E premte, 26.04.2024, 02:50 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt

E marte, 27.07.2021, 07:26 PM


RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt

Nga Kastriot Myftaraj

Erion Veliaj është ankuar se RTV Ora ndjek gruan dhe vjehrrën e tij. Në të vërtetë RTV Ora ndjek rrjedhën se ku shkojnë paratë publike, domethënë paratë e popullit që përdoren nga zyrtarët publikë dhe kështu arrin edhe te gruaja dhe vjehrra e Erion Veliajt.

Gruaja e Erion Veliajt merr së paku tre rroga si eksperte, me jo më pak se 20 mijë euro nga tre institucione publike që janë ERE, OSHEEE, OST. Le të na thotë Lali Eri se në cilin vend të Bashkimit Europian apo edhe në SHBA, gruaja e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit është eksperte e paguar e institucioneve publike, me një pagë që kapërcen shumëfish pagën zyrtare të burrit të saj. Ia mirëkuptoj sakrificën zonjës, e cila paguhet që të bëjë në publik rolin e gruas të një njeriu që luan bashkëshortin për arsye politike.

Vjehrra e Erion Veliajt ka marrë paga dhe honorare si mësuese te Liceu Artistik në Tiranë pa hyrë asnjë ditë në ndërtesë në orët kur supozohet të ketë punuar. Dhe këtu përjashtoj periudhën gjatë pandemisë kur mësimi bëhej online. Kjo gjë mund të verifikohet me të dhënat videokamerave të ruajtura në serverat përkatës. A mund të publikojë Lali Eri që flet shumë për transparencë të dhënat se sa është paguar vjehrra e tij nga kjo shkollë publike dhe kush ka nënshkruar në cilësinë e zyrtarit apo zyrtares përgjegjëse që ajo të marrë këto para publike.

Lali Eri duhet ta dijë se edhe ato plakat që ndjekin dhe keqtrajtojnë policët e tij sepse sheshin në rrugë marule dhe qepë janë vjerra të dikujt, nëna të dikujt.

Nëse këto plaka do të merrnin para pa punuar si vjerra e Lali Erit, sigurisht që nuk do të dilnin të shisnin në rrugë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora