E shtune, 27.04.2024, 12:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drancolli: Historia e 15 gushtit

E merkure, 18.08.2021, 07:27 PM


Historia e 15 gushtit, ditës së festave të gushtit (ferragosto ose feriae augustales)!

Nga Jahja Drancolli

Ferragosto ose 15 gushti, një ditë që në antikitet ra në ditën e parë të gushtit (Kalendae Augusti), në disa vende vazhdon të festohet, si në antikitet. Festa në fjalë gjatë Mesjetës, përveç shënimit të festës tradicionale krahas ka shënuar edhe Festën e Zojës së Madhe në botën romane-katolike, si: Zoja e Madhe, Zoja e Grudës, Zoja e Berishës, Zoja e Hasit, Zoja e Letnicës, etj. Nga mesi i shek. XX deri në ditët e sotme thjesht është bërë festa më e rëndësishme publike e stinës së verës. Shumica e njerëzve marrin kohë shtesë jashtë punës dhe shkojnë jashtë qytetit për të pushuar. Si rezultat, shumica e industrisë, tregtisë dhe aktiviteteve të tjera do të gjendën në pushime të gushtit.

Ndër ngjarjet e rëndësishme historike që lidhen me këtë ditë, vlen të përmendet procesioni i natës në Romën mesjetare, në të cilën morën pjesë esnafe, personalitete dhe zyrtarë, duke parakaluar nën harqe me gjethe dhe lule, për një udhëtim të gjatë. Një traditë e tillë ka vazhduar në Romën moderne gjatë shekujve XVII-XVIII. Prandaj, duke kaluar nga dita e parë e gushtit në ditën e 15 -të të muajit, 15 gushti nuk do të humbasë karakterin e tij të lashtë popullor, aq sa edhe sot, ai do të ruajë përdorimin e piknikëve, këshillave dhe dhuratave!

______

Piknik i Prishtinës: Kafe me Doktorin dhe Aktivistin Zvicerano-Shqiptar Z. Kristë Coli. Takimi ynë ruan simbolikën e njëzet e katër vjetorit të mbajtjes së Simpoziumit në Arbon, Zvicër (1997), ku z. Coli, së bashku me z. Rued Leo,  dhe disa të tjerë, kishtin mbledhur albanologët më të shquar të kohës, veçanërisht Ser Noel Malcolm i cili sapo kishte botuar veprën kapitale “Kosovo: A short history”. Duhet theksuar se rezultatet shkencore nga simpoziumi në fjalë do të hapin shtigje të reja për Kosovën sot dhe nesër!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora