Mendime
Xhemal Ahmeti: Kritika në favor të Serbisë
E marte, 20.07.2021, 07:23 PM
KRITIKA NË FAVOR TË SËRBISË
Çka
doni ju kritikuesit e Kurtit? Tu themi serbëve ecni merrni asociacion e çka të
doni se s'jetojmë dot pa keksat e juaja? Si mundesh të jesh me një gomillë që
refuzon të marrë në dorë listën e e fëmijëve të pagjetur. Nuk ka organizatë
ndërkombëtare, as BE as dreq që mund të kategorizojë si sjellje pozitive këtë
gjë, por vetëm sjellje të një qenieje që frikohet tua shoh fytyrat dhe emrat
atyre që i ka vrarë edhe vetë.
Nga
Xhemal Ahmeti
Mos
u bëni qesharak. Dje isha pak euforik, ngase për herë tër parë dikush veproi
siç e pres që nga viti 2008. Pa denazifikim të Gjermanisë ajo s'do ishte bërë
kurrë bashkë dhe nuk do bëhej superfuqi sërish. Pa garancën e saj se nuk do e
përdor më doktrinën e Hitlerit ajo do kishte mbetur një njollë e zezë në
kontinent. Pa trajtim të historisë së tyre shoveniste, gjenocidashe, kriminele
ndaj popujve tjerë Serbia kur nuk do jetë një shtet normal, as një fqi normal e
as një shtet që nuk duhet ta mbash nën kontroll - qoftë edhe me ato raketat e
Kokës. Ideologjia konstitutive e një kombi është ajo që e bën atë afin për
progres apo gropë të zezë për veten dhe tjerët. Ideologjia konstitutive e
Serbisë si komb ka karakter religjiopat (Millosheviqit dhe Karaxhiqit i ndezit
qirira kishave e manastireve) dhe tjerët përreth pa e bindur atë se me këtë qasje
(sakralizimi krimit ndaj tjetrit) nuk këmben kush me të asgjë, nuk ka fqinjësi,
nuk ka BE në Ballkan dhe nuk ka paqe e as bashkëpunim ekonomik. Ne mund ta
urrejmë, kritikojmë, tallim Kurtin por ai e ka kuptuar një gjë esenciale: se jo
urat dhe aeroplanët, asociacionet dhe integrimet organizatave janë më të
rëndësishme por një Serbi që pranon krimet ndaj tjerëve dhe nis të iluminohet
brenda vetes. Ky duhet të jetë problem i tyre as i BE as i shqiptarëve. Të
fundit nuk kanë pushtuar kënd dhe nuk kanë bërtë gjenocide ndaj askujt. Disa po
shoh se thonë është populizëm. Nëse është populizëm ti thuash tjetrit ja këto
janë kushtet tona si viktimë dhe ta botosh dokumentin botërisht atëherë OK edhe
unë po bëhem populist. Por nuk është populizëm. BE nuk mund të privilegjoj
kriminelin e pakorrigjueshëm, atë që as Srebrenicën, as Mejën, as hiç ndonjë
gabim nuk e pranon dhe mban në kushtetutë toka të huaja. Ju mund ta kritikoni
dhe sulmoni Kurtin (siç bëj edhe vetë) për politikën e brendshme që e ka pus,
për Ministritë që i ka katastrofë (ajo e financave është qesharake, ajo e
drejtësisë është mozomakeq - e lexova projektligjin që kritikoi Driton Selmanaj
- katastrofë, ajo e jashtmja është për ta vajtuar), por ju nuk mund të shani
Kurtin pse kërkon llogari për gjenocidet serbe që nga dita e parë që jemi ndesh
me të. Kjo u bën njerëz me defekte serioze të percetimit të politikës dhe
strategjive afatgjate të sigurimit të paqes. Nuk kritikohet Kurti pse kërkon
llogari për kufomat e popullit të tij. Përkundrazi duhet përkrahur ngase edhe
Haga edhe çdo proces tjetër në zhvillim (njohjet) kanë të bëjnë me këtë akt:
Serbia duhet të pranojë gjenocidet, me këtë ajo detyrohet ta njoh shtetin e
Kosovës nëse jo le të rrijë në grazhdin e saj, por Kosova s'duhet të merret me
atë punë.
Unë
besoj dhe jam i bindur se Albin Kurti duhet të mbështetet në këtë vije e të
kritikohet aty ku e dh...me ministritë e tij katastrofale. Mos u bëni arrogant
edhe aty ku nuk duhet. Duajeni tuajën më shumë se të arsyetoni ideologjitë e
këqija ndaj jush. BE dhe tjerët nuk kanë as fuqinë minimale të të detyrojnë tia
falish krimet dikujt pa drejtësi. Ncuk. Mos u bëni me gjeni të politikave
ndërkombetare se vetë ata që i determinojnë pas perdeve.
______
Shihni
këtë mashkullin me kravatën vija vija. Është Hisen Musliu. Shefi i SDB për
Tetovë e më gjërë kur jam bugosur. E kam katundar. Pas 6 muajsh qeli unë ia
shkruajta udbës një letër ku i tregoja se komplet katundi im, inteligjenica e
shkollave të mesme të Tetovës dhe Gostivarit dhe më lartë janë me mua, duan shkatrrimin
e Jugosllavisë. Për ne vlente motoja "burgjet plotë liri e ndjerë".
Ky tipi më erdh në qeli në Shutkë dhe më tha: a duhet me i marr gjithë në qafë
për me ia dalë a? Thash po. Ky tha jo.Pastaj morra vesh se kishte kushtëzuar
funksionin e tij me aksionin. Kishte thënë arrestoni por pa mua. Nuk lejoi
arrestimin e profesorëve dhe gjithë atyre që shkrujta unë. Dhe për këtë e
falenderoj. Vërtet nuk kishte nevojë. Edhe diçka: gjatë kidnapimit të
kosovarëve në Shkup e gjetiu ka lujatur një rol tejet patriotik. Prandaj u them
se gjithë kemi ndikuar në lirinë tonë. Hiseni ndoshta më shumë se unë.