Kulturë
Fatmire Duraku: Tingujt e zgjuar të vetmisë
E diele, 16.05.2021, 08:11 PM
Fatmire Duraku
Trioleta
I
Copëz e dritës bie
në dritare
Unë lëviz fjalës dhe
gjithësisë
Ajo pikë shiu e panjohur
fare
Copëz e dritës bie
në dritare
E ngushëlloj etjen me zamare
Me tingujt e zgjuar të
vetmisë
Copëz e dritës bie
në dritare
Unë lëviz fjalës dhe
gjithësisë
II
Çfarë mund të besoj
përsëri
Ndërsa i kam vetëm
kujtimet
Ja ik mes tyre me
mjeshtëri
Çfarë mund të besoj
përsëri
Dal në çardak prek në
hapësi'
Ikin rrugët, vijnë
mashtrimet
Çfarë mund të besoj
përsëri
Ndërsa i kam vetëm
kujtimet
III
Ik në dhomë e perdet i
mbylli
Frymoj në vete pa askënd
aty
Besoj në kujtime a veç
te ylli
Ik në dhomë e perdet i
mbylli
Diku larg jehon melodi
fyelli
Gjithçka sonte do të
vdes me ty
Ik në dhomë e perdet i
mbylli
Frymoj në vete pa askënd
aty
Lulja ndalë aktine çeljes
Trioleta
I
Qielli
kishte kaq ngjyrë të kaltër
Aty ja
gjysma e hënës së verdhë
Figurën
tënde zgjoi ylli mbi vatër
Qielli
kishte kaq ngjyrë të kaltër
Në
sytë tu shkrepi dritë me hatër
Në mua
pikin lotët çurkë derdhë
Qielli
kishte kaq ngjyrë të kaltër
Aty ja
gjysma e hënës së verdhë
II
E
trishtuar e kaq e errët kjo natë
E sa
mistershëm bie mjegullnajë
Larg -
larg dëgjohet një serenatë
E
trishtuar e kaq e errët kjo natë
Kush i
gjymtoi pemët me sëpatë
Kush e
preu rrapin në këtë lisnajë
E
trishtuar e kaq e errët kjo natë
E sa
mistershëm bie mjegullnajë
III
I
shpalli luftim të ashpër vdekjes
Apo
vetëtimat më prekin në zemër
Shndrit
qielli gishtat ikin prekjes
I
shpalli luftim të ashpër vdekjes
Shkëputet
lulja ndalet akti i çeljes
Ngel
vetëm gjurma e zezë qemër
I
shpalli luftim të ashpër vdekjes
Apo
vetëtimat më prekin në zemër
Gjurmë në zall
Trioleta
I
Era fryn, bien ndër pemë gjethet
Eci, e ndjej vdekjen nën këmbë
Ky është fundi i ditës ikin rrezet
Era fryn, bien ndër pemë gjethet
Ç' më kaplojnë në këtë natë ethet
S' të shoh me sy, të ndiej për gjëmë
Era fryn, bien ndër pemë gjethet
Eci, e ndjej vdekjen nën këmbë
II
Këmbëzbathur iki fillikat vetmisë
Arrij e hutuar te shelgu degë gjatë
Vala rrjedh, uji përmbytet qetësisë
Këmbëzbathur iki fillikat vetmisë
Prisja vetmuar e humbur largësisë
Silueta e hënës nga shfaqet në natë
Këmbëzbathur iki fillikat vetmisë
Arrij e hutuar te shelgu degë gjatë
III
Në degë shndrisin dy mollë të kuqe
Me orë të tëra i shikoja gjithë mall
Sesi vajti koha, e u rriten këto lluqe
Në degë shndrisin dy mollë të kuqe
Vij e vogël në fustan lule-burbuqe
Iku me veten lë veç gjurmë në zall
Në degë shndrisin dy mollë të kuqe
Me orë të tëra i shikoja gjithë mall
Vetëm fjalët
Trioleta
I
Sa keq, s 'më fale asnjë
trëndafil
Ta mbaj në dorë deri sa
të ngel hi
Tash eci mezhdën e arës
me tërfil
Sa keq, s 'më fale asnjë
trëndafil
Në kavak ja si këndon
një bilbil
Cicëron vajton ka rënë
në vetmi
Sa keq, s 'më fale asnjë
trëndafil
Ta mbaj në dorë deri sa
të ngel hi
II
Pengë na mbetën fjalët
mua e ty
The mbylli sytë, i
mbylla sa çudi
Pengë na mbeti shikimi
ndër sy
Pengë na mbetën fjalët
mua e ty
Ta ndjej aromën nga
derdhet aty
Në udhët mitike ik
heshtja përsëri
Pengë na mbetën fjalët
mua e ty
The mbylli sytë, i
mbylla sa çudi
III
Sonte vetëm ty të ndjej në largësi
Sonte vetëm ti je
shpendi me larë
Ma jep dorën në ëndërr
të arrij te ti
Sonte vetëm ty të ndjej në largësi
Lulja e ka bukurinë e
vet në gjithësi
Pres zogun qiellit të
errtë e të vrarë
Sonte vetëm ty të ndjej në largësi
Sonte vetëm ti je
shpendi me larë