Kulturë
Jusuf Zenunaj: Në Shtëpinë e Pleqve
E diele, 16.05.2021, 06:50 PM
Jusuf Zenunaj
NË
SHTËPINË E PLEQVE
Nëna
në moshtë të shtyer
pret
me ditë e net,
muajt
kalojnë
bëhen
edhe vjet
djali
i dëshirit,
në
derë s'i troket !?
Në
telefon s'e thërret
për
festë , as ditëlindje,
bashkë
i janë bërë
"
dashuri e dhimbje".
Lokja
e vetmuar,
në
dhomë flliikat,
djalin
me familje
kujton
ditë e natë.
Sytë
e saj të lodhur
nuk
kanë më lot,
fotografitë
e varura
nuk
e ç'mallin dot !
Nga
mendja s'i hiqet
nata
e Vititi të Ri,
kur
i shkoi djalit në shtëpi-
ai
bënte qejf me grua e fëmijë,
bashkë
me vjehrrën përbri.
Lokja
e rënduar nga ofshama
me
rrokjet e ngatërruar
thotë
n'derë u shtanga,
kur
t'i s'luajte vendit, bir !?
Si
të hyja unë, ZEZNANA !!
E
heshtur ika si zog i braktisur,
ti
vazhdoje jetën siç e ke nisur.
E
gëzofsh shtëpinë,
që
ta blemë me yt eti,
mos
harro, o bir ,
se
pafund s'është as deti !
Gishtat
e lokes u shtangën papritur,
në
Shtëpinë e Pleqve djalin duke e pritur .
GJUHË MISHMASH
Sikur
gruri përzier me kashtë
na
e bënë gjuhën mishmash !
Në
ca revista e në gazeta,
vend
s'po gjejnë pika, as presja.
Shenjat
e tjera të pikësimit
"i
përbiu " vala e Drinit !
Në
shumë radio e në tv..
Sikur
shpikën një gjuhë të re ?!
Fjalë
të huaja sa të duash,
që
zhurmojnë si zorra në prush.
J.Z.
Ç' NA DUHEN LIBRAT
Ç
'na duhen librat,
kur
kemi celularin,
në
google e në facebook
njoftimet
i marrim ?!
Twinter
e instragram
e
çfarë nuk ka tjetër ?!
Pse
ta zëmë shtëpinë
si
dikur me bibliotekën ?
Ç'
na duhen librat
sikur
në shekullin e kaluar,
sytë
u vërboheshin shkollarëve,
ditë
e natë duke lexuar?
Sot,
në paç lek,
diploma
të vjen në xhep,
bëhesh
doktor shkence
për
pesë-gjashtë vjet.
J.Z ., mars 2020