Kulturë
Sylejman Morina: Andrea Deshpali - Pas pandemisë dua ta vizitoj Kosovën e bukur
E marte, 22.06.2021, 08:55 PM
ANDREA DESHPALI: PAS MBARIMIT TË PANDEMISË DUA TA VIZITOJ KOSOVËN E BUKUR
Nga Sylejman
Morina
Derisa në Jug të Italisë jeton një komunitet i madh i
arbëreshëve (Sicili dhe Kalabri), të shpërngulur pas vdekjes së Skënderbeu
t(1468), në Veri të Italisë jetojnë shumë familje arbneshe, të ikura nga
Arbansi (Arbneshi) i Zarës, sidomos pas vendosjes së sistemit socialist në
Jugosllavi. Rrjedhat historike të kohës, si presioni i pushtetit komunist,
varfëria, paragjykimi për arbneshët, si pro italian etj., i detyruan shumë
familje arbneshe të marrin rrugën e migrimit për në Itali e disa pastaj
shpërndahen nga aty, kudo në botë.
Një fat të tillë kishte pasur edhe familja e Andrea
Deshpalit, arkitekt e muzikant, i lindur në Milano, por që zemra i rrah për
vendlindjen e prindërve të tij, Arbanasin (Arbneshin) e bukur.
Rrugës së migrimit i kishte prirë
gjyshja
Gjyshja e Andreas nga ana e babait, Maria, ishte largua
nga Arbanasi së bashku me një pjesë të familjes, më 1958 dhe kishte marrë rrugën drejt Italisë, me tre djem dhe tri
vajza, ndërsa një vajzë kishte mbetur në Zarë. Derisa Tulio, babai i Andreas
kishte mbetur në Itali, dy vëllezërit e
tij ishin larguar nga Italia, njëri kishte migruar në Francë e tjetri në
Australi.
Kështu shumë familje arbneshe që janë të shpërndara në
shumë shtete të Evropës e në kontinente të largëta, ashtu edhe Deshpalët janë
të shpërndarë në kontinente të ndryshme. Fillimisht, familja e Andreas ishte
stacionuar në kampin e refugjatëve në Udine.
Nëna
e Andreas kur ishte e re
Pas periudhës që kishin kaluar aty, familja e Tulios,
nëna dhe motrat, vendoset në Milano. Babai i tij kishte arritur të sigurojë
punë, por pas një kohe ishte kthyer prapa në Zarë për t'u martuar me vajzën
arbneshe, Maria Mazija, me të cilën së bashku ishin kthyer në Milano. Familja e
Andreas kishte qenë fqinje me familjen e profesoreshës së Universitetit Zarës
Mr. Mirta Tomas.
Babai i tij nuk i kishte treguar shumë për jetën e kaluar
në Arbanas. Mjerimi dhe vështirësitë e mëdha për mbijetesë i kishin krijuar një
”bllok” që kurrë nuk e kishte tejkaluar dhe kjo e bëri të mos fliste për të
kaluarën e tij në Arbanas, duke e bërë shumë të vuajtur. Për fat të mirë, nëna
e tij nuk e kishte përjetuar varfërinë si të babait, mirëpo ajo ka vuajtur për
çdo minutë të kaluar në vendlindjen e saj. Sipas Andreas, ajo me të dhe
familjen e tij gjithmonë i kishte ndarë përjetimet e saja. Nëna i kishte thënë:
”...se zgjedhjen që kishte bërë e kishte konsideruar si gabim, i cili e kishte
munduar gjatë tërë jetës. Largimi nga Zara ishte gabimi i saj më i madh. Ajo
jetoi me nostalgji për aromat, ngjyrat dhe afeksionet e vendlindjes”.
Lidhja me Arbanasin
Andrea Deshpali është i lindur në 1970, në Milano, ndërsa
më 1977 familja e tij ishte shpërngulur
në Conegliano në Veneto. Çdo verë, me familje, që nga viti 1970 deri në
fillimin e luftës kroato–serbe (1991-1995) i kalonin pushimet në Arbanas
(Arbnesh). Gjatë asaj kohe, duke kontaktuar me arbnesh e kroatë, Andrea thotë:
“...u mësova të flas kroatisht dhe arbnisht”.
Tulio
Deshpali, Babai i Andreas
Krahas studimeve në arkitekturë
merrej edhe me muzikë
Si shumica e arbneshëve që kanë talent për muzikë e që
koha e ka dëshmuar, ashtu edhe Andrea kishte një talent të tillë. Për këtë
dhunti të arbneshëve, prof. Sergjo Dokoza-Nikpali, ishte shprehur: ai që nuk di
të këndojë, nuk është arbnesh.
Andrea kishte qenë udhëheqës i rok-grupit të njohur në
Itali “Mystika”, edhe pse nuk ishte muzikant me përgatitje shkollore. Me këtë
lloj muzike edhe kishin arritur rezultate dhe kishin bërë incizimet e këngëve
të tyre të cilat ishin transmetuar në radiot e televizionet e Italisë.
Ai gjithherë kishte pasur dëshirë që në vendlindjen e të
parëve të tij të shfaq një koncert. Fatmirësisht ajo dëshirë ishte realizuar në
vitin 1995, kur me grupin e tij “Mystika” kishte pasur nderin të jap programin
në sheshin “Petar Zoraniq” në qytetin e Zarës.
”Ai koncert shënoi një datë të rëndësishme në jetën time
pasi ndjenjat e mia për atë që unë e konsideroj atdheun e origjinës sime, janë
forcuar” pohon Andrea.
Fati ashtu kishte dashur dhe Andrea, në vitin 1996 ishte
ballafaquar me një sëmundje të rëndë, e cila i kishte sjellë edhe ndryshime në
jetën e tij. “Ndalova të merresha me muzikë dhe grupi “Mystica” u shpërnda. U
detyrova të ndërpres studimet universitare, drejtimi i arkitekturës, por për
fat të mirë takova Maurën, bashkëshorten time dhe me të së bashku u përballëm
me jetën në një mënyrë të mrekullueshme”.
Andrea beson se çdo qeveri duhet të përpiqet për të
promovuar përhapjen e muzikës dhe të gjitha format artistike dhe kulturore. Të
gjitha kulturat janë të rëndësishme dhe duhet të promovohen në të gjitha
nivelet, në mënyrë që të mos harrojnë kush janë dhe nga vijnë.
Muzika është art që prek prej më të riut e deri tek të të
moshuarit. Nuk ka moshë, është një mënyrë për të folur për botën e dikujt,
përmes instrumenteve muzikore tipike për çdo vend, gjuha dhe melodia tregojnë
historinë dhe gjendjen shpirtërore të njerëzve të atij vendi. Sa herë që nëna e
Andreas kishte dëgjuar muzikë kroate, ajo ishte mallëngjyer shumë. Ajo, nuses
së djalit i kishte mësuar shumë fjalë të urta kroate, informacione për Zarën
dhe për bukuritë e Arbanasit,... “sa që Maura arriti të krijonte imazhe aq të
forta dhe plot emocione për vendlindjen e të parëve të mi, të cilën dëshironte
ta vizitonte sa më parë”.
Kontakti me Walter Deshpalin vetëm
me telefon
Me kushërinjtë e tij, fëmijët e Shime Deshpalit, nuk
kishte arritur të ketë kontakt të drejtpërdrejtë, por vetëm me telefon. Andrea
thotë se: “Walter Deshpali kishte
dëshiruar të më njihte dhe të krijonim muzikë së bashku, mirëpo për shkak
obligimeve në Universitet nuk pata mundësi. Më erdhi keq që nuk që nuk u
takuam, e për mua do të ishte nderë të bëja muzikë me një muzikant të
shkëlqyer. Krenohem me familjarët e mijë Deshpalët që kanë arritur të kenë famë
botërore”.
Në Arbanas ndjehem në shtëpinë time
Më vonë kur u kthehej në Arbanas, ishte me gruan Maura
dhe fëmijët vajzën Misia dhe djalin Cesare. Për te :” Çdo vizitë është një
emocion i mrekullueshëm sepse aty e ndiej veten që jam në shtëpinë time.
Heshtja e mbytur e Arbanasit, aromat e tij, deti i mrekullueshëm dhe kujtimet e
fëmijërisë sime e bëjnë atë një vend magjik dhe e kuptoj që i përkas kulturës
së asaj toke. Jam e lumtur që gruaja ime e do Arbanasin dhe shpresoj që në të
ardhmen të kaloj shumë më tepër kohë në vendin, të cilit i kam borxh origjinën..”Arbanasin vazhdon ta vizitoj që të takohet
me kushërinjtë e tij dhe
arbneshët tjerë, ndërsa takimet e tilla
e bëjnë të ndihet se ka përkatësi
të njëjtë me ata.
Andrea
me gjyshen dhe nënën e tij
Në Arbanas organizohet kursi i
gjuhës Arbneshe
Andrea: “Arbnishtja gjithherë më ka magjepsur dhe jam i
lumtur që nga pak po e flas: Kur shkoj në Arbanas dhe bisedoj me arbnesh po e
kuptoj se ajo po humbet dhe për atë më vije shumë keq. Besoj që asnjë gjuhë nuk
duhet të zhduket, si dhe asnjë kulturë. Për këtë arsye e shoh si shumë të
rëndësishme organizimin e kursit të gjuhës arbneshe në Arbanas, po të kisha
mundësi edhe unë do të merrja pjesë, sepse jam i bindur se do ta forcoja
lidhjen me tokën nga e kam origjinën”.
Andrea thotë se ”Unë e përjetoj Arbanasin në mënyrë
romantike, jam i lumtur me mendimin se një ditë mund të jetoja atje dhe të
shijoja kënaqësinë e asaj ëndrre të cilën dua ta ndaj me gruan time. Nuk e di
nëse do të bëhet e vërtetë, por vetë mendimi për të ma mbush zemrën me gëzim”.
Andrea merret me grafikë shtypje reklamash, sikur në
gjitha sferat shoqërore e ekonomike pandemia ka lënë pasoja, po ashtu edhe në
profesionin e tij.
”Shpresojmë se pas mbarimit të
pandemisë, do të kem mundësi që të takohemi në Kosovën e bukur, që unë dhe
gruaja ime shumë dëshirojmë ta vizitojmë dhe shpresojmë që kjo të ndodhë
sivjet”.