E diele, 19.09.2021, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Mohimi i gjenocidit

E hene, 19.07.2021, 06:44 PM


MOHIMI I GJENOCIDIT BOSHNJAK DHE ATIJ SHQIPTARË, DO TË ISHTE IDENTIK SIKUR MOHIMI I HOLOKAUSTIT HEBRAIK

Nga Dedë Preqi

Kush do ta mohonte ekzekutimin e 8 mijë burrave dhe djemëve të rinj bishnjak me 11 korrik të vitit 1995, në Srebrenicë, nga ushtria dhe paramilitarët serb, nën udhëheqjen e kryekriminelit Ratko Mlladiç, e cila ishte masakra më e rëndë e njerëzimit, që nga Lufta e dytë Botërore.

Kjo luftë ishte një strategji e planifikuar e regjimit serb, apo e fashizmit serb me zhdukjen e një populli, ashtu sikur ishte lufta e planifikuar e regjimit nazist hitlerian, për ta zhdukur popullin hebre dhe shumë popupuj të tjerë nga faqja e dheut.

Edhe Parlamenti Evropian, këtë ditë të masakres në Srebrenicë, e shpalli si datë të përkujtimit të kësaj masakre, por për fat të keq, Evropa nuk ka guxim që këtë masakër ta quaj me emrin e vërtetë « gjenocid », dhe mu për atë Serbia, i lëshon mjekërr, jo vetëm kësaj masakre, por edhe të tjerave, që mbi 400 masakra i ka bërë edhe në Kosovë, ndaj popullit shqiptarë.

Qeveria e Kosovës, këto ditë e miratoi një rrezullutë përmes të cilës e dënon krimin dhe gjenocidin ndaj popullit boshnjak në Srebrenicë, që shkakëtoi lufta e regjimit të Serbisë, nën udhëheqjen e Millosheviqit, duke ftuar edhe vendet e rajonit, që ta dënojnë një gjenocid të tillë dhe kriminelët e këtyre krimeve të nxjerrën para drejtësisë.

Nëse krimet me gjenocidin e shkakëtuar nga  kriminelët serb, do të gjykohen dhe do të dënohen akterët në bazë të drejtësisë, duke e marrë sëcili dënimin e merituar, edhe Serbia e sotme, në krye me Vuçiqin, do të kishte një çasje tjetër, dhe nuk do ti gradonte të tillët me urdhëra të lavdisë dhe urdhëra tjerë, të cilët edhe i ka priveligjuar dhe emëruar në vende të rëndësishme në qeverinë e tij.

Mohimi i gjenocidit boshnjak dhe mohimi i gjenocidit shqiptarë nga ana e Serbisë, do të ishte identik sikur mohimi i gjenocidit hebraik, që shkakëtoj nazismi hitlerian, të cilën e shkakëtoi  arkitekti i saj Adolf Hitleri, ndërsa aktitekti i asaj në Bosnje dhe Kosovë, ishte Sllobadan Millosheviq.

Mirëpo, dallimi në mes gjermanëve dhe serbëve është sikur dallon nata me ditën, duke ditur se gjermanët mbas Luftës së Dytë Botërore, i pranuan të gjitha krimet e shkakëtuara të Hitlerit, duke e dënuar instalimin e një regjimi të tillë, poashtu duke i dënuar edhe akterët e krimeve të asaj lufte gjenocidiale, me ç’rast kanë paguar edhe një dëmshpërblim të madh.

Ndërsa, populli serbë e ka një mentalitet tjetër dhe të veqantë, i cili është shkakëtar i shumë luftave në Ballkan, dhe atyre me përmasa të mëdha deri në gjenocid ndaj popujve jo serb. Por ajo që dallon shumë nga popujt tjerë, luftat e shkakëtuara edhe humbjet në historinë e vet i bënë të gjitha fitore të vetën, të cilë ua trashëgojnë edhe pasardhësve të vet, duke e mësuar edhe nëpër shkolla.

Luftat që i shkakëtoi Serbia në Ballkan, të gjitha ishin pushtuese ndaj popujve jo serb, dhe ajo që dallon te ky popull është se përveq se, i pari të  sulmon dhe kafshon, ky mundohet edhe të lë fajtor, për atë edhe Kosova, e ka të vështirë pajtimin me këtë vend agresor, apo të gjejë një modalitet të paqës me një fqinjë të tillë, me çrast edhe rajoni do të ngel i tillë pa një stabilizim dhe rehati në mirëqenjën e vet njerëzore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora