Mendime
Florim Zeqa: Prishtina “nyja gordiane” e pushtetit qendror!
E marte, 01.06.2021, 07:00 PM
Prishtina “nyja gordiane” e pushtetit qendror!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zgjedhjet
lokale po afrohen. Padyshim gara më interesante do të zhvillohet në kryeqytet.
Edhe pse nga zgjedhjet komunale na ndajnë pak më shumë se pesë muaj, partitë
politike i kanë “ndezë motorët” për marrjen e kryeqytetit!
Tashmë
partitë politike kanë filluar me zyrtarizimin e emrave të kandidatëve për të
parin e kryeqytetit. Se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës,
mbetet të shihet pas zgjedhjeve të rregullta komunale.
Siq
dihet, deri më tani kandidatët e zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës janë:
Përparim Rama nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR. Ndërsa
si kandidat të mundshëm janë përfolur edhe Arben Vitia nga LVV dhe Uran Ismaili
nga PDK, porqë kandidaturat e tyre ende nuk janë zyrtarizuar.
Publikimi
i emrave të kandidatëve për kryetar të Prishtinës nga ana e partive politike,
përveq simbolikës, e dëshmon edhe seriozitetin dhe forcën reale të partive
politike për ta marrë kryeqytetin!
Fitorja
në Prishtinë për secilën parti politike është e shumëfishtë. Jo vetëm për shkak
se është kryeqendra e jonë dhe ka numrin më të madh të votuesve, por për shkak
të specifikave të veçanta.
Prishtina
përveqse kryeqendër e Kosovës është bërë edhe metropol kombëtar dhe
ndërkombëtar.
Fitorja
në Prishtinë për secilën parti politike është më e rëndësishme sesa fitorja e
gjashtë komunave tjera të Kosovës!
Kush
e fiton Prishtinën, me automatizëm e ka të fituar edhe gjysmën e pushtetit
qendror dhe rritjen e ndikimit në të gjitha pushtetet e ndara në Kosovë.
Për
këtë arsye, liderët e përgjegjshëm të partive politike, i zgjedhin kandiatët më
të përgatitur, me bagazh të madh politik dhe kredibilitet sa më të gjërë tek
elektorati i kryeqytetit.
Gërshetimi
i të gjitha pushteteve në kryeqytet e bënë Prishtinën tërheqëse për të gjitha
partitë politike.
Ndërlidhja
e pushtetit qendror me atë lokal në njërën anë dhe prezenca e fuqishme
diplomatike dhe politike e ndërkombëtarëve në anën tjetër i bënë partitë
politike që të fokusohen më shumë në Prishtinë sesa në gjithë Kosovën.
Një
pushtet qendror sado i konsoliduar, pa Prishtinën është i mangët, sikurse që
një pushtet qendror pa shtrirje edhe në pushtetin lokal konsiderohet pushtet në
ajër apo pushtet i paplotësuar!
Kjo
është vërtetuar në pushtetet e deritanishme, me ç’rast pushteti komunal në
Prishtinë, për të mirë apo për të keq iu ka paraprirë edhe shumë zhvillimeve të
gjithmbarshme në nivel vendi.
Për
shkak se të gjitha nismat politike dhe projektet zhvillimore, të gjitha të
arriturat shkencore, aktivitetet sportive dhe kulturore në nivel vendi
zhvillohen në komunën e Prishtinës.
Përveq
institucioneve më të larta të shtetit që ndodhen dhe veprojnë në kryeqytet, të
gjitha selitë e partive politike, të gjitha selitë e përfaqësive diplomatike,
bordeve dhe agjensioneve,…dhe gjithçka tjetër që nismon në kryeqytet iu
nënshtrohet autoriteteve komunale për liçencim, tenderim, faturim apo tatim të
llojeve dhe formave të ndryshme!
Me
një fjalë, pushteti komunal në Prishtinë është i barasvlefshëm me pushtetin
qendror dhe anasjelltas, çdo aktivitet institucional, i partive politike apo
shoqërisë civile duhet të legalizohet nga autoritetet përkatëse komunale.
Janë
edhe një varg i gjatë i aktiviteteve shtetërore dhe publike, të cilat
pararprakisht e kërkojnë lejen apo pëlqimin formal dhe juridik në zyret e
komunës së Prishtinës.
Për
këtë arsye, secili subjekt politik që e synon ta marrë Prishtinën, duhet të
mendohet mirë në përzgjedhjen e kandidatit, për arsye se zgjedhjet në Prishtinë
nuk janë sfilatë mode, por janë garë serioze, nga e cila varet e ardhmja e
subjekteve politike dhe e ardhmja e pushtetit qendror!
Pa
dashur t’i favorizojë kandidaturat e subjekteve politike veç e veç, ndryshimet
politike në Prishtinë do t’i determinojnë ndryshimet edhe në nivelin qendror
dhe zhvillimet e mëpastajme të partive politike, apo thënë ndryshe Prishtina
është “nyja gordiane” e pushtetit qendror.