E merkure, 16.06.2021, 02:27 PM (GMT+1)

Speciale

Themi J. Tushe: Kryengritja e Libofshës së Myzeqesë e vitit 1603, që pasoi Kuvendin e Dukagjinit

E merkure, 12.05.2021, 10:21 PM


Kryengritja e Libofshës së Myzeqesë e vitit 1603, që pasoi Kuvendin e Dukagjinit

Nga Themi J. Tushe

Lufta heroike e Popullit Shqiptar kundër okupatorëve barbar turq, fuqisë më të madhe të asaj kohe, ishte tepër e gjatë  dhe e lavdishme. Ajo filloi qysh me betejën e madhe të Savrës më 18 shtator 1385, që u zhvillua kundër 10 mijë jeniçerëve turq, të thirrur tradhëtisht nga princi i Durrësit Karl Topia, ku mbeti i vrarë kundërshtari dhe kushuriri i tij Balsha i II-të  i Shkodrës. Kjo luftë vazhdoi e ashpër edhe pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit( Skëndërbeut) më 17 janar 1468 dhe deri me shpalljen e pamvarsisë më 28 nëntor 1912. E gjithë kjo periudhë lufte, kundër zgjedhës së Perandorisë Osmane, qe e mbushur plot me kryengritje e beteja të përgjakëshme dhe akte të shumëta heroizmi, që nuk u ndalën kurrë dhe për asnjë çast, në të tëra trojet shqiptare. Duke qenë një popull i vogël, i robëruar me shekuj, i coptuar, i lënë forcërisht në injorancë, prapambetje e varfëri të madhe, dhe pa përkrahje e mbështetje nga fuqitë e mëdha perndimore të Mesjetës, megjithëse luftuam me heroizëm dhe derdhën shumë gjak, ne nuk arritëm dot që të organizonim një kryengritje të përgjithëshme, për ta çliruar vendin tonë sa më shpejt nga vargonjët e robërisë osmane. Të gjitha kryengritjet dhe betejat tona kundër okupatorit turk gjatë asaj periudhe, janë bërë mbi baza krahinore, të pa mbështetura nga treva të tjera dhe në periudha të ndryshme kohore, të cilat  Porta e Lartë ka mundur ti shtypë shpejt me   forcën e saj dhe me ndihmën e  tradhëtisë nga brenda. Patriotët dhe luftëtarët shqiptar, që kanë drejtuar dhe udhëhequr popullin në ato kohëra e dinin mjaft mirë rëndësinë e organizimit të një kryengritje të përgjithëshme në të gjitha vilajetet shqiptare, se vetëm ajo me forcën e armëve, do ta detyronte okupatorin të largohej përfundimisht nga këto troje dhe do ti sillte popullit tonë lirinë e tij. Për ta arritur një mbrekulli të till dhe realizuar atë me sukses, në krye të kësaj detyre të shenjtë dhe plot me rreziqe të mëdha, u vunë figura të shquara, luftëtar të njohur dhe klerik patriot shqiptar, katolik dhe ortodoks qysh në shekullin 15-të. Entusiazmi që kishte krijuar kthimi në  Shqipëri i Gjon Kastriotit të Ri (djalit të Skëndërbeut) me kushuririn e tij myzeqar Kostandin Muzaka, së bashku edhe me disa princa të tjerë arbëror, si Nikolla Dukagjini, Lekë Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cërrnojeviçi), por edhe fitorja në betejën e Mbrostatit në Fier, bënë që tek shqiptarët të rritej akoma më shumë frymëzimi për kryengritje të reja kundër hordhive të Stambollit. Ata punuan shumë me optimizëm dhe në kushte mjaft të vështira e në konspiracion të plot, për ti shpëtuar shërbimit sekret osman, hafijeve të tij në çdo nahije, hoxhallarëve e shehlerëve proturq dhe dhespotëve të kishës greke, që vëzhgonin e survejonin me vigjilencë veprimtarinë e çdo shqiptari të thjeshtë, patrioti, luftëtari, apo kleriku atdhetar. Gjatë kësaj periudhe liderët tanë heroik, klerikët e lart katolik si Mark Gjini, Tom Plezha, Gjin Gjergji, Nikollë Bardhi, Bernard Laçi  e të tjerë, nën drejtimin e urtë e të guximshëm të apostulit tonë të madh të Shqiptarizmës Nikollë Mejkashi (prelat i kishës së Stefanisë), me përpjekje të vazhdueshme,  duke qëndruar në ball të kombit, arritën me sukses të bënin katër tubime historike, me pjesëmarrjen e të gjitha trevave shqiptare. Pas kryengritjes së fuqishme antiturke të Matit më 1590 -të, brenda një periudhe të shkurtër kohore, ata organizuan edhe Kuvendin e kishës së Shën Mërisë në Lis më 1594, Kuvendin e vitit 1596, Kuvendin e Manastirit të Shën Aleksandrit (Shën Lezhdrit) në Dukagjin më 15 dhjetor 1601-15 shkurt 1602 dhe Kuvendin e Kuçit të Malësisë së Madhe, ku u morën vendime tepër të rëndësishme, për organizimin e një kryengritje të përgjithëshme e mbarë kombëtare dhe çlirimin e vendit tonë nga pushtimi Osman. Kuvendi i Dukagjinit që u mblodhë me kushtrimin “për Fe e Atdhe”, ishte tepër i madh dhe në të thuhet se morën pjesë  2656 delegat nga 14 nahije shqiptare, si Dukagjini, Dibra, Shkodra, Zadrima, Lezha, Mati, Kurbini, Kruja, Myzeqeja, Spinarica, Padonia e tjerë. Në këtë kuvend qenë prezent dhe tepër aktiv edhe delegatët myzeqar si Mihal Kërraba, Bartol Palesi, Nikoll Lushi, Martin Kaloshi, por edhe disa të tjerë nga Spinarica, të cilët luajtën një rol parësor dhe tepër me rëndësi, si përfaqësues të një krahine me peshë të madhe në gjithë jetën e kombin tonë. Kuvendi analizoi hollësisht dhe me përgjegjësi të lartë, të gjithë gjëndjen e rëndë të popullit tonë, që vuante nën pushtimin turk, dobësitë e mëdha që egzistonin te liderët e krahinave shqiptare dhe  marrdhëniet tona jo të mira me shtetet perndimore, të cilët ishin aleatët tana të përherëshëm strategjik e tradicional, që mund të na ndihmonin. Pas diskutimesh të shumta, organet drejtuese të kësaj mbledhje së bashku me kuvendin, arritën në disa konkluzione ku më kryesoret ishin :

1-Në rradhët e prijsave shqiptar nuk kishte akoma një unitet mendimi e veprimi dhe bashkëpunim midis tyre, por edhe ndërmjet krahinave.

2-Midis krerëve krahinor u konstatuan edhe grindje e përçarje, që dëmtonin rëndë situatën dhe organizimin e kryengritjeve të armatosura kundër regjimit osman.

3-Disa lider në trevat lindore të trojeve shqiptare, anonin nga Moska dhe kishin rënë nën ndikimin e politikës sllavomadhe të saj.

4-Kryengritjet antiturke zhvilloheshin të veçuara dhe nga mungesa e një kordinimi e bashkpunimi ndër krahinor, ato dështonin, duke u shypur lehtë nga ushtria Osmane.

5-Shtete të ndryshme perndimore kishin nxitur përçarjet brenda krerëve krahinor shqiptar, për të realizuar qëllimet e tyre politike antishqiptare.

6-Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me mbretëritë europiane nuk ishin në nivelin e duhur, ashtu siç e kërkonin interesat tona kombëtare, ku për pasojë dhe ndihma e tyre ishte tepër e vogël.

Gjatë kohës së zhvillimit të punimeve të këtij kuvendi, Perandoria Osmane organizoi edhe dy fushata sulmesh me forca të shumta ushtarake, të drejtuar nga sanxhakbejlerët e saj, duke intervenuar nga Dibra dhe lugina e Matit, por ato u thyen keq prej 40 mijë kryengritësve tanë të armatosur, që mbronin me kujdes e vigjilencë Manastirin e Shën Aleksandrit dhe gjithë zonën përreth tij. Në fund të punimeve ky kuvend madhështor, miratoi edhe vendimet e tij përkatëse, të firmosura nga 56 delegat, për përmirësimin e mëtejshëm të situatës, ku parashikoheshin edhe detyra konkrete tepër të rëndësidhme, që do të kryheshin në të ardhëmen dhe konkretisht :

1-Të forcoheshin akoma më shumë lidhjet, mardhëniet dhe aleancat me mbretëritë e Venedikut, Napolit, Spanjës, Austrisë dhe Papatin e Romës.

2-Të kërkohej një ndihmë e mbështetje më e fuqishme dhe e gjithëanëshme  nga këto shtete europiane.

3-Të firmoseshin kontrata të  rregullta për blerjen dhe furnizimin me armë prej aleatëve tanë të perëndimit.

4-Të punohej intensivisht dhe me guxim, për organizimin e Kryengritjes së Përgjithëshme të armatosur, kundër okupatorit turk dhe çlirimin e trojeve tona shqiptare prej tij.

Një vendim i këtij kuvendi ju dërgua edhe Republikës së Venedikut me anë të ambasadorit tonë të veçantë, por ajo nuk e miratoi kurrë një dokument të till, sepse ky shtet në fshehtësi, ndiqte vazhdimisht një politikë antishqiptare, duke bashkëpunuar me Stambollin, për të realizuar qëlliet e tij të errëta shoviniste kundër kombit tonë. Pas këtij refuzimi, Kuvendi i Dukagjinit dërgoi përsëri edhe dy delegat të tjerë në Venedik, Nikollë Bardhin dhe Pal Dukagjinin, për të biseduar me senatin e atij vendi, por edhe këtë herë nuk u arritë asnjë sukses, në realizimin e këtij qëllimi kaq të rëndësishëm. Ata paraqitën edhe një letër të firmosur nga ky kuvend, që u kritikua ashpër prej Venedikut, e cila kishte këtë përmbajtje : “...jemi betuar fshehurazi që të mendojmë për këtë popullin e Shqipërisë, me dëshirë tu kthejmë të gjithë këtyre vendeve tona lirinë e vjetër, ashtu sikur në kohë të princit tonë Gjergj Kastrioti Skëndërbeut edhe për më tepër do vijnë të bashkohen me ne të gjithë shqiptarët...” Megjithatë, delegatët tanë, jo vetëm që nuk u pritën mirë, por ata edhe u kërcënuan hapur nga senatorët latin venecian, me përdorimin e forcës ushtarake të shtetl të tyre kundër nesh, duke i këshilluar të dërguarit e kuvendit tonë, se ju shqiptarët duhet të rrini urtë dhe mos u ngrini kundër Turqisë, sepse po na “rrezikoni” paqen në këtë rajon. Duke parë rrjedhën e ngjarjeve të Kuvendit të Dukagjinit, të zhgënjyer së tepërmi edhe nga qëndrimi antishqiptar i Venedikut, por edhe revoltuar prej indiferentizmit të disa mbretërive të tjera të gadishullit Italik, prijsat myzeqar që morën pjesë në atë mbledhje, sapo u kthyen në Myzeqe, filluan menjëherë  punën, për kryerjen e detyrave që shtroi ai kuvend i madh kombëtar. Gjithmonë në krye të popullit, mjaft të vemdosur, të lidhur ngusht besa-besë midis tyre e të gjithë së bashku rreth idealit të vatanit, nën moton e atij shekulli “për Fe e Atdhe”, dhe të frymëzuar nga Kuvendi i Dukagjinit, këta katër prijsa të ndritur të kësaj nahije, si Mihal Kërraba, Bartol Palesi, Nikoll Lushi, Martin Kaloshi e të tjerë, vendosën ta organizonin vet një kryengritje të tillë të fuqishme kundër okupatorëve turq, në trevën e Myzeqesë. Gjatë kësaj periudhe, në verën e vitit 1603, kur Perandoria Osmane ishte në kulmin e saj të fuqisë ushtarake, pas disa muajësh përgatitjesh të mëdha, në zemër të Myzeqesë filloi edhe Kryengritja e Libofshës. Me mijëra fshatar nga e gjithë krahina, që nga Boshtova, Divjaka, Shën Pjetra, Bishani, Mifoli, Pojani, Fieri, Patosi, Lushnja e deri në Kuçovë, rrëmbyen armët dhe ranë në Kolkondas e Libofshë, në qendrën e kryengritjeve shqiptare, në këto dy fshatra martire, me famë e emër të ndritur nëpër histori, ku zjarri lirisë qëndroi i ndezur me shekuj dhe nuk u shua asnjëherë. Të  lodhur nga robëria e shfrytëzimi i egër barbar i Stambollit, por kurrë të nënshtruar, dhe të betuar për të luftuar me trimëri kundër regjimit Osman, kryengritësit myzeqar të drejtuar nga prijsat, klerikët patriot dhe luftëtarët e tyre, filluan menjëherë edhe sulmin e përgjithëshëm ndaj xhandarmërisë dhe ushtrisë turke të dislokuar në këtë krahinë. Gojëdhënat tregojnë se forcat tona kryengritëse të kësaj treve, brenda një kohe të shkurtër, arritën një sukses të plot, duke likujduar dhe asgjësuar të gjithë taborët Osman dhe zabitët, bimbashët e kajmekamët e tyre, që nuk e kishin pritur kurrë një veprim ushtarak të tillë, kaq të përgjakshëm e tepër të rrufeshëm. Pas këtij suksesi të shpejt, thuhet se  myzeqarët kryengritës, u janë drejtuar edhe depove e magazinave turke, duke i thyer e shkatërruar ato të  gjitha dhe i kthyen popullit mallin, drithërat dhe prodhimet e tjera, të grabitura me forcë nga hordhitë e pashallarëve të Anadollit. Porta e Lartë e befasuar dhe e revoltuar së tepërmi nga kjo ngjarje e pa zakontë dhe e bujëshëme, që tronditi rëndë themelet e perandorisë, duke i ulur asaj autoritetin dhe turpëruar para mbretërive të Europës, urdhëroi urgjentisht dërgimin e një ushtrie shumë të madhe për shtypjen e kësaj kryengritje. Pas disa javësh qetësie nga përfundimi i këtij konflikti, duke shijuar ditë të qeta lirie , pa prezencën e çizmes shtypëse të asqerit turk, në këtë nahije mbrritën përsëri nga Janina e Selaniku forca të  mëdha ushtarake Osmane, të armatosur me armët me moderrne të asaj kohe, të cilat rrethuan të gjithë Myzeqenë. Në fshatin Libofshë kryengritësit myzeqar të mbeshtetur edhe nga populli i tyre, zhvilluan një betejë shumë të ashpër kundër 10 mijë forcave të ushtrise osmane, që kërkonin hakëmarrje dhe ndëshkim të rënd ndaj kësaj krahine, të krishtere, të pa bindur dhe tepër antiturke. Luftimet qenë përsëri mjaft të përgjakëshme dhe me viktima të shumta nga të dyja palët, duke u shtrirë pothuajse në të gjithë krahinën, të cilat zgjatën për një kohë tepër të gjatë. Pas një rezistence heroike, të rrethuar nga të gjitha anët dhe pa ndihma e përkrahje nga krahina të tjera, apo aleatët tanë të jashtëm perndimor, më në fund Kryengritja e Libofshës u shtyp me gjak prej ushtrisë së Perandorisë Osmane. Dhuna dhe terrori i regjimit turk mbi të gjithë Popullin Myzeqar, shkaktoi plagë të tjera edhe më të rënda në këtë krahinë, të  cilat nuk u shëruan kurrë për shekuj të tërë.

Okupatorët barbar turq mendonin se me vrasje e masakra mund ta nënshtronin lehtë Popullin Myzeqar, por ata gabuan rëndë dhe nuk e kuptuan kurrë se këta njerëz hyjnor, që nuk e njihnin frikën, ashtu si profeti i tyre Jezu Krishti, nuk dinin as të gjunjëzoheshin para dhunës  së çdo armiku të egër dhe barbar. Ky popull hyjnor me kulturë e qytetërim shumë më të lashtë nga okupaturët greko-arab, romak, sllav e turq dhe me virtyte të larta fisnikërie e trimërie, ka ecur gjithmonë me kohën nëpër rrugët e historisë, duke mbjellë gjithmonë vetëm paqe, miqësi e bujari, të cilat i dhanë atij një forcë të shenjtë, për të sfiduar dhe fituar mbi errësirën e shekujve.

Megjithëse kjo kryengritje dështoi, por ajo pati një jehonë të fuqishme jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, por edhe në qarqet diplomatike europiane. Kjo betejë  e përgjakëshme që i dërgoi mesazhe të qarta lirie Sulltanit turk, për ne kishte një rëndësi të madhe edhe për këto arsye :

1- Ajo u krye fill pas Kuvendit të Dukagjinit dhe nën frymën e vendimeve të tij.

2-Populli Myzeqar tregoi edhe një herë, se nuk do ta pushonte kurrë luftën e tij ndaj okupatorëve osman, për të fituar lirinë e vet.

3-U bëri thirrje të gjitha krahinave të tjera shqiptare, që të ngrihen të gjitha bashkë në një kryengritje të përgjithëshme për ti dëbuar me forcë invadorët e Stambollit.

4-Kjo kryengritje e armatosur, u bë një shëmbull i lartë frymëzimi për çdo krahinë tjetër shqiptare, që  të rrëmbente armët dhe të ngrihej në luftë kundër zgjedhës Osmane.

Me këto vlera të mëdha, e ndodhur midis dy qyteteve antike me famë e qytetërim të hershëm, Apollonisë dhe Arnisës së taulantëve, tashmë të dalë në dritë e të ringjallur përsëri, Libofsha i ka treguar vazhdimisht të gjithë botës, jo vetëm vitalitetin, patriotizmin, guximin dhe trimërinë e saj, por edhe sakrificat e shumta që ajo ka bërë dhe gjakun që ka derdhur për trojet, pamvarsinë, lirinë dhe çështjen tonë të shenjtë kombëtare.

Me keqëardhje e theksojmë përsëri, se historianët tanë të vjetër të kohës se diktaturës, që e kishin të drejtën për të shkruar ngjarje të tilla, por edhe si detyrë funksionale e morale këtë veprimtari, të ndikuar nga faktor të ndryshëm politik,  mungesa e dëshirës dhe vullnetit, por edhe nga paaftësia, apo rehatia personale e tyre, ata kanë heshtur edhe për Kryengritjen e Libofshës të vitit 1603.

Është detyrë urgjente patriotike dhe kombëtare e të gjithë studiuesëve tanë të rinjë të kësaj fushe dhe e intelektualëve të tjerë e veçanërisht  atyre myzeqar, që ta zbardhin e plotsojnë më tej, jo vetëm këtë ngjarje kaq të madhe, por edhe të gjithë historinë e ndritur të krahinës tonë të Myzeqesë,  të lënë në errësirë nga mëkatarët dhe katundarët anadollak e inatçor të botës së vjetër, që na u prezantuan si profesor, akademik dhe historian të mëdhenj.

Lista  e drejtuesëve myzeqar, që organizuan dhe drejtuan  Kryengritjen e Libofshës në verën e vitit 1603, të cilët ishin delegat edhe në Kuvendin e Dukagjinit.

1-MIHAL KËRRABA

2-BARTOL PALESI

3-NIKOLL LUSHI

4-MARTIN KALOSHI

Ja si e përshkruan zoti Andy Apolloni në poemën e tij Kryengritjen e Libofshës së Myzeqesë të vitit 1603:

Kryengritja e Libofshës 1603

1.

Çoi shpejt haberet Dukagjini

Dhe ftesat nisi në çdo vend

Posht që nga Vjosa dhe gjer tek Drini

Tërë vllezërit tanë ftoi në kuvend

2.

Që nga çdo anë burrat e arbërit

Drejtë Dukagjinit na fluturuan

Në Manastir të Shën Aleksandrit

Të gjithë trimat na u bashkuan

3.

Dërgoi djemtë dhe Myzeqeja

Më gjashtë qind e një në Mat

Dy javë pa na u ndrruar seneja

Dhe katër vet shkuan delegat

4.

Kuvendin hapi Nikoll Mejkashi

Vëllezër tha do të lidhim besë

Në krah të tij  Martin Kaloshi

Shqiponja jonë prej Myzeqesë

5.

Duhet ta flakim jashtë robërinë

Se nuk durohen më dushmanët

Ta ngremë të tërë tok Shqipërinë

Dhe ti përzemë nga këtu osmanët

6.

Në Ardenicë tha Mihal Kërraba

Në brez e mbajnë sot jataganin

Shpatën në dorë, na e ka lënë baba

Të mbrojmë me gjak të tërë vatanin

7.

Njoftimin dha Bartol Palesi

Se gjithmonë gati janë myzeqarët

Por ky kuvend këtu ta vendosi

Që në një kohë ti ngremë shqiptarët

8.

Dhe Nikoll Lushi shumë pak na foli

Të tërë shqiptarët mirë ler ta dinë

Nuk delë jashtë kurrë nga këtu Stambolli

Pa u ngritur Shkodëra me  Janinë

9.

U kthyen prap burrat që nga larg

Me besë të lidhur për mëmëdhenë

I hodhën malet tërë varg e varg

Na e nderuan shumë Myzeqenë

10.

Dhe pritën trimat nja dy-tre vjet

Por kur e panë, që s’nodhi gjë

Bashkë e vendosën ta ngritnin vet

Të gjithë nahijen tok me një zë

11.

Sapo kish hyrë edhe behari

Në muajin maj gjashtëqind e tre

E rroku shpatën shpejt myzeqari

U ngritë të mbronte prap truoll e fe

12.

Ky Mihal Kërraba trimat i mblodhi

Njoftoi tërë burrat derë më derë

Mbi krah të tij gunën çe hodhi

E dha kushtrimin vet menjëherë

13.

Na mbritën djemtë që nga Kuçova

Dhe luftëtarët prej Shkumbinit

Që nga Divjaka e Vilë-Boshtova

Të Rrogozhinës edhe të Peqinit

14.

I morën armët shpejt në dorë

Djemtë e Shën Pjetrës edhe të Vjosës

Fushës na shkuan tabor-tabor

Me vrap u nisën drejt Libofshës

15.

Lëshoi piskamën Bartol fieraku

Bini ju vëllezër fort përmbi turq

Lart gjer në gju le të shkoi gjaku

E rrëzoi pashan nga kali i kuq

16.

Po pse ma shkele ti tokën time

Prap kalit mbrapësht Pasha mi hype

Po këtu i thonë Libofsha trime

Që ta këndoi këngën qysh e lype

17.

Dhe shumë e madhe u ndezë lufta

Të tërë çifligjet në flakë u dogjën

Rëndë krisi shpata e luajti huta

Pas pilë më pilë  asqerët i ndoqën

18.....

Martin Kaloshi printe në ball

Si princat tanë, muzakët e mëdhenj

Bëri kërdinë mbi turq me pallë

Mbi ta qëllonte fort dhe në shenjë

Nga: Themi J. Tushe

New York-Kingston PA

May 9, 2021.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nue Oroshi: 80 vjet nga masakra serbe e Rogovës dhe injorimi i kësaj masakre Pajazit Hajzeri: Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu tek autorët kroatë Albert Zholi: Historia e rrallë kur thahej këneta e Maliqit, ku vdiqën 63 të dënuar politikë Fatbardha Demi: Mrekullia e mbijetesës së një kombi (2) Pajazit Hajzeri: Trashëgimia dhe Diversiteti Kulturor në Rajonin e Mitrovicës Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Pajazit Hajzeri: Monumentet dhe vlerat trashëguese në Mitrovicë dhe rrethinë Lutfi Alia: Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali Pajazit Hajzeri: Historiku i mbrojtjes institucionale të monumenteve Lutfi Alia: Vizita e Gjergj Kastriotit Skenderbeu në Itali, dhjetor 1466 - janar 1467 Avzi Mustafa: Pandemia dhe kriza arsimore në Maqedoninë e Veriut Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Lutfi Alia: Leonardo De Martino, Rilindasi i harruar Fazli Maloku: Ejup Tahiri - Kadri Mani na njohu me Flamurin Kombëtar Pajazit Hajzeri: Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine Fotaq Andrea e Dritan Muka: Ikonografi skënderbegiane - Portretet origjinale të Heroit Kombëtar Ilia S. Karanxha: Marin Beçikemi dhe inkuzicioni Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora