Kulturë
Poezi nga Jusuf Zenunaj
E shtune, 28.08.2021, 11:35 AM
Jusuf Zenunaj
KU DO TË NGELË MIQËSIA
Thonë
se qengji e ujku
na
u paskan bërë miq,
në
të njëjtën vathë
rrikan
natë e ditë.
Ku
do të ngelë miqësia ,
kur
të zë ujkun uria ?!
PËR GJAPRIN HELMUES
Nuk
qe bolla e shpisë
ngjitur
mureve të kullës,
ish
gjarpri helmus
dikur
roje e urës.
Nuk
qe natë me hënë,
kishte
zbardhur dita,
kur
i ra lëkura
sikur
t ' zhvishet këmisha.
Në
anën tjetër t'lumit,
na
u zgjua katundi,
zhurma
n'kotec nisi,
pulat
kokorisin,
për
gjarprin helmues
si
për t'parin e fisit !
MBAS STUHISË
Nga
i njëjti trung
u
rriten dy lisa,
i
vogli ankohej
pse
sikur tjetrit
nuk
i binte drita ?!
Harroi
se vetëtima,
ditën
me stuhi;
goditi
lisin përbri !?
QESHJA E GJELIT
Gjeli
i qeshej briksut,
në
duart të thertarit,
kur
iu afru tehu,
deshi
të marrë malin !
SHKOLLA E PARTISË
Shkolla
e Partisë nuk kërkon cilësi
edhe
i padituri në të mund të hyjë,
mjafton
për partinë mirë " të flet"
s'duhet
kohë e gjatë t' bëhet deputet.
Edhe
nëse gojën një mandet s'e çelë
paguhet
njësoj si kolegët e tjerë;
po
qe gojtar mund t'i prijë fati
shkon
ma larg se mjeku e avokati.
Bëhet
këshilltar i akademikut,
dorë
e djathtë e dajës dhe mikut,
pa
u ndërruar dita me natë,
gjen
punë për teze e kunatë.
S'duhet
kohë e gjatë, më pak se tre vjet
deputeti
bëhet me fakultet,
kolegëve
të partisë u kërkon hisen,
në
mandatin tjetër t'bëhet ministër.