Kulturë
Tahir Bezhani: Ushtimë zjarri
E shtune, 19.06.2021, 12:04 PM
Tahir Bezhani
USHTIMË ZJARRI
Toka
ime e shtrenjtë
Të
kam gjak shpirti,
Copë
e ngjeshur ashti
Me
Ty dertoj çdo përplasje jete
Më
thuaj pash besën tënde
A
do m’i ruash gjatë eshtrat e lodhur
Aty
brenda palcës tënde plot zjarr
Je
ADN-a flakëruese e qenies sime
Në
flak u rrita
Rrugës
së zjarrit udhëtoj
Jam
i ngrirë si akull
Dua
të shkrihem në diell
Të
ngrohem e mos të përvëlohem
Në
dashurinë time të bërë tym....
Fol,
fol
Pash
gjakun e trupit e zemrën e plasur
Jorgani im arnuar durimeve
A
do më mbash në gjirin tendë
Se vuajtjet
dertojnë rrugëtimet e gjata,
Zharavë
e pasosur kurrë pesëqind vjet
E
zemra do të pushoi e qetë
Bujtinave
të magjepsura si në Olimp
Aty
ku ngrohen shputat e mia të thërrmuara
Zbathur kërcej të mbetur si eshtra të tretur
Rrahishtave
e zjarrishtave
Gurishtave
të derdhura si erozion i shkriftë
Si stenda zemre
kurorë kohe
Ku dëgjohen ushtimë hidhërimesh
Nëpër
mote mashtruese....
Fol
pash besën toka ime e shtrenjtë
Dhe
që rrotullohesh si hi gacash
nëpër shekuj
Gaz vajeve të mundimshme
Lot buzëqeshjeve të dhunshme
Jehonë
e tretur largësive
Përvilmë
damarëve deri në thellësi....
TAITJE MALLI...
Ai
gur oborri
Si
i verbër më shikon përmes plasjeve
E
qarjeve vijnë psherëtima vaji
Përjarget
guri i ngulitur në dheun tim
Shurdhmemec
i them kur nuk dëgjon
E
ai ofshanë e ai duron
E
unë ia fshij djersët e rrudhave te thella
Do
gjethe i ngjajnë lëmashkut
I
shtresuar në fytyrën brishtë
Gurnajës
së mbetur peng malli
Si
fëmijë rritur lagështisë së harruar
Dhimbshëm
shikoja kohën e varur bebëzave
Thinjat
buzëqeshin sipër vetullave si kurorë
Shkopi
dridhej në shuplakën e dorës
Plot rrudha
E
koha...
Shiringat
më nuk gjejnë gjakun venave
Kohë
e mbytur në lumë malli
Sa
dënesë guri në këndin e kullës së rrënuar
O
Zot kthema kohën
Se
më vjen mall fletët e jetës t’i lexoj
Si
fëmijë në klasën e parë
Jeta
derë dy kapakësh qenka
Sa
të hyrish nga njëra me vaje
Del
nga tjetra me lemerisje....
Gjakovë
4-5.qershor,2021