeve? Jo u përgjigja, unë kam
lindur në Tiranë. Mirë vazhdoi ai: punë të mbarë.
Në festimin e 60 vjetorit të shpalljes së pavarësisë kam
një mbresë tjetër nga E.Hoxha. Ndërkohë që ai e udhëheqësit e tjerë
përshëndesnin popullin ne nga TV, Kinostudio e fotoreporterë të shtypit
filmonim për një moment Mehmet Shehu na drejtohet: Ikni se na mërzitët, po na
shqetësoni. Në këtë çast ndërhyn Enver Hoxha dhe e qetësoi: Thotë -leri Mehmet
ata të shkruajnë historinë e dokumentojnë atë, sa mirë do ishte sikur të kishim
të filmuar luftën tonë Nacionalçlirimtare, betejat e partizanëve tanë trima.
Takimi i para fundit është kur për herë të parë u dha në
TV një mbledhje e Byrosë Politke . Për filmimin isha unë me operatorin Stefan
Gajo. Në gatishmëri prisnim të vinte E.Hoxha. Dhe ja u hap dera e ashensorit,
ai si artist që ishte na përshëndeti, buzëqeshi dhe tha:” filluat që tani, nuk
duroni” dhe hyri në sallë.
Në tavolinën në qendër bashke me E.H. U ul dhe Ramiz
Alia. Pasi filmuam fillimin e mbledhjes Ramizi na tha: -mjaft ikni tani, dilni
,por ne për të qenë më të sigurt për pamjet vazhdonim të filmonim. Ndërkohë
sikur të kishte kuptuar hallin tonë Enveri ndërhyn duke thënë leri Ramiz nuk
kanë të ngopur ata dhe filloi të fliste, hapi mbledhjen.
Kam patur fatin e madh ta filmoj E.Hoxhën në festat e 1
Majit në kongrese e në shumë raste të tjera. Takimi i fundit ishte kur ai ishte
i vdekur. Kam qenë pranë tij me kamera e mikrofon në ceremoninë madhështore të
nderimit që i bëri populli ynë.