Mendime
Idriz Zeqiraj: Lakeu i Ramës, Tom Gashi, dezinformon se Kosova përkrahë ndëshkimin e Dr. Berishës!
E marte, 20.07.2021, 06:31 PM
LAKEU I RAMËS, TOMË GASHI, DEZINFORMON
SE KOSOVA PËRKRAHË
NDËSHKIMIN E Dr. BERISHËS!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Korit
lehaqenër, kundër Prof. Dr. Sali Berishës, iu bashkuan edhe disa matrapazë nga
Kosova. Krerët "e djathtë" të PDK-së, shfrynë shfrenueshëm e
turpshëm, duke u relaksuar me shpalljen "person non grata", të
Familjes Berisha. Nuk munguan as disa palo kalemxhinj!
Por,
unë po citoj vetëm njërin syrësh, që shkretoi, me porosi, në "Fox
News", në Shqipëri, avokatin Tomë Gashin. Themi me porosi, sepse
pakurrizori Tomë, e ka mik Ramën dhe e lavdëron si "më të mençurin e
shqiptarëve!" Biseda e tij publike ishte ç´akorduese, edhe pse në fillim,
ai tha një të vërtetë absolute: "Shpallja e Berishës "person non
grata", në, SHBA, nuk ka të bëjë fare me korrupsionin, sepse ato akuza të
hershme, janë hetuar dhe demantuar bindshëm, duke rezultuar si të qëllimshme,
politike dhe pa asnjë bazë reale".
Por,
krejt papritmas, i ndodhur para një moderatoreje ramiste, e cila e kishte
përzgjedhur, Tomë Gashin, pikërisht, për deklaratat e tij publike e
përlavdëruese për Edvin Ramën, ndërhyrja e saj, ndryshoi gjthçka. Për ta
drejtuar bisedën, atje ku ajo e kishte planifikuar, avokat Toma, i hallakatur,
harbutërisht dhe idiotikisht, shpërthenë në akuza paushalle, të cilat, do t`ia
kishte zili edhe vet tellalli i Ramës, Taulant Balla! Ai përsëriti,
marrëzishëm, gjithçka, çfarë është shpifur, për Berishën dhe familjen e tij, në
tri dekadat e fundit!
Avokat
Tomë Gashi, kulmoi në poshtërsinë, paligjshmërinë dhe papërgjegjshmërinë e tij,
kur foli në emër të populli të Kosovës: "Shpallja "person non
grata" e Berishës me familje, është pritur si pozitive në Kosovë. Në
përgjithësi, është përkrahur nga populli!" Asnjë rrugaç, nuk do t`ia
kalonte në poshtërsi, këtij falsifikatori!
Përkundrazi,
ndëshkimi aburd dhe pa asnjë fakt valid, i Dr. Berishës, është pritur me
keqardhje të madhe, jo vetëm në Kosovë, por, kudo në Shqiptari. (Përjashto
enveristët kuqaloshë.) Ata nuk i ka bindur, as për së afërmi, motivi, arsyeja e
këtij ndëshkimi, të përgaditur nga rrospihanët Vuqiç, Xhorxh Soros, Rama,
Thaçi, me dilinxhinjtë e tyre shpifarakë. Shqiptarët e kudondodhur, ashtu si
edhe shqiptarët e Kosovës, vazhdojnë të përmbahen, të heshtin, të presin një
gjyq të mundshëm, duke pasur parasysh ndjesinë mirënjohëse, për Amerikën -
çlirimtare faktike të Kosovës.
Sekretari
i Shtetit amerikan, Antony Blinken, nuk e përballoi ngulmimin e mediave
prestigjioze, por, edhe të disa zyrtarëve të lartë amerikanë, për të mësuar
burimin, "për ndëshkimin e mikut me të madh të Amerikës, në botë, Prof.
Dr. Sali Berishën", - siç vlerësojnë ata?! Dhe u gjegj: "Jam bazuar
në raportet e kryeministrit shqiptar,
Edvin Rama dhe mediat shqiptare!" Çfarëdo komenti, do të ishte i tepërt,
kur kemi parasysh karakterin e përbaltur, të përtokur të Ramës dhe pushtimin,
kapjen nga ai, në masen 90 %, të mediave në Shqipëri.
Avokat
Tom Gashi, lakeu i Hashim Thaçit, turravrap, shkoi te "Shtëpia e
Verdhë" e Dick-ut, në Shqipëri. Çështja e kësaj shtëpie dhe nami i saj,
për të keq, do të ishte mbyllur me kohë, qysh në vizitën e parë, për hetime, të disa specialistëve të huaj e vendorë. Por,
dikush nga miqtë e "komandantëve" të LPK-së, nga frika, se mos po
zbulohet ndonjë e zezë e tyre, porositi familjarët dhe fshatin, t`ua lëshojnë
qentë dhe ta sulmojnë komisionin hetues, me sopata e hunj. Kjo budallaki, shtoi
dyshimin, se këtu fshihet "krimi"
Por,
shtrohet pyetja: Nëse avokat Tomë Gashi, është kaq human, njerëzor, pse nuk
rrekët për të biseduar dhe udhëzuar për zbulimin e vrasjeve politike, me nëna,
motra, të veja rrobe-zeza, shumë qindra fëmijë jetimër, kudo në Kosovë, që u
janë ekzekutuar djemë, vëllezër, bashkëshortët, prindërit?!? Ku e ke hallin, o
Tomë rrospihani?!
Me
kot "i bini teneqes", për atë "shtëpi", me ngjyrë të
pazakontë! Dick Marti e Carla del Ponte, akuzat e tyre i kanë në librat e
botuara. Lexoni, e pastaj flisni. Janë fiksuar e shkruar burgosjet, dajakosjet,
maltretimet dhe vrasjet, gjatë e pas luftës të shqiptarëve, kundërshtarë
politikë. Dhe, varret janë këtu, anekënd Kosovës.
Nëse
gjenocidi, i premtuar për akuzë Serbisë, nga Albini, është vështirë i
pranueshëm, nga Gjykata përkatëse, pasi nuk ka asgjë të shkruar, nga shefat
kriminelë serbë. Përkundrazi, faktet e Dick-ut dhe Pontës, janë të shkruara në
libra. Hashimi, premtoi ta hedhë në gjyq Dick-un, por, këtë nuk e bëri kurrë!
Pse?! Po ta bënte këtë dhe ta fitonte gjyqin, sot nuk do të ishte i prangosuri
i Hagës, të paktën, për "Shtëpinë e Verdhë. Përndryshe, akuzat tjera, në
librat e Ponts dhe të Dickut, "janë një fshehtë publike"!
Tomë
Gashi, si avokat i OVL të UÇK-së, me dallaveret e tij, duke shfrytëzuar
naivitetin e kryetarit dhe të
nenkryetarit, të kësaj organizate, i mori në qafë, për megallomani, i
"futi llugave", bënë shkelje të rënda ligjore, kinse, për t`i
mbrojtur "çlirimtarët" dhe kërcënuar dëshmitarët. Avokati grykës, e
ka ditur se ku duhet adresuar dosjet. Por, qëllimshëm, ka menduar "bëje
zot llugë"! Një gjykatë e mirëfilltë, do ta kishte prangosur avokatin, si
bashkëpunëtor në krim.
Prof.
Dr. Sali Berisha, për 30 vjetë radhazi, frymon dhe punon për Kosovën. Me një
rast, Dr. Berisha, ka thënë se "një nga arsyet pse hyra në politikë, ka
qenë, pikërisht, Kosova, liria e saj". Dr. Berisha ka rrezikuar shumë për
Kosovën. Serbia me paratë e Sorosit, paguante majmë. Ish-prokurori, Adriatik
Llalla, të cilit regjimi stalinit i Enver Hoxhës, ia kishte dënuar babain, më
1947, me burg të përjetshëm, të akuzuar si pro amerikan, rrëfen:
"Një
kuadër i lartë i BE-së, ai ka emër, me erdhi në zyre dhe më bëri një kërkesë,
sa të befasishme, aq edhe të çuditshme: "Arrestojeni Dr. Sali Berishën,
ashtu siç e arrestoi Kroacia ish-kryeministrin Sanaderin!" Zotëri, a keni
fakte për këtë që kërkoni, - pyet i habitur prokurori Llalla? "Faktet
gjenden pas arrestimit", - përgjigjet zyrtari i lartë i BE-së! Kjo nuk
mund dhe nuk duhet të ndodhë në drejtësi, zotëri, - përgjigjet prokurori
shqiptar!
Dhe,
vazhdon Prokuroi Llalla: "Për kërkesën e zyrtarit të BE-së, për arrestimin
e Dr. Berishës, njoftova, menjëherë, presidentin Bujar Nishani dhe
kryeparlamentarin e atëhershëm, Ilir Meta. Edhe ata u shokuan, se çfarë po
ndodhë në Shqipërinë tonë: "A jemi shtet apo jo",- thanë ata të
inatosur?!
Në
të njëjtën kohë, kryeministri Fatos Nano, kërkesën për arrestimin e Berishës,
nga social-komunistët e tij, u është përgjigjur: "Po të kem fakte, unë do
të kërkoja, para jush, arrestimin e Doktorit, sepse në qeverisjen e tij, kam
vuajtur 4 (katër) vjetë burg. Por, me gjithë akuzat verbale, gojore, që bëhen
kundër tij, nuk ka asnjë fakt se ai të këtë vjedhur apo abuzuar me pushtetin.
Sali Berisha, është i kujdesshëm dhe nuk ka shkelur kurrë ligjin. Rrjedhimisht,
nuk kemi ku e kapim. Vëtet, ai po na shqetëson shumë në Parlament, me kritika
të vazhdueshme, për qeverisje tonë të keqe, siç thotë ai, por, kjo është e
ligjshme, nuk është penalizuese ".
"Sot,
ndjehem i lumtur, sepse kam dhënë kontributin tim maksimal, që nga vitet `90-a
e deri më tani, për Kosovën. Unë arrita të shënoj një pikë kthese, pengova
Xhorxh Sorosin, për shkëmbimin e territoreve, ndarjen e Kosovës, i mbështetur
fort nga Vuçiq, Rama, Thaçi, Haxhiu me bandën e tyre. Edhe Bolton e Grenell i
bashkuan forcat, sepse paratë e multi miliarderit Soros, bëjnë kërdinë" -
deklaroi, madje, krenarisht, Dr. Prof. Sali Berisha!
- F u n d -