E enjte, 12.12.2024, 11:42 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

E marte, 07.09.2021, 07:21 PM


Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Nga Keze Kozeta Zylo

Në shtëpinë e Vatrës organizatës më të vjetër shqiptare themeluar nga korifejtë e Kombit Fan Noli dhe Faik Konica u përkujtua me madhështi pesë Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në sallën kryesore të saj vatranët dhe shqiptarë të Diasporës kishin zënë vendet për të marrë pjesë në këtë ceremoni në nderim të Nënës Terezë.  Me shumë kënaqësi e mirëpritëm ftesën nga Sokol Paja editor i gazetës Dielli, ku së bashku me mbesat tona Dean dhe Emmën shkuam në këtë ceremoni, të cilat ishin shumë në dijeni për portretin e saj pasi janë bërë disa projekte për figurën e shenjtores Nënë Terezë në Shkollën Shqipe “Alba Life”.

Në presidium kishin zënë vendet Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Prof.Ines Murzaku, z.Agim Rexhaj, presidenti i nderit dhe sekretarja e përgjithshme znj. Nazo Veliu.  Aktivitetin nderues e hapi z.Elmi Berisha i cili prezantoi të ftuarën speciale të kësaj ceremonie Prof.Ines Murzaku, teologe, themeluese e departamentit të studimeve katolike në Universitetin “Seton Hall” në New Jersey.

Prof. Murzaku nëpërmjet një studimi serioz për figurën ndërkombëtare të Nënës Terezëtha midis të tjerash para të pranishmëve se: “Nënë Tereza është gruaja më e fuqishme në botë, një avokate e jashtëzakonshme për të drejtat e njeriut.  Ajo u dha zë të pazëshmëve, mëkoi me melhemin e shpirtit të sëmurët, metaforikisht ngjalli të vdekurit.  Nënë Tereza arriti të jetë një krijuese dhe themeluese e urdhërit fetar në 133 vende që shërben në pesë kontinente.  Nënë Tereza me gjak shqiptari arriti të jetë në elitën e botës me besimin tek Zoti dhe me bamirësinëplot dashuri, mirësi dhe shpresë. Ajo është shenjtëreshë.  Nënë Tereza ka thënë se: “Duhet të bëjmë punë të vogla, por me dashuri të madhe”.

Interesante ishin në ligjërimin e prof.Murzakut tetë parimet që duhet të zbatohen me mirësi nga njerëzit. Dhe të gjitha parimet udhëhiqen nga sinqeriteti, dashuria, durimi, besimi, disiplina, thjeshtësia dhe respekti reciprok.  Duke e dëgjuar me një vëmendje krejtësisht të posacme Prof.Murzakun kujtoja dikur ish nxënësen time inteligjente, me dy sy të shndritshëm dhe etje për dije të ulur në bangat e shkollës sëmesme tëgjuheve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë dhe doemos që ndihesha krenare.  Dikur ajo më dëgjonte me shumë zell në orët e letërsisë dhe të gjuhës shqipe, sot pata shansin ta dëgjoja unë e ulur në sallësi lektore të universitetit në New Jersey. Per mësuesin nuk ka më krenari kur nxënësit ecin në udhën e ndritur të dijes.

Ishte nje ceremoni e organizuar bukur nga Vatra dhe do te ngelet gjatë në kujtesë, ngase pranë kishim frymën e shenjtë të Nënë Terezës e cila është krenaria jonë kombëtare dhe botërore.

Aktiviteti u moderua nga z.Sokol Paja editor I Diellit dhe u filmua nga TV “Alba Life” dhe “Kultura Shqiptare”, New York.

5 shtator, 2021

Bronx, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi plot sukses vitin e ri akademik Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti kombëtar Agim Shehu Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj Keze Kozeta Zylo: U kujtofsh përgjithmonë Uran Kostreci! Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumirë poet i ndritur Petrit Ruka Kozeta Zylo: Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj Kozeta Zylo: Marko Kepi dha konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY Kozeta Zylo: Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, mbylli me plot sukses vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Nëna nga Kosova Zoje Prendi iu bashkua në përjetësi 5 djemve të vrarë nga serbët Kozeta Zylo: Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj Kozeta Zylo: Ja pse do të votoj për Marko Kepin, këtë bir të Arbërisë Kozeta Zylo: Niagara, simfonia e ujit dhe betimi i Presidenti Roosevelet pas vrasjes së presidentit McKinley Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York Kozeta Zylo: Lamtumirë Agim Krajka! Kozeta Zylo: Lamtumirë Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh” Kozeta Zylo: “Alba Life” e festoi 13 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një koncert artistik

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora