Speciale
Saimir Lolja: Arb, Alb, Alp, Arbi, Albi, Alpi, Arba, Alba, Alban, Albania
E diele, 20.06.2021, 05:05 PM
ARB, ALB, ALP, ARBI, ALBI, ALPI, ARBA, ALBA, ALBAN, ALBANIA
Nga
Saimir Lolja
EVROPË
ALBANIA ose SHQIPËRIA në
perëndim të Gadishullit Ilirik, shtrirë në të dy anët ku bashkohen Deti
Adriatik dhe Deti Jonë.
Me sa thuhet,
dijetari latin Claudius Ptolemaeus (100 – 170 e.s.) shkrojti ndoshta në vitin
130 e.s. librin Geographia. Aty, në Hartën X për Evropën, rajonin që përafrohet
me Fushën e Tiranës dhe Krujës ia përkonte fisit ALBANI me qytetin ALBANOPOLIS.
Meqenëse përmbajtja e librit të tij është përcjellur prej murgjve përgjatë 1500
viteve, emri i qytetit është bishtuar nga fjala jo latine “-polis” (qytet). Kjo
prapashtesë i përket gjuhës kishtare lindore e cila u gatua në shekullin IX e u
poq në shekullin XI; domethënë, rreth 1000 vite pas motit të dijetarit latin
Claudius Ptolemaeus. Ndërsa në Hartën IX dallohet qartë Dardania, që përputhet
me rajonin e Kosovës sot.
Një tekst kishtar
bullgar i shkruar diku në vitet 1000-1018 përmend popullatën ARBANASI.
Historiani bizantin Michael Attaleiates në librin e tij “Historia 1034 – 1079”
përmend popullatën dhe ushtarët ALBANOI (shqiptohet Alvanoi) në Durrës.
Princesha bizantine Anna Comnena (1083 – 1153) përfundoi punën e burrit të saj
me tekstin historik “Alexias” në vitin 1148 të shkrojtur në gjuhën kishtare
bizantine në manastirin Theotokos Kecharitomene në Kostandinopojë. Ajo
përshkruan edhe zbarkimin e ushtrisë normane nën drejtimin e Dukës së Pulias
Robert Guiscard në Durrës dhe betejat që pasuan. Aty ajo e quan këtë rajon
ARBANON (shqiptohet Arvanon) dhe vendasit ARBANITON (shqiptohet Arvaniton).
Historiani perandorak bizantin George Acropolites (1217-1282) përshkruan në
kronikat e tij rajonet që vizitoi në ALBANON (shqiptohet Alvanon).
Me kalimin e
viteve, emri ALBANIA mbeti si shkruhej e shqiptohej në latinisht në dijeninë e
botuesve dhe vendimmarrësve perëndimorë perandorakë jo-shqiptarë për vendin që
e krasitën thellë në shekujt XIX-XX dhe e quajtën Albania (Shqipëri). Emërtimi
Albania iu shkonte për shtat sepse ata nuk munden dhe nuk duan t’i shqiptojnë
fjalët Shqip – Shqipëri, sepse do duhej të pranonin kuptimin e fjalëve hyjnore
Arb-, Alb-, Alp-, Ar-bana, Ar-bëra, I-lir, Pe-larg, Pel-arg.
ARBANË/ARBANA,
fshat në bashkinë Vaqarr, në jug të Qarkut Tiranë, Shqipëria qendrore.
ALBUM MARE ose Sinus Granvicus është emri latin për Detin e Bardhë, pjesë e Oqeanit
të Veriut, përballë portit të Arhangelskut, veriu i Federatës Ruse.
ALBANO, një lagje e
kryeqytetit Stockholm të Suedisë.
ALBY, fshat në
ishullin Öland, Deti Baltik, Suedia jugore. Gjetjet arkeologjike për popullatën
Alby aty datojnë 7000 - 6000 p.e.s. Për shembull, gurë të mëdhenj të ngulur në
tokë formojë një vijë vezake.
ALBY, një fshat i
vogël në Qarkun Västernorrland, Suedia qendrore.
ALB ose Hauensteiner
Alb (gjerm.) është emri i lumit që rrjedh drejt jugut në Pyllin e Zi
(Schwarzwald, gjerm.) në shtetin Baden-Württemberg, jugperëndimi i Gjermanisë.
Në luginën e këtij lumi ndodhet ALBSTAUSEE (gjerm.), domethënë Ujëmbajtësi Alb,
ALBA ose ALBIA,
ALBIS, emri i mëparshëm i lumit të madh Elbe në Gjermani.
ALBA DOMINARUM,
emri latin që nga viti 1148 deri në mesin e shekullit XIX për qytezën sotme Bad
Herrenalb në rajonin Württemberg, Gjermania jugore. Nga pjesa veriore e Pyllit
të Zi rrjedh lumi po me emrin ALB drejt veriut duke kaluar nëpër qytetet
Karlsruhe, Ettlingen dhe Bad Herrenalb. Qyteza është ndalesë në rrjetin
hekurudhor Albtalbahn (Hekurudha e Luginës Alb) në Gjermaninë jugore.
ALBALONGA, një
rrush dhe venë e bardhë prodhuar në Rheinhessen, Rhineland-Palatinate,
jugperëndimi i Gjermanisë.
ALBANA ose ALBE,
ALBEN, ALBIG, ALBUELIN, ALBUELIS, ELBLING, lloj rrushi i bardhë i përdorur për
shumë vena të ndryshme prodhuar në Gjermani dhe Luksemburg. Përdorimi i njihet
që nga perandoria romake.
ALB-DONAU-KREIS,
domethënë Qarku Alb-Danub, është pjesë e shtetit Baden-Württemberg në jugun e
Gjermanisë.
ALBA MONS, emri i
hershëm i vargmaleve mbi lumin Danub përgjatë tij deri kur në të derdhet lumi
Lech (Lezh/Lesh), në rajonin Württemberg, Gjermania jugore.
ALBSTADT,
domethënë Qyteti Alb, është qytet në Qarkun Zollernalbkreis, shteti
Baden-Württemberg në jugun e Gjermanisë.
GROSSER ARBER,
domethënë Arbëri i Madh, është mali më i lartë në vargmalet pyjore që shtrihen
në Bavarinë e Poshtme dhe Bohemi të Çekisë. Në Qarkun CHAM të Bavarisë së
Poshtme këtë mal e quajnë “mbret të pyjeve të Bavarisë”. Tokat malore të tij
shkruhen ARBERLAND. Kuptimi i fjalës Arber nuk shpjegohet aty; veç në Shqip.
Parë nga shumë lart mbi Tokë, Grosser Arber është pjesë e unazës malore që
përbën kufijtë e Çekisë, Pjesë e kësaj unaze, në anën ku preken Çekia, Polonia,
Sllovakia e Ukraina ndodhen vargmalet Beskydy (çek.) ose Beskidy (pol.).
Kuptimi i emrit nuk shpjegohet andej; veç Shqip: Bjeshk.
SCHWÄBISCHE ALB
ose Swabian Jura është një varg malesh poshtë Shtutgartit që shtrihet nga
jugperëndimi (nga Pylli i Zi) në verilindje në shtetin Baden-Württemberg,
jugperëndimi i Gjermanisë. Buza veriperëndimore është një pjerrje e thellë e
mbuluar me pyje e quajtur Albtrauf ose Albanstieg.
ALBIANUM, emri romak për
qytetin e sotëm Kufstein në shtetin Tyrol, Austria perëndimore.
ALBIPOLIS, emri i hershëm
për qytetin e sotëm Vrchlabí (çek.) ose Hohenelbe (gjerm.), rajoni Trutnov,
veriu i Çekisë.
ALBA-LA-ROMAINE, emri i tanishëm i një fshati në Qarkun Ardèche në jugun e Francës. Nën
perandorinë romakë emri ishte Alba Augusta Helviorum ose Alba Helviorum,
domethënë Alba e Helvitëve të cilët e kishin kryeqendër të vetën. Emri deri në
vitin 1986 ishte ALBA.
ALBA SELUSIANA,
emri romak për qytetin Weissenburg, në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e
Francës.
ALBA TERRA është
emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aubeterre në Qarkun Aube, verilindja e
Francës.
ALBAN dhe ALBINE,
fshatra në Qarkun Tarn në jugun e Francës.
ALBANAIS, rajon në
Alpet perëndimore që rrethon liqenet Lac d’Annecy dhe Lac du Bourget, i cili
përmbahet në Qarqet Savoie dhe Haute-Savoie në Francën lindore. Në kohën romake
rajoni quhej ALBINUM, popullsia ALBII ose ALBANI. Në dokumentet mbretërore në
latinisht të vitive 867 e 879, përcaktohen qartë bashkësitë fshatare Albani në
Ariacum/Ariaco (sot, Héry-sur-Alby), Belmontem (sot, Balmont),
Virilgum/Verilico (sot, Vergloz), Caldatis (sot, Chaux), Tudesio (sot, Thusy).
Sot, janë 50 fshatra Albanais të shpërndarë në Kantonet Rumilly,
Alby-sur-Chéran, Albens, Seynod dhe Grésy-sur-Aix.
ALBAS, fshat në
Qarkun Lot në jugperëndim të Francës..
ALBAS ose ALBÀS,
fshat në Qarkun Aude në jug të Francës. Banorët thirren Albassiens ose
Albassiennes. Minerali i hekurit njihet i nxjerrë aty që nga shekulli IV p.e.s.
Romakët i vunë emrin ALBARES.
ALBÉ ose
Erlenbach (germ.) është një fshat në Qarkun Bas Rhin, Alsasë, verilindja e
Francës.
ALBEMARLE ose ALBA
MALA emri i mëparshëm i fshatit të sotëm Aumale në Qarkun Seine-Maritime,
Normandi, veriperëndimi i Francës.
ALBI, qytet në
Qarkun Tarn në jugun e Francës. Gjetjet arkeologjike datojnë aty 3000 p.e.s.
Pas pushtimit romak në vitin 51 p.e.s. qyteti u quajt Civitas Albigensium dhe
Qarku i Albinëve (Albigeois, Albigensians) mori emrin Albiga. Në
shekullin XII, qyteti i Albit u bë qendra e sektit të krishterë të Katharëve.
Ngase u damkosën si kundërbesues nga kisha katolike, papa Inocenti III dhe
mbreti francez filluan një kryqëzatë 20-vjeçare kundër tyre në vitin 1208. Pas
masakrave, shfarosjeve, shkatërrimeve të kështjellave në jugun e Francës dhe
djegieve të librave të tyre, i fundmi i Katharëve u dënua në vitin 1321.
ALBICI, Albiques,
Albieis, Albienses, një popullatë para-romake me kryetar të quajtur
Albiorix e cila shtrihej në pjesën e
mesme dhe të poshtme të lumit Durance, që më pas derdhet në lumin Rhône, në
juglindje të Francës.
ALBIÈS, fshat në
Qarkun Ariège në jugperëndim të Francës, në vargmalet Pirene, afër Andorrës.
Banorët thirren Albiésois ose Albiésoises.
ALBIMONTIUM (sot,
Blâmont) dhe CHAZELLES-SUR-ALBE, fshatra në Qarkun Meurthe-et-Moselle,
verilindja e Francës.
ALBIN ose AUBIN
BLANC, lloj rrushi e vene e bardhë prodhuar përgjatë luginës së lumit Moselle
më Francën lindore.
ALBIS (shekulli
VII) ose ALBA (viti 877) janë emrat latinë për lumin e tanishëm Aube në Qarkun
Aube, verilindje të Francës. Ai është një nga degët furnizuese kryesore të
lumit Seine që kalon përmes Parisit. Nisur nga ky emër, shkencëtari francez
Alcide d'Orbigny emëroi ALBIAN moshën dhe shtresat gjeologjike 113.0 – 100.5
milion vjet të vjetra.
ALBUCIUM ose
Albucum ose Albuciensis (dokument i vitit 936) dhe Albuconis (dokument i vitit
1070), është emri i fshatit Aubusson në Qarkun Creuse në qendër të Francës.
RUISSEAU
D'ALBAGNE, prrua që buron nga Alpet në Francën lindore e rrjedh drejt jugut dhe
derdhet pranë fshatit Aumessas në lumin Le Bavezon.
SAINT-ALBAN, fshat
në Qarkun Ain, Franca lindore.
SAINT-ALBAN-AURIOLLES,
SAINT-ALBAN-D'AY, SAINT-ALBAN-EN-MONTAGNE, SAINT-ALBAN-SOUS-SAMPZON, fshatra në
Qarkun Ardèche, Franca juglindore.
SAINT-ALBAN, fshat
në Qarkun Côtes-d'Armor, Franca veriperëndimore.
SAINT-ALBAN, fshat
në Qarkun Haute-Garonne, Franca jugperëndimore.
SAINT-ALBAN-DE-ROCHE
dhe SAINT-ALBAN-DU-RHÔNE, fshatra në Qarkun Isère, Franca juglindore.
SAINT-ALBAN-LES-EAUX,
fshat në Qarkun Loire, Franca qendrore.
SAINT-ALBAN-SUR-LIMAGNOLE,
fshat në Qarkun Lozère, Franca jugore.
SAINT-ALBAN-DE-MONTBEL,
SAINT-ALBAN-DES-HURTIÈRES, SAINT-ALBAN-DES-VILLARDS, SAINT-ALBAN-LEYSSE,
fshatra në Qarkun Savoie, Franca juglindore.
ARBANE ose
ARBANNE, ALBANE, ARBENNE, ARBONE, lloj rrushi i bardhë i përdorur për vena të
ndryshme i mbetur me pakicë tani në rajonin Aube, verilindje e Francës.
ARBANATS, fshat në
Qarkun Gironde, Franca jugperëndimore.
ARBENT, qytezë në
Qarkun Ain, rajoni Auvergne-Rhône-Alpes, Franca lindore. Banorët quhen ARBANAIS
ose ARBANAISES.
ARBOIS, rrushi i
bardhë i përdorur për vena të ndryshme prodhuar në rajonin Loire, Franca
qendrore.
AUBAGNE, më herët
Aubignium ose Albiniacum (lat.), është emri në të folurën vendore Occitan të
qytetit afër bregut Mesdhetar në Qarkun Bouches-du-Rhône në jug të
Francës. Banorët quhen Aubagnais ose Aubagnaises. Ngjitur me Qarkun Bouches-du-Rhône
janë qarqet Alpes-Maritimes, Gard dhe Var ku në secilin ndodhen fshatrat me
emrin VALBONNE.
AUBENAS ose
ALBENATE (lat.), qytezë malore mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Ardèche,
i cili është ngjitur me Qarkun Gard, në jugun e Francës.
AUBENAS-LES-ALPES,
fshat malor mbi tokë gëlqerore të bardhë në Qarkun Alpes-de-Haute-Provence, i
cili është ngjitur me qarqet Alpes-Maritimes dhe Var, në jug të Francës.
Banorët quhen Albascecois ose Albascecoises. Emri ndeshet si ALBENASSIO në një
tekst të shekullit XI.
ALBINEN, fshat në rajonin
Leuk të kantonit Valais në jug të Zvicrës. Ndeshet së pari me emrin ALBIGNUN në
vitin 1224, më pas si ALBINNON ose ARBIGNON (fr.).
ALBIS, një varg
kodrash me shtrirje 19 km jug-veri nga fshati Sihlbrugg në Waldegg në Kantonin
Zürich, verilindja e Zvicrës.
ALBULA, një rajon
në Kantonin Graubünden në lindje të Zvicrës. Në rrethinat e fshatit Bergün
rrjedh lumi Albula dhe vetë fshati ndodhet në luginën malore Albula.
L'ARBAREY, fshat
në bashkinë Saxon, Qarku Martigny, Kantoni Valais, në Zvicrën jugore.
ARBAZ, fshat në
Qarkun Sion të Kantonit Valais në Zvicrën jug. Në vitin 1185 përmendet si ALBA
dhe në vitin 1338 si ARBA.
ARBON, qytet në
buzë të liqenit Konstancë në kantonin Thurgau në verilindje të Zvicrës.
AEDES ALBA (lat.), domethënë Shtëpia e Bardhë, ishte Selia e Senatit në një shesh të
quajtur ALBANA në qytetin romak Capua, që edhe sot ndodhet në Provincia di
Caserta, 25 km në veri të Napolit, jugperëndimi i Italisë.
ALBA, qytezë e
vogël në Provincia di Parma, rajoni Emilia-Romagna, Italia e veriut.
ALBA (Alba
Pompeia, lat.), qytet në rajonin Piemonte, Provincia di Cuneo, 30 km në
jugperëndim të qytetit Asti, veriperëndimi i Italisë. Në të folurën vendore
Lenga Piemonteisa qyteti thirret ARBA. Këtu rritet rrushi ARNEIS i cili
përdoret për prodhim venash të ndryshme.
ALBA DE CALABRIA,
vera të bardha prodhuar në Kalabri, Italia e jugut.
ALBA FUCENS ishte
një qytezë e lashtë rrënojat e së cilës janë rrëzë malit Velino në Qarkun MASSA
D'ALBE, Provincia dell’Aquila, Italia qendrore. Ndodhet 20 km larg nga burimi i
lumit LIRI i cili derdhet në detin Tyren.
ALBA LUCENTI ose
ALBE LUCENT, ALBALUCE, ERBALUCE, lloj rrushi i bardhë përdorur për vena të
ndryshme prodhuar në rajonin Piemonte, Italia veriperëndimore.
ALBA LONGA, qyteti
më i hershëm në ALBANUM (Latium), në kodrat e larta COLLI ALBANI, në bregun
lindor të liqenit LAGO DI ALBANO, 19 km në juglindje të Romës. Gjetjet
arkeologjike datojnë të paktën të shekullit X p.e.s. Banorët në Latium quheshin
ALBANI. Disa nga familjet mbretëruese në Romën e lashtë, si p.sh. Gega-ni,
Curri-ati, Juli/Luli (nga rrodhi Gaius Julius Caesar), Tullia (nga rrodhi
Marcus Tullius Cicero, Cicëroni) kishin origjinë Albani dhe mburreshin për të.
Alba Longa është vendlindja e legjendarëve Romulus dhe Remus që themeluan Romën
në shekullin VIII p.e.s. Ata ishin nga të fundmit e linjës 400-vjeçare të
mbretërve (Reges Albani, lat.) në rajonin Latium. Pas rrafshimit të qytetit
Alba Longa prej Romës në mes-shekullin VII p.e.s., popullsia e qytetit u
zhvendos në Romë.
ALBANA, lloj
rrushi i bardhë i shumë venave me mbiemra të ndryshëm prodhuar që nga shekulli
XIII në Italinë verilindore, më së shumti në rajonin Emilia-Romagna.
ALBANA, fshat i
vogël në Frazioni di Prepotto, Provincia di Udine, Italia verilindore. Ai
ndodhet pranë një kështjelle dhe në buzë të kufinit me Slloveninë. Vendasit
flasin të folurën vendore të Friulit. Ekipi i faqes www.preshevajone.com që ka shkuar atje ka
dalluar fjalë të njëjta: cestjela - kështjella, piron - pirun, carroca -
karroca, ajer - ajri, njata - nata, di - dita, capjela - kapela, flumi - lumi,
mjeli – mjalti, etj.
ALBANELLA, një
rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në rajonet Pesaro dhe Marche, Italia
lindore.
ALBANELLO BIANCO,
një rrush dhe venë e bardhë e prodhuar në Siçili.
ALBANA NERA, venë
e errët prodhuar në rajonin Emilia-Romagna, Italia e veriut. Ajo dihet e
prodhuar në vitin 1600 dhe në fillim të shekullit XX kishte emrin ALBANINA.
ALBANO, një lum që
buron në Alpe, rrjedh në Provincia di Como dhe derdhet pranë fshatit Dongo në
liqenin Lago di Como (Larius Lacus, lat.).
ALBANO ose ALBANA
SECCO, Trebbiano, Ugni Blanc, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në Itali e
vende të tjera. Ugni Blanc është rrushi më i mbjellur në botë.
ALBANO LAZIALE
(Albanum, lat.), qytet në bregun jug-perëndimor të liqenit Lago di Albano, 25
km nga Roma. Sipas të folurës Romanesco, gjuhës vendore të Romës e ngjashme me
atë Etruske-Toske, Albano Laziale thirret ARBANO. Një fortesë e ngritur aty me
urdhërin e perandorit romak Septimius Severus në vitin 197 e.s. për legjionin
Legio II Parthica u quajt CASTRA ALBANA. Prandaj ay legjion njihej edhe me
emrin Legio Albana dhe legjionarët e tij si Albani. Ay legjion shërbeu deri në
fillim të shekullit V e.s. Rrënojat e fortesës janë akoma në Albano Laziale.
Aty ndodhet peshkopata DIOCESI DI ALBANO (Albanensis, lat.) e themeluar në
vitin 1125 nga kardinali frëng Matthieu d'Albano.
ALBANO DI LUCANIA,
qytet malor dhe bashki në Provincia di Potenza, rajoni i Bazilikatës, jugu i
Italisë. Në të folurën vendore Lucano ky qytet thirret ALBANË. Këtu ka gurë
shumë të mëdhenj të punuar në forma të qëllimshme.
ALBANO
SANT'ALESSANDRO, qytezë në Provincia di Bergamo, rajoni i Lombardisë, Italia
veriore.
ALBANO VERCELLESE,
një qytezë në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, në veri-perëndim të
Italisë. Ndonëse emër romak, ai ndeshet në dokumente që nga shekulli X.
ALBANUS, një
mbiemër zëvendësues për fjalën Romanus i përdorur në vjershat romake.
ALBARANZEULI
BIANCO, lloj rrushi dhe vene prodhuar në Sardenjë.
ALBAROLA, lloj
rrushi i bardhë për vena të ndryshme prodhuar në Italinë veriperëndimore.
ALBAROSSA, një
verë e kuqe e prodhuar në rajonin Veneto, verilindje e Italisë, dhe në Kalabri,
jugu i Italisë.
ALBAVILLA, fshat
në Provincia di Como, Italia veriore.
ALBENGA është
qytet në Gjirin e Gjenovës, Provincia di Savona, Italia e veriut. Në të folurën
e Ligurias qyteti thirret ARBENGA. Qyteti quhej Albium Ingaunum deri para
pushtimit prej romakëve në vitin 181 p.e.s, më pas Albingaunum, dhe nën
perandorinë romake u quajt Albinauno. Emri kaloi në Albingano në vitin 1000 dhe
Albenga në shekullin XIV.
ALBEGNA (lexohet
Albenja), lum në Provincia di Grosseto, Toskana e jugut, bregu perëndimor
italian i sipërm. Në E-TRU-RIAN e lashtë emri i lumit ishte ALBINIA dhe këtë
emër ka ruajtur qyteza në derdhjen e lumit Albegna në detin Tyren.
ALBEROBELLO, qytet
i vogël në Provincia di Bari, rajoni i Pulias, Italia juglindore. Qyteti njihet
për ndërtesat Trulli me forma të veçanta.
ALBERONA ose
Areveròne në të folurën puljeze, fshat kodrinor në Provincia di Foggia, Italia
juglindore.
ALBES ose ALBEINS,
fshat në Provincia Autonoma di Bolzano, Tiroli i Jugut, Italia e veriut.
ALBESE BIANCO,
ALBINA/ALVINO VERDE, VERDECA, lloj rrushi i bardhë për shumë lloj venash
prodhuar kryesisht në Italinë qendrore dhe jugore.
ALBI ose IÀRBI (e
folura kalabreze), një qytezë në Provincia di Catanzaro, Kalabria, Italia
jugore.
ALBIA, sipas
dijetarit të lashtësisë Strabonit 64 p.e.s. – 24 e.s., ay ishte emri i mëparshëm
i Alpeve në Europën qendrore.
ALBIANO, qytezë në
Provincia di Trentino, Italia e veriut.
ALBIANO, fshatra
njëri afër qytezës Anghiari, Provincia di Arezzo, Italia qendrore. Qyteti
Arezzo në periudhën etruske deri në shekullin I p.e.s. quhej Aritim dhe pastaj
nën romakët u quajt Arretium.
ALBIANO, fshatra
afër qytezave Minucciano e Barga, dhe SANTA MARIA ALBIANO, fshat afër qytetit
Camaiore, Provincia di Lucca, Toskanë, Italia qendrore.
ALBIANO D'IVREA
ose ALBIAN në të folurën piemontese, fshat në rajonin Piemonte, 45 km larg
Torinos.
ALBIANO DI MAGRA,
fshat në Provincia di Massa-Carrara, dhe ALBIANO, fshat në bashkinë Montemurlo,
Provincia di Prato, Toskanë, Italia perëndimore.
ALBIATE, një
qytezë në Provincia di Monza-Brianza, 25 km më në veri se Milano, Italia e
veriut. Në të folurën vendore Brianzöö qyteza thirret AElbiàa.
ALBINO, qytezë në
Provincia di Bergamo, rajoni Lombardia (Lumbardhia), Italia veriore. Në të
folurën vendore të Bergamos thirret Albi.
ALBIUM (ALBION)
INTEMELIUM ishte qyteza e lashtë që sot quhet Ventimiglia, Provincia di
Imperia, Liguria, ku bashkohet bregu verior italian me atë francez.
ALBONA ose
ALBUNEA, emri i hershëm i lumit të sotëm Agogna që rrjedh drejt jugut në
rajonet Piemonte e Lombardi dhe derdhet në lumin Po, veriu i Italisë.
ALBULA ishte emri
i hershëm i lumit Tiber që sot kalon nëpër Romë, Itali. Vjershëtari romak
Publius Vergilius Maro, 70 - 19 p.e.s., përmend parashikuesin Albula në
vjershën e tij me legjendën e trojanit Enea.
ALBULA, emri romak
i lumit të sotëm Esina, Provincia di Ancona, Italia lindore.
ALBULAE AQUAE,
vend me burime ujore vullkanike sulfurore të ngrohta 24 km në lindje të Romës,
Itali, përdorur që nga lashtësia.
FAVORITA DI ALBA
ose Vermentino, Rolle, lloj rrushi dhe vere e bardhë prodhuar në rajonet Liguria
e Sardenja jugore në Itali dhe ishullin Korsika të Francës.
GERANIUM ALBANUM,
një nga 420 llojet e luleve të gjinisë Geranium.
LAGO ALBANO ose
ALBANUS LACUS (lat.), liqeni në kodrat e larta Monti Albani. Në bregun
veriperëndimor është qyteza Castel Gandolfo ku ndodhet Pallati Veror Papnor. Në
Muzeun e Vatikanit ka, p.sh., një urnë etruske të shekullit IX p.e.s. e gjetur
në qytezën Castel Gandolfo dhe vendet e tjera ku shtrihej E-TRU-RIA
para-romake. Nga fundi i shekullit IV p.e.s. u ndërtua në anën perëndimore një
tunel 1800 m i gjatë që largonte ujërat e tepërta të liqenit, të cilat pasi
arrinin rrymën ujore Rivus Albanus (sot, La Marana delle Pietrare) dhe
përdoreshin për ujitje tokash derdheshin në lumin Tiber. Që nga Lojërat
Olimpike Verore të vitit 1960 aty, mënyra e shënjimit me tapa të lidhura me
litar të shtegut të vozitjes në garat me varka njihet me emrin e liqenit Albano
Buoy System (ang.).
MONTI ALBANI
(Albanus Mons, lat.) ose COLLI ALBANI, rajon malor vullkanik në pjesën e
poshtme të Apenineve, në juglindje të Romës, Itali. ALBANUM quhej vila
perandorake romake aty. MONS ALBANUS (lat.) ose tani Monte Cavo ose MONTE
ALBANO është mali i dytë më i lartë aty. ALBAN quhej rrushi dhe vena e famshme
romake që prodhohej në ato kodra. Në Romën e lashtë, ai ka qenë një mal i
shenjtë për Konsujt romakë dhe ku kryhej festim 4-ditor në pranverë.
(Ngjashmëri me Ditën Arbërore të Verës që vazhdon të festohet nga shqiptarët.)
MONTALBANO, qytezë
në Provincia di Ferrara, veriperëndimi i Italisë.
MONTALBANO, një
varg kodrash ku ndodhen fshatra brenda kalave me histori të vjetër, Villa
Medici, varre Etruske, me sipërfaqe 16’000 ha, që shtrihet përgjatë Firences,
Pistoias e Pratos, rajoni i Toskanës, Italia qendrore.
MONTALBANO, fshat
në Provincia di Brindisi. Italia jugore. Në të ndodhen ngrehina me gurë shumë
të mëdhenj të përdorur nga gjigandët 7000 – 4000 p.e.s. dhe që në anglisht
thirren Dolmen. Ata i ngjanë Gurit me Qiell në fshatin Vranisht të Valonës,
Shqipëri.
MONTALBANO ELICONA
ose MUNTARBANU (sicil.), fshat në Provincia di Messina, në veri të vullkanit
Etna, Siçilia lindore, Itali. Aty në rrafshnaltën Argimusco ka gurë shumë të
mëdhenj të ngulur në tokë që kanë forma të punuara me qëllim.
MONTALBANO JONICO
ose MUNDALBÀNË, në të folurën vendore, është një fshat në Provincia di Matera,
rajoni i Bazilikatës në Italinë e jugut.
ARBORIO, një fshat
në Provincia di Vercelli, rajoni Piemonte, Italia veriore.
ALBA ose Tezerus, emri
latin i lumit Ter në Katalonia, verilindje e Spanjës.
ALBA ose ALBA DEL
CAMPO dhe MONTALBÁN, fshatra në Provincia de Teruel, rajoni Aragon, perëndimi i
Spanjës.
ALBA QUERCUS (Lisi
i Bardhë), emri në latinisht për qytetin e sotëm Alburquerque, Provincia de
Badajoz, perëndimi i Spanjës. Nga këtu është origjina e emrit të qytetit
Albuquerque, New Mexico, ShBA.
ALBA DE TORMES,
qytezë në provincën Salamanca në Spanjën perëndimore. Në vitin 1429, nga këtu
mori titullin një nga familjet më të rëndësishme princore Casa de Alba de
Tormes. Në vitin 1472, mbreti Henri IV i Kastiljes e ngriti titullin Kont të
fisnikut García Álvarez (Álbarez) de Toledo në Duque de Alba de Tormes. Më pas,
ajo dinasti do krijonte gjurmë të mëdha në historinë europiane.
ALBAIDA, lum dhe
qytet në Provincia de Valencia, jugu i Spanjës.
ALBAINA, fshat në Qarkun
Treviño, Provincia de Burgos, rajoni Castile and León, Spanja veriore.
ALBAN, ALBAR,
ALBILLA, ALBILLO DE LUCENA ose PALOMINO FINO është një rrush i bardhë dhe venë
prodhuar në Spanjë, Portugali dhe Afrika e Jugut.
ALBÁN, fshat në
Provincia de Lugo, rajoni Galicia, Spanja veriperëndimore.
ALBANA ose
TEMPRANILLO BLANCO, lloj rrushi dhe vene e bardhë prodhuar në rajonin La Rioja,
Spanja veriore.
ALBANILLA, një
fshat në Qarkun Comarca Oriental, rajoni Murcia, juglindje e Spanjës.
ALBANYÀ ose ALBAÑÁ
dhe ALBONS, fshatra në Provincia de Girona, rajoni Katalonia, në këndin
verilindor të Spanjës.
ALBARELLO ose
ALVARELHÃO, një rrush e venë e prodhuar në Portugalinë veriore dhe Galicia,
veriperëndimi i Spanjës.
ALBARICINUM, emri
latin për qytezën e tanishme Albarracin, Provincia de Teruel, rajoni Aragon,
perëndimi i Spanjës.
ALBARIÑO ose
ALVARINHO, një lloj rrushi i bardhë që përdoret për prodhim verash në Galicia,
veriperëndimi i Spanjës dhe Portugalisë.
ALBILLO, një rrush
i bardhë përdorur për shumë vena me mbiemra të tjerë prodhuar në Galicia,
Ribera del Duero, Madrid e Ávila të Spanjës.
ALBUS PORTUS, emri
romak për portin e sotëm Algeciras, Provincia de Cádiz, Gjini i Gjilbratarit,
Spanjë
MONTALBANEJO,
qytezë në Provincia de Cuenca, Spanja qendrore.
MONTALBÁN DE
CÓRDOBA, qytet në Provincia de Córdoba, në rajonin Andalusia, Spanja jugore.
ARBANCÓN, fshat në
Provincia de Guadalajara, rajoni Castilla–La Mancha, Spanja qendrore.
L’ARBOÇ, ARBOLÍ,
fshatra në Provincia de Tarragona, rajoni Katalonia, verilindje e Spanjës.
ALBA ose Helave emri
latin për qytetin Elvas në Qarkun Portalegre, Alentejo, perëndimi i
Portugalisë.
ALBI CASTRUM ose
Castro Bracum, emri romak për qytetin dhe Qarkun e sotëm Castelo Branco
(Kështjella e Bardhë) në Portugalinë qendrore.
ALBANIUM ose ALBA REGALIS,
emri i hershëm i qytetit Székesfehérvár (Stuhlweissenburg, gjerm.) në Hungarinë
qendrore. Ky qytet përafrohet me rajonin e popullatës Albocensii në Hartën IX
tek libri Geographia bërë nga dijetari latin Claudius Ptolemaeus në vitin 130 e.s.
ALBA IULIA/LULIA, kryeqytet i Qarkut ALBA në Rumani. Kryeqendër e rajonit
historik të Transilvanisë (Trans-Albania = Përtej Albanias) që rrethohet nga
vargmalet e Karpateve, mesi i Rumanisë. Aty ndodhet një fortesë si yll pesë
këndor e quajtur Cetatea Alba Carolina (rum.) e ndërtuar në vitin 1738.
ALBI, një fshat në
Qarkun Sibiu, Transilvania, Rumania perëndimore.
ALBI?, lum i vogël
që derdhet nga e djathta në lumin Negru afër fshatit Surcea, Rumani qendrore.
ALBI?, fshatra në
qarqet Bihor, verilindje e Rumanisë, dhe Covasna, Rumania qendrore.
CRI?UL ALB (rum.),
emri i një lumi të gjatë në rajonin Transilvania, perëndimi i Rumanisë, i cili
buron në malet Apuseni dhe derdhet në Danub (I Shtrimi). Një lum i vogël që e
shton atë nga e djathta quhet Artan.
FETEASC? ALB? dhe
B?BEASC? ALB?, lloje rrushi të bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në
Rumani e Moldavi.
MAJARC? ALB?, lloj
rrushi i bardhë përdorur për vena të ndryshme prodhuar në Banat (sot,
Vojvodina) e Rumani.
ARB?NA?I ose
ALBANASI, fshat në Qarkun Buz?u, Rumania lindore; është vend ku nxirret naftë.
ALBA MARITIMA ose ALBA MARIS, emri i ndeshur në
shekullin X për qytetin bregdetar të sotëm Biograd, Qarku i Zadarit, Kroaci.
ALBONA ose Alvona,
Alvum, është emri i hershëm për qytetin e sotëm Albona (ita.) ose Labin (kro.)
në gadishullin Istria, Kroaci.
ARBANASI, tani
rrethinë e qytetit bregdetar Zhuri ose Zara (ita.) ose Zadar (kroa.), Kroaci.
ARBANASI, fshat në
bashkinë Gravova, Qarku Istria, Kroacia veriore.
ARBANIJA, fshat në
ishullin Çiovo (Bua, ita.) në detin Adriatik, në Qarkun Split-Dalmacia, Kroaci.
ARBANASHKA, fshat në bashkinë Rudo, Bosnje-Hercegovina jugore.
ARBANASI, fshat në
bashkinë Trebinje, Bosnje-Hercegovina lindore.
ARNAUTI, fshat në
Qarkun Zenica, Bosnje-Hercegovina qendrore.
ARBANASI, fshat në
bashkinë Veliko Tarnovo, Bullgaria qendrore.
ARNAUTITO, fshat
në rajonin Stara Zagora, Bullgaria qendrore.
ARBANASHKO, mal në Maqedoninë Veriore, i cili ndodhet 3.5 km larg vendit të quajtur
Kokino që daton 3000 p.e.s.
ARNAUTSKA ?UKA,
domethënë Maja Arnaute/Arbërore, është një majë mali sipër qytetit Gevgelija në
Maqedoninë e Veriut.
ALBA ose Alba
Bulgarica ose Alba Graeca, emri i mëparshëm i kryeqytetit të sotëm Beograd
(Qyteti i Bardhë) në Servi.
ARBANASHKA, fshat
në bashkinë Prokuplje, Serbia jugore.
ARBANASCE, fshat
në bashkinë Meroshina, Qarku Nisava, Serbia jugore.
ARVANITIS, fshat afër
qytetit Pirg (Pyrgos). në gadishullin Dorik (sot, Peloponezi), Greqi
perëndimore.
ARNAUTI BURNU, domethënë Cepi Arnaut/Arbëror, është cepi më perëndimor, më i dukshmi në
Qipro.
ARNAVUT, fshat i vogël
malor në Qarkun Ke?ap në Provincën Giresun, Turqia veriore.
UJDHESAT BRITANIKE
ALBA, emri në
gjuhën skoceze gaelic për Skocinë ose tërë Britaninë e Madhe, i ndeshur
edhe si ALBANY (ang.), ALBANIA (lat.), ALBA ose ALBAN ose ALBAIN (irish),
NALBIN (manx celtic), ALBAN (cornish celtic), YR ALBAN (welsh), ALBION
(brythonic celtic).
Mbretëria Alba
mbuloi vitet 900 – 1286. Mbreti i parë i saj Donald II thirrej në gaelic “ri
Alban” (mbret i Albës). Kur po kurorëzohej mbreti skocez Aleksandër III më 13
Korrik 1249, vjershëtari mbretëror thirri me të madhe: Benach De Re Albanne –
Bekimet për Mbretin Alban! Në periudhën e viteve 1000-1250, mbretëria skoceze u
zmadhua dhe emri kaloi në ALBANIA. Këtë emër e përdorën më pastaj shkruesit e
ndryshëm dhe në anglishten e shekujve IX – XV fjala Albania kaloi në ALBANY.
Kjo fjalë qe origjina e emërtimeve Albany në ShBA, etj. Lista për breznitë e
mbretërve skotë/shotë gjendet tek teksti “Míniugud Senchasa Fher nAlba” i
shekullit VII, i shtuar në shekullin XI me dokumentin Genelaig Albanensium. Një
tjetër tekst i ngjashëm u shkrojt në shekullin X në gjuhën ire të vjetër për
breznitë e mbretërve në hapësirën që mbulonte Skocinë perëndimore dhe Irlandën
veriore të sotme.
DUAN ALBANACH ose
Kënga e Skotëve/Shotëve është një vjershë e shkrojtur në gjuhën gaelic të
shekullit XI. Ajo përmban 27 strofa dhe këndohej në oborret mbretërore duke
rrëfyer sesi Albanus i dha emrin Alba
asaj toke. Ndërsa shkruesi Geoffrey of Monmouth (1095-1155) ka rrëfyer për
legjendën e Brutit, pasardhësit të Eneas të Trojës, i cili pati tre djem të
quajtur Albanactus (Albannach, gae.) i cili sundonte në ALBANIA (Skocia e
sotme), Camber që sundonte në Cymru (Uelsi i sotëm) dhe Locrinus që sundonte në
Loegria (Anglia e sotme)..
DUKE OF ALBANY
(Dukë Albanie) ishte një titull i vënë djemve trashëgimtarë në familjet
mbretërore skoceze dhe britanike, veçanërisht në dinastitë Stuart/Stewart dhe
Hanover, në vitet 1389 - 1919. Lordi George G. Byron në vjershën e tij
“Shtegtimi i Çajd Harolldit” (Childe Harold's Pilgrimage, 1812) ka përdorur
emërtimin ALBYN (....The war-note of Lochiel, which Albyn's hills....).
Lumi që kalon në
Glasgou të Skocisë quhet CLYDE (Klajdi), emër ilir që është në përdorim edhe në
ditët e sotme. BBC Alba Tv është një dritare e dyanshme që përdor gjuhën
skoceze Gaelic. Kuvendi skocez quhet "Pàrlamaid na h-Alba". Tabela e
mirëseardhjes në rrugën e madhe A7 para hyrjes në Skoci shkruan: Welcome to
Scotland (ang.) - Fàilte gu Alba (gaelic). Që nga Marsi 2021, një lëvizje e re
hyri në skenën politike skoceze me emrin Alba Party (ang.).
ALBION, emri për
tan Britaninë e Madhe i ndeshur që në shkrimet për periudhën para erës sonë.
Sot përdoret pak dhe ndeshet më shumë në vjersha. New Albion (Albioni i Ri) ose
Albionoria (Albioni i Veriut) u parashtrua si emër për Konfederatën Kanadeze që
po themelohej nga bashkimi i kolonive Canada, Nova Scotia dhe New Brunswick në
vitin 1867. Admirali britanik Arthur Phillip, i cili qe edhe qeveritari i parë
i tokëzënies në Australi, fillimisht i vuri emrin New Albion (Albioni i Ri)
Gjirit Sidney atje. Pirati i punësuar Sir Francis Drake e quajti New Albion
tokën e Kalifornisë së sotme kur zbarkoi atje në vitin 1579.
Studiuesit
jo-shqiptarë e kanë ndeshur këtë fjalë Albion ose në rasën dhanore Albionis
(lat.), Albiyon (pre-celtic), Albu ose në rasën dhanore Albann (old irish),
Albio (gaulish, galatian) dhe kanë dalluar se ajo lidhet me fjalën “i bardhë”
por nuk arrijnë të shpjegojnë më tej. Dokumenti Massaliote Periplus i shekullit
VI p.e.s., disa të tjerë të shekullit III p.e.s. dhe libri Geographia e
Ptolemeut në shekullin II e.s. përmbajnë fjalët Albionon ose Albion (Britania e
sotme) dhe Lerne (Irlanda e sotme). Në vitin 930, mbreti anglez Ethelstan
përdorte titullin “Rex et primicerius totius Albionis regni” (Mbret dhe Kryetar
për tan Mbretërinë Albion). Në vitin 970, nipi i tij mbret Edgar Paqësori
përdorte titullin “Totius Albionis imperator augustus” (Perandori i Parë i
gjithë Albionit).
Një legjendë
(përrallë e ndërtuar me ca nga tullat të vërteta) e botuar në shekullin XII në
rrëfenjën “Historia Regum Britanniae” (Historia e Mbretërve të Britanisë) nga
Geoffrey of Monmouth tregon se luftëtari Brutus bashkë me trojanët e tij arriti
në Albion, ku jetonin gjigandë. Pasi Bruti e mundi gjigandin Goëmagot/Gogmagot
(Gjëmadhin/Gegmadhin), dhe nisur nga emri i vetes ai e quajti atë vend Britani
dhe ardhacakët e tij Britonë. Në një rrëfenjë tjetër, Geoffrey of Monmouth
tregon për udhëheqësin nga Uellsi Conan Meriadoc, Prince d'Albanie, i cili
themeloi në shekullin IV mbretërinë Bretagne/Britanny, që sot është gadishull
në Francën perëndimore.
Edhe një legjendë
tjetër e ëndërruar dhe përcjellur në formë vjershe (që të pëlqehet kur
recitohet) u shkruajt në shekullin XIV nën emrin Rrëfenja e Albinës. Sipas saj,
në vitin 3970 të krijimit të botës, një mbret i Greqisë (për të qeshur, sepse
Greqia u formua vetëm në vitin 1830) u martua me 30 vajzat e tij. Përralla e
neveritshme vazhdon me vajzat më të reja që zbuluan se vajzat më të vjetra
donin të vrisnin babain-burrë të tyre që të mbretëronin vetëm ato. Pastaj
vajzat më të vjetra u larguan me nxitim me anije dhe arritën në Britaninë e
sotme dhe më moshatarja e quajtur Albina/Albine/Albyne i vuri emrin e saj tokës
ku zbritën. Aty ato u martuan me djajtë dhe lindën gjigandë kurse Bruti arriti aty 260 vjet pas Albinës.
ST. ALBANS, qytet
i madh 32 km në veriperëndim larg Londrës, Angli. Qyteti ka emrin në kujtim të
dëshmorit të krishterë të parë me emrin Alban (Albanus, lat.) pikërisht në të
njëjtin vend; ngjarje e ndodhur në fillim të shekulli IV e.s. Shenjtërimi i tij
bë në mesin e shekullit V. Kisha, festivale dhe vende të ndryshme i
përkushtohen kultit të tij në shumë vende të botës. Në lidhje me këtë, ALBION
& ALBANIUS ishte një opera e hartuar nga muzikanti Louis Grabu dhe libruesi
John Dryden në vitin 1680, e cila vazhdon e luhet që atëherë.
AMERIKA E VERIUT
ALBAN, një qytet i
vogël në Qarkun Portage, Wisconsin, ShBA.
ALBAN VINEYARDS,
vreshtat Alban në Qarkun San Luis Obispo, Kaliforni, ShBA.
ALBANIA, vendbanim
pranë qytetit Jeanerette, në jug të shtetit Louisiana, ShBA. Shtëpia e madhe
aty u ndërtua në vitet 1837-1842 nga Charles Francois Grevemberg, i cili
zotëronte përreth 2600 ha me kallam-sheqeri. Tokat vazhdojnë edhe sot të
prodhojnë sheqer nga kallami kurse shtëpia u ble në vitin 2005 nga artisti Hunt
Slonem.
ALBANO, fshat në
Qarkun Orange, shteti Virginia, lindje e ShBA.
ALBANY, një vend
pushimi në ishullin New Providence, Bahamas.
ALBANY ose ALBANIA
NOVA, kryeqyteti i shtetit Nju Jork në ShBA. Edhe Qarku i tij mban këtë emër.
Të lidhur me këtë emër janë, p.sh., University at Albany, Albany Symphony
Orchestra, ships USS Albany, Albany Lake, etj.
ALBANY, qytet,
qytezë apo fshat edhe në shtetet California, Georgia, Illinois, Indiana, Iowa,
Kentucky, Louisiana, Minnesota, Missouri, Nebraska, New Hampshire, Ohio,
Oklahoma, Oregon, Pennsylvania, Texas, Vermont, Wisconsin, Wyoming.
ALBEE, fshatra në
shtetet California, South Dakota, Michigan, ShBA.
NEW ALBANY, qytet
apo qytezë në shtetet Indiana, Kansas, Mississipi, New Jersey, Ohio,
Pennsylvania, Wisconsin të ShBA.
ST. ALBANS, qytete
në shtetet Maine, Missouri, Vermont dhe West Virginia të ShBA.
ALBANY, rrethinë në
veri-perëndim të qytetit Edmonton, Alberta, Kanada.
ALBANY, fshat të
provincat Nova Scotia dhe Prince Edward Island, Kanada.
ALBANY RIVER, lum
në veriun e lartëm të provincës Ontario, Kanada.
ST. ALBAN’S,
qytezë në bregun jugor të ishullit Newfoundland, Kanadaja lindore.
SAINT-ALBAN,
qytezë që nga viti 1830 në Province de Québec, lindje e Kanadasë. Emri i plote
fillestar ishte Saint-Alban-d'Alton sipas dëshmorit të parë të krishterimit të
quajtur Alban në Alton të Anglisë dhe shenjtëruar më vonë në Saint Alban.
AMERIKA QENDRORE DHE JUGORE
MONTE ALBÁN, një vendbanim i lashtë me piramida në Qarkun Santa Cruz Xoxocotlán, shteti
Oaxaca, në Meksikën jugore. Qyteti u themelua në vitin 500 p.e.s e vazhdoi deri
në vitin 750 e.s. Origjina e emrit nuk dihet dhe nuk shpjegohet atje.
ALBANIA, fshat në Qarkun
Choluteca, jugu i Hondurasit.
ALBÁN, fshat në Qarkun
Valle del Cauca, jugperëndimi i Kolumbisë.
ALBÁN, qytezë në
Qarkun Cundinamarca në Kolumbinë
qendrore.
ALBANIA, emri i ri
që nga viti 2000 për qytezën Calabacito në Qarkun La Guajira, verilindje e
Kolumbisë.
ALBANIA, fshat në
Qarkun Magdalena, në veri të Kolumbisë.
ALBANIA, fshat i
vogël në Qarkun Boyacá, Kolumbia qendrore.
ALBANIA, qyteza në
qarqet Santander dhe Tolima në Kolumbinë qendrore.
ALBANIA, një
qytezë në Qarkun Caquetá në perëndim të Kolumbisë.
ALBANIA, një
qytezë në Qarkun Sucre në veri të Kolumbisë.
CORREGIMIENTO DE
ALBANIA, një fshat në Qarkun La Vega Cauca në perëndim të Kolumbisë.
LA ALBANIA, fshat
në Qarkun Quindio, në perëndim të Kolumbisë.
SAN JOSÉ DE ALBÁN,
qytezë në Qarkun Nariño në perëndim të Kolumbisë.
ALBANA, fshat i vogël në
Provincën Santiago, Republika Dominikane qendrore.
ALBANO, fshat në
bashkinë Santo Antônio do Leverger në shtetin Mato Grosso, Brazili perëndimor.
AZI + AFRIKË + OQEANIA E JUGUT
ALBAN, një fis në jugun
e Kazakistanit.
ALBANA, emri i tanishëm
Derbent, qytet në bregun e Detit Kaspik në jug të Republikës së Dagestanit
pjesë e Federatës Ruse. Afër, në jug të tij, rridhte lumi ALBANUS i cili tani
ka emrin Samur. Deri në shekullin IV e.s. Albana qe kryeqyteti i Albanias
Kaukaziane e cila ishte pjesë e Perandorisë I Perse. Dokumentet historike e
përmendin që në shekullin VIII p.e.s. Emri persisht Darband hyri në përdorim në
fund të shekullit V e.s. Qyteti ndodhet në një rryp toke tre kilometra të gjerë
ndërmjet Detit Kaspik dhe Vargmaleve të Kaukazit. Shkruesit romakë e shënonin
Albaniae Pylae (Portat Albaniane). Si i tillë ajo ngushticë toke është porta e
kalimit veri-jug dhe prandaj ka qenë historikisht nën pushtim nga perandori apo
hordhi të ndryshme.
ALBANIA E
KAUKAZIT, një mbretëri që nga fund-shekulli II p.e.s. deri në fund-shekullin IV
e.s. e cila mbulonte gjysmën lindore të vargmaleve të Kaukazit. Në dokumente
Albanët e Kaukazit përmenden së pari në shkrimet për betejën në Arbela (veriu i
Irakut të sotëm) në vitin 331 p.e.s. ku u rreshtuan bashkë me persët përballë
ushtrisë së Lekës të Madh. Në anën perëndimore kufizohej nga Iberia dhe më tej
qe Kolçisi, në jugperëndim nga Armenia dhe në juglindje nga mbretëria Atropatene.
Pasqyrimi i sotëm i saj është më së shumti në Azerbajxhan dhe jugu i
Dagestanit.
Në vitin 65 p.e.s.
Albania dhe tërë rajoni i Kaukazit u pushtua nga ushtria romake e drejtuar nga
gjenerali Gnaeus Pompeius Magnus. Mbas dhjetë vitesh, një legjion tjetër romak
Legio XII Fulminata vërshoi në ato anë. Veç disa valëve kalimtare të tjera
pushtuese, Albania e Kaukazit mbeti nën perandorinë romake deri në mesin e
shekullit IV kur u bë pjesë e Perandorisë Sasanide Perse dhe filloi të tretet.
Emërtimet e tjera
për këtë rajon janë Aghuank ose Aluank (arm), Arran (pers.), Rani
(gjeorgj.) Sipas dokumenteve armene, murgu armen Mesrop Mashtots hartoi Abecenë
për armenët dhe 52 shkronjat për gjuhën Udi të albanëve të Kaukazit. Gjuha e
tyre nuk ka lidhje me Shqipen. Shkruesit e lashtë, që e vunë atë emër, pohonin
se Albania e Kaukazit përmblidhte 26 fise dhe secili kishte të folurën e tij.
Në fillim të shekullit IV, kisha armene u shtri përfundimisht në Albanian
kaukaziane. Perdja islamike e mbuloi atë në mesin e shekullit VII kur Kalifati
Rashidun (Arabia Saudite e stome) pushtoi Perandorinë Sasanide Perse në vitet
633 – 654; dhe Albania e Kaukazit u tret plotësisht.
ALBI ose Aëli, ?bl?,
?lb?, Avli, fshat i vogël në Provincën e Azerbaixhanit Lindor, veriperëndimi i
Iranit.
MONTALBAN ishte emri në
vitet 1871-1982 për Bashkinë e tanishme Rodriguez në Provincën Rizal të
Filipineve.
ALBANY, ose Cape
Broders, që nga viti 1820 ishte një Qark në lindje të Afrikës së Jugut deri në
vitin 1994 kur u riorganizua në Qarkun Cacadu.
ARBANÉ, fshat në
lindje të Çadit, Afrikë.
ALBANY, qytet bregdetar
në Australinë Perëndimore.
ALBANY CREEK, një
rajon në veri-perëndim të qyteti Brisbane të shtetit Queensland, Australi.
ALBANY ISLAND, një
ishull në shtetin Queensland, Australi.
ALBANY, një
rrethinë veriore e kryeqytetit Auckland në Zelandën e Re.
ST. ALBANS, qytet
në veriperëndim të Melburnit, shteti Victoria, dhe fshat në shtetin New South
Wales në Australi.
ALBANUS GLACIER, një akullnajë 46 km e gjatë në vargmalet Queen Maud që rrëshqet në
drejtim të perëndimit në Antarktikë. Nën-Admirali i famshëm amerikan Richard
Evelyn Byrd Jr. e zbuloi atë në vitin 1934 dhe e quajti ashtu për nder të
ndihmës që Albanus Phillips, Jr. i dha duke ia plotësuar nevojat e ekspeditave
të tij të viteve 1928-1930 dhe 1933-1935 në Antarktidë.
SHTONI TË TJERA