E merkure, 01.05.2024, 11:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Buxhovi: Varja e poetit në Gjakovë në kohë murtaje

E shtune, 21.08.2021, 12:53 PM


VARJA E POETIT NË GJAKOVË NË KOHË MURTAJE

Nga Jusuf Buxhovi

Kah dreka mora vesh se në kullën e Kajmekamit  ishte mbajtë gjykimi i patër Colit,  Shpend Vokshit e Shaqë Himës. Me ta ishte nxjerrë në gjyq edhe Selamiu, vjershëtari i vetëm i qytetit tonë. Që të gjithë ishin paditë për veprimtari armiqësore kundër perandorisë dhe ishin dënuar me vdekje, dënim ky që do të kryhej po atë ditë me varje në Namazxha.

Lajmi për dënimin me varje  të patër Colit, Selamiut, Shpendit dhe Shaqës, më erdhi në çardak nga zani i tellallëve që po çirreshin në të katër anët. Me shikimin e përhumbur andej kah Ereniku gjarpëronte Rekës, rrija i ngrirë dhe sikur shihja Kajmekamin të më thoshte se lufta jonë tashma kishte fillue dhe se ajo nuk do të ndalej pa i marrë kokat tona...

Dikur vonë, Mikeli plak erdhi  i shkallmuem fare dhe  me fjalët që mezi nxirrte më tha se varjet  në Namazxha ishin kthyer në një sherr të madh me zabitët, me ç'rast ishin kallë   edhe flamujt e sekteve të shumta perandorake. E gjitha  kishte ndodhë çastin që  patër Colit ia kishin vu litarin dhe ai kishte thirrur „rroftë gjuha jonë“. Ndërsa Selamiu kishte nisë recitimin e vargjeve:

“ Pushtes, o të marrë,

çka keni lypë në Gjakovë

me njëqind flamuj me lara

dhe me ilahi të pakuptueshme

për me ardhë...”

Plaku tha se litari ia kishte lënë përgjysmë vjershën Selamiut, siç ua kishte lënë ngojë edhe ato që Shpend Vokshi dhe Shaqë Hima zunë me i thanë për lirinë dhe gjuhën  tonë...

(Shkëputje nga romani "Shënimet e Gjon NIkollë Kazazit", botimi i polotësuar 2021)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora