Mendime
Idriz Zeqiraj: Prof. Dr. Sali Berisha, burrështetasi më i madh i Shqipërisë pas mbretit Zog
E diele, 18.07.2021, 11:01 AM
PROF. DR. SALI BERISHA, BURRËSHTETASI MË I MADH I SHQIPËRISË, PAS MBRETIT ZOG
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Shpallja e Prof. Dr. Sali Berishës, me familje "person non
grata", befasoi shqiptarët e përbotshëm, sepse ai ka frymuar dhe vepruar
si amerikan i pahile. Si i tillë, është vlerësuar edhe nga shumë personalitete
amerikane dhe botërore. Andaj, edhe reagimi i shqiptarëve ishte i matur, me
përjashtime të pakëta. Kjo maturi dhe heshtje, ishte domëthëse dhe fliste
shumë: "Amerikë, të duam shumë, por, kësaj here i besojmë Prof. Dr. Sali
Berishës!" Ky pozicionim i shqiptarëve, ndodhi për herë parë, përgjatë
këtij 30-vjeçarit, të pluralizmit dhe të domokracisë të mangët shqiptare!
Pa dashur të mirrem me të tjerët, që u pozicionuan ndryshe nga
shqiptarët e kudondodhur, po veçoj dy avoketër, njëri nga Shqipëria, tjetri nga
Kosova. Reagimet e tyre janë kontraverse, sepse ata e pranojnë se "arsyeja
e ndëshkimit të Berishës, nga sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, nuk
është korrupsioni e as abuzimi i tij me pushtetin. Por, është krejt politik,
kryesisht, rrjedhat politike në Kosovë, denoncimi dhe kundërshtimi i tradhtisë
të krerëve pushtetarë, në Shqipëri dhe Kosovë, bashkëpunimi i tyre me Serbinë,
për ndarjen e Kosovës!"
Por, njëkohshëm, vetëdemantohen, dhe përrallisin gjëpura të tjera,
përfshi edhe korrupsionin! Për ndryshim nga ai, avokati laro i Kosovës, Tomë
Gashi, këtë memorfozë nuk e prisja nga kolegu im i burgut shqiptar, Avokat
Spartak Ngjela!
Retrospektivë:
Me Avokat Spartak Ngjelën, kam ndarë qelinë, birucën e burgut, në
fund-vitet `70-a, vetëm me atë. Një djalë i shkolluar bollshëm, i sinqertë, i
guximshëm, i cili, tej realitetit, bësonte përrallat e literaturës komuniste,
për të drejta e të burgosurit dhe kërkonte të zbatoheshin në praktikë, sidomos veshjet
dimërore, në qelitë, birucat ndëshkimore.
Spartaku vinte nga "Blloku i Zi" i byroistëve
të Tiranës. Babai, Kiço Ngjela dhe nëna Vera, përkatësisht, ministër e
zëvendësministre, për tri dekada radhazi! Ai ishte rishtar në vuajtje. Ai
habitej pse ndodhi ndarja e motrës së tij, kur bashkëshortët ishin pedagogë në
Universitet, kishin edhe një djalë të mitur?! Ai nuk e kishte idenë, se çfarë
ndodhte në Shqipëri, jashtë "Bllokut të Zi", siç e quajnë
shqiptarët. Bashkëshortër shqiptarë, të ndarë për arsye politike, kishte
me mijëra në Shqipëri. Lufta e klasave,"armiku i brendshëm", për
arsye politike, shkatërroi shoqërinë shqiptare, shenjtërinë e familjes
shqiptare, dikur krenare me fisin, prejardhjen e tyre.
Për ndryshim nga ai, unë, i përkisja një famlijeje, e cila kishte
filluar burgjet politike serbo-sllave, në vitin 1945, deri i fundit i familjes
i liruar më 1992! Dhe, kurrë nuk kërkova asgjë, përgjatë burgut shqiptar.
Madje, edhe atëherë, deri në tempetarura 17 grad nën zero, në një birucë
çimento, më hiqnin rrobat e brendshme, përfshirë edhe çorapët, duke më lënë
vetëm në këmishë dhe pantollona, unë heshtja. Një gjysmë batanije (qebe)
kuajsh, më jipnin, në ora 21.00 dhe ma merrnin në 05 të mengjesit. Dhe, kjo
ndodhte përgjatë hetuesisë dimërore, përtej gjysmë viti. Ndëshkimet tjera me
birucë, kishin trajtim të ngjashëm. I gjithë trajtimi ishte çnjerëzor e
kriminal.
Avokat Spartak Ngjela, në mbrojtje të dinjitetit, qoftë edhe burg,
si dhe në kërkim të drejtësisë, vuajti shumë, personalisht dhe familjarisht. I
pari u dënua me 25 vjet burg të rëndë, në Burrel, babai, Kiço Ngjela, për
sabotim, si ministër i Tregëtisë, pse u kalbën 4-5 arka portokaj, në një
magazinë!
I dyti i familjes u dënua Spartaku, me akuzën klishe, për
agjitacion e propagandë, me 8 vjet heqje lirie. Duke vuajtur dënimin në Ballsh
të Fierit, i bënë një gjyq farsë, për t`ia shtuar edhe 10 vjetë të tjera burg.
E transferuan në burgun minierë të Spaçit. Spartaku kondërshton punën në
minierë, përshkak të shëmbjeve të rrezikshme, por edhe të vrasjeve, me levë
hekuri kokës, të cilat i organizonte komanda e burgut. Pas ndëshkimeve me
birucë, e transferojnë në "Burgun e Burrelit", në "Burgun e
Vdekjes", siç ka hyrë në literaturën botërore të burgjeve.
Në Burgun e Burrelit, fjalët janë të pakëta, por, dajaku është i
bollshëm. Këtë e provoi edhe Spartaku im. Në vend të shkopinjve të gomës,
përdorëshin drunj të stufave, të cilat mbushën me drunj të gjatë nga lart.
"O kiço, me mbytën kriminelët",- bërtiste e thërriste Spartaku,
babain e vet, i cili vuante dënimin, në të ndarën e mesit të burgut, në
dhomëzat dyshe, ku ishin ish-zyrtarët dhe ushtarakët e lartë shqiptarë.
Çuditërisht, ia shtuan edhe 5 vjet burg, që shifronin në 23 vjet gjithësejt.
Akuza ishte banale, kinse, "ka dashtë me i rrahë policët dhe me ikë nga
burgu", ku muri i mini-oborrit ishte 6 metra i lartë!?"
Sokoli, vëllai i vogël, që kishte mbaruar Gjimnazin shkëlqyeshëm,
u dënua, vuajti burgun e Ballshit dhe i la kockat atje, në rrethana që i di
policia, pasi nuk lejohej as tërheqja e kufomës. Ishte djalë i lezetshëm, i
inteligjent, shumë kurajoz dhe me qëndrim të drejtëpeshuar. Vlen të theksohet
se djemtë e "Bllokut", papërjashtim, kanë qenë të ekuilibruar. Ata
kanë qenë korrektë dhe nuk kanë kokëtuar, nuk kanë flirtëruar, asnjëherë me
personelin drejtues të Komandës së burgut.
Artisti i përmasave tej shqiptare, Llukë Kaçi, i dënuar
politik, dikur, kishte aktëruar dhe kënduar në Teatrin "Skala" të
Romës, më zërin karakteristik, bas-kumbues, lexonte, çdo ditë, pjesë nga
"Veprat" e shokut Enver, nëpërmjet altoparlantit të burgut. Të
burgosurit duhej të dëgjonin përrallat e Hoxhës, me heshtje varri!
Komisari i burgut organizonte komentimin e "Veprave", në
sallën e menzës, më 1.700 të burgosur politikë. Komisari provokon Sokol
Ngjelën, kërkon për ta komentuar, leximin e ditës!
- Sokoli gjegjet: "Zoti komisar, unë nuk marrë vesh nga
politika".
- Komisari: " Dëftesa e jote e Gjimnazit ka vetëm notat
10-a".
- Sokoli: " Të jeshë djalë ministri, 10-shet nuk janë
problem".
Dhe, nuk pranoi ta komentojë asnjë rrjesht.
Nëna Verë, dikur, doktore dhe zëvendësministre, tani, e internuar
në Selenicë të Vlorës, me gjithë vajzën, ish-pedagoge dhe djalin e saj të
mitur, punonin në kooperativën bujqësore të fshatit. Motra e internuar, merrte
leje nga policia vendore, për të vizituar vëllezërit: Sokolin në burgun e
Ballshit; Spartakun në Burgun e Spaçit dhe babën, Kiço, në burgun e Burrelit.
Me udhëtimet rrethanore, kryesisht me kanionë, në kushtet
mizerabël të Shqipërisë, nga Jugu në Veri, i duheshin tri ditë ecejake. Kur u
shua kësaj bote Sokoli, dhe Spartaku u ndëshkua me burg të rëndë në Burrel,
itenerari u reduktua në Selenicë-Burrel. Burgaxhinjtë dhe shqiptarët, që
mësuan, për sakrificën e motrës të Spartakut, kursimet që bënin ajo më nënë,
nga ato mini-fitime nga puna në kooperativë, për të vizituar dhe dërguar ndonjë
ushqim, tre anëtarëve të familjes të burgosur, meqë e gjithë pasuria familjare,
përfshi edhe orenditë shtëpijake, ishin konfiskuar, meqë babai Kiço ishte
dënuar me sekuestrim, e quanin - motër ideale, motër heroinë -.
Bëra këtë eksoze, të familjes fatkeqe Ngjela, për të ardhur tek
Spartak Ngjela i sotëm, akuza e tij kundër Dr. Berishës. Avokat Ngjela, i
dënuar si armik, madje, familjarisht, "kundër popullit dhe pushtetit
popullor", nga regjimi fashizoid, i Enver Hoxhës, ishte i papranueshëm për
krerët neokuministë, me kryetar Fatos Nanon. Dr. Berisha, e mëshiroi, e bëri
anëtar të PD-së, deputet, anëtar Kryesie, sekretar organizativ të PD-së, madje,
edhe kandidat për kryetar Bashkie të Tiranës.
Por, së fundi, Ngjela u josh për ministër të Drejtësisë, post, të
cilin Dr. Berisha hezitoi t`ia besojë, pikërisht, pse Spartakut i mungonte dje,
i mungon edhe sot, maturia, është i paparashikueshëm, siç po dëshmohet edhe në
akuzat, tashmë, kundër Dr. Berishës. Gjenerali francez Napoleon, për
mosmirënjohësit, bukëshkalët, kishte aversion, madje, edhe më shumë se sa për
tradhtarët!
Nëse Ngjela, nuk veproi si presidenti Meta, me solidarizmin
burrëror e proverbial, më Dr. Berishën dhe Familjen e tij të nderuar dhe
ideale, që buron nga një e vërtetë e pakontestueshme, nga një bindje e
dëshmuar, për ta mbrojtur burrështetasin më të madh të Shqipërisë, pas Mbretit
Zog, të paktën, duhej të heshte. Dhe, unë jam i zhgënjyer, me mikun tim të
vuajtjes, me të cilin kam ndarë dhimbje e lot, për Sokolin tonë rinor, të
shuar, dhunshëm e kriminalisht, në burg dhe Familjen fatkeqe Ngjela, në
vuajtjet e saj, sa të gjata, aq edhe të pamerituara, për dy dekada radhazi.
-
V a z h d on -