Speciale
Nue Oroshi: 80 vjet nga masakra serbe e Rogovës dhe injorimi i kësaj masakre
E hene, 10.05.2021, 09:34 PM
80 vjet nga masakra serbe e Rogovës dhe injorimi i kësaj masakre nga institucionet shkencore dhe politike të Kosovës
Nga Nue
Oroshi
Masakra që ka ndodhur në
prillin e vitit 1941 ku u masakruan shqiptarët katolik të 8 fshatrave të
Komunës së Gjakovës është Masakra më e madhe gjatë luftës së dytë botërore në
Komunën e Gjakovës. Deri më tani kjo masakër ka mbetur e mbuluar me mister dhe thuaje
në pluhurin e harresës nga ana e instutucioneve shkencore dhe politike në
Kosovë. Prej vitit 1999 e deri tash kur është 80 vjetori i masakrimit të këtyre
atdhetarëve shqiptar për 22 vjet me radhë asnjë institucion shkencor zyrtar i
Kosovës dhe asnjë kryetar komune në Gjakovë nuk e ka organizuar asnjë akademi
përkujtimore apo sesion shkencor për këtë Masakër që tronditi fshatrat e
komunës së Gjakovës.
Studimi i parë për këtë Masakër u paraqit në
sesionin shkencor që kishte organizuar shoqata "Trojet e Arbrit " më
11-12 dhjetor 2005 në Klinë me temën: Nacionalistët shqiptar në mbrojtje të
Shqipërisë Etnike 1939-1954". Në këtë sesion shkencor famullitari i
atëhershem i kishës së Bistazhinit dom Viktor Sopi me sugjerimin dhe propozimin
tim e pati mbajtur një ligjeratë të shkëlqyshme me temën: "Masakra
e Rogovës në vitin 1941". Ky studim i parë për Masakrën e Rogovës
është botuar në librin e shoqatës "Trojet e Arbrit"- E Djathta Shqiptare në
mbrojtje të Shqipërisë Etnike-4", Prizren-Klinë,(2006),faqe,276 –286. Ky është
punimi i parë për Masakrën që u bë në 8 fshatra të Komunës së Gjakovës ku sipas
shënimeve të priftit Dom Luka Filiqi që kishte shërbyer në atë periudhë kohore
i shënon me emra dhe mbiemra 64 shqiptarë të vrarë që ishin nga fshatrat e
famullisë së Smaçit,
janë:Bistazhini,Bërdosana,Doli,Fshaji,Kusari,Kushaveci,Marmulli dhe Smaqi.
Dom Viktor Sopi jep shënimet autentike nga
libri i regjistrit të besimtarve që i kishte regjistruar prifti atdhetar Dom
Luka Filiqi. Dom Luka në këtë regjister kishte kryer një punë të mrekullushme
sepse kishte regjistruar emrat e 64 shqiptarve katolik që ishin masakruar në
datat 11,12,13 dhe 14 prill 1941,në kujtimet e banorve të vjetër thuhet se
numri i të masakruarve ishte 72. Kjo mund te jetë plotësisht e vërtetë për
faktin se mund ti ketë shpëtuar Dom Lukë Filiqit evidentimi edhe i 8 personave
të tjerë për faktin se të vrarët dhe të masakaruarit nuk liheshin përmbi dhe
por varroseshin nga familjarët e mbetur kryesisht gra, ku sipas deshmisë së
veprimtarit tani të ndjerë në një intervistë dhënë autorit të këtij shkrimi
Augustin Bisakut nga Bistazhini shumica e këtyre të masakruarve kishin mbetur
me ditë të tëra përmbi dhe ishin gjuajtur nga ushtria serbe, në një përrua dhe
se nuk kishte pasur kush ti varroste, ku pas disa ditësh, ishin varrosur nga
gratë e këtyre fshatrave. Për këtë Masakër kemi edhe dy studime dhe shkrime
tjera njëri nga studiuesit. Dr. Besim Muhadri e Dukagjin Markaj me titull: "Masakrat
dhe Terrori serb në prillin e vitit 1941" si dhe
shkrimi i publicistit Pjetër Domgjoni "Pashkët
e Përgjakura". Te dy këto shkrime të botuara në portalin
online “Zemra Shqiptare“. Më 6 nëntor 2016, në fshatin Smaç të Gjakovës, me
kremtimin e Meshës u përurua Kisha e vogël kushtuar Martirëve të Shenjtë e të
Lumtur. Po m?, 2016, me rastin e 90-vjetorit të themelimit të
famullisë kishtare "Zoja
Rruzare" në Bishtazhin dhe masakrës së 72 besimtarëve
katolik shqiptar të vitit 1941, me nismën e famullitarit të kishës"Zoja Rruzare"në Bishtazhin, dom
Marjan Demajt dhe me bashkëpunimin bujar të shumë anëtarëve të kësaj
kishe, në tetorin e 2016 u ngrit një Memorial përkujtimor në oborrin e
famullis? "Zoja Rruzare "n? fshatin Bishtazhin. Për 80 vite këta martir mbetën vetëm në përkujtim të
Kishës si besimtar dhe Shoqatës "Trojet
e Arbrit", por nuk u avansuan në përkujtim shtetëror. Derisa
shkrimi i parë ishte eksluziv i bazuar në faktet dhe dëshmitë e shkruara të Dom
Luka Filiqit dhe që e jep në mënyrë shumë përmbajtësore Dom Viktor Sopi, dy
shkrimet e tjera pajtohen në kontekstin se kjo Masakër ishte kryer nga Ushtria
Serbe por jo edhe në faktin se kush ishin mercenarët shqiptar që ishin
pjesëmarrës në këtë Masakër krahas ushtrisë serbe në prillin e vitit
1941. Derisa Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj në një studim përmbajtësor japin
emrat e dy kriminelve serb që kishin marrë pjesë në atë Masakër Sreçko Çemerikiqit
dhe Brajan Zoriçit si dhe kolonve serb e malazezë që i kishin ndihmuar atyre në
kryerjen e kësaj masakre të ushtrisë kriminale jugosllave, me këtë konstatim
pajtohen edhe studiuesit tjerë që kanë shkruar deri me tani për këtë masakër se
ishte kryer nga ushtria dhe xhandarmaria serbe, por jo edhe me konstatimin se
në këtë masakër kanë marrë pjesë edhe komunistët e Gjakovës. Publicisti Pjetër
Domgjoni në shkrimin e ti "Pashkët
e përgjakura"shkruan qartë në bazë te dëshmive të bashkëvendasve dhe
familjarve se pjesë në këtë Masakër kanë marrë edhe komunistët e Gjakovës. Këtë
fakt e përforcojnë edhe studiuesit Muhadri dhe Markaj tërthorazi, kur e thonë
qartë se prifti atdhetar Dom Lukë Filiqi pasi
që komunistët kishin ripushtuar Kosovën ai ishte burgosur dhe maltretuar
fizikisht nga pushtuesit komunist për faktin se e kishte lënë amanet që të
varroset në mesin e të masakruarve dhe në shënimet e ti e kishte shkruar shumë
qartë se ky krim ishte kryer nga terroristët serb. Unë mendoj se kjo dilemë do
të zgjidhet kur ta kemi mundësinë që ti kemi dëshmitë dhe dokumentet origjinal
të prillit 1941 për të parë se çka shkruajnë këto dokumente lidhur me këtë
Masakër. Se kush ishin të masakruarit nga ushtria dhe gjandarmëria serbe nga 11
Prilli e deri më 17 Prill të vitit 1941 nga fshatrat e Komunës së Gjakovës dua
të jap deshminë autentike nga shkrimi i Don Viktor Sopit me titull "Masakra e Rogovës 1941"ku jep dëshmitë e
nxjerrura nga regjistri i famullitarit të asaj kohe Dom Lukë Filiqi,i cili
shënon emrat e 64 martirëve të vrarë nga terroristët serb të cilët janë:
1.
TOMË LUSHI, kryetar i Shoqërisë së eukaristisë Shenjtë, biri i Ndue Nikollës, më besim katolik, lindur
në vitin 1904 në Bishtazhin ku dhe
banonte në moshën 37 vjeçare , të premtën e madhe, më 11 prill 1941; në mëri
ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhaminë të Rogovës me
bajonete është bërë kortarë kortarë,
ishte i rrefyer dhe kunguar të Dielen e Larit, me 6 prill 1941. Krah. librin e
të lindurve nr. rrjedhës 569 për vitin 1904. Nga i nënshkruar Dom Luka Filiq
–famullitar është varrosur në Talec më 18. prill 1914.
2.
GJONI,i biri
i Mark Nokës, me besimi i krishterë (katolik)lindur në vitin 1891 në
Bishtazhin, më banim ne Bishtazhin të Premten e Madhe, me 11 prill 1941; në
mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristet e Serbisë në xhamin të Rogovës
me bajonete është bërë kortarë kortarë.
Kra librin e të lindurve nr rrjedhës 545 për vitin 1889. Nga i nënshkruari Dom
Luka Filiq–famullitar është varrosë në
Talec më 18 prill 1914.
3. MARKU i
biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Smaç, me vitin 1891 , me banim në
Bishtazhin , të Premten e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium
fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë. Krah. librin e të
lindurve, nr rrj 615 për vitin 1891. Me 18 prill 1941
është varrosur në Talec nga famullitari i nënshkruar Dom Luka Filiq.
4. MIKELI i
biri i Çup Hilit me besimi katolik lindur në Fshaj, në vitin 1906, në banim në
Bishtazhin të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në meri në mëri ndaj fesë ‘in
odium fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është
bërë copë e grim Krah. librin e të lindur
nr. rrj. 615 për vitin 1906. Nga i nënshkruari i Dom Luka Filiq –famullitar është varrosë në
Talec me 18 prill 1914.
5. LLESHI ,i
biri i Gjin Preqit me besimi katolik lindur në Romajë në vitin 1885, me banim
në Smaç , të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941 në mëri ndaj fesë ‘in odium
fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë kortarë. Krahaso librin e të
lindurve nr. rrj 485 për vitin 1885. Më 18 prill 1941 është varrosur në Talec ,
nga i nënshkruari Dom Luka Filiq – famullitar.
6. NOU ,i
biri i Mark Vorfit me besim katolik lindur në , Marmull më vitin 1906, me banim në Fshaj, Premtën e
Madhe, më 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë e
Serbisë në xhamin të Rogovës me bajonete është bërë kortarë-kortarë. ishte i
rrëfyer dhe kunguar të Diellën e Larit, më 6 prill 1941. Krah. librin e të
lindurve nr rrjedhës 465, pë vitin 1906. Më,18 prill është varrosë në Talec, nga i nënshkruari,Dom Luka
Filiq –famullitar.
7. LLESHI, i
biri i Mark Gjokës, me besim katolik i lindur në 1858 në Osek në banim në
Fëshaj të premtën e madhe, me 11 prill 1941 , nga terroristët e Serbisë është
vrarë me plumë të pushkës në Gradish .
Krah librin e të lindurvë, nr. rrj, 468 për vitin 1858. Më 18 prill 1941 është
varrosë në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
8. ZEFI i
biri Gegës Pjetër Radit me besim katolik, i lindur në vitin 1900 në Smaç në
banim në Bishtazhin te premtën e madhe, me 11 prill 1941 , ne meri ndaj fesë
‘in odium fidel’ nga terroristët e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhum këmbë e
duarësh me bajoneta është bërë kortarë – kortarë, duke ja pre edhe koken. Krah.
librin e të lindurve nr. rrj 573, për vitin 1910. me 18 prill 1941 është varrosur në Talec nga i nënshkruari Dom Luka
Filiq –famullitar.
9. MARKU i
biri i Zef Nout me besim katolik lindur në 2 mars 1910 në Bishtazhin, ku edhe
banote, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel
‘ nga terroristetë e Serbisë në xhamin të Rogovës i lidhur këmb e duarsh, me
bajoneta është bërë kortarë–kortarë ;krah,librin të lindurve nr. rrj 561 , për
nr. rrj 561 , për vitin 1910. Me 18 prill 1941 , është varrosur në Talec nga i
nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
10. PALI ,
i biri i Zef Nout, me besim katolik lindur
në vitin 1913 në Novosellë të poshtme me banim në Bishtazhin të Premtën
e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium fidel ‘ nga terroristetë
e Serbisë në xhami të Rogovës i lidhun këmbë e duarsh, me bajoneta është bërë
kortarë–kortarë ;Krah. librin e te lindurve. , nr rrj 561 për vitin 1913 . Më 18
prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar Dom Luka Filiq
–famullitar.
11. NOU ,
i biri i Mark Çunit me besim katolik, lindur në Smaç në vitin 1895, me banim në
Bishtazhin, të Premtën e Madhe, me 11 prill 1941; në mëri ndaj fesë ‘in odium
fidel ‘ nga terroristetë e Serbisë në xhami të Rogovës me bajoneta është bërë
kortarë–kortarë. Krah librin e të
lindurv nr. rrj . 603,për vitin 1895, më prill 1941 , është vorrosur në Talec,
nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
12. GJERGJI i
biri i Mark Çupit më besim katolik, lindur në Firzë në viti 1920 me banim në
Bishtazhin, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në mëri ndaj fesë ‘in odium
fidel ‘ nga terroristet e Serbisë është
bërë copa e grima nga plumbat e pushkës . Krah librin e të lindurve, nr rrj .
569 , për vitin 1920. 18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruar
Dom Luka Filiq –famullitar.
13.
BINAKU
biri i Nikollë Gjokës (Lushit) me besim katolik lindur në Novosell të Epërme në
vitin 1893, në banim në Bishtazhin të shtundën e madhe, me 12 prill 1941,në
meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga
plumbat e pushkës. Krah. Librin e të lindurve, nr rrj
569, për vitin 1893
14.
PRENI i
1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq
–famullitar. Biri i Binak Laskut, me besim katolik i lindur në Bishtazhin të
Shtundën e Madhe, më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët
e Serbisë është vrarë nga plumbat e
pushkës, Krah. Librin e të lindurvë, nr. rrj. 589, për vitin 1941. është
vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
15.
ZEFI i
biri i Kolë Gjokës, me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1893, në banim ne
Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli
‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë
nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 635, për vitin 1893. Më
18 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq
–famullitar.
16.
PASHKU i
biri i Kolë Gjokës me besim katolik i lindur në Smaç në viti 1902, në
banim në Smaç, të shtundën e madhe, me 12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in
odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë
është vrarë nga plumbat e
pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 523 për vitin 1902 . Më 18 prill
1941, është varrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
17. PRENKU i
biri i Frrok Kolës(Laskut) me besim
katolik i lindur në Mejë në vitin 1907 ,
me banim në Smaç (si më larti ). Krah. Librin e të
lindurve nr. rrj . 523 për vitin 1907 (ut supra –si më i larti ).
18. NOU i
biri i Gjin Kolës (Laskut) me besim katolik i lindur në Mejë në vitin 1907 , me
banim në Smaç (si më i larti ). Krah. Librin e të lindurve nr. rrj 517, për
vitin 1907 (ut supra –si më i larti ).
19. GJONI ,
i biri i Gjin Kolës(Laskut) i lindur në Kusar në vitin 1909, me banim ne Smaq
si më i larti. Krah libri i të lindurve
nr rrj 517, për vitin 1909 ut supra –si më i larti
20. TUNA i
biri i Gjin Kolës(Laskut)i lindur në Bishtazhin në vitin 1912, ku edhe banonte
(si më i larti ) Krah libri i të lindurve nr rrj 517,për vitin 1915. ut supra
–si më i larti.
21. NIKOLLA ,
biri i Gjin Kolës(Laskut)lindi në Bishtazhin në vitin 1915, me banim në Smaç
(si më i larti). krah. librin e të lindurve nr. rrj 517 për vitin 1915. (Ut supra–si më i larti)
22. MUSA i
biri i Gjin Kolës (Laskut) lindi në Smaç në vitin 1917, me banim në Smaç
23. PALUSHI
, i biri i Ukë Noci (Bezhi) me besimi katolik lindur
në , Marmull më 12 qeshor 1916 me banim
në Dolë të dielën e Dielën e Pashkëve , me 13 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in
odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë
është vrarë nga plumbat e
pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj 103, per vitin 1916. Më 19 prill
1941, është vorrosur në Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
24. NOU i
biri i Frrok Prenit me besimi katolik lindur në Shpenadi në vitn 1912, me banim
në Kushavec të Dielën e Pashkëve , me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in
odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë
është vrarë nga plumbat e
pushkës, Krah. Librin e te lindurvë, nr. rrj. 401 per vitin 1912. Më
vitin 1912. Me 19 prill 1941, është vorrosur në Talec, nga i
nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
25. DEDA i
biri i Ndue Prenit me besimi katolik
lindur në Shpenadi në vitin 1912, me banim ne Kushavec të DIELËN E PASHKËVE ,
me 13 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e
Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës, Krah. Librin e te
lindurvë, nr . rrj 123, për vitin 1910. Më 19 prill 1941, është vorrosur në
Talec, nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
26. NIKOLLA i
biri i Pren Nikollës(Biqi) , me besim katolik , lindur në Dol në vitin 1915 ,
me banim në Dol të shtundën e madhe më,12 prill 1941,në meri ndaj fesë ‘in
odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë
është vrarë nga plumbat e
pushkës, Krah. Librin e të lindurve, nr. rrj 65, për vitin 1915. Më 1915,më 17
prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga
i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
27. MARTINI i biri i Zef Mark Lekës i
lindur në Dol ku edhe banonte të Shtundën e Madhe më,11 prill 1941, në meri
ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë
nga plumbat e pushkës. Krahaso librin e të lindurve nr. 97, për vitin
1913. Më 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka
Filiq –famullitar.
28. PRENKU i biri i Zef Mark Lekës me besim
katolik , lindur në 1898 në Dol me banim në Dol të Shtundën e Madhe më,11 prill
1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë
nga plumbat e pushkës. krah i librin e të lindurve nr. rrj 121, për
vitin 1898, 17 prill 1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka
Filiq –famullitar.
29. MUSA i biri i Nout Prenkës, lindur në
vitin 1918 në Dol me banim në Dol të shtundën e madhe më 12 prill 1941, në meri
ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat
e pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 123 për vitin 1918,më 16 Prill 1941
është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
30. NIKOLLA,i
biri i Mark Bibës,i lindur në vitin 1893 në Dol me banim në Dol të shtundën e
madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj
fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e
pushkës. krah i librin e të lindurve nr rrj 115 pë vitin 1893 .
31. LEKA i
biri i Mark Bibës , i lindur në vitin 1905 në Dol me banim në Dol të shtundën e
madhe më, 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e
Serbisë është vrarë nga plumbat e
pushkës. Krah librin e të lindurve nr rrj 115, për vitin 1905. Më, 16 Prill
1941 është vorrosur në Moglicë nga i nënshkruari Dom Luka Filiq –famullitar.
32. TOMA i
biri i Noc Bezhit lindur në vitin 1874 në Dol me banim në Dol . Të DIELËN
e të e të ngjallurit Zotit tonë Jezu
Krishtit, me 13 prill 1941, nga (si me i larti).
33. NOU
(Mani) i biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol
(si me i larti )
34. NDRECA(LILI)i
biri i Prekë Tahirit i lindur në Rogovë në vitin 1888, me banim në Dol (si me i
larti ).
35. TOMA i
biri i Ndrekë Gjinit (Paluca)i lindur në vitin 1899 në Dol, me banim në Dol (si
me i larti ).
36. TUNA i
biri i Nrekë Gjinit (Paluca) ,i lindur në Krushevë te Vogël, në vitin 1901, me
banim në Dol.
37. GJOKA,
biri i Nikollë Lleshit,i lindur në vitin 1891 në Skortull–Gjugjë, me banim në
Dol të të dielën e Pashkëve. . . (si me i larti )
38. GJOKA i
biri i Pren Lleshit i lindur në vitin 1891 në Skortulla–Gjugjë, me banim në Dol
të dielën e Pashkëve…. të gjithë këta janë varrosur në Moklicë më 15 prill
1941. Varrimi i tyre është bërë nga familjaret dhe farefisi.
39. DODA i
biri i Prekë Nikollës Alijes,i lindur në Kusar në vitin 1883, me banim në Kusar
të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 13 prill 1941 në meri
ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terroristët e Serbisë është vrarë nga plumbat e pushkës. Nga familjaret dhe fare
e fis i tij është varrosur në Moklicë, me 18 prill 1941.
40. GJONI i
biri i Prenkë Nikollës , i lindur në vitin 1881 në Çeriki , me banim në Kusar
të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13 prill 1941, në mëri e
ndaj fesë ‘in odium fideli’nga terroristët e Serbisë është vrarë. Nga
familjaret dhe fare e fis i tij është varrosur në Moklicë, më 18 prill 1941.
41. SIMONI i
biri i Gjokë Nikollës , lindur në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të
dielën si me i larti .
42. KOLA i biri i Gjokë Nikollës , lindur
në Kusar në vitin 1884, me banim në Kusar të dielën si me i larti.
43. TOMA i biri i Gjokë Nikollës i lindur
në Kusar në vitin 1905, në Rezina në banim në Kusar me i larti.
44. ÇUNI i
biri i Dedë Ndrecës i lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar si me i
larti ).
45. FRANA i
biri i Nrecë Dedës lindur në Kusar në vitin 1868, me banim në Kusar (si me i
larti )
46. ZEFI i
biri i Tuc Markut, lindi ne Planqorr në vitin 1909, me banim në Kusar (si me i
larti ). Të gjithë këta jan te varrosur nga familjaret e tyre, më 18 prill 1941
47. NRECA i biri
i Dedë Bardhecit,i lindur në Dujakë në vitin 1886 , me banim në Marmull me
besim katolik të të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit, më 13
prill 1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga terrorisetët e Serbisë
është vrarë nga plumbat e pushkës. Me 18 prill 1941 nga familjaret e ti është
varrosur në kopshtin e vet .
48. MARKU i
biri i Gjin Markut,i lindur në vitin 1864 në Velezhë, me banim në Marmull të
shtundën e madhe, me 12 prill 1941 (si më i larti ), me 18 prill 1941 nga familjaret e ti është varrosur në kopshtin e
Ndrecës Dedë Bardhecit .
49. GJERGJI i
biri i Mark Nikollë Rrasit,i lindur në Firez në vitin 1889, me banim në Marmull
të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 13 prill 1941 (si më i
larti). Më 14 prill nga familjarët e vet është varrosur në Kodranesh.
50. UKA i
biri i Ndrec Markut, lindur në Marmull në vitin 1909, me banim në Marmull të të
dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 15 prill 1941 (si më i
larti). Më, 14 prill nga familjart e vet është varrosur në Kodranesh.
51. NIKOLLA i
biri i Ndrec Markut lindur në
Marmull ne vitin 1900, me banim
në Marmull të dielën e të ngjallurit Zotit tonë Jezu Krishtit , me 15 IV. 1941
, nga disa femra është varrosur në Kodranesh.
52. PRENUKU i
biri i Palok Lleshit i lindur në Bishtazhin në vitin 1910, me banim në
Marmull,(si me i larti) , nga disa
femra është varrosur në Kodranesh, më 15
prill 1941.
53. HILI
i biri i Nikollë Dedës i lindur në Kusar, në vitin
1888, me banim në Marmull , (si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh,
më 15 prill 1941.
54. NOU i biri i Prenk Nikollës i lindur në
Merdit, në vitin 1893, me banim në Marmull (si më i larti ) nga disa femra
është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
55. ZEFI i
biri i Nue Prenk Nikollës, i lindur në Dol në vitin 1922, me banim në Marmull ,
(si më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941
56. PJETERI i
biri i Llesh Nout,i lindur në Marmull në vitin 1906, me banim në Marmull , (si
më i larti ) nga disa femra është varrosur në Kodranesh, më 15 prill 1941.
57. NDRECA
, biri i Mark Sherrit i lindur në Kushnin në vitin 1908 në banim në Bordosan të premten e madhe më 11 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium fideli ‘ nga
terroristët e Serbisë është vrarë
nga plumbat e pushkës. Disa Shqiptar të fesë muhamedane,më 17 prill 1941
e varruan trupin e tij jashtë qytetit të Gjakovës.
58. MARKU i
biri i Prenkë Nrecës , i lindur në Zllakuqan në vitin 1908, me banim në
Bordosan, të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941, në meri ndaj fesë ‘in odium
fideli nga terrorisetët e Serbisë është
vrarë nga plumbat e pushkës nga disa gra,është varrosur në Kodranesh, më 15
prill 1941.
59. PRENI i
biri i Bibë Prek Krasniqi, lindur në Bisak në vitin 1870, me banim në Bordosan
të Shtunden e Madhe më 12 prill 1941…. . (si ne i larti ).
60. BIBA i
biri i Pren Bibës ,i lindur në Trava në vitin 1897, me banim në Bordosan të
Shtunden e Madhe më 12 prill 1941 (si me larti ).
61. GJOKA i
biri i Pren Bibë Krasniqi ,i lindur në Smaç në vitin 1914, me banim në
Bordosan të Shtunden e Madhe më 12 prill
1941 në meri ndaj fesë ‘in odium fideli” (si nga larti).
62. DEDA i
biri i Jak Ndrecë Kolës i lindur në Marmull, në vitin 1912 është
pushkatuar më 28 prill 1941,nga
familjaret e ti është varrosur në Talec, me 30 prill 1941.
63. ZEFI i
biri i Pashk Mark Ndout, me besim i krishterë (katolik), lindi në Troshan, me 6
mars 1941, me banim në Troshan, më 18 mars 1941 është pushkatuar me 19 mars
1941 nga prindërit dhe familja ,është varrosur ne Moklicë (nb. foshnje)
64. PASHKJA e
bija e Gjon Prenk Kolës e lindur në Ujzë me 9 prill 1941 , me banim në Ujzë. Të
premtën e madhe , me 11 prill 1941 është vrarë të shtunën e madhe më 12 prill 1941, familjaret e saj e
varrosën në Talec ………
Libri
: defunktorum, viti 1941 nr. 28–78 fq, 94–101.
Përveç
dëshmive faktive për këtë Masakër të forcave serbe që është krye ndaj këtyre
tetë fshatrave kjo masakër u përjetsue edhe në këngë. Ishte legjenda e muzikës
folklorike Augustin Ukaj i cili vinte nga këto fshatra i cili edhe pse në
kushte okupimi ua kushtoj një këngë këtyre martirëve të shqiptarisë. Këngetari i
folklorit Augustin Ukaj përmes këngës së ti për Marka Qupin i cili ishte njëri
nder 72 të vrarët në këtë masakër në mënyrë mjaftë konkrete i paraqet disa
dëshmi interesante se këta mashkuj ishin marrë nëpër shtëpia,ishin grumbulluar
dhe përmes qafes së Gradishit ishin dërguar në fshatin Rugovë të Hasit
pikërisht në xhaminë e fshatit për ti pushkatuar. Këtë këngë po e japim komplet
ashtu siç e ka kënduar edhe raspodi i mirënjour shqiptar Augustin Ukaj-me
titull:Kënga e Marka Qupit: " Ai
krajl Pjetri në kamb ish que/ Shumë ushtri naj ka bashku/Kish mbledh krajli
shumë ushtri/Hike Hasit shpi për shpi/Mbledhke t´vjetër besa mbledhke
tri/Zullum t´madh jav ka shti/Don mej gri ka dy ka dy/N´Bishtrazhin ai kur ka
hy/Marka Qupit n´shpi ja paska msy/Nder të Markut ata kur kanë mbrrie/Tuj ba za
robnia kan nie/Reja e ti n´oborr koka dalë/qoni djemt ju paska thanë/Marka
Qupin kena ardhë me marr/Reja e tina te Marku po shkon/Migja Mark ty po t´kërkojnë/Marka
Qupi po i heton/Mirë pe din qe janë ardh me marrë/Mirë pe din qe dojnë me
pushkatu/E hoq kapuqin i shkreti krytë te kru/Rejave t´veta s´ju ka
kallxu/N´derë të oborrit kah ka shku/Se për para t´shkretin ma kan vnue/Tan
nqyk t´pushkës shpinë tu ja mshue/Rejat britshin tuj ba kuku/Mixha Mark ku janë
tut que/Nja prej tyne ashtë dredhue/Mos mërziti ju ka kallxue/Tash pe marrim
kena me jav que/Ngjade t´madhe 50 i kanë bashkue/Nqaf tgradishit naj kanë
fillue/Rogovë t`Hasit te tanë i kanë que/Po don me i pushkatue/Apo dojnë te
gjithë me i grije/Se n´Rogovë i shtinë në xhami/Po i rreshtojn ata dy ka dy/Dy
ka dy i kanë rreshtue/i kanë shti shehadet me marue/Janë ra nguj tuj
gjimue/Besa kaj batare javë kanë lshue/Tanë i lanë t´vdekun palue/E po iken
qenat mbrapa janë dredhue/Marka Qupi gjallë kish pshtue/Ishte ranë i shkreti
plague/E qoji kryet shokt tuji shikue/O kur i pa gjithë vdekun palue//Ja ka nis
tuj fsha tuj gjimue/Çka
mvyn jet unë me pshtue/Robt e mi aty i kam/Ni pikë uji a kush ma qone/Dojnë mushknitë
flakë me mu kallë/Pak pa ba shpirt me dhanë/Nisi i shkreti po mallkon/i vraftë
Zoti shka na bane/Na skem pas as faj as hile/E i lumi Zot/ jav ktheftë
n´kabile(n´familje) ".
Kjo Masakër e cila është e njohur si Masakra e Rogovës e Prillit 1941 edhe pas 80 vitësh u la në pluhurin e harresës. Personalisht si historian mund ti shtroj disa dilema sa i përket kësaj Masakre. Si është e mundshme që edhe pas 80 vitesh asnjë institut shkencor mos ta organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimor për një Masakër të madhe e cila ishte Masakër kryekput e kryer nga ushtria dhe xhandarrmaria Serbe. Pse për 22 vjet më radhë asnjë kryetar komune i Gjakovës nuk e organizoj asnjë sesion shkencor apo akademi përkujtimore kushtuar këtyre martirve atdhetar që u masakruan vetëm që i takonin orientimit përendimor shqiptarë. A kishin gishtë komunistët e Gjakovës apo ndonjë grupim tjetër politik në Gjakovë që i ndihmuan ushtrisë serbe ta bëj këtë masakër sikurse ndodhi katër vite me vonë ku komunistët ishin krahë ushtrisë serbo-komuniste dhe vranë e masakruan shqiptarët nacionalistë në Dukagjin,Drenicë,Ferizaj,Mitrovicë dhe shumë pjesë tjera të Shqiperisë Etnike. Si përfundim e jap propozimin që këtyre atdhetarëve që u harruan dhe qëllimisht u anatemuan nga institucionet shkencore dhe politike në Kosovë për 22 vjet me radhë t´u ngritët një Memorial në Qendër të Gjakovës dhe të skalitën në bronz emrat e 72 Martireve shqiptar të cilët të vetmin faj e kishin se ishin në rrugën e Zotit dhe në drejtimin mbrojtjës së vlerave historike të Gjergj Kastriotit.