E premte, 26.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Një litar kambane

E hene, 15.03.2021, 03:25 PM


NJË LITAR KAMBANE

Nga Meti Rexhepi

avujt që  lëshoje nga brendia

diku do t`i hidhte  ekologjia

prej nga i ardhkan teshtimat

neurozat vetëtimat  shkreptimat

*

fjalamanët përmbysnin kontejnerët e mendjes tyre

u rrëshqitnin në gracka përgojimesh duke shtuar stoqe inerte

bridhje së toku dhe kundërmimin ua tumirje

shqisat e ndjenjës  kishin njëjtësuar shije

*

avujt e afsheve të reve

dolën pas lëpirjes së një rrëkeje

prore i ndiqte  anarkia e erës

ç`t`i bësh asaj breshërime mbi vellon e nuses të verës

*

çlirimi  u  gjykua  si  ngjarje anarkike

do t`u shpërthejë pezmi dhuntive instinkte

se si i ngrehje ledhet për atë tjetrin

mes gjembash zilie vishje vetveten

*

të panumërta mësymjet ambicie

e ngushtuar hapësira kozmike

lajthitesh të zgjerosh ngastrën tënde kadastrale

në hapësirën e kaltër të përbindëshave

*

shtrënguar nga graviteti

të shtrembërohet fytyra në mijëra ngërdheshje

e pamasë gjithësia orbitat shtrijnë kufij

rrezet me duar të nxehta gatuajnë epshe

*

nuk mbaheshin dhe u binte pesha

çfarë t`u mbetej pos derdhjes së ndjenjave

puthjes së deteve dhe të vjella

mbi lumenj të vizatuar pa rrjedha

*

për t`i vënë frerin stuhisë

asaj përmase vigane

ti shpirt militarist je fare i brishtë

  mbeti  në dorë veçse një litar kambane



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora