| E merkure, 18.08.2021, 07:27 PM |
Historia e 15 gushtit,
ditës së festave të gushtit (ferragosto ose feriae augustales)!
Nga
Jahja Drancolli
Ferragosto
ose 15 gushti, një ditë që në antikitet ra në ditën e parë të gushtit (Kalendae
Augusti), në disa vende vazhdon të festohet, si në antikitet. Festa në fjalë
gjatë Mesjetës, përveç shënimit të festës tradicionale krahas ka shënuar edhe
Festën e Zojës së Madhe në botën romane-katolike, si: Zoja e Madhe, Zoja e
Grudës, Zoja e Berishës, Zoja e Hasit, Zoja e Letnicës, etj. Nga mesi i shek.
XX deri në ditët e sotme thjesht është bërë festa më e rëndësishme publike e
stinës së verës. Shumica e njerëzve marrin kohë shtesë jashtë punës dhe shkojnë
jashtë qytetit për të pushuar. Si rezultat, shumica e industrisë, tregtisë dhe
aktiviteteve të tjera do të gjendën në pushime të gushtit.
Ndër
ngjarjet e rëndësishme historike që lidhen me këtë ditë, vlen të përmendet
procesioni i natës në Romën mesjetare, në të cilën morën pjesë esnafe,
personalitete dhe zyrtarë, duke parakaluar nën harqe me gjethe dhe lule, për
një udhëtim të gjatë. Një traditë e tillë ka vazhduar në Romën moderne gjatë
shekujve XVII-XVIII. Prandaj, duke kaluar nga dita e parë e gushtit në ditën e
15 -të të muajit, 15 gushti nuk do të humbasë karakterin e tij të lashtë
popullor, aq sa edhe sot, ai do të ruajë përdorimin e piknikëve, këshillave dhe
dhuratave!
______
Piknik
i Prishtinës: Kafe me Doktorin dhe Aktivistin Zvicerano-Shqiptar Z. Kristë Coli.
Takimi ynë ruan simbolikën e njëzet e katër vjetorit të mbajtjes së Simpoziumit
në Arbon, Zvicër (1997), ku z. Coli, së bashku me z. Rued Leo, dhe disa të tjerë, kishtin mbledhur
albanologët më të shquar të kohës, veçanërisht Ser Noel Malcolm i cili sapo
kishte botuar veprën kapitale “Kosovo: A short history”. Duhet theksuar se
rezultatet shkencore nga simpoziumi në fjalë do të hapin shtigje të reja për
Kosovën sot dhe nesër!